Këshillat e specialistëve: Personat që kalojnë Covid duhet të kryejnë vaksinën e gripit

1 Gusht 2020, 18:30Shëndeti TEMA

Të gjithë personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të kujdesen të kryejnë vaksinën antigrip që në fillim të Shtatorit. Specialsitët e Shëndetit Publik thonë se për shkak të virozave të stinës, qytetarët duhet të kujdesen të mos preken edhe nga virozat e tjera, ndërkohe që në vjeshtë-dimër, në Shqipëri pritet të jetë vala e dytë e koronavirusit.

Për shkak të pandemisë, këtë vit janë porositur 5-fish më shumë doza vaksine. Kjo vaksinë rekomandohet për të gjithë popullatën, por më shumë për grupet e riskut, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Sipas bluzave të bardha vaksina kundër gripit nuk shkakton efekte anësore. Për herë të parë vitin që shkoi për të kryer  vaksinën u përshinë edhe fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç, për më shumë mbrojtje.

1 komente në “Këshillat e specialistëve: Personat që kalojnë Covid duhet të kryejnë vaksinën e gripit”

  1. Lili says:

    Shtatori eshte teper heret per vaksinim se nuk te mbron per fluksin ne fruar pastaj! Pak ma vone ne fund tetotit fillim nentorit eshte ma mire! Edhe per njerezet qe kane kaluar kovifit vaksina antipneumocoque duhet po aq sa antigripp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje