Në Apel e mbrojti avokati i Berishës, lirohet hakeri simpatizant i PD-së që u mori 38 mijë euro emigrantëve: Padi kundër policisë

Erenik Peka 30 vjeç, simpatizant i PD-së, që akuzohej nga policia e shtetit se ishte truri i hakerimit që u mori emigrantëve në Angli 38 mijë euro është liruar nga qelia.

Në një postim të tij në Facebook, Peka shkruan se gjykata e Apelit i rrëzoi pretendimet e policisë, për të cilën tashmë po përgatit një padi për sajim të provave. I riu thekson se në gjyq është mbrojtur nga Neshat Fana, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Prej 19 ditësh jam mbajtur nën masen e arrestit me kërkesë të Drejtorisë së Policisë Tiranë për disa rrethana që s’kanë asnjë lidhje me personin tim. Gjatë kësaj kohe disa portale dhe media të majta kanë shfrytëzuar këtë rast dhe kanë qarkulluar fotografite e mia personale me miq dhe drejtues të Partisë Demokratike me qëllim denigrimin e personit tim.

Sot, nëpermjet përfaqësimit dinjitoz të avokatit tim z. Neshat Fana, Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe Prokurorisë, si të pa bazuara në ligj dhe prova duke me liruar nga këto akuza.

Ditët në vijim do të referoj padi penale kundrejt disa drejtuesve të Policisë Tiranë për sajim të provave në kundërshtim me ligjin në këtë proçes. Falenderoj të gjithë miqte dhe të afermit e mi që janë interesuar për mua pranë Familjes gjatë kësaj kohe” shkruan Erenik Peka.

Peka me origjinë nga Kukësi është një person aktiv në rrjetet sociale ku shpesh herë është shfaqur krah anëtarëve të Partisë Demokratike mes të cilëve dhe Lulzim Bashës. Ai kishte qenë punonjës i bashkisë së Tiranës në kohën që e drejtoi Lulzim Basha.

Akuza e policisë së shtetit, si vepronte grupi

Erenik Peka 30 vjeç sipas policisë ishte truri i hakerimit së bashku me Alban Ahmetcenaj. Duke vjedhur profilet e qytetarëve, sipas policisë ata nisnin t’i shkruanin në Messenger të afërmve të tyre miq në Facebook, duke u kërkuar para për arsye nga më të ndryshmet, kryesisht shëndetësore. Duke besuar se flinin me të afërmit e tyre, 17 persona kanë dërguar para, madje edhe brenda ditës, siç mashtruesit kërkonin duke rritur shkallën e emergjencës shëndetësore.

Emigrantët kanë kërkuar të flasin edhe me video, për t’i parë të afërmit e tyre, por grupi i mashtruesve gjente justifikime, duke thënë se ndodhen në qendër interneti ose në pamundësi për të folur. Kështu, shuma më e madhe që kanë arritur të marrin përmes mashtrimit nga një person është 1008 dollarë, ndërsa vlera e tjera varionin mesatarisht nga 700 euro.

Por në një rast, siç specifikohet në dosje, dërgesa e parave dështoi. Një shqiptar në Gjermani u mashtrua nga 21-vjeçari Nazmi Shaba, por duke lënë Facebookun, i ka dërguar të afërmit të tij mandatin e transfertës në një tjetër mjet komunikimi, ku zbuloi në moment të fundit se personi që kishte komunikuar në rrjetet sociale nuk ishte ai që pretendonte. Në këtë moment përgjigja vjen nga i afërmi real që i thotë se nuk i ka kërkuar para dhe në këtë moment ai bllokon menjëherë transfertën. Shkatërrimi i këtij grupi, sipas policisë erdhi pas një hetimi 1-vjeçar që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Transferta” me arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri./Shqiptarja.com

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Në Apel e mbrojti avokati i Berishës, lirohet hakeri simpatizant i PD-së që u mori 38 mijë euro emigrantëve: Padi kundër policisë”

  1. Pedro i ri says:

    Peka= qenie asociale
    Çeshtje geni

  2. Fatosi-kosove says:

    Qudi te gjithe Kriminelet, drigerashet, vrasesit, plaqkitesit e bankave e tash hakerat ortak te bashes dhe kur kapen thot se jane kriminel te Rames,vetem nje idiot si bash fazlliq shkau ka ftyre ti bej keto gjera. Kurse njerez si Olldashi i qon ne varr sepse i kishte rival per poziten e te parit ne parti,kurse ky peka i vogel kriminel si ata te vjetrit e tij e shfrytezon afersine me bashen qe te kete imunitet,kjo eshte PD e bashes qe i ka humbur Toyota Yaris me 3.5 miljon euro dhe nje kontinier me banane droge,por edhe babalja tash i duhet kriminel te tij si i qini i pekes.

  3. h says:

    Nuk mund të bëhet shtet me malokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *