Një ‘Déjà vu’ mes nënash

1 Gusht 2020, 14:31Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Po them për nënën e Edi Ramës që shkoi sot në mëngjes, dhe për nënën time që ka shkuar shumë vite më parë. Ka mes tyre një ndjesi sikur dita e fundit e njërës ka jetuar përmes ditës së fundit të tjetrës, në një distancë me shumë vjet.

Nuk desha ta përdor këtë dy-fjalësh nga gjuha frënge  ‘Déjà vu’; nuk desha ta përdor sa për arsye se është konsumuar shumë mes nesh, aq më tepër për arsyen se fenomeni më duket se është tipik shqiptar i keq.

Edhe nëna ime është sharë ditën që shkoi. E kanë sharë miqtë e mi, si sot miqtë e Edit shajnë nënën e Edit.

Më trishtoi paralelja mes dy nënave që nuk janë më…

Si ndodhi atëherë me nënën time? Ajo ishte një nënë mijëra herë më e vuajtur se Aneta, sigurisht; kishte lindur nëntë e rritur gjashtë fëmijë diku mes malesh. Ja, mund të krahasohej me nënën e Sali Berishës, për shembull, apo shumë liderëve të tjerë të ‘demokracisë’ që u rritën me vuajtje nënash dhe që nuk kishin lidhje me qytetin si Neta e Edit, si Eleni e Gramozit apo si Vera e Spartakut. Këto lloj nënash dukej sikur nuk ngjasonin fare me nënat e qytetit, por në fakt në thelb nuk kishin asnjë ndryshim. Ndërsa në ditën e fundit, jo të gjitha u shanë e u ‘vranë, e u thanë tradhëtor’.

Ta shash të vdekurin, sidomos në ditën që ky shkon në qiell- kjo është e tmerrshme. “Mos u ngatërro me të vdekurin, djalosh!… të vdekurit kanë fuqi mbinatyrore”, shkruhet në Bibël.

Prandaj mu kujtua nëna ime në ditën e vdekjes, sepse pashë e dëgjova si shkoi Neta.

Ajo shkoi duke e sharë miqtë e të birit:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që para dy ditësh kur e mori vesh se nëna e Edit ndodhej në gjendje të rëndë, nisi t’i shajë të shoqin. Kristaq Ramën e quajti vrasës, ndërsa të birit i përmendi ‘varjen’. Edhe këshilltarët e presidentit, që në mëngjes pasi nëna e Edit dha shpirt, vërshuan të publikojnë vjershat e një poeti nga Kukësi që u var tragjikisht në regjimin komunist, dhe që këta duan t’ia ngarkojnë Kristaqit. Një marrëzi me dashje e regjimit stalinist ‘anti- komunist’. Tani priten postime të tjera prej ‘zombie’ në media sociale.

Edhe nëna ime shkoi duke u sharë prej shokëve të të birit:

Dy ditë pasi shkoi nëna ime, prill 1993, gazeta ‘RD’ botoi dy a tre shënime të neveritshme. Në të parin shkroi se ‘vdiq një kuçedër që lindi një monster’. Gazeta u vonua tre ditë që ta shante nënën time, jo pse nuk e kishte marrë lajmin në kohë, por sepse nuk kishte marrë akoma urdhrin nga lart për të sharë të vdekurën.

Vdekja e nënave është një fenomen mbinatyror që ndan botën tonë të vogël njerëzore:

Bibla kishte një galaktikë të tërë me dije kur përcaktoi se ‘të vdekurit kanë pushtet mbinatyror’.

Sot, me vdekjen e Anetës, u vulosën dy botë ballë përballë. Deri më sot shumica nuk e kishin besuar se Edi nuk është njësh me Ilirin. Por sot Meta nuk pati fytyrë të ngushëllojë kryeministrin. Deri pasi dha shpirt Neta, Ilir Meta- aleat i Ramës, kishte sharë e nxjerrë gjak nga goja…, vallë si mund të ngushëllojë tani!? Vetë Krishti do ta gjuante me gurë.

Edhe për vdekjen e nënës sime nuk guxoi të ngushëllojë presidenti i Republikës në atë kohë kur kishim bërë demokracinë së bashku. Nuk mundi sepse kishte urdhëruar shegertët ta quanin nënën e vdekur ‘kuçedër’ në gazetë. Për momentin e fundit, larg në Mirditë, erdhën Gramoz Pashko e Mimoza Pashko, Azem Hajdari e Arben Imami…, por erdhën vetëm armiqtë e shpallur prej presidentit.

Nënat i lindin edhe miqtë edhe armiqtë; por ashtu është edhe vdekja e tyre që i ndan njërin nga tjetri- ky është pushteti mbinatyror i nënave.

Nënat, kur shkojnë, nuk i marrin të këqijat me vete, i lënë këtu. Kjo është magnifica  e nënës, se nuk bëhet zot. As Aneta nuk i ka marrë me vete gabimet e Edit politikan. Nënat thonë me plot shpirt se vetë janë të gabueshme e jo më krijesat e tyre. Kushedi sa njerëz e sulmojnë Edi Ramën pse e ‘bëri president Ilir Metën’ që shan edhe të vdekurit. Nuk është kjo një çështje e orës së fundit pse ‘Meta ka sharë Netën kur po shkonte’. As mund të thuhet cili është i miri e cili është i keqi nga dy armiqtë.

As në rastin e nënës sime nuk mund të thuash nëse presidenti dhe gazeta RD ishin të këqij apo të mirë. Jo. Veçse ka një diferencë: Edi krijoji një president të keq, ndërsa unë krijova një gazetë të mirë ‘RD’, që na u sulën në ditën e fundit të nënave.

Kështu qenka këtu, me këta njerëz, që duan të shkojnë në Evropën e krishterë, ku rron postulati se ‘i vdekuri nuk shahet’.

Por bëhet edhe një lëshim në këtë rregull të paprekshëm: Sigurisht, ne nuk mund t’i ndalojmë të gjithë që të flasin si të duan, sidomos nuk mund të ndalojmë hakmarrjen e zombie- ve!- thuhet prapë në arsyetimin biblik.

37 komente në “Një ‘Déjà vu’ mes nënash”

  1. Trotski says:

    Nderim Nenave .U prehshin ne Paqe.

  2. qazim says:

    Nje shkrim brilant per ata qe kane sy te lexojne e mendje te kuptojn.

  3. ? says:

    Ligësia s’ka fund.
    E pagofshin të liqtë!
    Nderim nënave !!!?

  4. Lok Tupi says:

    Po ku permendet ne Bibel ky fragment qe permend ti, o Frrok Qupi? Ku eshte kjo Evropa e krishtere, se s’po e shohim?

    1. vang says:

      Aty nyk flitet konkretisht per rastin por jane koncepte filozofike qe zbulohen nga studimi i BIBLES.

      1. prapë Loki says:

        Oh, më fal që nuk e dija se Frroki është dhe studiues i Biblës. Këto që thotë ai janë muhabete pazari Mirditet.
        Edhe njëherë, shkrimi i tij është i mirë si shkrim, por ingranon më kot pjesë pseudobible ose Bible folkori shqiptar. I vdekuri nuk ka kurrëfarë fuqie mbinatyrore. I vdekuri del para Jezu Krishtit për të dhënë llogari për atë çka ka bërë në këtë jetë.

  5. Beni says:

    Ilir Floriri pardje i shante te jatin Kristaqin ndersa ajo karakurva i shante mbreme te ndjeren Aneta.
    Ah SPAK sa po vonohesh me keta hajdute e vrases.

  6. peter says:

    Nderim NENAVE u prehshin ne PAQE dhe ngushullim qelbesirsve si Manjani dhe Meta:- U prehshin ne HALE.

  7. labi says:

    NENAT te kujdo qofshin kur largohen nga jeta ndnderohen e respektohen,U prehshin ne paqe,

  8. Ce says:

    Artikull brilant i te madhit Frrok Cupi, Faik Konica i ri i Shqiperise. O Frrok mendje ndrituri te jesh krenar per nenen tende, dhe ata qe s’te kane ngushelluar te kane bere nder, te kane lartesuar me shume figuren tende te ndritur. Je mendjendritur, krenar qe kemi njerez si ju ne Shqiperi.

  9. MAJAKOVSKI says:

    I mrekullueshem dhe shume i ndjere. Te rrojme dhe ti kujtojme Nenat tona te dashura.

  10. Edi says:

    Asnje nuk e ka share nenen e Edit.
    Por ti nuk ngre dot aresyetom mbi te verteten. Ti ke ke nevoje per genjeshtren, pa genjeshtren ty te ngec pena.

  11. tropoja says:

    perderisa ju qe merreni me politike dhe me patjeter jeni pisa ua shajne nenat edhe ju,por nenat vuajne nga ju jo se e kane direkt me nenat tuaja por ju politikanet jeni fundertina te gjithe pa perjashtim,kush me shume apo me pak s ka rendesi fare te gjithe ne nje thes dhe ti frrok gjej ndonje dite tjeter per lepirje te rames edhe sot mos bej servilin

  12. xy says:

    Jane te ” pafajshem ” Frrok.!!!!!
    Urrejtja – cmira – cinizmi – shpirtligesia eshte ajo qe prevalon dhe bashkejeton me keta shpirtezinj
    Bravo .te lumte per shkrimin Frrok

  13. Pelioni says:

    Nderim e mirënjohje nënave shqiptare,kush shan e përgojon,nënat nuk e meriton emrin njeri pasi veçse i tillë s’mund të jetë.ngushëllime familjes.

  14. Xhuliano says:

    Shkrim shum i ndjeshem, ku frroku vertet na ngacmoi sedren qe dikush don te qeshe me nenat, por harron se nena e ç’do kujt eshte nena e te gjitheve. Te lumt frrok, me solle nenen shum afer meje, duke thene se ah moj nene, te kishe rrojtur dhe pak, te shikoje niperit apo mbesat te rritur e te martuar, sa do lumturoheshe. Respekt frrokut, respekt per nenat. Neveri per kedo, qe s’di te thote emrin nene.

  15. Nena says:

    Nena ngelet nene dhe femija per nenen ngelet femije . Te dyja palet nuk e zgjedhin njeri tjetrin ato jane te pandare .kur njeri iken shprti mbushet me hidherim . E ju qe shani nje nene te vdekur kur biri i saje eshte i mbushur me trishtim ndoshta se keni provuar kur dashurine e nenes as ne vogli dhe as tani qe floket me thinja ju jane mbushur . Njerez te ligj pa shpirt

  16. Pilua says:

    Gjithçka qe shkruan jam dakort por qe te quash ndoshta nen thonjeza Edin mik me Ilir Meten kjo ose eshte mefshtesi nga ana juaj ose dashakeqe!E pare ne konteksitin e kohes Ilir Meta ne kohen qe zgjidhjej president PS s bashku me votat rrotull nuk mund te gjidhnin president tjeter e per kohen kerkohej minimumi stabilitet politik per te ngritur Institucionet !Se dyti politika z.Frok nuk eshte fe por shah e per rrjedhoje kauza per te cilen luftonte e po lufton akoma qytetari Edi Rama e donte ne ate vend ,duke ia hequr opozites dallaverexhiun nga tavolina e dallaverexhiut te gjitha burimet e fitimi ku kishte arritur deri aty sa edhe biletshitesit qe shisnin bileta per ne stadium te ishin te LSI-se!Ndaj fale kesaj taktike qe zotrote e quan te gabuar duke perdorur edhe dashakeqesine duke e bere edhe “mik” te Edit,nje cop injoranti qe me shume mund ta kesh ti se sa Edi ,nuk thua gje tjeter veçse tregon mosnjohjen e lojes se shahut qe po nuk fale ushtare nuk merr dot mbret !
    Nuk te falet ty z.Frok qe je dhe i lexuar qe besoj se per ti bere nje vleresim Ilir Metes riktheju “KURBANIT” e do te kuptosh se çka eshte shkruar ne ate pershkrim per PITBULLIN e politikes shqipetare ,prit e lexo “KURBANIN 2” e mbase atje do te kuptosh qe te vertetat jane te verteta e hilete hile!
    Edi Rama po te mos kishte ate intelkt te falur perse jo nga ZOTI ,jenat ku zeri i tyre edhe ty te ka pelqyer dikur,do ta kishin shqyer e perse jo do te qe harruar sot,ndaj ai sot eshte si Gjergj Elez Alia qe ka perballe jo nje balozi por edhe kelyshet e tij qe tashme jane rritur e duan mishnjeriu!
    Fale shkerdhatokracise qe Ju “demokratet” instaluat me prijesin tuaj lexhendar Shqiperia sot renkon akoma nga bemat e kesaj beme qe nuk eshte pare as ne vendet me te humbura te planetit e jo me ne zemer te Europes!Ndaj mos harroni se ku ishim e ku jemi nga vijme e ku shkojme fale endres se ketij qytetari qe sot fale propagandes shpifese ndiheni te lodhur per ta ndigjuar deri ne fund te misionit qe ai i ka vene vehtes per Ne e per femijet tane !Lereni ta ndryshoje kete vend sepse nuk e meriton feudalizmin e bolshevizmin or Frok ku ti e çdokush si ti qe e quan vehten intelektual duhet ti beheni pale e jo bariere sepse nje gje duhet te kuptoni :Edi Rama mund te behej kur te donte edhe Sali edhe Mete edhe Lulezim pa harruar mikun tend kumarxhi Nanon qe shkerdheu te majten Shqipetare si pjelle e pazareve ku sot shijon faturat e tyre!
    Ate sharje qe i beri para disa ditesh sharlatani president IM nuk eshte formulim i tij por gjuha e nje qytetari digjital qe ju malsoret edhe pse te koritun prej tij e harroni e qe quhet kryekrimi Sai Berisha! Vetem ai di te pergojoje ne ate fare feje e verifikojeni se me daten 30 ai ka bere takim me Toto Liken pasi thone se disponon regjistrimin e tuneleve te Krabes ,ku Ilir Meta mendon se e ka djegur!

    1. Loreta says:

      Arsyetim që qëndron.
      Me keqardhje do të thosha dhe i guximshëm, sepse ata që shprehen me këtë gjuhë ose kanë përgjegjësi të madhe ose janë tifozë politike.

    2. Ladi says:

      Pilo, respekt per komentin qe ke bere si deh analiza qe ju i beni artikullit si dhe artikullshkruesit. Boll te jesh malesor dhe ata te falin. Sikur Edi Rama te ishte malesor (shyqyr qe nuk eshte) keta do ti jargaviteshin si dhe shume nga kosova. Ehste e kote nuk i ndryshon dot ata. Megjithe ato te zeza qe ka bere Sailu, ata prap i shkojne nga mbrapa baca Saliut qe kullon gjak dhe pabesi. Keshtu jane verioret ne lufte te heshtur me jugoret. Nuk e thone por e shprehin me mbrojtjen qe ju bejne udheheqeseve verior. Mbase koha do ta ndryshoje kete gje. Shyqyr Edi Rama eshte nje qytetar i klasit te pare dhe i pa oksidushem.

  17. Gramozi says:

    NDERIM PER NENAT TONA…TURP PER ILIR METEN QE SHAN TE VDEKURIT ,,ZOTI DO TA NDESHKOJE…

  18. Patrioti says:

    Nena ne shtepi eshte nje drite e forte, dhe kure largohet nga kjo bot ate Shtepi e ze heresira deri sa te gjejet nje qiri .
    Kush do Nene qofte kure largohet nga kjo bot u prehft ne paqe.

  19. Peter says:

    O zot te shash e pergojosh nje nene cila do qofte e kauara e saj nuk je gje tjeter vecse nje qenie kafshe verme nje personalitet qe brenda vetes ka gjith te keqiat

  20. Mario says:

    Nje shkrim Brilant.Lexojeni mire or njerez ta kuptoni ne cfare bote jetojme.Lutem per Aneten,dhe lutem edhe per Meten dhe Salen te shkojne sa me shpejt atje,qe te shpetoje ky popull i shkrete nga ca maskarenj.

  21. Pyka says:

    Une të kam thënë gjithmonë:QE MALESORI IM SHQIPTAR FRROK….ESHTE I MADH…JE BIBLIOTEK QE ECEN…

  22. dritani says:

    Frrok Cupi te lumte! Kush ka pune me nena, shpate mbi koke iu befte pena! Edhe pena jote!

  23. Labi says:

    Po kush e shajti nenen e Edit or Frrok??
    Edin nga nena po e shajne perdite.
    Iliri i paska share te shoqin kur kjo ishte semure.
    Po rren or Frrok
    Iliri vetem i ktheu pergjigjen te birit te Kristaqit se ky na e ngriti ne piedestal te atin.
    Si artist sduhej ta firmoste kurre ate vendim dhe sbesoj te kete idiot qe te besoje se gjoja skishte si vepronte ndryshe. Me lidhjet qe kishte ai e bente dhe si hynte gjemb ne kembe. Te pakten i biri te mos na e glorifikoje.
    Aneta, ndjese paste, paska vuajtur si nena jote dhe gjithe nenat tona?!
    Nese e ke fjalen per dhimbjet e lindjes mbase ke te drejte. Po me cpafytyresi mund te pohosh dicka te tille. Paska vuajtur nena e Edit si nenat tona. O ZOT.
    Ama ke te drejte kur thua se edhe Edin si dhe ty ju shajne NGA NENA. Po kjo sdo thote se njerzit e kane me nenen tuaj. JU SHAJNE JUVE.

  24. E VERTETA says:

    Nderim e lavdi per Nenat e te burgosureve politike te Burgut ferr te Burrelit, kampeve te perqendrimit te Tepelenes, Spacit (ku punohej ne 70 grade Celciius)-GurthSpacit-Qafe Barit (se bahku rreth 10 000 skllever), Ternoves, Savres e shume e shume kampeve te tjera.

    Lavdi per jete te jeteve nenave te te pushkatuareve te Burrelit, Qafe Valmirit, Spacit , Qafe Barit e njidra mijra te tjereve.

    Lavdi Nenave qe nuk ju jane gjetur a sot eshtrat e rreth 10 000 te pushkatuareve nga Diktatura Hoxhiste e Proletarjatit. Lavdi shkenctare se pare Sabrie Kasimati dhe gjithe atyre dhjetra mijra grave te rea qe diktatura u preu ne menyre makabre jeten, per te mos u bere kurre Nena.
    Lavdi shkrimtares se talentuar Musine Kokalari qe Diktatura Hoxhiste e kalbi burgjeve dhe nuk e kejoji te behej NENE dhe pas vdekjes e izolimit hoxhist e hodhi ne nje maqine Zis riportabel per ta hedhur ne varrezat e Rreshenit

    Ne kete kotekst cdo njeri del ne perfundim se kush e meriton plotesisht fjalen NENE, per se gjalli dhe per se vdekuri.

  25. Një koleg says:

    I nderuar Frrok Çupi ! Kam dëgjuar drejpërdrejt në radio nga Kruma policin ( i plotfuqishmi i zonës siç quhej asokohe) që u qëllua nga Havzi Nela me pistoletë drejtpërdrejtë në kokë, pa iu dridhur dora. Dëgjova që tha se “buka e dhënë më shpëtoi jetën. Plumbi nuk kaloi në organet jetësore të kokës”.
    Pse i kaloni anash kësaj çështje nuk i veni emrin që ka. Havzi Nela po të qëllonte një polic drejt në kokë në SHBA për ti marrë jetën shkonte në karrigen elektrike.
    Pse nuk kërkoni hapjen e gjyqit për Havzi Nelën dhe të thoni të vërtetën por lejoni që sharlatanë ta përdorin me për kapital politik?
    Havzi Nela nuk u dënua për vargjet e lira por sepse qëlloi me paramendim për ta vrarë të plotfuqishmin e ligjeve në Kukës.
    Ti je gazetar i guximshëm dhe duhet ta hapish dosjen e Havziut për ti dhënë atë që meriton si poet dhe atë që i takon si kriminel.

  26. neri says:

    Te gjitha nenat e botes qe kane vdekur u prefshin ne paqe !

  27. Met Selita. says:

    Ti Frook shkruan bukur,po nuk me pelqen se ashtu si Mero nje here shan Berishen,njehere shan Nanon e Ramen,e nje here tjeter Meten e Bashen ,e prap vjen nje kohe e i lavdron ato. Burri duhet te kete burrni, apo jo?????

  28. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    SUPER FRROK ÇUPI !! BRILANT dhe FENOMENAL i madhi FRROK ÇUPI !!! TË LUMTË PENA i DASHUR FRROK !! SHKRIMET e tua janë ART më vete !!! Mjeshtri i Penës . RESPEKTE dhe vetëm RESPEKTE për FRROKUN e madh

  29. Pokeristi says:

    Nenat janë dhe do të mbeten simboli më i fuqishëm i jetës.Janë burimi natyror i qënies njerëzore.Jane çfarë s’janë dhe çfarë s’mund të lesh mangut pa thënë për to,në kuptimin e glorifikimit të madheshtisë përsosmërisë,delikatesës ,qëndrushmërisë,kurajos e trimërisë,intelektit e mënçurisë.
    S’mund të imagjinohej ndonjëherë që emri nënë të keqpërdorohej kaq lehtë,për më tepër te politizohej aq kollaj në momentin kur ajo ndron jetë.
    Zanafilla e përgojimit te shënjtërisë së emrit nënë është brënda vorbullës të sa e sa përgojimeve të rëndomta,të pahijshme,të panatyrëshme të shqytarëve shtetërorë e satelitëve të tyre,duke filluar nga ay dobiçi i Gjirokastrës e deri tek dobiçi i Viçidolit.
    T’i duam dhe t’i lartësojmë nënat kudo dhe ngado,qofshin ato.Amin.

  30. Genci says:

    Bravo Frrok. I madherishem je. Berisha, Meta dhe co jane pjella te djallit dhe si te tille nuk bejne dallim.

  31. 0sumi says:

    Oh moj NENE……!

    Pergezime Frrok Cupi !

  32. meçoja says:

    NJË MOIKOM E NJË FRROK,NUK KANË SHOK”
    QOFTË I MALLKUAR AI QËNUK RESPEKTON NËNAT.NË NJË PREJ LIBRAVE TË SHENJTË”,
    THUHET:”NËN KËMBËT E NËNËS,GJINDET XHEHNETI”(PARAJSA)

  33. Mirela hasani says:

    Njeriu i keq e tregon veten me shpirtin e keq dhe ligesine qe e ka ne gene.Fatkeqesi me njerez qe nuk e meritojne te jene “njeri”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje