Poeti i njohur revoltohet me zëdhënësin e Metës: Kanë ikur nga mendja, nuk mund t’i thotë Ramës “këlysh” një çirak me pjekuri prej karabushi

1 Gusht 2020, 15:46Politika TEMA

Poeti Arben Duka mendon se Rama bëri tërheqje taktike me shkarkimin e Metës, sepse nëse e kryente do ti hapte vetes dy probleme të mëdha.

Në rubrikën e tij në DITA ku shpreh opinionet e veta në një mënyrë të veçantë, vetëm me vargje, Duka shkruan sot edhe për deklaratat e zëdhënësit të Metës.

Ai e quan zëdhënësin, një “karabush” dhe shkruan: “Nuk mund t’i thotë Ramës: “Këlysh”, zëdhënësi i Metës – një çirak”.

Më poshtë pjesë nga vargjet e Dukës botuar sot në DITA:

“Edhe pse në shkelje të Kushtetutës,
Meta është e vetmja opozitë e vërtetë,
dhe me qenien e tij President,
maxhoranca asgjë nuk humbet!

Dhe pse Meta bën deklarata të egra,
me varje dhe me vdekje kërcënon,
pushtetin pa kufi të Edi Ramës,
as një fije floku s’e cenon!

Për ndryshimet Meta bëri lojëra fjalësh,
pastaj shpatën e mori zëdhënës Blushi,
që në formulimin e deklaratave,
ka pjekuri prej karabushi!

Blushi është thjesht një zëdhënës,
absolutisht jo një shtetar i lartë,
por tani i ikur nga mëndja,
i drejtohet Ramës si i barabartë!

Tjetër gjë kur flet Presidenti,
kur pelerinën e politesës flak,
po nuk mund t’i thotë Ramës: “Këlysh”,
zëdhënësi i Metës – një çirak!”

5 komente në “Poeti i njohur revoltohet me zëdhënësin e Metës: Kanë ikur nga mendja, nuk mund t’i thotë Ramës “këlysh” një çirak me pjekuri prej karabushi”

  1. Titi says:

    Te lumte pena dhe mendja o Arben Duka. Te pakte jane si ty, dhe aq me shume te rriten vlerat. Falemnderit per gjithe sa shkruan me aq talent dhe mendjekthellesi!

  2. Zigur Qarri says:

    MIRË E THE , MOR ARBEN DUKA,
    POR NDYRËSIRAT S’KANË FE;
    S’KANË DIN S’KANË IMAN,
    JANË DJALL JANË SHEJTAN .
    TË PALUMTUR DO TË JENË,
    KËSHTU NATYRA I SHPËRBLENË.

  3. Turi says:

    I hënkshin krimbat .

  4. Skrapalliu says:

    Po cmund te presesh kur vet presidenti eshte kryekarabush?. Ky hajdut pa tjeter qe rreth vetes karabush te tille do mblidhte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje