Rusi, mbi 845 mijë raste me COVID-19

1 Gusht 2020, 14:16Bota TEMA

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 845.443, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 14.058, transmeton Anadolu Agency.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 5.462 raste të reja me virusin dhe 95 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 646.524, me 8.114 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 690 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 242.049, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 4.473, me 13 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 28,4 milionë teste, përfshirë 316 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

3 komente në “Rusi, mbi 845 mijë raste me COVID-19”

  1. censura enveriste says:

    Rusia nuk ka vetëm këtë lajm z. gazetar
    ka edhe shumë lajme të mira që ju nuk i jepni !

  2. censura enveriste says:

    Rusia nuk ka vetëm këtë lajm z. gazetar
    ka edhe shumë lajme të mira që ju nuk i jepni !

  3. censura enveriste says:

    Rusia nuk ka vetëm këtë lajm z. gazetar
    ka edhe shumë lajme të mira që ju nuk i jepni !
    apo duhet t’i puthni dorën ambasadores për të dhënë lajme të tjera !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje