Teta Neta, lamtumirë!

Nga Rudina Xhunga

Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.

Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.

Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.

E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.

Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. ”
Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”

Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m’u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.

Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.

Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!” Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”

Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. “Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m’u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”

Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç’fat të kesh nënë të mençur.

Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.

U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë! (dritare.net)

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Teta Neta, lamtumirë!”

  1. o burra! says:

    ca tregojnë këto kur shkruajnë ngushëllime në gazetë?
    nëse rudina ka të drejtë pse të mos shkruajnë dhe rita,
    teuta, bleona, spiropali, fatimja, mirela, kazhani, sonila, eni, etj etj

    1. Mandi says:

      Bukur Rudina, por duhet ta kishe intervistuar… gjynah qe nuk e bere. Do e kishe nje nga intervistat me te bukura, me dinjitoze….

      1. ben says:

        Bukur rudina
        Ti je shembulli se si nuk duhet te jete nje gazetare.
        Kete shkrimin tend duhet ta mbajne si mostren e bythlepirjes se pushtetit.
        Se si nje njeri kthehet ne leter higjenike shume perdorimshe.
        Nga njerez qe ju fshijne quret ne kuriz dhe thone faleminderit, cfare mund te presesh.

    2. MIa Mama says:

      Le nom o Mero idjoti..o mero Bajga..100 artikuj per ……o servil i peshtire.

      1. owl says:

        Mla Mama idiot je ti. Aneten e ka njohur Tirana para teje dhe para Edit. Ajo ishte nje grua e kultiruar dhe e nderuar dhe si cdo njeri tjeter i takon te nderohet nga njerezit miqte e shoqet e saj. Ju qe u dhembin syte me mire mbyllni sye dhe gojen kete dite se boll ju degjojme Bla Bla Bla gjithe vitin dhe nuk ua kemi borxh.

        1. joel shkodra says:

          Kjo eshte e vertete, por sa njerez te nderuar ka pasur dhe ka qe nuk u permendet emri as kur jane gjalle dhe as mbas vdekjes?

  2. o burra! says:

    ca tregojnë këto kur shkruajnë ngushëllime në gazetë?
    nëse rudina ka të drejtë pse të mos shkruajnë dhe rita,
    teuta, bleona, spiropali, fatimja, mirela, kazhani, sonila, eni, etj etj

  3. Prind says:

    Te lumte dora Rudin!

  4. pejapaqe says:

    Teper njerezore, shume xhest fisnik, te thuash pa droje dy fjale percjellese per nje njeri me prejardhje te ndritur. Sinqerisht Ju vleresoj,pa kompleksitet.
    pejapaqe

  5. qazim says:

    Bukur,shume bukur,sic din ti ti besh Rudina.

  6. Zaharia says:

    Bravo Rudina, Neta e meritonte se ishte Aneta Rama, jo se ishte nena e Edi Rames.

  7. Kozmo says:

    Rudina nje kokerr budallaqe, qe NUK DIN te bej as je pyetje. 🤔

  8. Ideali says:

    Filluan servilet e pushtetit. O Zot. Kur u kthye Edi nga Greqia, nga njerezit e se emes tha: fare kane ata me shume se ne qe jetojne aq mire. Moj Rudina qe s je budallaqe por sherbetore e pushtetit, po pyete nje here djalin e teta Anetes: perse per 8 vite pushtet te plote pensionistet i le me pensione qesharake dhe parine e Tiranes, mes tyre dhe veten e kthyen miljardere? Duan te hakmerren me kapitalizmin dhe te kthehen aty ku ishin po ne krye po ata? Sa turp te jeshe nje Rudine, mos me keq nje Xhunge.Ju jeni leckamanet e komunizmit kriminal. Nuk beni hair. Lerni teta neten te shkoje te Alfred Ashiku. Po te jesh vlonjate e vertete duhet ta dishe historine. Ptu, rrace brekegrisurish.

    1. Ladi says:

      Shijojeni shkrimi, humanizmin te verteten dhe nese nuk ju pelqen: heshtni. Mos na e ndotni kete faqe me komente vulgare qeniesh shatazore

      1. Petrit says:

        Çfare ka per ti shijuar ketij shkrimi o vemje te peshtira.
        Kush ishte kjo anetë qe jetoj ne mes te lluksit e privilegjeve te kohes.
        Po ato ANETAT tona qe punuan gjithe jeten e nuk e paten lluksin e kesaj.
        Sa here nuk kishin se çfare te shtronin ne sofren e femijëve te tyre dhe nuk u ndjenë.
        Sa herë ishin te detyruara te pranonin dhunen psikologjike te sekretarëve te partisë apo te brigadierëve injorante e prapë nuk u ndjene.
        Por u munduan me mish e me shpirt qe të rrisnin dhe edukonin femijet e tyre.
        Dhe ja arriten.
        E ndersa kjo aneta çfare beri.
        Asgje.
        Shijoj privilegjet qe i jepte pushteti i djeshem dhe i sotem.
        Dhe letra higjenike me mbishkrimin tema vazhdon lepirjen e radhes.
        Bashke me kete fyçken rudinë.
        E pa dyshim edhe ju komentuesit e paguar e mendje lehtë.

        1. owl says:

          Petrit zgjati kembet sa ke jorganin. Sipas kokes edhe festen. Se nu bene te tere di kembet e dhise.

    2. vertino says:

      Ti “Ide-hali” je thjesht nje mbetje toksike pa ndjenja njerezore.
      Rudina nuk shkruan vetem per Aneten e ndjere por per nje nene si gjithe nenat e tjera.Une mendoj qe ti je nje idiot i lindur me shpirt urrejtje ne cdo koment qe ben.Ti do jesh ndonje pusht i sali mortjes ,ti qofsh kur thua qe Rudina eshte servile e pushtetit.Ajo eshte nje gazetare e talentuar dhe me ndjenja humane.Ti je nje militant i semure psiqik.Zoti vente dore ne ty e si ty.

      1. Ideali says:

        Berishen e mbafsh me sherndet ti VERTINO. Nga familja jote e ke edhe ate. U kthye me komende brenda nates apo jo me urdher te Ramizit kur partise i erdhi ngordhja. Dhe ju shpetoi ju si krimba po jo Shqiperine. Ju jeni leckamane .Enderoni vetem lecka, vila, pallate. O pushy injorant VERTINO. Mbron tashme nje kauz te ngordhur qe fatkeqesisht po ngordh edhe vendin. Rudina eshte vetem nje vegel mixr r pushtetit. I bera nje pyetje dhe as di t i jape pergjigje. Sigurisht nje mize e futur ne fole kriminelesh qe ka marre jete shqiptaresh te pafajshem VERTINO. Ti po qe je nje idiot. Me shkolle nate , shkolle partie. Shkollen time ti as mund ta enderrosh se nuk e arrine truri yt i atrofizuar nga shkelqimi i bllokut te vjeter dhe atij te ri te Gjiri i Lalzit. Per Aneten s ia vlen te harxhokme fjale. Nje nene dhe aq.Me pak se e zakonshme. Nene e imoraleve, banditeve…

        1. vertino says:

          O zoteri Ide-hale ku jeton ti ne toke apo ne Mars .
          Ti nuk e di nivelin tim profesional .
          Po ta them qe kam diplome Engineering and postmaster degree at real estate appraisal.
          Jetoj e punoj ne US,por ndjej dhimbje kur shikoj se cfar po ndodh ne vendin tim Albania .
          Ti do jesh me ndonje diplome te blere te Kristali dhe na hiqesh shkolleshume si ai Tit Vasili i leshelise.
          Ti nuk ke etiken e te komentuarit vecse vjell vrer per vendin tend.Thjesht ndjej keardhje per ty.Zoti te ndricofte mendjen.

  9. Arber says:

    Bravo Rudina,po nje bravo te madhe se je pene e paster e kesaj tallavaje qe e ka zene kete vend.Shkruan paster per nje nene qe u nda nga kjo jete.Sa mire do te ishte qe shume njerez te kishte ky vend si ty,te vleresosh nje nene me shume dashuri dhe respekt eshte gjeja me e vyer .Edhe nje here Bravooo Rudena!

  10. Gjerghi Dako says:

    Te lumte pena moj vajze. Na ke prekur shume me shkrimin tend. E vertete qe nenat nuk ikin kurre.

  11. 🙏 says:

    U PREFTË NË PAQE!

  12. Artani says:

    O Rudina po pse behesh me kot kaq servile

  13. Liri says:

    E BERE PRAP ANETAR QEVERIE BURRIN ME KETE HARTIM FILLOREJE O RUDINA GUNGA.

  14. Fred says:

    Te lumte pena Rudina! Me shume njerzillek e respekt per ikjen e nje gruaje te nderuar dhe profesionisteje te njohur per modestine dhe kulturen e saj. Qofsh e nderuar edhe ti, Rudine!

  15. Ilir says:

    Rudina ndihet e persekutuar…

  16. fteri says:

    Gazetare e Talentuar R. XHUNGA ,
    TË LUMTË PENA,që ke pasqyru ,
    Aneta Ramën ,gruan e urtë por fisnike të kombit.
    Ajo burrëreshë që u nda nga jeta sot.
    Ngushllime familjes dhe
    Kryeministrit vendit Edi Rama .
    Dhimbjen po e pasqyroi me këtë elegji .

    Jo Anteta Rama ,nuk vdes kurrë
    Kush e njohu për të mbetet flamur.
    Ajo grua rron përgjithmonë ,në lagjen tonë
    ajo mbetet shembull ,në votrat tona
    Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë,
    por model i lartë për gjithë shqiptarinë.
    Qajë o popull për Anetën,
    se ajo mbetet grua me vlerë,
    Zonja Anete ka marre dekoraten
    ‘urdheri i stomatologut”,
    Nga qyteti HERO i Vlorës .
    Shoqet e lagjes me ligje e qanë ,
    i madhë e i vogël ,kush e njohu ,
    njësia 7 në lagjen M.GJollesha
    O ” foshnje ” fisnike mbete model e edukimit ,
    Rrënjë e fortë e familjes K.Rama ,
    Edi ,Ktheje në forcë këtë gjëmë.
    Zoti ju bekoft,për shqiptari.
    (D.V. Banues i lagjes ,vjetër )

  17. fteri says:

    Moderator ! ,botoi komentet e fterit ,vonesa ulë vlerën e gazetës tema të Mero Bazes.

  18. Shkezen Haxhia says:

    Edhe nena ime ishte po kaq e mire sa Aneta,po pse valle nuk shkruan gazetat per te /Ende ka servilizem……

  19. fati says:

    O Shkelzen Haxhia, me siguri ata qe e kane njohur nenen tende, kane thene fjale te mira, por nuk kane menduar te japin ngushellimet ne rrjete sociale. Po ti mos u merzit, se me siguri edhe ajo prehet ne paqe.

  20. Nik says:

    Ngushellime familjes, shpirti i te ndjeres Anete do te behet drite! Te lumte Znj. Rudina!

  21. sadna babul ka bidai says:

    kush eshte prane nje te njohur shkruan kujtime qe kane kalu apo te ndodhura ne ambjent qe ka pasur shoqeri dhe komenton por do tjy thoja qe njerzimi eshte skandal ne te gjithe vendin dyblime ,sharje nga me te ndryshme po te kuptojme qe na bejne me te forte nga dyblime qe afersia eshte tregus . ngushellime z .kryeministrit edi rama dhe familjes se tij .dhe atyre qe e kane respektu ne te keq apo te mire .

  22. Ona says:

    Shume bukur Rudina!U prehte ne paqe Znj.Aneta!

  23. Emigranti says:

    Servile mbete gjithe jetes moj Rudina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *