Shqiptarja triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit. "The Cuban" i jep suksesin: Frymëzim nga gjyshja

2 Gusht 2020, 14:44Kulturë TEMA

Artistja dhe producentja Shqiptare në Kanada, Ana Golja, është vlerësuar në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival” për filmin The Cuban.

Golja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndjehet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”

“Nuk e di ende se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme por përfundova me një çmim me emrin tim.

Pafundësisht mirënjohëse për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, shkruan ajo.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto të Kanadasëku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa nga vendet më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar kundër pandemisë në të cilën po kalojmë.

Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës përfshirë këtu Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto.

Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez pikërisht për ta luftuar pandeminë COVID-19.

Filmi “The Cuban” ka për producente artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan.

Golja tha se filmi “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e infermieres së re duke u shërbyer pleqve në një shtëpi shëndeti ka ardhur si frymëzim nga gjyshja e saj.

“Mesazhi nga stërgjyshja gjithmonë ka qenë të jesh njeri i mirë, dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektueshme, dhe ta shijojë sa më shumë jetën.

Mesazhi që jap unë është t’i duam prindërit dhe gjyshërit dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.

5 komente në “Shqiptarja triumfon në Kanada, shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit. “The Cuban” i jep suksesin: Frymëzim nga gjyshja”

  1. Shqiptaret JANE YJE TE BOTEES ⭐⭐⭐⭐⭐⭐
    S’ke ce do burkurine kur nqs sdi ta shijosh Jeten – lumturine ?

  2. ronny says:

    Te lumte Moj vajze….. Good judgement…. E paske merituar vertete .. cmimin…

  3. Fredi says:

    Brravo e madhe suksese pa fund ne karrieren tende, ndihemi krenar me ty ne SHQIPTARET, te uroj karrier brilante ne kinematografi suksese ANA qenke dhe shum e bukur , brravo .

  4. Gomisti says:

    rolin e infermieres e qajnë shqiptarët

    e luajti edhe pompisti

  5. Gomisti says:

    rolin e infermieres e qajnë shqiptarët

    e luajti edhe pompisti
    edhe unë po të luaja rolin e një punëtori ndërtimi do ta kisha fitu një cmimmm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje