Jepini vlerë çdo faqeje që printoni me bojë origjinale nga HP

Të blesh bojë apo toner që nuk është origjinale HP mund të çojë në kosto të shtuara për ju. Ju nuk do donit të kishit printime me njolla apo me ngjyra të zbehta apo jo? Vetëm me bojën e printerit origjinale nga HP ju mund te keni printime 100% cilësore në cdo moment.

Më shumë faqe, performancë, mbrojtje.

Ju prezantojmë bojrat origjinale HP me “JetIntelligence”, të ndërtuara veçanërisht për t’ju ndihmuar të printoni më shpejtë dhe deri në 33% më shumë numër faqesh.

Avantazhet e një printeri Origjinal HP.

Ju mund të besoni tek ky produkt dhe kjo është e provuar

Nga testimet që janë kryer 72% e bojrave shfaqin mangësi gjatë përdorimit ndërkohë që për bojrat HP raporti është 1 me 3, pra vetëm një bojë ka shfaqur mangësi në çdo 3 të testuara. Ndërkohë tonerat origjinalë HP punojnë në 100% të rasteve.

Performancë efiçente

Me printerat Origjinal HP ju nuk do të printoni dy herë të njëjtën faqe pasi rezultati është i përkryer qysh herën e parë. Kështu ju nuk shpërdoroni letër, bojë dhe energji.

Cilësi e jashtëzakonshme

Boja Origjinale HP është produkt i më shumë se 20 viteve punë kërkimore dhe zhvillimore duke sjellë një produkt i cili siguron printime të cilësisë më të lartë.

E ndjeshme ndaj çështjes së mjedisit, me HP, cdo ngjyrë është e gjelbër.

Pjesët përbërëse të bojës Origjinale HP janë ndërtuar duke patur në mendje mjedisin. Që nga dizajni efiçent, materialet e paketimit dhe deri tek programet falas për riciklimin, ulja e impaktit ndaj mjedisit është më e thjeshtë kur ju blini bojrat Origjinale HP.
Bashkohuni me HP  dhe kaloni në një mënyrë të re printimi për të mbrojtur mjedisin ku jetojmë.

Scano kodin.
Mbro printerin tënd.

Produktet false jo vetëm që ju kushtojnë kohë dhe para por ato mund të shkatërrojnë printerat tuaj. Printerat origjinal HP janë të pajisur me një barcode i cili do t’ju ndihmojë të dalloni vërtetësinë e produktit origjinal. Shkarkoni app-in HP SureSupply, ose përdorni një app të përgjithshëm për skanimin e kodeve QR, dhe skanoni kodin në etiketën e sigurisë së bojës tuaj.

Printoni nga smartphone juaj

Printoni kurdo nga kudo që jeni me teknologjinë HP mobile printing, e cila ju lejon të printoni nga smartphone ose tableti juaj direkt në një printer HP.

Bli tani bojën Origjinal HP në çdo dyqan NEPTUN, dhe merrni produktin origjinal të garantuar nga HP.

https://neptun.al/index.php/al/informatike/printer/bojra-e-toner.html?SID=1eqn6jkdeslpopuij5q5cb9lr5&bg_ac_marka=11425

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *