WhatsApp gati të ndalojë një bezdi të madhe në aplikacion: Ja ndryshimi i ri

Le të jemi të sinqertë, të gjithë jemi anëtarë të së paku një grupi në WhatsApp, grup ku bëjnë pjesë dhe njerëz që ti nuk i ke takuar kurrë dhe flasin gjithë kohës, grupi i universitetit apo dhe një grup i hapur nga një pjesëtar i familjes dhe aty jeni të gjithë kushërinjt.

Shumë nga ne e kemi më të lehtë të durojmë bezdisjen që vjen nga këto grupe sesa të dalim nga grupi dhe ‘të ofendojmë’ pjesën tjetër.

Tani ka një mënyrë për të arritur atë që quhet e mesmja e artë. Të bëni “mute” përgjithmonë.

Deri më tani, aplikacioni chat në pronësi në Facebook u ka ofruar përdoruesve vetëm mundësinë për të bërë “mute” njoftimet nga një bisedë individuale ose grup për tetë orë, një javë ose një vit.

Sipas WABetaInfo, një llogari që përdoret për të zbuluar të dhëna rreth veçorive të ardhshme, WhatsApp po kërkon të ndryshojë opsionin njëvjecar të “mute” në “mute gjithmonë”.

Në fund të fundit, nëse ju nuk doni të merrni njoftime për 365 ditë nga një grup, a nuk është më mirë mos të merrni njoftime kurrë?

Si gjithmonë, nuk ka asnjë garanci që ky opsion do të jetë në te dy miliardë përdoruesit e WhatsApp-it në të gjithë botën.

Gjithsesi mendohet se muajin tjetër do të vijë ky opsion dhe do ju shpëtoje nga grupet e padëshiruara që për një arsye ose tjetër, nuk del dot.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *