A do të vdesim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë?

Nga Mentor Kikia

Njerëzimi kudo është duke demonstruar një shkallë papërgjegjshmërie në nivele të “admirueshme”. Edhe pse, mendoj unë, të gjitha hipotezat dhe teoritë konspirative se “covid 19” nuk egzistoin, kanë rënë, sërish njerëzit nuk kanë modifikuar sjelljen apo mënyrën e jetesës.

Megjithatë, hallin më të madh e kemi në shtëpinë tonë…E kam fjalën për lokalet e natës dhe festat e harbimit masiv, ku të rinjtë e neglizhojnë virusin deri në kufijtë e injorancës absolute.

Vendimet e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt. Në bregdet, ndikimi i qeverisë nuk arrin dhe apelet e vazhdueshme të zyrtarëve të shëndetësisë nuk dëgjohen.

Por në shtator ne mund të përballemi me një situatë të paimagjinueshme për mundësinë tonë të menaxhimit. Ne mbytemi me “dy gisht” ujë, ndaj dhe lufta me e mirë është mbrojtja.

Nese në vjeshte do të përballemi me një situatë emergjente, mallikimi i qeverisë nuk do na hyjë në punë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “A do të vdesim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë?”

  1. Tmax says:

    Por mir mor zoti Mentor a mund Te na shpjegosh pse duhet rinia te sakrifikoje jeten? Statistikat e vdekjeve ne USA tregojne qe per moshen poshte 25 vjec vdekjet nga Covid jane 8 here me te ulta se ato te gripit seasonal per kete grupmoshe. Pse duhet te sakrifikoje jeten rinia per 50-80 vjecaret te cilet gjate 30 vjeteve kane ndertuar nje sistem korruptiv, kane bere drogen prostitucionin dhe jane paguar me taksat e bizneseve te krimit. Ata kane ndertuar nje nga sistemet me Te korruptuara Te globit nje mizerje ku e vetmja menyre per Te ecur perpara eshte vjedhja e mashtrimi. Pra I kerkon rinise Te sakrifikoje jeten per shpetuar ata qe ndertuan kete shoqeri te kalbur dhe jane pergjegjes qe rinia sot nuk ka alternative e perspektive? Pra cfare trashegoi rinia nga prinderit qe ti kete borxh ditet me te bukura? Ata qe ndihen vulnerabel ndaj virusit le te izolohen por te me kerkosh mua si i ri Te sakrifikoj jeten per ata qe nuk me kane lene asgje per rinine. Cfare borxhi ju kemi? Enveri beri dicka se nga 90 % analfabete ju beri ju me shkolle. Po ju cfare bête per 30 vjet qe tja u dime per nder?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *