“Bëri sikur u infektua me COVID”, shpërthen Skënder Brataj: Nuk ma nxë goja të them e provofsh, duhet patur frikë nga viruset

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër sot ndaj një lajmi që sipas tij i referohet një avokati, i cili thotë se infektimi me Covid-19 ka qenë një mashtrim me urdhër të Ramës.

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?”, shprehet i revoltuar Skënder Brataj.

Brataj sqaron se edhe cilët janë interesat e këtyre personave që sipas tij bëjnë lajme të tilla, ndërsa shton se janë sharlatanë dhe nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën edukatë. “Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!”, i është përgjigjur ndër të tjera Brataj avokatit në fjalë.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!!

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?

Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist t’i tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Shqipëria ka spitale psikiatrike të mjaftueshme për sharlatanët e të gjitha llojeve, këta njerëz të vegjël që pasi kërkojnë popullaritet drejtohen drejt partive të vjetra dhe të reja, drejt listave për pushtet sa herë që flitet apo afrohen zgjedhjet. Njerëz që nq C.V e tyre në të cilat nuk mbarojnë konsulencat me shtetin shqipëtar, anëtar bordesh për përfitime ekonomike-financiare! Njerëz që njohin lojrat e të gjitha llojeve, të pushtetit, të përfitimit, të futjes në çdo skut të përfitimit.

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!

Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!

Ju them se është shumë e thjeshtë, pyet 172 famijle që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, pyet 3031 veta që për fatin e mirë janë shëruar, pyet 2417 persona aktiv të infektuar, pyet 122 që janë të shtruar në spital, pyet 23 pacient në terapi intensive, pyet 7 pacient(më fal, nuk i pyet dot) se janë të intubuar që po luftojnë me vdekjen. Nuk të njoh personalisht dhe nuk dua tju njoh! Ju zotëri që nuk më njihni, nuk besoj se jemi takuar ndonjëher, ku e dini që më ka caktuar Rama? Pse mendoni që unë nuk u sëmura? Pse nuk kënaqeni që u shërova? Çfarë prisnit, të vdisja dhe të kënaqeshit?

Besoj se puna, mjekësia dhe zoti më shpërblyen, ato më shpëtuan, unë u shërova, ato mendojnë se mund tju nevojitem edhe juve në të ardhmen! Këtu nuk diskutohet vetëm jeta ime, këtu diskutohet jeta e shqipëtarëve. Unë të uroj të mos e provosh. Por unë të kërkoj të mos luash me shëndetin e shqipëtarëve, të mos mashtrosh, unë të kërkoj të heshtësh, ti nuk je mjek, ti nuk e di për çfarë po flet.

Kjo është detyrë e armatës së mjekëve dhe infermierëve, kjo është detyrë e personelit mbështetës, kjo është detyrë e shëndetësisë që e dinë shumë mirë për çfarë flasin! Këta njerëz që shkojnë çdo ditë në punë nuk e dinë a do të kthehen të pa infektuar në familje. Ti avokat, ti gjithollog, ti keqdashës, ti shoqëri INCIVILE, mjaft me llogjet tuaja bajate, mjaft me mashtrime, mjaft me emrat tanë se nuk kemi kohë të merremi me ju.

Duam të shpëtojmë jetë njerzish, duam të ruajmë shëndetin e shqipëtarëve. Ju institucione shtetërore ju lutem, ndalojini këta njerëz që po luajnë me jetët tona, ju media nëse keni përgjegjësi pozicionohuni kundër këtyre viruseve të pa zhdukshëm! Ti populli im, ruaj shëndetin tënd dhe të familjes, ruaj shëndetin e shqipëtarëve, ndaloji këta përfitues të pa mëshirshëm. Kush luan me shëndetin nuk ka kufij njerëzor, nuk ka humanizëm! Si mund të lihen të lirë?

Ti populli im të lutem: Vendos maskën në ambientet e mbyllura. Ruaj distancën. Zbato rregullat e higjenës. Mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde! Dr.Skender Brataj.

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në ““Bëri sikur u infektua me COVID”, shpërthen Skënder Brataj: Nuk ma nxë goja të them e provofsh, duhet patur frikë nga viruset”

  1. Juli says:

    Tani e kuptove ti që ka SHARLATANË NË SHQIPËRI !!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po gjysma e popullsisë ashtu janë o zotëri. Shko nëpër kafe dhe dëgjoji si flasin (doktorrët bahen politikanë dhe anasjelltas, druvari bahet gjahtar dhe anasjelltas………………) .
    Ne jemi racë SHARLATANËSH O ZOTËRI

  2. Lalka i Radanecit says:

    Nxirre analizen qe e ke kaluar dhe shuan divergjencat

  3. Ai palo avokat, s’është tjetër veçse një i çmendur nga ligësia.👎👎 says:

    Ai do ta provojë, mos ki dyshim.
    Do të vjellë gjak .
    Do tja rrasin nga goja deri tek bytha zorrën .
    Po e pret Kovidi atje .
    Po injoranca dhe ligësia s’kanë fund .
    Ti rrofsh që të na shërbesh edhe ne, edhe ne rrofshim që ta shohim atë të përpëlitet.

  4. Labi says:

    Po publikoja emrin atij plehre avokati ta njohim te gjithe se kush muti eshte ai. Ju doktor nuk ua ze goja te thoni qe e zente covidi, por une them e zente haku i pislleqeve qe ka bere ne kurriz te dynjase.

  5. Piro says:

    Doktor; keni shume te drejte. Injorantet kane qene perhere midis nesh. Po tani, celulari i ka bere ata protagoniste. Pune te mbare, i nderuar!

  6. mjeku says:

    Si e ka emrin ky mender avokarti qe na qenka dhe shume i njohur.Lajme bythe beni dhe ju

  7. Zigur Qorri says:

    Avokati me siguri është av.Jaçe Islami .Ngeli duke dalë në kanale ,se kur të qepet Jaçia ,të ngjitet si muti pas këpucës.

    1. Alidemsi vjeter says:

      Avokati plehre eshte Altin Goxhaj,nje debil kongjenital….

  8. Merati says:

    Po ca meresh me ca qelbesira o doktor po si mund te jete nje njeri avokat dhe te lehe ne ate fare menyre atij jepini nje tufe me derra po prap ke frike se ti vret duhet menduar per cfar eshte i afte ai avokati o njerez.Nje ide kam qe bashkia ti japi nje mundesi per te pastruar halet tek parkingu i sheshit nen tereza aty ke mundesine si avokat te perfaqesoje dike qe e ka zene barku dhe fajin eka doktori dhe ky vend pune per te ja vlen se do beje pare duke share doktoret aty do zbuloje se ekziston kovi apo eshte mashtrim jepini nje mundesi avokat ligenit

  9. Ai says:

    Prandaj dhe bënë namin gjithë horrat kundra ligjit antishpifje, se duan të livadhisin e t’i japin llapës para mbrapa sipas qejfit, pa pasur frikë se mund të mbajnë përgjegjësi për gomarllëqet e shpifjet dashakeqe që nxjerrin nga goja! Dava qelbësirash!

  10. Malsori says:

    Z.Brataj dhe gjithe stafi drejtues i Ministrise se Shendetsise jane shume te nderuar per punen e pa lodhur e shkencore qe kane bere dhe po bejne per shpetimin e shqiptareve nga virusi i rrezukshem boteror COVID-19.Nga populli shqiptare dihet kush eshte ky palaco “avokat”.Ai eshte Sali Kerma,Ilir Floriri,Fevzo Tullaci,Zhej Mjekermuti,Anti Betja,Bushat Komunisti,Lubonja Shpirtziu,prostituta e mafjes Sonila,Eni Vasiliqija me merhumet si Cim Peka e Nikol Lesi.Te gjithe keta maskarej jane pasuruar duke vjell vrere kunder shtetit shqiptar.SPAK-u dhe BKH do tu hadh hekurat dhe do tju marr pasurit e vjedhura.Mos harroni PESHKAQENIN.Malsori Boston

  11. Altin Goxhaj, avokai , says:

    👎👎

  12. Merati says:

    O tema pse nuk e jepni comentin tim apo avokati eshte shoku juaj fjalori ishte pak alla fshatareske por dhe avokati eshte shume me poshte se nje fahatar

  13. Kevin says:

    Brataj me sharlatan nga ty nuk ka.

  14. Dash says:

    Skender mos u turbullo nga plerat por vazhdo punen tende me ndershmeri si gjithmone,…. po sa shume kemi neper kembe, ska c’u ben as virusi…… (nga nje bashke patriot)

  15. Besimtari says:

    Po ai evgjiti …lere racizmin nuk jam…po evgjit esht …po te ket b…te shkoje te ifektohet dhe ta shom cfar trimi esht …po mbeti dit per dit tek plera fox tv duke llapur si i semur mendor qe esht…doktor juve u flm dhe respekte per punen tuaj….ai llapaqeni evgjit i cmendur ALTIN GOXHAJ…do e gjej nga perendia…esht nje kamer e fsheht lart ne qiell qe filmon …mbase vonon po nuk haron ne te gjall te denon …..

  16. Qytetari says:

    Do te sugjeroja qe ketij “avoketi” tja kerkoje provat ne gjykate, meqe e njeh mire ligjin ai zoteri dhe te demshperbleje imazhin Tuaj dhe te gjithe mjekeve te nderuar qe kane harruar familjet e tyre prej 6 muajsh dhe me leket e fituara te shperndaje solucione dezinfektuese ne vende publike me etikete ku te shkruhet: “Fond i perfituar nga shpifjet e avokat X per shendetin e popullit”.
    Rrespekt per punen e gjithe ekipeve mjekesore.

  17. teuta says:

    Do zoti e ze avokat l.., te intubohet.dhe te mos kete mundesi te flase. Urime ju per punen qe beni!

  18. Rita says:

    Ore si u sherove ti? Me cfare ilaci?

    apo ce deshe

  19. luli says:

    Ate qe nuk ta nxe goja tja urosh ja uroj une
    Ishalla infektohesh dhe mos te te jepet asnje ndihme shendetsore, te vdesesh si qen se ti po te zuri nuk ja hedh dot se je obeze. Ky avokati eshte ai qe merr pjese tek debatet e Zhejit 360 grade. Eshte mire ketyre tu behet veting i pasurive se japin tatime dhe taksa per vlerat minimale jo per thaset qe i jep bota e krimit..
    SPAK ti gjurmoj dhe kete kategori se do ta shihni me ato qe kane deklaruar nuk mbulojne dot as ushqimin minimal dhe jo jeten lluksoze
    E provofshe dhe mos te ndihmofte njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *