COVID-19: Njerëzit mund ta transmetojnë te macet dhe qentë

Një studim i shkencëtarëve italianë ka zbuluar se njerëzit mund të transmetojnë koronavirusin Sars-CoV-2 te macet dhe qentë.

Studimi testoi 540 qen dhe 277 mace që jetonin në familjet në veri të Italisë, veçanërisht në Lombardi, ku dikush ishte infektuar nga virusi ose në zonat ku kishte shumë raste.

Studimi, i cili nuk është shqyrtuar akoma nga ekspertët, gjeti antitrupa koronavirusi në 3,4% të numrit të qenve dhe 3,9% të maceve, duke treguar se ato ishin të infektuara me virusin.

Testet u kryen midis marsit dhe majit të këtij viti.

Thomas Mettenleiter, drejtuesi i Institutit Federal të Kërkimeve Gjermane për Shëndetin e Kafshëve (FLI), thotë se rezultatet tregojnë se virusi përhapet midis njerëzve dhe kafshëve.

“Kjo konfirmon atë që ne tashmë e dimë”, tha Mettenleiter, duke shtuar se shkalla e madhe e studimit ishte e pashembullt, pasi ishte e vështirë të merreshin mostra.

“Shumica e kafshëve në studim erdhën nga familjet e prekura nga koronavirusi, duke treguar që infeksioni në përgjithësi transmetohet nga njerëzit te kafshët”, tha Mettenleiter.

“Njerëzit të cilët janë të infektuar me virus, megjithatë, duhet të kufizojnë kontaktin e tyre me kafshët shtëpiake, megjithëse nuk ka indikacione deri më tani që kafshët mund të ngordhin nga koronavirusi”, sipas Mettenleiter.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “COVID-19: Njerëzit mund ta transmetojnë te macet dhe qentë”

  1. sarebbe veramente un Grand Pecato 😷
    —–

    aah tiii ,kotele qe shpesh kafshon aq omel ,
    po un t’kam gian ty mi [dolce pelandrona ]
    🐶~ 🤟 💐 ~ 🐈

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *