Dëshmia e 109- vjeçarit, ish-diversantit parashutist: Në bazën e CIA-s na dërgoi ‘Blloku Indipendent’ ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi

4 Gusht 2020, 08:49Politika TEMA

Nga Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e rrallë dhe e panjohur e Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë.

Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë.

Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj. Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. 

Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit. 

“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta.

Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë.

I kthyer në fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe dje më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit.

Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, bashkëshortes dhe tre vajzave që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë, kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua para tre ditësh, (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës.

Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria.

Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës.

Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.

Zoti Ndue, si rregull, a duhet të raportonte Pjetër Qafa kur doli në Jugosllavi për situatën ku ndodheshit ju, apo atë gjë duhej ta bënit ju si kryetar grupi?

Pjetër Qafës i dhashë me vete një raport të hollësishëm për majorin Mijoviç, duke i shkruar se ne kishim mbetur në zonën e Kthellës nga ndjekjet e shumta të forcave komuniste dhe nuk kishim mundur dot që të dilnim në Jugosllavi së bashku me Pjetrin. Ndërkohë unë hyra në lidhje me Alush Lleshanakun e Gjon Gjinajn, duke vazhduar misionin tonë të vështirë në organizimin e atyre grupeve të vogla të rezistencës antikomuniste që kishin mbetur në Shqipëri.

Ç’ndodhi më pas me grupin tuaj dhe të tjerët grupe që ishin në Shqipëri, si ai i Alush Lleshanakut etj?

Me datën 14 nëntor 1950, Alush Lleshanaku me grupin e tij u nis për në zonën e Elbbasanit dhe pas një udhëtimi tepër të vështirë ai arriti atje pa pësuar humbje në njerëz. Ajo gjë u arrit pasi grupin e tij e përcollën dy njerëzit që i dhashë unë me vete, Bibë Biba dhe Zef Lekëgega, të cilët ishin luftëtar të vjetër dhe të sprovuar me jetën e malit.

Deri ku e çuan ata Alush Lleshanakun?

Ata të dy e përcollën Alushin dhe grupin e tij deri në zonën e Shën-Gjergjit të Elbasanit dhe pasi e lanë aty ku ai nuk kishte më nevojë, Biba e Zefi u kthyen përsëri tek unë në pyllin e Munellës. Në atë kohë që ne ndodheshim në atë zonë, kaluam një dimër tepër të vështirë dhe vështirësitë më të mëdha bëheshin nga ndjekjet e shumta të Forcave të Ndjekjes, por përsëri ne njerëzit e malit mundëm të rezistonim deri në vitin 1952.

Si mundët të rezistonit?

Po ja nga familjet bujare që na mbanin me bukë edhe pse ato ishin në kushtet e një represioni të egër të komunistëve. Por mbajtja jonë me bukë ishte një gjë tepër e vështirë edhe për shkak të varfërisë së madhe të atyre familjeve që na strehonin.

Po grupet e tjera ku vepronin?

Në atë kohë Zef Ndreca e Gjon Shkurti me grupin e tyre ishin vendosur në Bjeshkën e Zepës në Mirditë, ku ata patën mundësinë që të furnizoheshin disi me ushqime, ndërsa unë më Gjon Gjinajn, instaluem radion provizorisht në qëndrën e Zef Ndrecës. Bashkë me grupin e luftëtarëve që ishin atje, ne mendonim që të krijonim një grup të madh në Bjeshkën e Madhe të Munellës. Kështu më 29 nëntor 1950, grupi ynë me gjithë radion mbërriti në qëndrën e Zepës ku gjindeshin dhe Zef Ndreca, Marka Zefi, Ndue Zefi, Gjon Shkurti e Frrok Mëhilli ku u bëmë nëntë vetë gjithsej. Qëllimi ynë ishte që të mbanim lidhje më Qëndrën e Bllokun Indipendent në Romë dhe njëkohësisht të punonim për krijimin e grupit të dytë në zonën e Munellës.

A i’a arritët këtij qëllimi?

Fatkeqësisht, me datën 2 dhjetor 1950, qendra e Zepës u rrethua nga forcat e shumta të Reparteve të Ndjekjes që erdhën nga katër rrethe: Kthellë, Pukë, Kukës dhe Peshkopi. Ato forca komuniste përbëheshin prej më shumë se 700 ushtarësh të armatosur me të gjitha armatimet deri tek mitralozat e rëndë.

A pati përpjekje të armatosur në mes grupit tuaj dhe Forcave të Ndjekjes?

Jo vetëm që patëm përpjekje me ta, pore aty u zhvillua një luftim i rreptë që zgjati nga ora 12 e ditës e deri në ora 6 e mbrëmjes. Grupi ynë përveçse u gjend i rrethuar keq nga të katër anët, ishte dhe në pozicione të pafavorshme. Si rezultat i asaj situate, aty mbetën të vrarë Zef Ndreca, Ndue Zefi, Gjon Shkurti dhe Frrok Nikolla, kurse Gjon Gjini u plagos rëndë duke humbur edhe radion.

Çfarë bëtë pas këtyre humbjeve të shokëve tuaj, si mundët të shpëtonit ju?

Pas kësaj unë me Bib Bibën, Mark Zefin dhe Bardhok Shkurtin, morëm Gjonin e plagosur dhe duke kaluar ndër furrinë e zjarrit e të terrenit të thyer, mundëm që ta çanim rrethimin e të largoheshim.

Po nga Forcat e Ndjekjes a pati të vrarë dhe të palgosur?

Nga ana e forcave komuniste të Ndjekjes, sipas informative që morëm më vonë nga fshatarët, kishim mbetur të vrarë 28 ushtarak dhe po aq të plagosur.

Përveç çfarë u thanë fshatarët, ju vetë a i patë të vrarët nga Forcat e Ndjekjes?

Po po, pesë ushtarë të vrarë dhe një kapiten, ne i pamë vetë me sy gjatë tërheqjes, dhe një oficeri i morëm armën që ishte një “Mashinë” gjermane.

Mbasi e kaluat rrethimin, ku shkuat?

Mbasi kaluam rrethimin, Gjon Gjinajn e plagosur ne e dërguam në katundin Xhuxhë dhe vetë u larguam nga ajo zonë për të humbur gjurmët. Pas atyre humbjeve të mëdha ne u rigrupuam përsëri në zonën e Molungut në Lezhë dhe qëndruam nëpër male deri në vitin 1952, kur të detyruar nga humbjet e mëdha që u kishin shkaktuar forcat komuniste, u larguam përfundimisht nga Shqipëria.

Te kthehemi edhe njëherë tek misioni juaj i parë i zbarkimit me parashutë në Shqipëri, si e kujtoni dhe kur ka ndodhur kjo?

Misioni ynë i parë i zbarkimit me avion në Shqipëri ka ndodhur më 15 shkurt të vitit 1949 dhe ne u nisëm pasi ishim stërvitur në bazën sekrete amerikane të CIA-s në Golfo di Taranto, e cila ishte një fortesë ushtarake në Monte Mesala që ndodhej në periferi të Romës. Ajo bazë amerikane kishte lidhje me Bllokun Kombëtar Indipendent të kryesuar nga Gjon Marka Gjoni, Xhaferr Deva, Ismail Vërlaci, Kol Bib Mirakaj, Ernest Koliqi, Ndue Gjon Marku, Lin Shkreli etj. Ne ishim katër vete: Alush Lleshanaku, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Haki Blloshi dhe unë (Ndue Mëlyshi).

Çfarë përgatitjesh kishit bërë në atë bazë ushtarake, pra, si dhe për çfarë ishit stërvitur?

Aty ne kishim bërë stërvitje nga më të ndryshmet, si: mësime teorike, kurse specializimi për përvetësimin e radiove marrëse e dhënëse, luftime trup me trup, goditje me thikë, përdorimin e armëve të ndryshme dhe qitje me to, kalime pengesash ujore dhe toksore ditën e natën, zbritje e ngjitje me litar në lartësi e shkëmbinj të thepisur, e deri te përdorimi parashutës, etj.

Përse u caktuat pikërisht ju të katërt për të zbrakuar me grupin e parë parashutist në Shqipëri?

Na caktuan ne të katërt, pasi përveç përgatijeve fizike, ushtarake, etj., që kishte Alushi, Haki Blloshmi, e Ndue Pjetri, ne na vlersuan si më të përshtatshëm edhe për faktin se kishim qenë edhe herë të tjera me mision sekret në Shqipëri (duke hyrë nga kufiri toksor) dhe tashmë kishim një përvojë të madhe në jetën e malit dhe vështirësitë e shumta që duheshin kaluar. Ne i kishim përmbushur me sukses ato detyra që na ishin caktuar në ato misione të para dhe kështu që na caktuam përsëri që të kishim sukses edhe këtë mision, i cili do të kishte vlera edhe nga ana psikollogjike për t’iu ngritur moralin shokëve të tjerë që do të vinin me misione sekrete në Shqipëri.

Çfarë paisjesh e armatimesh i’u dhanë me vete në misionin e parë që do hidheshit me parashuta në Shqipëri?

Si pasije personale që do kishim çdo njëri prej nesh në parashutën tonë, ishte vetëm një “Mashinë” (armë) me nga dy karikator fishekësh si municion. Por përveç katër parashutave që do hidheshim ne, do kishim edhe katër parashuta të tjera, ku dy të kishin radiot dhe dy të tjera me ushqime të thata, veshëmbathje, armatime të lehta dhe municione të tjera, pjesë të radios, ilaçe medicine e gjëra të tjera që na duheshin e nevojiteshin për jetën e malit, të cilat ishin llogaritur për 30 ditë.

Ku ishte përcaktuar vëndi zbarkimit tuaj me parashuta?

Ndërsa data e zbarkimit u caktua po atë ditë që jemi nis, pra më 15 shkurt 1949, vëndi i zbarkimit tonë ishte paracaktuar që më parë, por ne do të na bëhej i ditur vetëm pasi kemi zënë vënd në avion, në mënyrë që ajo të ishte sa më sekret dhe të mos kishte mundësi dekonspirimi. Ne na caktuan për t’u hedhur në Sheshnaltën e Bjeshkës së Mirditës tek Fusha e Vjerthit, vënd i cili ishte përzgjedhur si më i sigurtë për zbarkimin me parashutë.

Pse u zgjodh pikërisht data 15 shkurt?

Ne ishim në pritje për t’u nis dhe data 15 shkurt u zgjodh në varësi të motit, pasi atë natë ishte një kohë e kthjellët dhe bënte shumë ftohtë. Këto kushte atmosferike konsideroheshin të përshtatshme për misionin tonë, pasi do kishim mundësi të orientoheshim kur të zbrisnim në tokë, e gjithashtu mundësitë e lëvizjes së banorëve të atyre zonave apo Forcave të Ndjekjes, do ishin më të pakta dhe kufizuara.

Si e kujton zbarkimin e grupit tuaj me parashuta, në ç’drejtim ka qenë itinerari i lëvizjes së avionit dhe a patët probleme gjatë zbritjes në tokë?

Pasi kemi zënë vënd në avionin që u nis në një aeroport i vogël ushtarak në periferi të Romës, jemi nis dhe avioni pasi kaloi Detin Adriatik, ka marrë drejtimin për nga Miloti dhe nga aty ka vazhduar rrugën duke kaluar në Rubik, Rrëshen, Malaj, Kthellë e Epërme, e  deri sa kemi mbrritë në Fushën e Mullit të Selitës, vënde që unë i njifsha me pëllëmbë. Fusha e Vjerthit ku na kishin paracaktu që do zbarkonim dhe ne ishim gati në pritje, nuk u zbatu prej oficerit pilot dhe duke parë që ai gaboi drejtimin, unë i fola dhe ai na bëri shenjë të bëheshim gati me u hedh aty në Fushën e Mullit, sepse sipas kordinatave që ai shikonte në hartë, nuk ishte shumë larg asaj të Vjerthit.

Si reaguat ju pas asaj që ai nuk po respektonte vëndin ku u kishin thënë që do zbarkonit?

Unë i thashë oficerit pilot se atë vënd e njifja mirë, por ai ma ktheu: “Atë punë e dimë ne, ju zbatoni detyrën tuaj që u është ngarkuar”.

Ç’farë ndodhi më pas me ju, zbarkuat aty ku u tha ai?

Pas atij debati, avioni ka vazhduar më tej dhe ka dalë mbi Mërkurth, ku ne nuk njifshim asnjë vënd dhe as nuk dinim ku ishim. U hodha unë i pari e pas meje Ndue Pjetër Gjomarku dhe pasi na janë hapur parashutat normalisht, të dy kemi ra në një bjeshkë me pisha me vënd shumë të thepisun, ku nuk dukej fare Sheshnaltja (fushë në male të larta), që na kishin pas thënë më parë. Sidoqoftë kemi ra në tokë pa pësur asnjë dam.

Po Alush Lleshanaku me Haki Blloshmin?

Pasi na ka lëshu ne të dy në pak minuta nga njëri tjetri, avioni do të bënte një rrotullim dhe do të kthehej përsëri aty me hedh edhe Alushin e Hakiun. Por ai nuk u kthye më në atë drejtim dhe unë me Ndue Pjetrin e pam shumë të vështirë dhe mezi jemi taku me njëri tjetrin pasi na hodhi shumë larg.

Si u takuat ju të dy?

Unë me Ndue Pjetrin jemi taku pas më shumë se gjysëm ore me njëri tjetrin, duke qëllu në ajër me armët që kishim me vete, shenjë të cilën e kishim bërë me fjalë para se të hidheshim.

Kur ratë në tokë dhe më pas kur u bashkuat, a e dinit ju se ku ndodheshit?

Jo vetëm se nuk dinim se ku ndodheshim, por ne mezi u bashkuam të dy, pasi në atë vënd përveçse të thepisun, kishte dhe mbi një metër e gjysëm borë dhe me shumë mundime ne të dy kemi dalë në një vënd të lartë që të kishim mundësi me e pa më mirë dhe të orientoheshim në atë sektor ku kishim ra. Vetëm në mëngjes kur ka zbardh drita, ne e kuptuam se kishim rënë dhe gjendeshim në malet e Kunorës së Selitës e Kthellës, prej nga ishim unë.

Po pse e bëri piloti atë gabim që u hodhi aty dhe jo në vëndin e caktuar e sa larg ishit prej aty ku ishte paracaktuar të zbarkonit?

Nuk e di dhe ne nuk e mësuam kurrë, nëse piloti e bëri me apo pa dashje atë gabim dhe nga aty ku ndodheshim pra në Kunorën e Selitës së Kthellës, ishte jo ma shumë se 25 km. në vijë ajrore me Fushën e Vjerthit ku na kishin caktu me zbarku. Por gabimi ma i madh u ba me Alush Lleshanakun e Haki Blloshmin, të cilat avioni i kishte hedhur në Malin e Macukullit (fshat i Burrelit, krahina rethit të Matit) duke qenë edhe 25 km. të tjera më larg nesh.

Ç’kishte ndodhur, pse u hodhën ata aq larg?

Nuk e di, gabimi që u ba me mua dhe Nduen, u përsërit dhe me ta. Por ndryshe nga ne që ishim në zonën tonë ku kishim kalu jetën deri para se me u arratis prej Shqipnisë, Alushi me Blloshmin ishin në një zonë krejt të panjoftun për ta dhe atyne i’u desh me kalu vështirësi të shumta që u rrezikuan jetën disa herë. Ata nuk dinin se çfarë drejtimi me marr, pasi nuk e njifshin fare atë zonë dhe asnjë njeri në atë krahinë ku kishin rënë. Edhe pse e gjithë zona e Macukullit njihej për mikpritjen e saj, Alushi me Blloshmin nuk e dinin se ku ndodheshin dhe vetëm vëndosëmria e tyre, bëri që ata të largoheshin prej aty, duke ecur nëpër pyje të vogla dhe rrugë pa rrugë për disa ditë, pa pushue në asnjë vënd, deri sa kanë pa dhe kan njoftë lumin e Matit. Duke ndjek rrjedhën e tij, pas disa ditëve rrugë pa strehim e pa ushqim fare, ata kanë parë Urën e Zogut mbi lumin Mat në Milot dhe aty e kanë parë se ku ndodheshin./Memorie.al

41 komente në “Dëshmia e 109- vjeçarit, ish-diversantit parashutist: Në bazën e CIA-s na dërgoi ‘Blloku Indipendent’ ku ishte dhe Ernest Koliqi, por piloti gaboi”

  1. Lao says:

    Nuk kane as cipe as turp, “Kelyshi Stalinit” thote, dhe vet pranon se ishte kelysh i UDB-se…
    Ke patur fat or bajge qe ske rene ne duart e forcave te ndjekies, ose mund te kesh qene i infiltruar ne radhet e “Komitetit te Maleve” nga Sigurimit Shtetit, perderisa paske shpetuar…

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Kelyshi stalinit nuk ishte shqiptar kurse keta qent qe ishin ne sherbim te udb dhe agjenturave te tjera ishin shqiptar dhe i ndersenit agjenturat per te vrar…
    Dhe historia vazhdon edhe sot,e njejta gje…
    Sali vampiri ndjek po te njejten politik percatse,pasi duartrokiti enveri qe e solli nga shpellat

  3. Bertrand says:

    Ne cdo grup diversionist ka patur njerez te Sigurimit te Shtetit dhe keta sot na hiqen se paskan luftuar komunizmin!
    Pse keshtu vendosej demokracia,me spiune e diversante?
    Ja keta jane trimat qe sot mburren,por qe Enverit i hengren mune,sa ishte gjalle!
    Dhe kjo ndodhte menjehere pas clirimit kur shteti ishte i pa formuar mire,ndersa me vone Sigurimi tallte bythen me keta bageti shpellare!

  4. fati says:

    Turp more kaloc qe boton genjeshtrat e ketij te ndjeri. Po si ka mundesi qe 9 veta kriminele (prej te cileve 5 u asgjesuan) u vrane 28 ushtare dhe u plagosen 28 te tjere. Pra secili kriminel ka vrare jo me pak se 6 ushtare, ndersa po te mendosh se vrasja e 5 krimineleve ka ndodhur shpjet, secili kriminel i mbetur ka vrare jo me pak se 14 ushtare!!! Dhe duhet te kemi parasysh se nikolla vete thote qe kriminelet ishin ne pozicione te veshtira dhe ushtaret ishin te armatosur shume mire. Nuk kemi lexuar dhe degjuar per kete vrasje masive te ushtareve, nderkohe qe banda e krimineleve prej 9 personash pothuajse u asgjesua, nga 9 mbeten 4. Pra kaloc shkruaj gjera qe hahen e jo brockulla pa kripe.

  5. tropoja says:

    bravo shume trima e njerez te forte,kane luftu heret me shporr komunizmin e mu afru me amerikanet e perendimin qe ne sot edhe mbledhjet nder partiake nuk i bojm pa ndermjetesimin e ketyre ambasadorve te huaj,sidomos amerikan,kjo eshte merita atyre qe kan rreziku me zhduk komunizmin e me sjell demokracine dhe amerikanet,sa heret e kane dite ata cfare eshte e mire per shqiptaret,nuk kan perkrah enverin qe i ka vra per nje fjal goje kriminel popullin e vet vetem me rujt pushtetin pa zhvillim me diktature as buk jo,lidhu me ssrb,kinez,rus e kurr me ameriken qe eshte zoti per shqiptaret,rrespekte ketyne trimave

    1. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

      Antikomunist shqiptar dhe vegel e komunizmit serb, nuk shkojn bashk

    2. uhahahaaaaaa says:

      o tropojan nga hena, sa klase shkolle ke o torrollak ?

  6. Ballisti says:

    Gjynah qe vdiq nga pleqerija. Ky per ata ushtare bij nenash qe ka vrare, duhet te ishte varur per kembesh si qen. Po mire ben ky Kaloshi qe nxjer dokumenta te tilla per te mesuar prejardhjen e shpifur te Gjekmarkajvet dhe Mark Markajve qe bejne sot leksione demokracije. Mbeten gjithe kohen te shitur ne gjithe agjenturat e botes dhe deri tek sigurimi Shqiptar. Kaloshi per lek padashur larteson figuren e Enverit qe dhe ai nuk ishte engjell.

    1. Juli says:

      Kulaku ngelet kulak,?????????❤❤❤❤???

    2. Tironci says:

      O ballist, po ata qe pushkatonin kelyshet e enverit me plumb mbas koke, cfare ishin, apo i kishte pjellur lopa ata?. Ishin pikerisht keta qe quan ti bij nenash qe vrisnin e prisnin ne emer te komunizmit.
      Dhe ta dish se kane vrare me mijera, patriote e intelektuale Shqiptare Patriote. Edhe At Gjergj Fishten, apo Fan Nolin donin ti vrisnin kelyshet e kuq, por fale USA dhe CIA i hengren mutin.

      1. Kamzaliu says:

        Tironco Fan Nolin Veri e ka pas mik

      2. baldushkisti says:

        Tironco o kokrra e budalles, Gjergj Fisht fashisti ka vdek ne 1942, nga vdekje natyrale. Hajt shko ha mut, o trap …

  7. Pato says:

    Po ca lesh komunista ju ndiqnin juve.. juve ju ndiqnin forcat vullnetare , fshataret e thjeshte. Pirdh se lirohesh se truri te paska pjerdh. Megjithese u stervitet dhe sponcorizuar nga agjencite spiunazhe me te forta te botes ne ate kohe dhe nga armiqte me te eger te shqiperise perseri deshtuat me turp. Jo se Enver Hoxha ishte ndonje supermen, thjesht juve ju urrente populli. CIA e kuptoi shume shpejt kete pune , pak me vone Anglezet qe nuk behet pune me ju, lere me te besh e te fitosh nje lufte…

    Imagjino , njerez si keta deshtuan me te gjithe si me Zogun, Ballin kombetare, Italine fashiste, Gjermanine Naziste e me vone me Amerikanet dhe Anglezet. Edhe kur u ben miq te ngushte me Serbet e Greket perseri deshtuan.

  8. Dani says:

    Lereni çfathot ky plera , vrau ky qeni rrugve 28 ushtar, 28 ushtar nuk u vran ne provokacionet e gushtit ne 49ten qe hyri greku me 70 mij trupa , vrau ky bythpalar qe ka ndenjtur si zgjyr 5 vjet neper ferra , sigurimi shtetit ka luajtur e ka tallur bythen me kta injorant , me kta kafsh qe rrinin si qent te rrahur padronve te tyre , qe vrisnin gra nga kula ferres siç vrasin verioret dhe fshiheshin neper shpella si qent , plus ksaj ne xho 5 vet nga kta kafshe njeri punonte per sigurimin e shtetit , PPSHja ja futi koken ne byth te terve , ktyre antishqiptarve te terbuar qe iken e lan kelysht e vet mbrapa qe lefin sot kudo kunder kombit ton dhe neper komente , kta dhe sorollopi ktyre gjithmon kan qen sherbetor te armiqve te kombit ton, kjo ishte arsyeja qe i pushkatoj PPSHja te tjeret i futi nga 35 vjet ne burg si qent se kta nuk meritonin atdhe ja e tregon fakti , si i tha pilotit un e njof venin zoti pilot , hik pirdhu hidhu posht i tha piloti se e di un , edhe piloti i urrente siç edhe urrente tradhtaret e vendit vet , kte rrac bythshiturish nuk i do kerkush ne bot , kur e pyeten Hitlerin kush jan njerezit qe ke urryer me shum , jan tradhtaret e vendeve te tyre qe bashkepunuan me ushtrin GJERMANE tha miku. Lavdi heronjve te heshtur te kti kombi qe i shtypen koken ktyre tradhtarve dhe sherbetorve te agjenturave te huaja .

  9. Dani says:

    Lereni çfathot ky plera , vrau ky qeni rrugve 28 ushtar, 28 ushtar nuk u vran ne provokacionet e gushtit ne 49ten qe hyri greku me 70 mij trupa , vrau ky bythpalar qe ka ndenjtur si zgjyr 5 vjet neper ferra , sigurimi shtetit ka luajtur e ka tallur bythen me kta injorant , me kta kafsh qe rrinin si qent te rrahur padronve te tyre , qe vrisnin gra nga kula ferres siç vrasin verioret dhe fshiheshin neper shpella si qent , mburren kurvat e perdala te reaksionit te veriut se pse luftonin kunder kombit te vet ne sherbim te UDBs jugosllave dhe agjenturave te tjera , plus ksaj ne xho 5 vet nga kta kafshe njeri punonte per sigurimin e shtetit , PPSHja ja futi koken ne byth te terve , ktyre antishqiptarve te terbuar qe iken e lan kelysht e vet mbrapa qe lefin sot kudo kunder kombit ton dhe neper komente , kta dhe sorollopi ktyre gjithmon kan qen sherbetor te armiqve te kombit ton, kjo ishte arsyeja qe i pushkatoj PPSHja te tjeret i futi nga 35 vjet ne burg si qent se kta nuk meritonin atdhe ja e tregon fakti , si i tha pilotit un e njof venin zoti pilot , hik pirdhu hidhu posht i tha piloti se e di un , edhe piloti i urrente siç edhe urrente tradhtaret e vendit vet , kte rrac bythshiturish nuk i do kerkush ne bot , kur e pyeten Hitlerin kush jan njerezit qe ke urryer me shum , jan tradhtaret e vendeve te tyre qe bashkepunuan me ushtrin GJERMANE tha miku. Lavdi heronjve te heshtur te kti kombi qe i shtypen koken ktyre tradhtarve dhe sherbetorve te agjenturave te huaja .

  10. viktima says:

    Te prehen te qete se rolin e tyre prej tradhetaresh po u ploteson sot nje bande tjeter ku ban pjese edhe Dashnor Kaqoli me sojin e tij!I paharuer kjofte kujtimi i tradhetareve dhe diversanteve te ketij vendi qe te paguar luftuan kunder vellezerve te tyre qe kerkonin te mbronin atdheun!Dun s’duan ata padashjen edhe te Kaloshit tregojne ngjarrjet siç i kemi lexuar ,pra ndryshimi i asaj kohe me te sotmen ashte se nese me perpara ata hynin duke desantuar nga ajri sot shqypnia eshte bere han pa porta e hyn e del kush te doje e si te doje ne dasht prej ajri,toke apo deti e mund te baj ç’te mundet ose sipas skenareve te ngarkuara fale shkerdhatokracise qe instaluem per kete liri te mohueme ku vendi s’kishte asnje bordello e tash ka 30 vite qe eshte ba kuplara fal diversanteve me arsimim te larte qe mbaruen shkollat per spihunazh neper Europe si Sali Ram Berisha!

  11. Juli says:

    Kulaku ngelet kulak,,po mos ishte enveri në atë kohë Amerika do ja jepte gjysmën greqis e gjysmën do e merte serbia,kështu sot ne nukë mund të shkruanim shqipë te gazeta tema,rroftë ???????????❤❤❤???ENVER HOXHA,,

  12. Fakt historik boteror says:

    Komentuesi Pato, do na beje te gajasemi se qeshuri.

    Divaersantet thote- i ndiqnin forcat vullnetare, fshataret e thjeshte.

    Se mos kene qene fshatare te perbere o Patoooo?

    Si cdo shtet dhe Shqiperia kish ushtrine e saj, policine dhe sigurimin e shtetit.

    Diversioni kunder Shqiperise ishte i mefshet, se aq rendesi po i kushtonin amerikaten Shqiperise.

    Kur nderkohe, te gjitha ianformacionet ku, kur dhe si do hidheshin diversantet, agjenti i dyfishte anglez Kim Philby ja dergonte Rusise.

    Te cilet ja percillnin me precizion dhe me perparesi sigurimit shqiptar.

    Deri aty kish mbrit puna, drejtuar nga agjentet e dyfishte anglez, te cilet kishin dobesi per Rusine sa;

    Ish planifikuar te hidheshin diversantet psh ne Lezhe, taak i jepej porosi e vecante pilotit ti hidhnin ne Shkoder.
    Radistin e hidhnin 200 km me larg, mes malesh te tjera, qe te mos komunikonte banda me mes tyre dhe me qendren jashte.
    Kur nderkohe atje ku do i hidhnin, Kim Philby ja kishin dhene me precizion, diten, oren, vendin, numrin e diversantve qe do hidhnin, llojin e armatimit, te tera, te tera, te tera
    Dhe cfar ndodhte, do hidheshin psh 7 diversante, ne iks vend, kish shkuar informacino me pare ne Rusi, qe ja kish percjellur menjehere Shqiperise, e vendi rethohej jo me nje, as me dy, por me tre breza ushtaresh, policesh e forcash te sigurimit.
    E gradualisht, kapeshin ose eliminoheshin te gjithe.

    Pse ndodhi keshtu?

    Sepse Amerika (CIA) i beri vleresim siperfaqesor ceshtjes, kurse Rusia e vleresoi 1000 here, pikerisht 1000 here me shume ceshtjen, e mesrenjes se Shqiperise ne anen e perndimit.
    Dhe ashtu ndodhi, deri ne vitin 1960 sa u prishem me Rusine.

    Do thote Patooo, po kur e pse u prishem ne atehere me Rusine?

    Enveri nuk e linte kurre te dashuren e pare, pa gjetur tjetren.

    Psh ra ne dashuri te madhe me Mareshallin Tito, sa me 16 Mars 1948 i dergoi leter per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.

    Sapo mbriti Letra e Stalinit ne Shqiperi, ra ne dashuri me Stalinin dhe ju versul Titos.

    Sapo u lidh me Kinen, pra sapo ra ne dashuri me Kinen, ju versul pasuesit te tij Hrushovit.

    Pse ndodhte keshtu, njeher tjeter ja shpjegoj Patos e kompani e sa per fillim po jap nje shpjegim te vockel:

    Enveri e kish tmerr mareshallin Tito, dhe e dinte se po ti versulej Tito e shkaterronte.
    E cberi?
    Ra ne dashuri nga tmerri me Titon e mbriti deri aty sa me date 14 Mars 1948 mblodhi Byrone Politike te Komitetit Qendror te P.K.SH dhe vendosen qe Shqiperia te bashkohej me Jugosllavine.
    E me date 16 i dergoi leter tites per vendimin e marre dhe i kerkoi bashkimin faktik te te dy vendeve.

    Por deshi Zoti qe erdhi letra e Stalinit ne Shqiperi, qe dihej se nuk kish maredhenie te mira me Titon.

    Menjehere ‘ra ne dashuri’ me Stalinin dhe ju versul Titos.

    Sikur mos kish ardhur letra e Stalinit ne Shqiperi, ne do kishim pjerdhur brenda 7 republikave e nuk do i dihej fundi

    1. Vetevendosje says:

      Na i nxirr pak ate letren qe vendosi qe Shqiperia te bashkohej me Jugosllavine , ku ndodhet? ! Ti duhet te jesh si rraca Bajraktarve e Agallarve qe bertisnin me te madhe per Shqiperine etnike te madhe gjate luftes, duke akuzuar per bashkepunim komunistet shqiptar me sllavet por qe u vendosen ne sherbim te UDB-se komuniste Jugosllave , sigurisht pas nje pagese te majme ne te holla , pa mbaruar mire lufta ! Misionet percarse te ketyre veglave te UDB-se nuk u drejtuan vetem drejt Shqiperise por u perpoqen edhe me Kosovaret , hapur fare edhe pa patur nevoje te fshiheshin ne Kosoven nen thundren Sllave ! E harruan shume shpejt Kosoven e Shqiperine etnike , u vendosen nen sherbimin e UDB-se komuniste e propagandes se saj anti-shqiptare , duke treguar se per pragun e shpise se tyre nuk e kishin per gje te shisnin per dy lek moralin e tyre e ceshtjen kombetare ! Prandaj Kosovaret linin koken per Enver Hoxhen, se ju njohen ju cfare rrace muti ishit ! Ashtu me turp keni per te vdekur e askush nuk do kujtohet per ju !

      1. Nassrudin says:

        E kam letren po s’po e gjej dot,vetem nje kopje eshte dhe ate e kam une.

      2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Eshte letra qe shoku Enver ja dergon shokut Tito. Letra mban daten 17. mars 1948. Gjindet ne AQSH, Fondi 14/AP, Dosja 4, 1948.

    2. XXXL says:

      Me të ardhë turp se je shqiptarë po ti klysh i thikave çetnike paske qenë more kafshë e egër shtëpijake ju me UDB dhe kriminelin e dënuar nga vetë Jugosllavia A. Rankoviq paske dashtë ta këthesh vendin dhe njerëzit në dorë të çetnikëve për ta këthy në fakt thënjen e Nikollë Pashiqit ,,shti mbi Shqipërinë për ta patur Kosovën” që Shqipërija kurrë mos të kishte qenë ma në vedi as sot mu si Libani që atëhere leht ka mund të ndodhi ne edhe pse e kemi urrejtë rexhimin e Enver Hoxhes tash po shofim se Shqipëra paska qenë keq e rrezikuar nga apetitet e njerëzve të degjeneruar dhe primitivë fisesh

      1. shqipo says:

        Pse genjen mor matuf!? Kosovaret KURRE nuk e kane urrejtur as regjimin dhe as Enver Hoxhen!

  13. E megjithe ate ideja e tyre per rrezimin e koleres komuniste triumfoi , Zoti i bekofte keta heroj , Mallkim per Anti Krishtin enver , nji shembull ,
    ,rezultatet e politikes se tij stalinjane, gjysma e shqipetareve po ikin nga vendi ma i lumtur ne bote, pa prone private etj etj etj etj etj etj …….. per krujen e shume tru shperlare si ai ….. Zoti e bekofte Temen si edhe Kaloćin qe i boton krimet e diktatures , e nese nuk ju pelqejne perse i lezoni ???

    1. I Riu komunisti says:

      O trushpelar, a i ke pi ilacet o derdimen!? Komunistet drejtojne Shqiperine dhe Kosoven sot e kesaj dite. Pas viteve ’90 na u ngaterruan ca kohe neper kembe spiunet e serbit, por i hoqem qafe shpejt! Sollen ca deme e fatkeqesi ata funderrina te historise (Salia e Rugoviqi), por ne ja arritem qellimit, Kosoven e cliruam dhe Shqiperine e futem ne rrugen e perparimit dhe konsolidimit shteteror.
      Enveri eshte HERO KOMBETAR i shqiptareve!

  14. Hale Ilir says:

    Qenat komuniste sllavo bolesheviste …nuk kishin ci benin gomarit dhe i binin samarit …..

    Per shqiptarin e vertet familja eshte dicka e shenjte dhe pikersht benin kriminelet e kurvit dullist ..hakmerreshin tek gra e femije sepse ketyre nuk kishin ci benin harram qumshi i nenes …. sllavo blosheviste zagare dhe kushdo qofshin ata

    1. Yyyyyyyyy says:

      Analfabeto, c’a do me thene fjala bolshevik?

  15. cipini says:

    Dashnor Kaloshi ne shkolle ushtarake ne kohe te komunizmit.!!!!

  16. Shenjestra says:

    Te punosh kundra vendit tende je tradhetar.Keta tradhetar u munduan shume dhe me ndihmen e me te medhenjeve te botes,i hengren mutin Enver Hoxhes,nuk e rrezuan dot.Ai qendoi ne krye te vendit si gjigand dhe drejtoi me shume zgjuarsi e vendosmeri shqiperine.Ai e beri drite shqiperine.Ai lulezoi nga te gjitha anet.Krijoi sigurine e jetes.Ky qen bir qeni qe na tregoka heroizmat qe ka bere si diversant neper male na mburret sot.Ai,me gjithe te tjeret,kriminelet me te medhenj,ku midis tyre ishte dhe gjakatatri Xhaferr Deva,nuk kane sy e faqe se kane bere krime te renda kunder njerezimit.Harram e paçin.

  17. Edhe se eshte me shkolle ushtarake, rendesi ka se Ai e urren te keqen ,pra e urren Shejtanin , qe dihet se kush ishte ….. askush nuk urren te shkolluarit e asaj kohe , une i perbuzi ata ish ushtarake pershembull qe si ju pati thane ish ministri rrobat i kane jeshile , por brenda kane mbetur te kuq !!!!!!

    1. ushtarak says:

      Kujt i plas trapi se c’mendon nje HALABAK ORDINER dhe trupeshk si puna jote!?

  18. per shenjestren….do ta shkruaj ne mynyre banale, ne se sa ishte gjalle gjak piresi ja hangren pothuajse te gjithe shqipetaret, por ti po ja han mutin edhe mbas vdekjes , e nese nuk ke mundesi tja hash atij , duket se po ja han femive te gjak piresit , kulmi i injorancas,,!!!! u zgjata shume mendesi komuniste …..

    1. ca po thua says:

      Shko meso shkrim e kendim o katunar analfabet!

  19. Fakt historik boteror says:

    Tuk tuku me 300 emra na qenka transformuar ne Vetevendosje, e cfar thote?

    Thote na nxir pak ate letren qe vendosi qe Shqiperia te bashkohej me Jugosllavine.

    Imagjinoni, sa informacion ka ki Tuk Tuku qe ndron 300 emra ne dite, e na behet dhe Vetevendosje. Kethehu me mire ne vetevulosje, sepse kur nuk di nje fakt te tille, do te thote ti je nje qorr qe nuk sheh buajt para syve te tuaj po degjon vetem zhurme mushkonjash,e komenton mushkonjat.

    Halli tend eshte pse keta diversantet nuk e donin sistemin komunist ne Shqiperi, e na qenka halli madh.

    Kurse hallin pse Enveri ja dha pa qira, pa lufte, mareshallit Tito te Jugosllavise, Shqiperine, nuk eshte hall.

    E di nje Bote e tere, sepse nje vendim i tille qe u mor me date 14 Mars 1948 nga Byroja Politike e P.K SH me ne krye shokun Enver, qe Shqiperia ti Bashkohej Jugosllavise, dhe qe me date 16 Mars po 1948 ju dergua leter mareshallit Tito, qe te percaktonte nje date per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine; eshte ne Arkivat e Shqiperise, ne arkivat e Beogradit, ne arkivat e Vjenes, ne arkivat e Londres etj, etj dhe e hedhur ne sistemet elektronike informative te disa shteteve kryesore.
    E per me teper, e ke te pasqyruar dhe nga studiuesja gjigande shqiptare Eleni Kocaqi ne librat e saj, e cila ka hulumtuar si askush ne kete Bote, per historine e verete te Shqiperise (jo te partise).

    Ti nuk e njeh fare historine e vertet te Shqiperise, ti njeh diçka nga historia e partise, ashtu siç ta kane thene, e pastaj çfar ben’

    Fluturon me presh, qe te duket si rrakete.

    E ku di gje ti, qe Enveri sa ish mire me mareshallin Tito, e vuri tere sigurimin tone ne sherbim te UDB.

    Sapo u lidh me Stalinin ( pas ardhjes se letres se Stalinit ne Shqiperi) gjithe ate pjese te sigurimit a shqiptareve te thjeshte qe i kish vene vete te punonin per UDB-ne i eleminoi.

    Pa llogaritur sa mijra e mijra kosovare ja dorezoi UDB-se, kur ish mire me Titon.

    Per tyja qe ke vetem informacione e partise, kota fakte absolute jane fantashkence, habitesh qe po i degjon dhe sot.

    Ti ke mesuar si ai, qe akoma beson ne Sistemin Tone planetar gjeocentrik, se Toka eshte ne qender e Dielli bashke me planetet e tjere rotullohen reth Tokes.

    Ore Tik Tuker e Vetevendosje me qe ndroni 300 emra ne dite gjate komenteve; Eshte Dielli ne qender, e Toka me planetete e tjere vertiten reth tij.

    Nuk eshte çudi qe mendja tende te thote, se Toka eshte ne qender e jo Dielli, varet si ta thote partia ty.

    1. Vetevendosje says:

      Lere propaganden anti-komuniste se nuk mallengjen njeri , po hajde hidhu ..te sfidoj ! Me nxirr shkresen apo vendimin qe thote dicka te tille ! Sa per dijeni kjo shpifje qe thua ti nuk eshte asgje e re, keni 30 vjet qe germoni neper arkivat e gjithe botes ne kerkim te nje prove sa do te vogel por vetem mutin tuaj keni nxjerre ..te konfirmuara te gjithe sherbimet sekrete ne bote ato qe thoshte Enveri, biles edhe te tjera qe nuk i thoshte se i vinte turp , si puna e ketij djalit te Isa Boletinit qe i ati do ta kishte mbytur me duart e tija qe i vogel po ta dinte cfare muti do behej ! Nxirre shkresen e mos mashtro duke thene : e kam por nuk ma postojne ! Nxirre ne c’do media ..ke plot kazane felliqeisrash qe mezi e presin dicka te tille ! Po nuk ke cfare te nxjerresh se je race mashtruese e pabese e tinzare ,njesoj si veglat qorre te UDB-se Komuniste Jugosllave ! Ne te njejten kohe qe keto vegla te UDB-se hidheshin ne Shqiperi , terrori Jugosllav ne Kosove arriti kulmin me bastisje e raprezalje e me grupe te rinjsh te akuzuar si agjente Shqiptar sepse kundershtonin politiken ekonomike komuniste te kolektivizimin masiv ne Jugosllavi ! E keta herronjte e Demokracise luftonin komunizmin !! Ju njohin mire kosovaret juve , e ju pane sa i donit ata e Shqiperine e madhe kur propagandonit identitetin Kosovar ndryshe nga ai Shqiptar !! Doni apo nuk doni ne Kosove vetem emri i Enver Hoxhes eshte bertitur ne gjithe historine e saj njezeri ! Ik e pyet cdo Kosovar ! Keta minjte e Udb-se nuk i njihete as roja e zyres ku shkonin te merrnin pensionin e lidhur nga UDB-ja ! p.s. pershendes komentuesin TUK TUKU !!

      1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

        Shqiptaret e Kosoves me plot aresye nuk e duan Enver Mugoshen. E si mund te duhet personi i cili gjate periudhes 1944- 1945 dergoi brigada per te luftuar kunder kryengritjes se Shaban Polluzhes ? Si mund te duhet dikush qe dekoron antishqiptaret me te medhenj sic e dekoroi Enveri Rankoviqin ? Si mund te duhet dikush qe nuk e pa te aresyeshme qe gjate vizites qe i beri Jugosllavise ne vitin 1946, te vizitoje edhe Kosoven ? Per Enver Mugoshen me rendesi kishte takimi me nenen e Miladinit se sa takimi me vellezerit kosovare.
        Per morrat e kuq rendesi me te madhe kishte ” dashuria e perjetshme me jugosllavet” se sa ndihma dhene vellezerve kosovare.

        1. uhahahaaaaaa says:

          Shqiptaret e Kosoves e kane idhull Enver Hoxhen edhe sot e kesaj dite , o kokrra e budalles. Shko mbaro filloren njehere, qe te kesh mundesi te shkosh ne gjimnaz, o trupeshk.
          (edhe Tito e dekoroi Enverin me titullin e larte Hero i Popujve. Kjo nuk do te thote asgje, se edhe Arsidi e dekoroi Berishen me titullin Budallai i Lagjes)

    2. Pato says:

      Nuk e di nje “bote e tere” o debil por Kastriot Myftaraj i cili sot ne tv shqiptare ka nje emision qe quhet “Ju flet Moska”. Eshte Myftaraj qe e ka shpikur kete trillim. Edhe sa per dijeni meqe kete e lexojne edhe shume njerez qe vertet nuk e dine, Shqiperine ne ato vite nuk e njihnin si shtet dhe eshte pranuar ne OKB me 1955 per shkak te kundershtimit te Amerikaneve dhe Anglezeve!!! Kac Myftraj si spekullant por edhe debil qe eshte hedh ushqim per peshqit si puna jote dhe i mban varur ne debillekun e tyre. Kete e ben duke i nxjerr ngjarjet jashte kontestit to kohes dhe deformuar ngjarjet. Ai e di shume mire por besoj se edhe ti e di por si skuth qe je nuk e permend qe behet fjale per idene e nje konfederate ballkanike ku do merrte pjese Bullgaria, Jugosllavia, Shqiperia por edhe Greqia nese forcat komuniste do fitonin luften civile. Plus qe ne ate vite grupi i Koco Tashkos ishte qe bente ligjin ne Shqiperi nje shembetor i verber i Titos dhe ishte Tashko qe beri gjitha vrasjet e pas 45 dhe kercenonte Enver Hoxhes. Por nuk ju dolen llogarite mire me xhaxhin qe i shfarosi si fare pasi i perdori si i desh bytha.

    3. u dhime duke qesh says:

      o Fakti i derdimenit, po hena ku ndodhet? Si ta thote partia ty o coban?

  20. Fakt historik boteror says:

    Hiç mos me sfido shoku Vetevendosje.

    Shko ne Arkiven Qendrore te Shqiperise (AQSH)

    Drejtohu ne zonen ku ndhodhen arkivat e vitit 1948

    Pastaj atje kerko dosjen me numur 4

    Fondi 14/AP

    E ca do gjeshe?

    Do gjeshe nje kopje te letres, qe budallenjte tane i derguan mareshallit Tito, per ti bashkangjitur Shqiperine, Jugosllavise.

    Oii, Oiii, Oiiii.

    Se do benin confederate Ballkanike, te tromaksurit. E sa ish puna, sa te hynin brenda, e pastaj do mbyteshin ne lemshin e krijuar.

    Cfar skandali kozmik e cfar çmendurie astronomike, se donin ti benin qejfin mareshallit Tito.

    E na flasin per atdhetarizma, kush?

    Ata qe desh e dhane Atdheun, me lire se nje kotec pulash.

    Mire qe na ruajti Zoti, e nuk u realizua ajo pune, se do thonim gjithe jeten doberdan e doberdun.

    1. Fakt historik tokesor says:

      Cudia eshte qe Atdheu aty ishte per 50 vjet dhe nuk ju dha Titos!!!! Si shpjegohet kjo? Sipas teje ata ja dhane, por fakti thote se Shqiperia nuk u bashkua me Jugosllavine? Si ta shpjegojme kete? Me siguri nuk deshi Tito!!! Apo cfare? Nese do guxosh te thuash se Enverin nuk e la ky apo ai qe ta bente, atehere thua pra qe nuk ishte ne dore te Enverit nese Shqiperia te bashkohej apo jo me Jugosllavine. Nese e thua kete atehere, gjithcka qe ke shkruar dhe thene me pare nuk qendron, madje eshte nje budallallek dhe gomarsi e asgje tjeter. E kupton deduksionin ne ceshtjet historike o Pall?
      O RROT CARI, shko o psikopat se nuk eshte sport per debila si puna jote kjo gje. Hajt futi nje tas groshe, ate bej, o katunar debil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje