Gazetare dhe aktore: Lajmëtari Sonila që qan për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi

4 Gusht 2020, 13:58Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Mos mendoni se kam gabuar gjininë teksa shkruaj ‘lajmëtari’ si mbiemër mashkullor për ‘Sonila’ si emër femëror. Gabimi është diku tjetër, në thelb. El Chapo, lordi famëkeq meksikan i drogës, i burgosur përjetë, gabimin më të rëndë e bëri se pasi vrau 4000 vetë, rekrutoi aktoren Kate del Castillo, e cila bëri disa intervista rreth tij. Aty ra Lordi i Drogës.

Sonila jonë shqiptare është aq sa gazetare edhe aktore, ose më shumë aktore, sepse si gazetare nuk i mbetet gjë në këtë jetë: Mbetet një show i vilës mafioze të Ilir Metës dhe lavdërimet për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi . Mbrëmë, sapo u konfiskuan pronat e dyshimta të bosit të saj, ajo tha një naivitet me lot: ‘Kudo ku shkoj unë- tha- aty më ndjekin sekuestrimet’. Kjo është lajmëtarja, pas Kate del Castillo. Edhe ajo bënte sikur kishte lënë zemrën te Jacquin Gusman Loera, i njohur si El Chapo; por në fakt aty kishte kuletën. Kur u intervistua nga ‘The New Yorker’, Kate i nxori të gjitha në shesh.

Pse po sjell mes nesh këtë krijesë interesante, Sonilën, sa origjinale aq edhe ‘a fatto’?

Sonila Meço është një punonjëse e mirë televizive. Në fakt u kurseva ta quaj gazetare, sepse nuk është gazetare. Herë thotë se është ekonomiste, herë pedagoge…, po ç’ rëndësi ka. Ndoshta problemi është te unë që gazetarin e quaj një njeri mendjehapur, të ditur, që raporton, ose krijon, ose mendon dhe shkruan. Këtu mes nesh, që prej vitit 1945 kur në Radio Tirana vërshuan partizanet nga mali, spikeri quhet gazetar. Që atëherë gazetar i mirë quhet ai që ka zërin dhe posturën tërheqëse por që vetëm lexon lajmet e të tjerëve. Domethënë kafaz. Sonila është një nga këta. Kur bëri intervistën në shtëpinë e Metës ku laheshin macet në banja floriri, për televizionin Agon, mori miliona ‘likes’. Por kur erdhi puna që të mblidheshin rripat e drejtësisë prej shtetit amerikan, Sonila dhe Monika e fshinë intervistën nga çdo youtube. Për këtë them se vepra e Sonilës është si ‘sh… e pulës’, siç thonë në Veri, dmth., zhduket pa u dukur. Edhe filmi i planifikuar i Kate del Catillo me El Chappo, u shua para se të ngrihej më këmbë.

Kjo botë rri më këmbë jo pse e keqja nuk është e madhe, por sepse e mira është më e fuqishme se e keqja. Sonila si edhe zonja Kate, fatkeqësisht, janë vendosur në anën e gabuar; sa herë këto shkëlqejnë- shkëlqejnë mbi mullarë që po bien, domethënë janë lajmëtare të fatkeqësisë së dikujt.

A është tharmi i ‘Sonilës’ si i zogut albatros- lajmëtar i shkatërrimit?, apo është vetë thelbi i bosëve që kryejnë akte kriminale dhe prandaj bien? Kjo është çështja, si pula vezën apo veza pulën.

Sinqerisht më vjen keq për këtë Sonilë të shkretë që krijon lidhje ombelikale me pronarë vetëshkatërrues; më vjen keq sa për gazetarinë që përfaqëson, aq edhe për vetë Sonilën. Kjo grua, si gjithë bota ka nevojë për lekë e pasuri dhe pasuria rri në duar të tjera. Mirëpo dua të bëj një pyetje që askush nuk i jep përgjigje: Pse El Chapo, psh., zgjodhi aktoren Kate? Mes nesh, si njerëz, kemi të tillë që, ngado shkojnë, lëshojnë një lëng ‘lakmuesi’ për mafien dhe mafia i nuhat e i kap. Për shembull, si erdhi Sonila në Televizionin Agon Channel?

Qe koha kur Sandri i Klanit e kishte pushuar nga puna. U tha se Sonila është bosh. Lajmin e dëgjoi Francesco Becchetti. “A ta marrim këtu në Agon?”, më pyeti, teksa Agon Channel po ngrihej. “Gjykoje, pastaj vendos, por po e more ajo ka kusht që të marrë edhe burrin me vete”, i thashë.

“Che cazzo!”, psherëtiu Franko. ‘E marrim edhe të shoqin…’.  Hapi arkivin e Klanit dhe e pa. “Jo, më tha, me ato buzë të fryra…” dhe Becchetti bënte veprime me gishtërinj para fytyrës duke imituar se si i kishte bërë buzët Sonila, dhe qeshnim. Darka të tëra Franco gatuante ‘aglio olio e peperoncino’ e përqeshte Sonilën. Më shumë i bëhej qejfi gruas shqiptare të italianit kur ky tallte një femër tjetër që nuk donte ta kishte rivale.

Por një ditë Becchetti vendosi të marrë Sonilën, dhe prapë e përqeshte për silikonin. Sot e kësaj dite mes spikereve televizive bëhet gara e silikonit dhe jo gara e zotësisë profesionale. Verën e atij viti, 2014, Sonila i kaloi pushimet në jahtin e Bechettit; ai lundroi me Sonilën deri në Drimadhes, ftoi gazetarët e Klanit bash për të sfiduar Sandrin se ‘ ta mora atë që le”. Këta janë pra, fillimisht i ulin kokën shërbëtorit, pastaj lundrojnë.

Ja kështu përdoren këta të species së gazetarisë prej kushedi kujt. Tani Sonila është vendosur në krah të Ylli Ndroqit, njësoj si në jahtin e Becchettit. Por kjo nuk ka shumë rëndësi, nëse Sonila Meço, ose Andi Bejtja, ose Adi Krasta…, do të merrnin lekët e do të shërbenin profesionin. Hallall!. Këta u morën nga Becchetti, u premtuan për 250 mijë euro, që nuk besoj se i morën, dhe ngaqë nuk i morën iu sulën shtetit të tyre ‘pse na përzure Becchettin”. Puna është ‘pse na përzure pagat që mund t’i merrnim’. Ka shumë njerëz që shiten e blihen, kjo është kohë pazaresh, por mua më rëndon një ‘mesia’ që është profesioni, dhe, e dyta, më rëndon se si shkelen lehtësisht interesat e mëdha të vendit për të mbrojtur mafien.

E treta, kjo nuk është thjesht Sonila, sinqerisht nuk do të doja të ishte kjo tipja që nuk kam as më të voglën keqmbetje. Po ç’ne!… Sonila është vetëm një prej tyre. Por na morën shpirtin njerëz që bëjnë vila me paratë e mafies dhe thonë se janë gazetarë; ngrenë lavdi me parulla politike dhe thonë se janë priftërinj; partitë hyjnë në luftë përkrah mafiozit të huaj kundër shtetit të tyre pse kanë marrë 170 mijë euro në një mbrëmje Gala; mblidhen grusht në mbrojtje të krimit duke shpresuar se do të marrin pushtetin nesër; kanë vjedhur tetë e katër e gjashtë vjet dhe prapë thonë se do të na vijnë në krye…

Më tmerron. Në rastin më të mirë ka hyrë mes nesh ‘gazetaria acid’ që djeg çdo vlerë kombëtare, çdo dialog a kulturë; ka hyrë edhe katolicizmi me harem, islamizmi anti Kastriot; mafiozi votohet më shumë se zoti- tmerre që nuk i ka parashikuar historia njerëzore. Para se të uleshin mbi ne këto fatkeqësi të mëdha, miliona njerëz kanë bërë ‘like’ për banjat e arta në Gjirin e Lalzit dhe miliona po presin të sundojë e keqja… Lajmëtari mund të jetë femër apo mashkull, ç’rëndësi ka!

104 komente në “Gazetare dhe aktore: Lajmëtari Sonila që qan për bosët e saj Francesco Becchetti dhe Ylli Ndroqi”

  1. Interesant says:

    Shume bukur!

    1. Prind says:

      Lajmetari Donila, i lajmeve te Don Xhemailit konsullit te nderit te Meksikes se El Chapos, nga TV e Yldon, Landon, Rendon etj etj

      1. Samiu says:

        Rrespekte zoti FRROK ÇUPI shkruan shum bukur, je gazetar vertet profesionel , gazetari vertet thot te vertetat rrespekte per artikullin , esht teper i goditur.

        1. Nervi says:

          Amon, ky gazetar profesionist? Po ky deri dje bashke me Meron i lepinin menderen Berishes o shok. Sonila ka shitur pi*ken si gjithe te tjeret, po kto kane shitur b*then dhe kur dhjesin, dhjesin gjak. Pash Zotin, kush gazetar sot nuk i lepihet dikujt? Me thuaj?

    2. Epiriiiii says:

      Thua te ket kuptuar Sonila Gjë nga Gazetaria????Thua te ket kuptuar gjë nga ky Artikull????. Veshtir…. Do ti jet dukur Artikull kuturu pa Teme??????

  2. Doktoresha says:

    Epo pershkrim me te mire nuk do kishte per Sonilen! Epo fiks! ?

    1. Usta hasoni says:

      Po per ato eurot qe do pagujm ne si popull mbi100 milion evro pse nuk shkrun o noc frroku

      1. Niku says:

        Nuk ke per te paguar gje, mos e rruj hic. Ceshtja eshte akoma hapur, mos shiko c’thote buzederrja. Ka per te marre Nocin Bexheti me gjithe Sonilen dhe Adi Krasten.

  3. ?? says:

    RROFSH, O BURR!!

  4. Zeni says:

    Bravo Z. Frrok Cupi! Jo per gje, por ta dine edhe te tjeret se cila eshte ne te vertete Zonja Sonila, qe i iku jeta duke iu servilosur “bosave” (te gjithe atyre qe kane parane). Sigurisht nuk eshte vetem kjo, por njerezit i dine dhe i njohin mire, duke nisur me Aleksander Frangaj, Bledi Fevziu, Fatos Lubonja, Artur Zheji, Qimi i Pekajve (turpi me i madhe per gazetarine shqiptare kur nje i tille drejton nje TV), dhe ca dhjeramane te gazetave te Sali Berishes dhe Ilir Metes. Nuk mendoj se ky shkrim do t’i vleje sadopak zonjes ne fjale, mbasi sikurse lexoj cka shkruajne njerezit ne komentet e tyre, kjo nuk duhet te dale fare nga shtepia, por lete jete nje mesim i mire per kete dhe gazetaret e tjere qe jo vetem shpifin, por me nderhyrjet e tyre ne emisionet qe drejtojne, nxisin armiqesine, urrejtjen per njeri-tjetrin, dhe kete e bejne per “inat” te Edi Rames.

    1. Shpetimi Debatik says:

      Cfare thua more Zeni !?.
      Sumnila kur merr hov eshte si bullica kur bie ne kare , shperthen dyert , ti thua te mos dal nga shtepia .
      Mos more burre ,mos bej hajgare .

  5. Juli says:

    Na kishte munguar nje shkrim I tille, dhe Ky shkrim me kujton shkrimet e para ne Rilindja demokratike te z. Çupi. 1 shkrim plotesisht profesional siç I ka hije 1 gazetari
    Te uroj te shkruash pergjithmon dhe Vetem te verteten sado e hidhur qe mund te jete

  6. Zigur Qarri says:

    Shqiperia qeveriset nga nje bande mafioze gangsterash,Frroku merret me Sonilen,Edvin D’Rama vjedh miliarda,drejtesia denon fukarenjt!
    Takspaguesit shqiptare penalizohen me afro 180 miliard Leke(140 milion euro),per faj vetem te Kryeministrit dhe vetëm te tij ,dhe askush nuk flet(as Kryeministri)!Ne gjyqin e Qeverise shqiptare me Françesko Beketin,u konsatatuan 18 shkelje ligjore nga Kryeministri!Si ka mundesi qe Edvin Escobar D’Rama nuk eshte arrestuar akoma nga SPAK,nderkoh qe qytetaret shqiptare denohen me burg edhe per 20 mije Leke te vjetra ?!

    1. Zigur Qarri says:

      …dhe e fundit, sa pak, por pak fare ama kemi ngelur ne shqupisat qe shkruajme keshtu si une, percart, idiotizma, veshgjatlleqe, psikopatizma, mashtrime, genjeshtra, baltosje….etj, etj. Bravo Z. Cupi per te vertetat qe shkruan.

    2. Irena says:

      Ndaj shkruan Froku o njeri, qe Sonila Te knvestigoje koerupsionin e jo te fryje buzet e te na lexoj lajmet.

  7. K,Shofiti says:

    Jam kenaq duke te lexu Z, Frrok ! Nje analize e mrekullueshme !

  8. Ruzhdiu says:

    Lajmetari mire e ke se esht tranvestite.

  9. agron reka says:

    Nuk ka dicka me brilante se kjo ne gazetarine e viteve te fundit!

    Frook, pate disa lekundje per afersisht nje dekade, por tani je kthyar ai qe ishe ne vitet e para te demokracise.
    Respekt!

  10. Messerschmitt says:

    Frok nuk ke as takat dhe as moral ti te besh artikuj te tille …sepse po e korti malcine fare !!!

    kesaj i thone te lash sh,,, me mu.. !

  11. gjergji says:

    Nje nder shkrimet ma te bukura te gazetaris shqiptare pas renies se komunizmit.Me kujton te madhin e te paarritshmin Fishta ne kerkesat qe ai kishte per gazetarin e asaj kohe edhe per ……….llapaqenj e shakllaban…..Bravo Frrok Cupi.Sinteze e qarte e gazetaris shqiptare ne kohen e sotme.

  12. Sonila e sajuar says:

    Kjo eshte Katja shqiptare e el çapove shqiptare.

  13. Gjergji says:

    Keta mitditoret jane raca me e keqe ne shqioeri. Keta kane sindromin Stockholm. Enveri ju a shkaterroi jeten, familjen, dhe prape keta mbeten besniket e Enverit. Nuk e lexova fare shkrimin sapo pashe emrin e ketij qypi. Nuk mbroj Sonilen apo Ndroqin. Por Shkoj selektivitet tek SPAKu. E gjithe media ne Shqiperi eshte nje, te gjithe i kane blere pajisjet moderne te TV me pare droge, prandaj keta anal-iste paguhen me dhjetra mijëra euro per nje emision, per t’ja shpare trurin shqipteve.
    Kaq, tani o vellezer shqiptare mbyllni gojen e shikoni ndonje serial turk.

    1. Arber says:

      Jo, Gjergj, qenke i ri e i pa ditur. Sepse Frroku ishte themeluesi i RD-së dhe shumekush u rreshtua me PD-në ato vite pikerisht nga shkrimet e Frrokut.
      Por padroni komunist saleh bisha nuk kishte ndermend demokracine, por te nderroje nje diktature me nje tjeter. Ketu, rruget e Frrokut me ato te sali-qen-bishës u ndanë.
      Saleh-bisha nuk ia fali ndarjen; çoi sejmenët për ta shtypur me gomat e makines…
      …Nuk kemi harruar asgje nga bëmat e sali-qenit!” A do pergjigjet per to ndonje dite?” Them se po

  14. lesh e li says:

    Bukur! Frroku shkruan per gazetarine. Per sherbimin e medias ndaj mafies. Shteti nuk eshte pjese e ketij shkrimi.

  15. Huligani says:

    Frrok,kur do shkruan bukur.
    Edhe kete here eshte ky rast.
    Ky eshte realiteti shqiptar.
    Sonila ka hall,ju talleni.
    Qeni leh aty ku ha.

  16. Tit Vasili says:

    Me bukur do te ishte LOT KURVE

  17. Ladi says:

    Pu pu pu pu i ziu ti!
    Ane Shan ane Bagdat!
    Cfare shkruan Frroku e cfar mollois erresira!
    Mos na e boj pis ket faqen e temes!

  18. Sazani says:

    Ne radh te par nje BRAVO per kete shkrim zoti Frok ..je nje pen shum e fort jan te ralla te tilla pena…te jesh sa me shum prezent …sepse dhe ata qe te lexojn do mesojne nje gje me shum do behen me te ditur…po ka dhe dru me pre si ky Zigur Qorri qe ju i thoni na o qorr sy ..ky dru me pre mbetet atje ne shpell…po nejse ste vjen e keqja nga keta….urime

  19. Doke says:

    Degjenerim i vertet me laps e leter.

  20. zymbyli says:

    Me relakson stoicizmi i Zigurit,Zigur Karri te me falesh se ne tasjere me mungon germa e pare e mbiemrit tend dhe po vendos K-ne he per he.Je puntori me besnik me meditje i opozites ,si pranon te lehesh akoma per ta kur ta zvogluan racionin nga dy byrek ne nje dhe dhallen ta fshine nga menuja

    1. Zigur Qarri says:

      Eh more zymbyl vellai, qeni ben ham – ham vetem per te zotin. Fati im i keq eshte imzot eshte Salikrimineli.

  21. Populli says:

    Perfekt….ky eshte GAZETAR….i perkryer…pergezime…qe shkruan te verteten…se une i dija…personalisht keto…bravo!!!

  22. ED TIRONCI says:

    hallall zoti frrok…nje nder artikujt me te goditur te gazetarise shqiptare ne keto 30 vjet shkerdhatokraci…

  23. qazim says:

    Fantastike,ke thene gjithshka. Gjithmon qe shkruan,shkelqen,je monark i gazetarise,Frrok Cupi.

  24. tropoja says:

    ti frrok leshi je demek burr e malsore e del e sha ofendon nje femer kushdo qofte ajo ti ben gabim,i kishte buzet e fryra jo keshtu jo ashtu,ajo eshte gru te pakten leviz sa andej sa kendej,po ti je mashkull kurve sw nderron partneret partite 100 here,plus cfare miqesie te madhe paske pas ti me ket farr bechetin e leshit çudi qe ti e sulmon sonilen pse ajo ka mbrojt bechetin ne nje kohe kur ti paske fjet me bechetin se e ditke mire edhe cfare gatuante,leri o frrok lepirjet se je plak te bjen edhe proteza tash,soniles bravo ate detyre ka me lexu cfare i sjell drejtoria informacionit,drejtori pronari etj..

    1. Enea says:

      Ju e degraduat Aneta Ramen, dhe te vdekur. C’mund te presi njeriu nga ju?!?!?!?!

  25. Gradishta says:

    Si gjithmonë tepër ekselent dhe profesionist në atë çka trajton z.Çupi,
    Kënaqsi të lexosh gjithçka të shkruajtur nga një gazetar që profesionin e ka të shënjtë,dhe kurrsesi nuk e ben atë pjesë të parave të korrupsionit,krimit,prostitucionit,bythëlëprjes,gazetarë këta tipit Meço,Bushati,Zheji,Lubonja,Krasta,fevzo etë tjerë e të tjerë që kanë ozurpuar kazanin mediatik dhe që për para panvarsisht origjinës së tyre përdhosin jo vetëm profesionin e nderuar të gazetari ,por janë gati që jasht çdo principi njerëzor jo vetëm të vazhdojnë bythëlëpirjen por tu japin edhe bythën të ashtuquajturave pronarë mediash (kjo e fundit varet nga seksi të cilit i përkasin).

  26. Isuf says:

    Një nga artikujt më bombë gjatë këtyre 30 vjetëve. Mendoj se shkak për këtë artikull është bërë pa dyshim Sonila. Por do të theksoja se Sonila, në vështrimin e thjeshtë, në artikull është personazh , ndërsa në vështim të gjërë ajo është fenomeni që ka pllakosur gazetarinë tonë. Autori i këtij artikulli, në këtë rast Frroku, është thjesht gazetari që ka ditur ta sjellë këtë artikull, ashtu siç e shikon realitetin, me sytë e tij çdo shqiptar.

  27. De GOL (ose Gol..de) says:

    Sa bukur e ke thene more “m*t i thate”: Katolicizmi me harem dhe islami anti Kastriot. Ti paske qene organizatori i Agon me Becchettin? Perse nuk shkruan per 110 milion Euro apo s’ta mban se kane qene gjygjtaret mysliman ato qe kane dhene vendimin. Qe te mos na çash ….. me, duhet te behesh drejtor diku, por me perpara duhet te rilindesh, e me madhesine e trupit qe ke ……………zor se mund te futesh tek ai vendi qe te rilindesh edhe njehere

    1. Arber says:

      Shkurt e shqip per ty me nickname De Gol (alias erdogan): Ti qifsh t’amë e mos lindsh më, se mjafton nje m…t si ti !

  28. Raul says:

    Bravo. Frrok Cupi , exelent, je ikona e gazetarise reale ne Shqiperi. Nikoll lehesi eshte nje plesht ne raport me ty. Ti je Faik Konica i ri i Shqiperise. Analize me perfekte per sharebajgen pseudogazetare Sonila siliconin nuk mun te behet.

  29. Mondi Barcelona says:

    Frok Çupi si gjithmone brilante edhe pse me bindje I djathte eshte perfekte ne analizen qe bene. Faleminderit zoti F ÇUPI

  30. intelektuali says:

    Brilante do te thoja.E vertete dhe e sakte. Faleminderit Frok Çupin per kete shkrim.

  31. miku says:

    Frroku, shkruan bukur per Sonilen?Pse nuk shkruan Frroku per Sandrin?Nuk shkruan se jane ne nje vathe, ne vathen e Tv Klanit, ne klanin e baterdise te pasurise popullit, ku ky Frroku e Frroket e tjere mbushin xhepat.Ky Frroku i lepin bythen Sandrit, Sonila lepin bythen Yllit, ku eshte ndryshimi ketu?????FROOK MERE ME LENG SE MISHI U MARU…..

  32. labi says:

    Nje shkrim i hedhur ne pikture,me te gjitha gjyrat.
    Bravo Frok,pergezimem ky eshte gazetar.

  33. PRoShi says:

    Nuk kam cfare shtoj, vecse nese e zgjeronte me teper fakoin edhe per “sonilka” te tjere. Dicka ka nenvizuar , por qe duheshe rrenduar me mire.
    Bravo Frrok, je ne rrugen e Duhur!

  34. Albani says:

    Shkrim brilant. Nje Bravo e madhe dhe respekte!

  35. Malsori says:

    Si gjithemone je shume i nderuar Z.Frok Cupi.Shkrim shume real.Sonila nje prostitut e mafies.Andi Bejtja,Zhej me Mjeker,Bushat Komunisti,Fevzo Tullaci,Lubonja Shpirt-ziu,mbeturinat Chim Peka , Andi Krasta,dhe Eni Syzgurdelluara nuk jane gazetar por mafioz shume te pasuruar nga Saliu,Iliri dhe Mafia e Huaj.Keta pseudo gazetar kane vjell dhe po vjellin vrere kunder Shqiperise dhe Kombit Shqiptar duke e bere cdo gje te zeze.Prandaj te lutem shume o SPAK dhe BKH kontrollo pasurit maramendse te tyre qe i kane siguruar nga helmi qe vjellin kunder shtetit shqiptar.Vetem mos me prekni Sypeshkaqenin.Malsori.Boston

  36. drita says:

    NJE SHKRIM I SHKELQYER…NJE ANANLIZ E SAKTE E RELITETIT TE SHEMTUAR GAZETARESK,KOMPLIMENTE.

  37. ??? says:

    E..PËRSHKRIMI MË ADAPT QË MUND TI BËHEJ .
    TI JE BURRË I MENÇUR DHE GAZETAR I ZOTI.
    RROFSH QË SHKRUAN DHE JI GJITHMON I PA ANSHËM .
    VËRTET, KA PAK OSE SHUMË PAK SI TI.
    DO TË ISHIM NDRYSHE PO TË KISHTE MË SHUMË.
    JEMI SIÇ JEMI ….??, SEPSE KA SONILA ME THAS.
    POR , MOS KUJTO QË NE NJERËZIT E THJESHTË DHE PA KULTURËN TËNDE , NUK ARRIJMË TI NJOHIM KËTA TIPA, (gazetarucë), . NA NEVERITET EKRANI PREJ TYRE, MË BESO ,
    POR , NË FUSHËN E PAPASTRUAR MIRË DHE TË MBJELL PA KUJDES, KA MË SHUMË BARËRA TË KËQINJ SE BIMË TË SHËNDETSHMEZ .
    ( e shkruaj këtê, sepse më duhet të spërkat kundër barërave të këqija sot) .
    GJITHËSESI, JE I MBREKULLUESHËM !

  38. Doda says:

    Nje bravo te madhe, per te verteten e madhe, ndaj genjeshtres se madhe dhe ndaj tuftes se madhe te antishqiptareve {mizave} qe shesin edhe mendjen, edhe trupin, edhe familjen, edhe rracen vetem e vetem per ca para te qelbura qe marrin me shume se armata tjeter e gazetareve qe e duan vendin e tyre, e kane te shenjte familjen e tyre, e kane te cmueshem profesionin e tyre dhe flejne te qete sa here shkruajne e veprojne se kane bere gjene e duhur per Atdheun e tyre dhe nuk eshte pak qe familjaret e tyre gezohen qe pena e gazetarit te tyre [e Bletes Punetore} shperblehet me vleresime maximale. Kjo e fundit ka me shume vlere se ato parate e qelbura, te pshurrura te Bechetit apo te ketij vulhumburit me dy emra e dy mbiemra.
    Mizat shkojne ku ka pislleqe, ku ka fekale ose me shqip ku ka mut.
    Ndersa Bleta Punetore, shetit pa u ndalur lule me lule dhe na jep Mjaltin, aq te vyer per njerezine.
    Mizat i vrasim, ato jane perhapese te semundjeve, te infeksionit dhe nuk kam degjuar te thote ndokush “pse e vrave mizen”.
    Ndersa Bleta punetore {nenkupto gazetaret e ndershem} nuk vritet, nuk ngacmohet, biles respektohet si gje e shenjte.
    Nje bravo te madhe per Frrok Cup Bleten.

  39. Roberto says:

    Nje pershkrim shume i sakte qe mund te vazhdonte pa fund sepse Sonila Meco te tilla i ka historite por une do ju pyes juve:- A do marre gje mundimin Sonila,Adi Krasta apo Andi Bytha me fal Bejtja qe te replikojne me Frrok Cupin per sa u tha???? Une do e desha sinqerisht te ndodhte nje gje e tille sepse aty do gjenim dhe zbulonim akoma me shume fytyrat e ndyra qe hedhin helm c’do dite vetem e vetem se ju prene “endrat” ne mes.

  40. Klement says:

    Pena e vertet e analistit..!!
    Artikull qe nderon gazetarin prefesionist.
    Respect Z. ÇUPI..

  41. Life is game says:

    Z.Frrok!
    Ndjedhem perfundimishte i qartesuar!
    Nuk e di sec me don Sonila dhe ca te tjere ne kete shkrim! Po te jene tamam qytetar …. duhet te bejne ndonje reagim ne mbrojtje te fytyres se tyre tashme te mutosur per shkak te parase dhe egos se tyre skandoze!

  42. Petrit says:

    I kam patur ne mendje te gjitha keto qe thote Frik Cupi por nuk mundja ti radhisja kedhtu kaq bukur si ai.Perfekt.

  43. Koment says:

    Per te gjithe ju komentues qe i thoni bravo ketij qe e quan veten gazetar
    Jeni idjot me plot kuptimin e fjales sepse qe kur dikush ka punuar ne nje televizion dhe ky televizion eshte mbylluar nga qeveria ,me vone ne gjykaten nderkombetare kjo qeveri qe e mbylli kete televizion gjobitet me 110 milion euro qe do paguhen nga une por edhe nga ju qe shani kete gazetaren nuk e di se si duhet te ju quaj per vec se idjota me damke mavi.
    Po ne qofte se tv ora do e dergoj edhe kno ne gjykate nderkpmbetare dhe me siguri do e fitoj edhe kjo gjyqin??
    Kaq budallenj jeni qe te paguani gjith jeten per kapriçot e nje te çmenduri?
    I beni nje nder ketij vendi ju qe komentoni dhe ky qe ka bere kete analizen per zonjen.
    Shkoni e blini nja tre metra litare edhe varni veten se nuk ben hajer vendi me mjerez si ju
    Felliqesira

  44. Julia says:

    O shqiptar, Frroku ne te vertet nuk e ka me Sonilen, por e ka me te gjithe kazanin e gazetarise qe mbjellin dhe dizinformojne kete popull, ai thjesht per Sonilen si epitet i se keqes

  45. berati says:

    Vertet mbreme Sonila ka qare me ooooiii bashke me nje cupuline qe nuk dinte as vete ku ndodhej.Grupit te qarsave ju bashkua dhe nje anal-ist Enton Abileka i cili te qaren e kishte me ohohoho.More palo gazetre e analist ,si nuk e permendet nje here te vetme qe zotria ne fjale ka qene i arestuar dy here jashte Itali, Turqi per heroine jo per hashash.Me ca behen milionat me frymen e shenjte.

  46. Marco USA says:

    A e di ky zoteria qe merret me Sonilen, qe shqiptaret to paguajne 140 milion euro nga xhepi i tyre per Bechettin? apo se di? Per pordh te Rames, 140 milion euro taksa do ti dorezohen nje me nje Bechettit.

  47. ..... says:

    O Frrok boleja ska rendesi se kush eshte Sonila dhe nuk po i rruhet kujt per te, por ne kte pike ajo ka shume te drejte sepse e para mbron vendi e punes qe kushdo do ta bente e dyta ajo ka te drejte qe te gjithe mediat duhen te hetoen sepse njeri esht mut e tjetri kak, dhe jo vetem mediat por shum e shum te tjere dhe politikanet duhen hetuar, por ai i gjati ka filluar te heqi qafe te gjithe ato bajga qe do hidhnin lek ne fushaten e partise te plakut Mere, kurse kallirat e krahut te tij si prek as spaku e as dreqi,,,,

  48. RROFTË HASHIM ?? THAÇI ♥️ says:

    WOW WOW WOW WOW WOW ! ????????????????????????????????????! Brilant dhe Fenomenal SHKRIMI dhe DORA e ARTË e të MADHIT FRROK ÇUPI !! FANTASTIK ♥️????????

  49. Per komunistet says:

    Bravo Frrok.
    Sonila nuk duhej te gezohej qe gjykata nderkombetare i dha te drejte punedhenesit te saj.
    Duhej te ishte me “Atdhetare”. Biles pas ksaj “Fleterrufeje” qe i ke bere sjelljes se “pahijeshme te Soniles duhet te propozoje marrje masash kunder saj, biles sic thua ti edhe kunder familjes se saj?
    Eh more Frrok ke ngrene shum gjate bijen e partise,dhe e ke veshtire te clirohesh nga mbeturinat. Po plak burre ske turp qe merresh me buzet e fryra dhe silikonin e Soniles si adoleshente xheloze. Po cte intereson more jashteqitje komunisti se kujt ja jep e kujt jo Sonila.
    Po lukunia ktu qe te mbeshtet, nje kor mjeran pa identitet qe me siguri pret qe Sonila tani te internohet nga RILINDJA.

  50. neri says:

    Nje shkrim fantastik ! Po ku je more burre se na mori malli per te tilla shkrime. Zoti Frrok Cupi po ju kujtoj se diku pas viteve 90 Ju keni shkruar ne gazeten “Koha Jone” kunder Saliut nje shkrim brilant. Duhet te dish se une jam zgjuar ne oren kater te mengjesit ate dite per te zene radhe tek kioska e lagjes per te lexuar artikullin Tuaj. Per kete shkrim te sotem do ta beja perseri nje diçka te tille. Te lutem bjeru kokes te gjitheve dhe mos mbaj ane. Kemi nevoje per te tilla shkrime. Faleminderit !

  51. Kali says:

    Kur do je pen e arte.

  52. ⚖⚖⚖??⚖⚖⚖?? says:

    Frrok Çupi èshtè MBRETI GAZETARISË MODERNE ! ??? RESPEKTEdhe vetèm RESPEKTE pèr LEGJENDÈN FRROK ÇUPI ?

  53. Qelbësirat e ekranit.? says:

    Të lumtë mo, që ja shpërthen botoxin nē surrat këtyre buzë-bythë fryrave .

  54. DAJ SAMI says:

    Te lumte,mik,bukur,shume bukur dhe sikur ti hiqje kllapat komplet ,do dilte me bukur,po qe te jene protogandist ne disa tv.komb,rraca e kesaj,eshte neveri,degjenerim,mashtrim,shkatrrim moral,pa pergjegjshmeri,na mbyten shkerdhatat ne tv kombetare,qe nje pjese e tyre,mund te jene cdo gje po kombetare,nuk jane,ku dalin turli lloj sorash dhe zorrash,ku vetem edukim nuk ka,ku dalin me breke e pa breke dhe te flasin per moral,te me falin nje pjese se ka dhe modele gazetarie e kombetarie,qe duhet ti heqim kapelen,ka shume bile,po kategoria e ketyre bythlepirsve politike qe i mbeshtesin se kane mediat e tyre dhe i perdorin si zagare,keta jane neveria e ekranit,gjithsesi me mire do behet,kjo eshte lufte,term i trasheguar heret dhe i motivuar simbas problematikave te caktuara,kategorine e tyre e eleminon koha,neqoftese nukm i le me hapsira,qe keto lloj mostrash,te na kalojne nga gazetaria,ne politike dhe qeverisje,kete marak kishte sot dhe presidenti,i cili ishte mjaft i shqetesuar per gjendjen e medias ne vend,qe simbas tij e komandon pushteti,se kush pushtet nuk e thote,po sic e din presidenti dhe populli e din shume mire kush pushtet e komandon,kush jane pronaret,me ke lidhen dhe zgjidhen,kush jane protogandistet kryesore,ne mediat kryesore,me emer e mbiemer dhe me ke lidhen,e shume e shume ,te tjera qe me sa duket do fillojne te dalin ne drite te diellit

  55. LILOLABJA says:

    Me ne fund po shohim drite ne fund te tunelit.
    Gazetaria po rilind !
    Faleminderit Zoti Çupi per nivelin qe na ofroni !

  56. Pal says:

    Patjeter Frrok… nuk eshte gazetare Sonila…patjeter… jane ata qe lyenin me boje te kuqe te Zeri gazertare . Ata si puna jote…
    Jane ata kafshe qe quajne burre te madh e shkruajne libra per Trump, Nje palo Lder qe nuk gjendet ne US nje intelektual t’a konsideroje normal ose jo te rrezikshem per Ameriken. Dhe pse? Per nje fyese ne 4korrik te Ambasada, ndonje burse per ndonje mbesr …Frroku i frontit , bythelepiresi i cdo sekretari partie ne kohen e komunizmit.

  57. Sherifi says:

    E ke qare fare kte shkrim o miku im F.Cupi.

  58. Drin says:

    Pse o Frrok? Apo se si lepihet pushtetit si ti! Pse Frrok ? Apo se gazetarucet e Zerit te Popullit akoma marri kredi nga ajo pune qe gjithkujd do t’i vointe turp sot! Pse o mortje?! Apo se eshte yll ?! Dr

  59. I drejti says:

    SHKRIM BRILANT VETEM NGA NJE PENE SI E FROK ÇUPIT. KE HYRE NE THELB TE KETYRE MASKARENJVE “GAZETARE”, QE PER NJE GRUSHT PARASH SHESIN NDERIN, HAPIN SHALET, SHESIN SHTETIN BILE DHE FAMILJEN E TYRE PER TE QENE NE QENDER TE VEMENDJES SE MAFIES.
    PRES ME ENDJE ÇDO SHKRIM TENDIN Z. FROK.

    1. arben says:

      Po pse more Z Cupi meresh me Sonilen, po pak probleme ka ky vend po meresh me thashetheme.
      Cfare gazetari je ti qe ve ne shinjester nje kolege, nuk eshte spikere po eshte gazetare qe nderon nje emision,
      Nuk e di ju Z Cupi do ishit I afte te benit nje emision?
      Je nje palo gazetar qe shkon nga fryne era.
      As nuk e njof Sonilen po ne shume emisione qe drejton, eshte nje gazetare qe flet me kopetencash.
      Gazetaret duhen respektuar dhe jo sulmuar.
      Meru me pronarin Ylli Ndroqin, dhe me pronare te tjete mediash no me nje gazetare, who punon per nje roge.
      Turp te kesh.

  60. Joni says:

    I do si vetja ky plehra. I do te shajne me moter e nene neper studio televizive. Ky seshte malesor por eshye nje ndyresire akoma e pakalbur e se shkuares.

  61. luan saliko says:

    I ke bere skanerin ketyre vemjeve te shoqerise dhe sherbetoreve te mafis
    as.

  62. Edi says:

    50 vjet ky qelbesire burre?! Gazetar?! Ky?!?!

  63. Kot says:

    Shkrim i pjerdhur. Nivel nen zero gazetarie, te besh nje artikull te tere gjithe vrer ndaj nje gruaje per mua eshte idiotizem.
    Sonila me pelqente kur doli ne fillim te top channel, dukej e shkathet, pastaj nuk i kam ndjekur me tv dhe gazetaret shqiptare.
    Po me vjen keq qe e keni ngritur ne menyre pune sharjen e figurave publike. Shume prej tyre e meritojne po qertojini me fakte jo me muhabete idiote “kush dhe si e perqeshte dhe me ke e ku i kaloi pushimet”.
    Nivel shtriganesh lagjeje.

  64. Kolec pohja says:

    Kola I dritave Doli Ilir Hajdut metà ne krah te trafikantit dhe akoma shteti nuk I ve prangat ketij kllouni maskara. Deri kur shqiperia vendi I shqiponjave do jete vendi hajduteve e ban diteve.

  65. Samiu says:

    Rrespekte zoti FRROK ÇUPI shkruan shum bukur, je gazetar vertet profesionel , gazetari vertet thot te vertetat rrespekte per artikullin , esht teper i goditur.

  66. Gaxheli says:

    Respekte, i nderuar Frrok Çupi për shkrimet tuaja shumë cilësore!

  67. Trotski says:

    Drejt e Ke .Kisha nje pyetje-PO TI VETE A I KE QEJF LEKET?????

  68. ppa says:

    Shkrim “kamxhik” per nivelin e shumices se analisteve te paguar nga boset e medias; TOPI dhe KLANI, perjashto ndonje emision bezdises si ai i Fevziut, OPEN i E.Vasilit apo Top Talk i Dyrnjase, ne pergjithesi ruajne nje linje mediatike korrekte, megjithese njeanshen ftojne figura karikature te analizes si Sejamini, Zekthi, Rakipllari etj. Kohet e fundit ka firmosur te luaje rolin e rajase (kuptohet me pagese te ulet) edhe nje fare analisti si Abilaliaj, qe shfaqet edhe tri here ne dite, nga nje studio ne tjetren. Nuk ja vlen te humbasesh kohen me Lubonjen, Zhejin, Bushatin, S.Meco, Krasta apo bajga te tilla si B.Malo etj. Qesharak dhe sherbetor i zellshem i medias ku punon eshte edhe nje ish intelektual i medias si Xhaxhiu, e mbi te gjitha te vijne zorret ne gryke me cupat e reja te lajmeve qe ftojne ne biseda ne studio politikane te ndryshem, apo “intelektuale” duke e kthyer studion ne nje megafon te politikes, qe flasin qesim dhe si t’ju vije per mbare (mjafton te kujtosh L.Maliqin apo A.Goxhaj, qe flasin sikur kane dale nga cmendina dhe gazetarja /cupa e lajmeve rri dhe i degjon). C’te thuash me tej, per butake injorante te gazetarise si Babaramo (injorant dhe vulgar) apo korifeun e Unionit te Gazetarve A.Cipa qe pa turp akoma e mban kete titull. Per ta mbyllur kete diarre mediatike, te vijne nder mend gazetat, qe paguhen vetem per t’u shfaqur ne mengjes ne TV, sepse pa diskutim qe nuk shiten te gjitha as 50 kopje ne te gjithe vendin Koha Jone e N.Lesi apo Telegrafi i E.Musaj ,vetem me tituj per te vjelle e per te denigruar…Te dobet , por jo deri ne vulgaritet jane edhe emisionet e TV te reja me emra bombastike si A2 apo Euronews ALB. Per ta mbyllur, jane shume te pakte emisionet e analistet qe mund t’i ndjekesh – S.Balla, Minxhozi, F.Cupi, deri diku Vasjari apo Zaloshnja, D.Minga, A.Dudushi, M.Nano, P.Zogaj…

  69. nandi says:

    Prape kjo fytyre e keqe e komunizmit qe dilte shpi me shpi per te heq antenat e Italise nga dritaret e taracat?! C’e nxirrni? Per te n’a treguar qe fara e kuqe nuk eshte shuar?!

  70. Cen says:

    Froku eshte aktivizuar prape. Tani na bej nji autobiografi, kur e ke gelltitur corben e prishur!!

  71. Sasame says:

    Pena e Frokut eshte pene e art .Demokracija ka nevoje per te tille gazetare qe ne shkrimet e tyre vene llogjiken,argumentin dhe per publikun behen te besushem.Gazetare si S.Meco,A.Bushati,A.Bejtja.B.Vevziu,A.Shullaku,F.Balliu Q.PekaE.Vasili jane gazetare servile te politikes qe isherbejne per qellimet e tyre koruptive.Keta e plotesojne kushtin te quhen BALLI KAZANIT.

  72. ta says:

    i mire shkrimi..por me keto shkrime duhen 500 vjet te vije kultura, prandaj duhen ligje te renda qe te vije kultura, perveçse me diktat si puna e enverit…..

  73. Ona says:

    Ironikisht,mrekullisht e bukur!

  74. ASLLANI says:

    A bahbah na myten Frroka*

  75. Ne emer te se vertetes says:

    O zot sa bukur e ke shkruar, u mahnita Frrok, c’fare demaskimi i ke bere, jo thjesht Mecos por te gjitha Mecove e surrogeterve si ajo. I lexoj me shume pasion shkrimet e tua, te Meros, Skender Minxhozit. Ju jeni vertet jo vetem idhujt e gazetarise Shqiptare por edhe ajo pak frymemarrje e lire qe i ka mbetur shqiperise. Zoti ju bekofte.

  76. fati says:

    Z Cupi , o psudogazetar, po ku ke aftesi gazetsreske ti, Sonila eshte 100 here me e afte se ty.
    Ti je thjeshte nje llafazan qe pergojojne dhe meresh me nje gazetare,po ske turp?
    O fshatar I gazetarise , mos pergojo kur nje femer
    po ku do ti te flasesh me respek per koleget.
    Turp te kesh o fshatar.

  77. arben says:

    Po pse more Z Cupi meresh me Sonilen, po pak probleme ka ky vend po meresh me thashetheme.
    Cfare gazetari je ti qe ve ne shinjester nje kolege, nuk eshte spikere po eshte gazetare qe nderon nje emision,
    Nuk e di ju Z Cupi do ishit I afte te benit nje emision?
    Je nje palo gazetar qe shkon nga fryne era.
    As nuk e njof Sonilen po ne shume emisione qe drejton, eshte nje gazetare qe flet me kopetencash.
    Gazetaret duhen respektuar dhe jo sulmuar.
    Meru me pronarin Ylli Ndroqin, dhe me pronare te tjete mediash no me nje gazetare, who punon per nje roge.
    Turp te kesh.

  78. Dash says:

    Komplimenti.!!!

  79. Kola says:

    Sonila ka te drejte te mbroje interesat e veta. Analiza e Z.Cupi duke vene ne qender Sonilen, eshte e ekzagjeruar. Per nje femer, per nje gazetare nuk mund te flitet kaq rende. Z.Cupi nuk ka kapur thelbesoren: Si do te shkojne hetimet dhe gjykimi i ceshtjes Ndroqi apo ndroqeve!

  80. Shkodra Loce says:

    Zoti Çupi,cili gazetar/re e ka radhen t’ia qendisesh,ama pa i hy ne hak,ashtu siç janè.

  81. dhembeli says:

    Vere” nga Titaniku ( ne fund te oqeanit) ke nxjerre e servire me gota prej ari ,o Frrok Cupi !

  82. Labi says:

    Nuk ka faj Sonila aq ka aq flet,po gallata ishte te degjoje avokatet e Ndroqit qe benin llogarite se kur ka fillu pune spak e sa dite kane marr hetimet, avokatet mendojne se dihet shume kohe per te hetuar Ndroqin e ata qe ka pas ai,tipat me nivelin e Ndroqit zbulohen per 24 ore,mjaft nje formular te tregone se ckane bere ne jete,dhe sa ore pune kane, mjafton te jete e vertete qe kan pas probleme me drejtesine Italianr e Turke e filmi mbaron,apo harruan Sajmir Tahirin qe akoma eshte ne gjyqe per disa fjale ne tel.

  83. Igi vojka says:

    …fatkqesisht qe komenti juaj z.Frrok, nuk le asnje shteg tjeter per te udhetuar tjeterkund mendimi aresyeshem,vecse,te miratoje unanimisht,pa asnje medyshje,tere ato dilema apo fakte reale,te cilat vertiten turpshem ne mesin e shoqerise tone “plot moral”.. qe ” nuk ka kohe” te merret me nje fenomen qe thekshem uluret gjithkund…mbarekombetarisht..fatkeqesisht..!Eshte pak me thene te lumte koha qe harxhove per demaskimin e ketij ” virusi”…!!!!??

  84. fisha says:

    une se kam kuptu naj here kush e shihte ate. srz

  85. 01 vlora says:

    Shumè i sakt!Respekte Frrok.

  86. Vike says:

    Ik mer bythqir personazh,te qifsha ropt.Edhe kta servilet e partis tjeret.Ti je vec nji spiun i sigurimit te shtetit me pseudonimin llulla.Lani gojen kur flisni per nenat shqiptare.Te qifsha farefisin.

  87. Lali says:

    Një artikull kryekput skaner i realitet që tregon më së miri atë që ne shohim, lexojmë e dëgjojmë çdo ditë në media dhe politikën e ditës. Është gati fatale për një realitet të dhimbshëm që kemi arritur në pikën kur ‘media e pavarur’ financohet dhe promovohet nga njerëz që kanë së paku një të kaluar plot me dritëhije. Aq keq janë ngatërruar interezat mafioze, të struktuara tashmë edhe në grupe mediatike të fuqishme kombëtare, me politikën dhe median private qoftë ajo edhe kombëtare sa vetëm një Zot e di se si do dalim nga ky hendek ku kemi rënë. Në këtë rast z.Ndroqi me të gjitha dritëhijet e tij është thjesht zhurma e rrallës sepse duket që ka shkelur në kallo lartmadhnin e tij kryemafiozin kryeministër dhe kryelegenin lali qelbësirën!!

  88. Aqua says:

    Sh e bukur,analize, qe hiq komentin e buzeve qe ishte pa vend,te fuste ne mendime te nje realiteti te hidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje