Ish-ministri shpall “fitoren”, pa “nasqerisur” kandidatët e Lulzimit

Nga Artur Ajazi

Ish-ministri i Doktorit , ndër emrat më të përfolur në qeverisjet e Partisë Demokratike, njeriu që kur ishte në pushtet është akuzuar për shkelje të shumta ligjore, apo dhe “armiku” kryesor i kryetarit aktual të asaj partie, së fundi është caktuar ( dhe dihet me propozim të kujt) si vlerësuesi kryesor në Komisionin e Vlerësimit të kandidaturave për deputet për zgjedhjet e vitit 2021.

Ai do të “nasqerisë” emrat e ardhur nga degët, do të shikojë me lupë (dhe jo me syzet 4 mijë euro që mban) çdo “propozim” të ri të degëve të Partisë Demokratike, dhe do ti vërë vulën “fitores së madhe”. Nga ana e tij, shefi i madh zoti Basha, nuk ka munguar të shpallë me bujë (si çdo vit) shtatorin si “muaji i fushatës dhe fitores së demokratëve”. Ai ka patur një takim pune me pesë emrat e paracaktuar të Komisionit të Vlerësimit, nga ku i ka siguruar ata se “fitorja e këtyre zgjedhjeve do të jetë më e thella në histori”.

Nuk e di, seç mu kujtua Doktori, kur edhe para fushatave, por edhe gjatë tyre, deklaronte të njëjtat gjëra “fushatë madhështore, fitore historike”, etj. Por të njëjtën gjë ish-ministri i Doktorit bëri edhe pas mbledhjes me zotin Basha nga shkallët e SHQUP-it, nga ku ka deklaruar se “unë vërtetë kam qenë kritik i Lulzimit, por ai ka bërë përpara, kësaj here fitorja jonë do të jetë historike”. Ish-ministri dukej tepër optimist dhe tepër largpamës, tek jepte deklarata dashurie mes tij dhe Lulzimit, ndryshe nga ç’deklaronte para 2-3 vitesh për kryetarin e partisë.

Ata tani janë bërë miq, janë siç thotë populli janë “mjaltë e qumësht”, ata tani po shkëmbejnë “ide dhe mendime të vyera rreth pushtetit të ardhshëm”, dhe nisur nga kjo, ish-ministri po i jep zotit Basha, eksperiencën e tij. kaq mjafton të dëgjosh nga goja e një ish-ministri të një qeverisje të dështuar, dhe të mendosh dhe kuptosh fillin e çdo veprimi dhe deklarate që vjen nga SHQUP-i. Ata i marrin dhe i dine shqiptarët për dele dhe budallenj, ata i konsiderojnë shqiptarët “humbameno”, njerës pa kujtesë dhe pa nivel.

Por gabojnë. Shqiptarët nuk e kanë harruar as 1992-1996, dhe as 1997, dhe aq më keq as qeverisjen e mbrapshtë të 2005-2013, të një partie që rikthen ish-ministrat dhe ish-presidentët e saj në 2021, për të “vlerësuar sipas kritereve” emrat e rinj për deputetë. Mjafton të shikojnë dhe dëgjojnë shqiptarët, ata ish-ministra dhe ish-kryetarë shteti, që siç na deklaron zoti Basha “paskan në dorë fatin e emrave të rinj dhe fitoren e PD”, dhe të bindesh përgjithmonë se, Edi Rama do të fitojë jo mandatin e tretë, por edhe dy të tjera pas tij.

Të paracaktosh ish-ministrat e Doktorit të “nasqerisin” emrat dhe listat në PD-në e sotme, është sikur të marrësh nga shtëpia sot, ish-byroistët e PPSH (ata që janë gjallë) dhe ti kërkosh parashikimin mbi “fatin dhe zgjedhjet e reja”. Të matesh me një parti që ka afro 1 milion vota, që ka një potencial të madh elitash intelektuale në veprim, dhe që ka transformuar nga themelet vendin, të deklarosh se “do të korrim fitoren më të thellë” kur nuk të ka mbetur as gjysma e votuesve që ke patur nga 2013, do të thotë kurajo e madhe, dhe mbi të gjitha përgjegjësi e madhe politike. Ndoshta kësaj here, fatura e humbjes, i kalon lehtësisht ish-ministrave dhe ish-presidentit, duke e lënë “të pastër” sërish Lulzim Bashës.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Ish-ministri shpall “fitoren”, pa “nasqerisur” kandidatët e Lulzimit”

  1. fati says:

    E ka gjet vertete basha njeriun e duhur per perzgjedhjen e deputeteve te pd, genc rulin, njeriun me hajdut, kriminel dhe te pabese qe ka njohur jo vetem pd, por e gjithe shqiperia. Nqs pd i var shpresat te genc ruli, me 1000 % i ka te humbura zgjedhjet. Mendoj se nuk ka shqiptar qe nuk e njeh dhe ureen genc rulin per bemat e tij kur ka qene miniester. Jepi basha, me rulin dhe markun do te fitosh zgjedhjet!!!

  2. qazim says:

    Pa dyshim qe fitorja do te jete e jashtezakoneshme persa kohe qe ky komision udhehiqet nga kapterr pompist presidenti dhe anetaret mendjehapur e pacene te tije.

  3. Korabi says:

    Rrul Marku,Mark Marku,Gjek Marku,Mark Markagjoni,Ndue Gjon Marku,Gjin Gjin Marku,dhe qershija mbi torte shpellari I Vicidolit krimineli Sali Berisha.

  4. OH SA KOM QIESH
    BASHA HAPI AHEGUN TUJ KERCY BEL DANCIN E TINA T’PREFERUM

    BYTHE JASHTE HAAAAAAAAAAAHAAAAAAHAHAAAAAAAAAAA
    O SA KOM QESH

    NE RRRRRRRREEEEEEEEC KA MEW E LUJT MA BUKUR BELIN BASHIQI

  5. Lanabregesi says:

    Prape me Rrul,Nul,Nok,Rrok,Ndok,Duk,Dul,dhe e kete e quajme freskim me gjak te ri qe do na japi fitoren e madhe.

  6. Konica Usa says:

    Kur shoh kete foto me behet zemra “mal”,dhe them me vete: “Eh moj Shqiperi me ne fund do shpetosh nga hallet”,por po te ishte dhe Saliu do ishte nje “mrekulli”per popullin shqiptar.

  7. Karigethyrrit I qenka c’thyer karig Ja , epo u bene nje zeta e pese vjet qe atehere , u riten arrat andej nga Fush Arzi , duhen cuar ne Itali !

  8. Kerpaci says:

    Ja lidershipi i ardhshem i njerit krahe,plus fallxhore Moniken me ate koqe Vasilin ne krahun tjeter,fitorja eshte e sigurte.

  9. Jurgeni says:

    Mos te duket cudi ty autori i shkrimit kur luli basha te vije ne pushtet, dhe mos thuaj qe ne nuk jemi popull humbameno kur na kujyon 92-96 dhe 97. E di ti kush qeverisi per 8 vjet 2005-2013 , qeverisi ai kafsha qe u largua me dhune nga pushteti d e ne si popull dele qe jemi e kthyem ne pushtet me vote. Keshtu qe ta gezojme dhe Lulin nja 8 vjet sepse ky qe eshte po ben cmos qe ti merzitet popullit dhe populli ne gjendje qe te mos kete alternativa te tjera do te votoje nga e keqja alternativen boshe te lulit, fiks si 15 vjet me pare. Katovica vazhdon ende rrugen e saj neper shqiperi deri sa ta shkaterroje nga themelet kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *