Postulat politik: Pse Rama do vazhdojë të qeverisë edhe për një mandat të tretë

Nga Bedri Islami

Për dy gjëra jam i bindur:

Së pari,

Për mos ndëshkimin e së keqes dhe krijimin e konceptit të PPP “famoze”, Edi Rama nuk do e kishte merituar të vazhdojë qeverisjen,

Dhe

Së dyti,

Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe mandatin e tretë.

Nuk është dëshirë.

Kështu si po rrjedhin gjërat, po kthehet në një postulat politik.

Mosndëshkimi i së keqes ka qenë dhe vazhdon të mbetet njëra nga thembrat akiliane të qeverisë së tashme. Nuk e ka ndëshkuar të keqen as ndaj paraardhësve të saj në qeveri, të cilët edhe në ditët e fundit zhvatën çka mundën dhe krijuan malin e së keqes, por as ndaj njerëzve të tij, të cilët vazhduan të jenë në rrugën e s keqes, e jo rrallë e thelluan edhe më tej.

Sido që të themi, kjo e keqe ka mbetur pjesë e qeverisjes, sepse, deri më tani, as nga të djeshmit e qeverisjes dhe as nga të sotmit, asnjëri nuk është ndëshkuar.

Mosndëshkimi ka sjellë trimërimin dhe ka krijuar vijën politike dhe qeverisëse. Pikërisht për këtë nuk u hetua asnjëherë se si ndodhi që në momentin e ndërrimit të pushtetit kishte ndodhur humnera financiare, ashtu si askush nuk u dëmtua nga i gjithë skndali i Unazës së Madhe, ku fajtor i vetëm u gjet një birbo centralist, i cili edhe sot e kësaj dite nuk e di se për çfarë është akuzuar, se cilën firmë amerikane ka falsifikuar dhe përse ka ndodhur kështu.

E përsëri Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë edhe në mandatin e tretë, jo thjeshtë se do të thyhej një tabu e alternimit të pushtetit në çdo tetë vite, por, ndyshe nga sa ndodh në fushëbetejën elektorale, ai do të futet me tri përparësi të ndjeshme:

1. Tetë apo nëntë muaj para zgjedhjeve të reja politike opozita ende nuk e di se si do të veprojë. Në të gjithë piramidën e saj është një lëmsh i pazakontë, që vetëm adoleshentët politikë mund ta krijojnë, ose, si ndodh në këtë rast, një grup arrivistësh të paaftë dhe të joshur nga pushteti.

Të synosh që pas 30 viteve jetë plurale dhe përplasjeje politike të ndërtosh një skenë të re, ku lojtarët e vjetër janë dominues, më e pakta është të bësh harakiri politik. Lulzim Basha, si duket nuk e ndjen se përreth tij është një grup korbësh politikë, që nesër do të jenë të gatshëm të shkyejnë edhe atë vetë.

Të mendosh se në aradhën e parë të përplasjeve do të kesh përsëri Nard Ndokën, Vangjel Dulen, Shehun apo Dukën, që as fjalorin nuk kanë arritur ta ndërrojnë dhe kanë lëvizur politikisht sipas erërave të pushtetit, është po aq e padobishme se sa të mbledhsh rreth vetes një grusht politikanësh anonimë, të ngurtësuar, që në kaq vite nuk kanë sjellë asnjë mendim të ri në jetën politike. Salianji, Balliu, Gjata, Spahiu i Shkodrës dhe shefi i dikurshëm i Lazaratit, figura politike që sjellin kërcënimin si metodë politike dhe britmat si gjetje intelektuale, do të thotë të shkosh drejt ballafaqimit politik me perceptim anodollak dhe rroba perëndimore. Asnjëri nga të parët, që përfaqësojnë rrymën e ngjitjes pas pushtetit, dhe, asnjëri nga të dytët, që sjellin arrivistët e pushtetit për të cilin mund të bëjnë çdo gjë, të thërrasin si shefi, të shajnë si shefi, të anatemojnë si shefi, të flasin si shefi, të vishen si shefi  e në fund të mund të përfitojnë si shefat e ardhshëm, jo vetëm nuk të ngjallin besim, por shumë herë të krijojnë neverinë politike deri në skaj.

2. Në krah të Bashës do të jenë lësëistët e Kryemadhit, me prapavijën e qëndrueshme dhe herë – herë, parafjalën e Metës.

Në jetën e tij presidenciale askush tjetër, më shumë se sa Meta dhe familja e tij, nuk e kanë shkatërruar Kushtetutën dhe asnjë tjetër nuk është përbetuar në emrin e saj, pikërisht kur e kanë përdhosur më së shumti.

Ilir Meta është presidenti që nuk duhej të ishte. Ai ka krijuar precedentin e rrezikshëm të presidentit super opozitar dhe mbështetës të një kauze që nuk ka asgjë të përbashkët me kushtetutën e aq më pak me një shtet demokratik. Në çdo vend të botës, ku është një republikë parlamentare, nëse një president do të sillej si vazhdon të qëndrojë Meta, ai do të shkarkohej e jo vetëm kaq: ai do të përgjigjej ligjërisht për shkeljen e betimit të tij presidencial.

Tërheqja e deputetëve socialistë ishte e pritur, jo se kanë drojën se dikush do i akuzojë se i kanë të gjitha pushtetet, atë nuk e kishin këtë edhe kur qetësisht u futën në zgjedhjet e 30 qershorit të kaluar dhe morën të gjitha bashkitë – dhuruan të Shkodrës -, por sepse i duhet një president gogol, si nuk dhet të ishte, ku të qëndrojë vemendja dhe të ndodhin përplasjet politike, duke hequr vemendjen nga të gjitha ato që ndodhin pas kësaj përplasjeje.

Do të kishte mjaftuar vetëm precedenti i 2 marsit, ku hapur, në shesh, para opozitës, presidenti i një vendi bën thirrje për rrëzimin e qeverisë dhe të parlamentit, apo bredhja nëpër studio duke kërkuar një kryeministër, sikur gjithçka ishte në portofolin e tij, që të mos kishte qëndruar më si president.

LSI, për fat të keq, paraqet sot forcën politike më zvetnuese, më korruptive dhe më të përfolur, e cila e ka hequr mendimin politik nga paraqitja e saj dhe ka lënë Petrit Vasilin të thotë dokrra dhe të ndjellë përbuzjen.

Koalicioni i Bashës do të jetë me këtë forcë politike, e cila, gjithçka që ai ndërton ditën, ia shembin natën.

Kjo do i heqë opozitës të drejtën morale për t’i thënë njerëzve që t’i ndjekin, pasi asnjëri prej atyre që janë sot në falangat e para të lësëisë nuk mund të ndiqen.

Nëse në opoitë veprojnë kështu – si mund të sillen me pushtetin? Të pangopur si më parë, apo të uritur për të ribërë çfarë kanë humbur?

Më thuaj me kë rri, të të them se cili je – është postulat i njohur.

3. Opozita në ditën që u largua nga parlamenti dhe askush nuk e di pse janë larguar, ndoshta as vetë shefi i saj, ajo u largua nga legjislativi dhe në vendin e saj u ulën njerëzit e saj të paslistës që e nxorrën vetë atë në margjina, ajo humbi pjesë të pushtetit ekzekutiv, që kishte në disa qytete dhe qarqe të ndjeshme, u largua nga vendimmarrja dhe, ndonëse thirri “ fitore”, ajo ndolli humbjen.

Shumica mund të miratojë tani cilin ligj të dojë, ai të jetë ligj kushtetues dhe sado të thërrasë presidenti se parlamenti nuk është legjitim, ai njihet si i tillë, përderisa vetë Meta ka nënshkruar ligje të votuara prej tij.

Koha për të ditur nëse është legjitim apo jo tani ka shkuar. Faji i madh politik do të shlyhet dhe opozita po e shlyen që tani. Por nuk ka arritur deri në fund. Prilli apo maji i ardhshëm do të jenë kohët kur bëhen llogaritë dhe braktisja e zgjedhjeve si opsion mund të mbajë edhe disa javë në këmbë opozitën, por do e fundosë më tej.

Duke pasur gjithë pushtetin vendor në dorën e saj shumica mund të përllogaritë disa dhjetëra mijëra vota më shumë ende pa nisur dita e votimit. Këto i dhuroi opozita marramendshëm dhe askush nuk mund t’i thotë Edi Ramës përse i more këto dhurata.

Zgjedhjet brenda opozitës më të madhe mund të jenë farsë, por tregojnë se ka lëvizur diku, sado e vogël të jetë ajo. Njerëzit e zakonshëm herë pas here po kërkojnë figura politike më dinjitoze, më të qëndrueshëm, të besueshëm në profilin e tyre dhe seriozë. Janë të paktë, por të domosdoshëm.

Nuk e di nëse kupola drejtuese do i qaset më afër këtij mendimi apo do të vazhdojë lojën e vjetër të listave të mesnatës.

Ajo, edhe kështu mundet të mos fitojë, por do të jetë më e besuar.

Ndryshe, nëse nuk lodhet nga pushteti dhe abuzimi me të, Edi Rama do të fillojë që në qershorin e vitit të ardhshem lojën e tij për një mandat të katërt.

Dhe askush të mos thojë se është vonë./ Dita

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Postulat politik: Pse Rama do vazhdojë të qeverisë edhe për një mandat të tretë”

  1. qytetar says:

    Analize e sakte.

  2. atdhetari says:

    O Bedrane ja perse i duhet edhe nje mandat qytetarit te klasit te pare Edi Rames sepse ne mandatin e pare ai investoi per te bere kryeqendren e qytetarimit Shqipetar pra Tiranen,ne mandatin e dyte ai investoi me nje plan marrshall per te bere tere Jugun dhe mandati i trete i duhet per te investuar ne Veri duke bere tere Shqiperine duke e bere nje nder vendet me te zhvilluara te ballkanit!Nese ke pyetje se perse ndoqi kete radhe aresyeja eshte e thjeshte sepse ne Tirane kishte qytetarimin e duhur dhe e kuptonin me se miri!Ne te dytin gjithashtu kishte njerezit qe donin qyteterim por duheshin parate ndersa veriun e la te tretin pasi mendoi se dy mandate do ti mjaftojne per tu civilizuar e qyteteruar duke kuptuar qe investimet e ndryshimet jane per ata e jo per Edin!Ndaj i bindur se ka ardhur koha qe veriu nuk mund te djege me vendin por i duhet ta ndertoje do tia dedikoje edhe nje mandat atyre,ndryshe po nuk qe i bindur ,do te dilte nga politika qe ne kete kohe por nuk do ta beje si lopa qe te mbushe bidonin deri ne treçerek me qumesht e viçat ti bien me shqelme e ta derdhin,kur duhet ta pijne!Sa per mandatin e katert nuk ma do mendja se do ta lakmoje por te jesh i sigurte qe do e dorezoje pasi misioni per te cilin ka hyre ne politike ai e mbaron me mandatin e trete duke bere tere Shqiperine dhe tere pleherat e ketij vendi qe nuk iu ndane per mese 108 vitesh te kene gjetur vendin qe meritojne minimalisht ne birucat respektive ku Bedri Islamet mund te vene e ti intervistojne per honoraret e radhes paçka demeve qe i kane bere ketij vendi!
    Nje fare Dashnor Kaloshi ka nje rubrike e cila me dokumentacionin e paraqitur deri me tash na tregon qartazi se veriku kryesisht eshte i destinuar per banda diversantesh ne ate kohe ajrore e tash tokesore(duke filluar qe prej vitit 1992 e deri ne 1996 kur mercenaret e B.Bukoshit erdhen me shtyp e vra vellezerit shqipetar e deri tek bandat e VV kur kishte marr urdher me djegun Kuvendin e Republikes se Shqiperise!
    Ja perse e don Rama edhe nje mandat o Bedrane e Islameve ku edhe soj me te predispozu jeni me e nda Shqiperine se sa me e bashku nje kombe qe quhet Shqipetar !

    1. !! says:

      E ke lene hashashin tani, paske fillu me te rendat !! Pyk.
      Atdhetar leshi.

  3. Prushi says:

    Nuk arreston qeveria, keqbërësit dhe të korruptuarit, ata janë prodhuesit e korupsionit, aq më pak ministria e drejtësisë, as Edi Rama. Z. Bedri?!
    Janë prokuroria e gjykatat që duhet të ishin dhe të bëhen ashtu siç dhe janë formalizuar tani, megjithëse duhet thënë janë ende mjaft të brishta.
    PPP JANË NJË PRAKTIKË EUROPIANE INVESTIMI. edhe në botë , dhe nuk është shpikje e Ramës.
    Të tjerat i ke në rregull. Opozita është pavizion dhe ide qeverisëse. Ata vërtiten ende në shoqëri të pandërshkuar për bëmat dhe grabitjet si dhe keqqeverisjen e para disa viteve në atë vend.

  4. Huligani says:

    O Bedri,mere kete carcafin dhe pasi ta kesh zjerre,piji lengun.
    N.q.s. nuk ke pire ndonje gote ,kthejellohu nje here.
    E ke seriozisht me ate qe shkruan per PD-ne (Perpara Debila) ?
    Edi Rama nuk ka mbajtuir fjalen per ndeshkimet ,mund te mos kete bere gjithcka ne rregull,
    pooor te japesh si alternative,PD-ne eshte miopi politike.
    Ky grupim ordinersh tribal nuk duhet te mari me pushtet ne dore.
    Kjo do rrezultonte katastrofale per Shqiperine
    Edi Rama eshte e keqja me e vogel,deri sa te zhduket kjo fare e keqe me emrin
    Perpara Debila(PD)

  5. Shenjestra says:

    Bravo.Analize e holle.Me keto qe po bene opozita dhe Meta qe eshte kthyer ne kryetar opozite,Edi Rama eshte i favorizuar komplet,pasi opoziten nuk e voton as elektorati i tij ne ate mas qe pret Basha.Mandati trete per Ramen eshte i sigurt.Ne do ta votojm Ramen qe te jemi rehat nga ujqerit e opozites.Qe kur opozita braktisi parlamentin,na kane rene veshet rehat,jemi te qet dhe e shikojme seancat e tij me qejf.

  6. agim says:

    Bravo Bedri!. Shkelqen ne analiza politike e ne publicistike…Nga brezi i viteve 90 , vertet me i riu athere, por ke mbetur i vetmi nga ata aktiv, i sakte, i kompletuar , bindes, i pandalshem, i paturbulluar e ” i pangjalezuar”….Kthjelltesisht i sinqerte e i drejte…Tamam bir i Lulit.. jo i ndonje Luli do si do, por I vete Lulit te Vocerr!…Te ndjekim hapa pas hapi …Dhe krenohemi…

    1. justice for all says:

      Me kete shkrim do e marresh dhe ti ndonje shuk me euro…. Por haram , gjithsesi.

  7. Life is game says:

    Une di si mund te shembet ER! Por teorikisht! Nuk mund te shkoj tek PD dhe ti kerkoj kandidim LB, duke marre parasysh mekatet e tij dhe te ca te tjereve! Nuk dua te gjunjezohem! Rrofte jeta dhe e ardhmja nese kam fat!

  8. iksi says:

    Degjova nje dite ne nje televizion lokal te qytetit te Shkodres nje liste me nja 100 emra gjoja te propozuara nga baza per te drejtuar kete qytet dhe nuk ma zuri syri asnje intelektual apo ndonje njeri qe ka mbaruar Universitetin e Shkodres sepaku keto 4 vjetet e fundit por te gjithe ish kuadro te djegur qe kan drejtuar Shkodren keto 30 vjet ne menyre kriminale dhe keto ishin gjetjet e reja te Lul Bashes qe disa prej tyre mund te jene mbi 75 vjeça . Por fitoret ne Shkoder qe ka pat partia demokratike jane si rexultat i mos funksionimit i partise socjaliste ne Shkoder , kryesisht edhe nga komisioneret e saj qe shiteshin te komisioneret e partise demokratike dhe askush nuk vepronte . Duke perfunduar o z. Bedri ju them qe Edi Rama me kete opozit qe ka fiton bindshem sa here do behen zgjedhje . Ne kete mandat te trete ka me zbatu ate shprehjen : Nuk keni pare gje akoma . Pse e theme kete , sepse reformat i mbaroj tashti vetem zbatim reformash ka me pas dhe nuk do gjen vrime ku te futen , njerezit e tij qe kan abuzu me detyren dhe sidomos me ata paraardhesit qe e ka gjete grop shtetin bankat ekonomine .

  9. xhoxhi says:

    Rama edhe vitin tjetër ndoshta edhe votimet e tjera do i fitojë sepse ka përballë sharlatanët të cilët erdhën si shpëtimtarë të Shqipërisë dhe e vërteta është se ishin shkatëruesit e saj.Jo vetëm qeveria e Ramës por çdo qeveri në botë ka shumë të meta ka gonjeshtra jo se duan qeveritë por çdo qeveri përballet me krimin.Saliu la trashëgim një bandë kriminelësh që Rama po përplaset çdo ditë dhe nuk është e lehtë ti eliminosh ata.Saliu krijoi një drejtësi të koruptuar që nuk lanë gjë pa bërë dhe Rama u detyrua të kërkojë ndihmë nga jashtë për ti eliminuar,la një bisnes mafios të bazuar mbi drogën,prostitucionin etj etj,lejoi që militanëtët të mos paguajnë as drita s ujë asnjë taksë,la një administratë mafioze që ne e kemi ndeshur në çdo zyrë,la policiëe me policë hajdutë etj etj dhe të gjitha këto e detyrojnë Ramën që disa gjëra ti lërë pas dore dhe kuptohet që duket se qeveria ka edhe gabime.Socialistët kanë bërë shumë punë kudo dhe ajo duket në çdo qytet ku më parë ishin si fshatra,ka bërë zyra që shkon si njeri dhe jo me gunë,etj etj pra ka shumë ndryshime.Po fitoi opozita e sotme do shikoni gjithë këtë punë do e shkatërojë.Do regullohej qëndra e Korçës dhe ajo me të fituar bashkinë shkatëroi regullimin nga themelet.Pse?Sepse e kishin ndërtuar socialistët.Mbi kalimi në zogun e zi sa fitoi Basha e shkatëroi dhe bëri një rotullim kot më kot dhe drejtësia as u shqetësua fare.Unë nuk jetoj atje dhe as kam votuar por Rama me kërë opozitë, do ta kemi atje edhe për shumë vjet si kryministër.Mund ta shajnë ta akuzojnë por në demokraci kush ka më shumë vota d.m th e don shumica e popullit ai mban kariken ta drejtojë Shqipërinë..

  10. Dajti says:

    Pse i bini mê qafê edi ramés e i jepni edhe njê mandat tjetêr ! Po ia morêt shpirtin ! Lëreni tê shpêlodhet nja tetē vite nê opzitë e pastaj prap ia fillojmê nga e para ! Rilindim ! ( jam i majtë por besoj se polic qê e merr përsipër dhe e bën ramën kryeministêr për herë tê tretē nuk ka ! Edhe luli sala e meta ta votojnë shancet janē zeroooo ).

  11. 👏👏 says:

    FALEMINDERIT , QË SHKRUAN !

  12. Huligani says:

    Ti Dajti duhet te jesh nga fara e atije qe vrau 4 police dhe kerkon tani te dali nga burgu.
    Ke te drejte te votosh kunder Rames se me ate rast voton kunder vendosjes se
    drejtesise qe Sala ja ktheu emrin ne padrejtesi.
    Ajo “drejetsi” qe i la mundesi Dritan Dajtit te talli bythen me te.

  13. Marco USA says:

    Kete dy mandatet qe eshte Rama ne qeveri, u zhdukent nga syte e kembet 500 mij shqiptare, goxha e arritur e kesaj qeverie.

  14. Populli says:

    Edi Rama e ka te garantuar mandatin e trete duan apo s’duan PeDet

  15. Pensionist says:

    Pd dhe qeveria e saj me ne krye nje person te cvleftesuar perfundimisht, qe nuk ia vlen t’i permendesh emrin jane pergjegjesit e vetem, per gjemen, qe i kane bere Shqiperise dhe shqiptareve.
    Zgjedhjet e 26 majit 1996 ishin nje masaker raciste direkte e saliplasjes dhe gazided-helmit. Zgjedhjet e 2009 i manipuloi, ashtu siç dine mafiozet dhe me gjithe kerkesen e pareshtur te opozites per ngritjen e nje komisioni parlamentar per kontrollin e kutive te votimit, jo vetem qe nuk lejoi hapjen, por saliveremi dhe ky holandezi lyl me 21 janar 2011 vrane 4 protestues te pafajshem dhe qindra te tjere i torturonin mbrapa Kryeministrise. Pese apo 6 dite me vone mbas kesaj masakre keta faqezinj injoruan ftesen per te mbrojtur Shqiperine nga akuzat e pales serbe dhe Karla Del Ponte se ne nje shtepi te verdhe, ne Rrethin e Matit, ne Shqiperi, jane bere krime lufte nga UCK dhe qeveria shqiptare. Sipas akuzes ne kete shtepi jane vrare rober serbe dhe u jane marre organe te brendshme, te cilat i kane kaluar nepermjet Rinasit ne tregun e jashtem per shitje, qe nuk dihet se ku jane shitur. Ky qendrim i papergjegjshem i dha del Pontes mundesine te pranoje per te vertete dhe te shkruaje nje liber per kete çeshtje me akuza te fantazuara. Dik Marti shpalli fajtore per kete poshtersi vendin tone dhe luftetaret e UCK.
    Ka plot krime te tjere, si vrasja dhe zhdukja e Remzi Hoxhes, Gerdeci, permbytjet e Shkodres, vjedhja e pasurise kombetare, shkaterrimi ne menyren me te perkryer te drejtesise dhe pazarlleqet me të etj, etj, por nuk ia vlen, te zgjatesh me tej.
    Per vetem me kaq sa u permenden me siper, shtrohet pyetja: A mund t’i jepet pushteti nje force te tille politike aventuriere, antishqiptare, te majmur ne menyre prrallore dhe abuzive, pse Edi Rama paska bere disa ”gabime”?
    Rama i ka bere kaq leshime opozites, saqe te vetet i ka habitur me sjelljet e tij. Kryetari i KQZ, ministra, zv ministra e drejtore te PD ne poste kyçe te qeverise Rama gjate fushates se zgjedhjeve ne 2017. E imagjinoni dot se mund ta bente kete gje ndonje gangster i pede-se ne pushtet? Kurre!
    Rama ka nevoje per keshilltare me profesioniste, per opozite konstruktive, jo per bande diversantesh, jo per president te pozicionuar ne krahun e opozites – organizate terroriste, jo per mbrojtes te kriminalitetit. Rama eshte autori i reformave dhe i vendosur per te bere shtet. Ka akoma energji per te punuar dhe do t’ia dale edhe ne mandatin e trete. Shikoni faktet, shikoni punen, jo llafet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *