Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Do ankimojmë vendimin. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai

Avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi ka deklaruar sot se do të ankimojë vendimin e  Gjykatës dhe SPAK për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive dhe shoqërive në pronësi të sipërmarrësit

Avokati Albana Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore të cilat do të jenë në objektin e ankimimit.

Pala mbrojtëse e sipërmarrësit ka ngritur hije dyshimi për mënyrën se si u zhvilluan hetimet në adrese të biznesmenit.

Avokati i Ylli Ndroqit tha sot se Policia deklaroi se hetimi ndaj biznesmenit po zhvillohej që prej 18 muajsh, ndërkohë që ai u shpreh se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është krijuar vetëm 8 muajt e fundit.

Gjithashtu avokati i Ylli Ndroqit ka deklaruar para gazetarëve se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera me kredi, përfshirë këtu edhe televizionin Ora.

Ju bëjmë ne dije se do bëjmë ankimim ndaj vendimit në SPAK. Vendimi ka një sërë parregullsisë ligjore dhe proceduriale, nga nxitimi për të mbyllur këtë akuzë. Është vendosur sekuestro me mbi 26 pasuri.

Po si është e mundur që për 7 ditë nga procedimi penal, u gjetën indicie për sekuestrimin e pasurive. Policia deklaroi se hetimi ka zgjatur 18 muaj, ndërkohë që para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para Presidentit të Republikës. 

Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar? Këto hetime të kryere nga policia pa dijeni prokurori, janë hetime të paligjshme dhe ngre dyshime për mundësinë e keqpërdorimit të Policisë së Shtetit nga ana e Qeverisë.

Një pjesë e pasurive të vënë nën sekuestro nuk janë të gjitha nën pronësi të z.Ylli Ndroqi. Që në vitin 1993 është regjistruar tek Tatimet si person fizik, më pas në 1996, është regjistruar tek Tatimet si person juridik. Ka kryer një aktivitet tregtar që ka nisur që në vitin 1991.

Jeni dëshmitarë të qëllimit të nxitimit të këtij hetimi nga SPAK, nxitime me prapavijë politike që i kanë kushtuar jo pak qytetarëve shqiptarë. Prezenca e forcave të RENEAS kur u ekzekutua vendimi i gjykatës, bëhet me qëllimin për të ndalur zërin e mediave që ka në pronësi z.Ylli Ndroqi.

Të gjitha aktivitet janë me kredi dhe këto godina, godinat e “Ora News”, janë financuara 100% rikonstruksioni i tyre nga bankat me kredi. 

Po ashtu janë me vendim gjykata tre automjete, të sekuestruara, por të tre nuk ekzistojnë, nuk e  di ku i ka gjetur SPAK, edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur.”, tha sot Avokati i Ylli Ndroqit.

REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Do ankimojmë vendimin. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai”

  1. Pranvera says:

    Prandaja ky vend po hecen me hapin e breshkes sepse parat shkuan tek injorantet qe nuk din as tabelen e shumzimit u eshte ber koka si qen stani e vin era perc nga mishi i dhjamosur qe han nga mengjesi e deri ne dark.

    1. Koli says:

      Po nuk qe mafioz nuk te jep kredi askush per te blere televizion.Televizioni i duhej Likes per te patur pushtet mediatik dhe caktoi ushtarin e vet Xhamal Pasmaciun te merrej me mision mediatik.Po Like Pordhes ja la babai qe shiste banane ne rruge pasurine??? Avokat muti njeri pa dinjitet.

  2. Sqepari says:

    Avokatet e krimit! Shtrese e korruptuar, renditeni nder me te pasurit se keni pasuruar veten duke bere sekserin gjykate – prokurori. Nje dite dhe ju do hetoeni.

  3. h says:

    Çfarë prisnit ju të thonte avokati ?
    Që eshte trafikant ?Që është kapur në Turqi ? Që eshte kapur në Itali ?
    Apo që e ka liruar Xhin Xhoni duke pager para ?
    Detyra e avokatit është të mohojë evidencën dhe hedhi hy syve të gjithëve.
    Por kur shteti funksionon,avokati ha mut sa të ngopet.

  4. XheJ eN Bi says:

    Me këtë avokate që ka Idhi Ndroqi ,pa filluar e ka të humbur.Pretendimi i parë se SPAK ka 8 muaj që është krijar dhe nuk ka mundësi të hetojë 18 muaj.Po SPAK- u nuk zbriti nga Hëna,ata gjetën në Prokurori dodje të hapura dhe i vazhduan.
    Sa për aktivitetin që në 1991 ka bilancet në Tatime dhe duket sa janë fitimet ,që edhe ka patur de-facto ,shumë bizesmen i kanë fshehur.

  5. Dardan says:

    Ou bre, Ylli kenka i palam prej SPAK, po asht i lamun prej sali halesë. E sali haleja për na, është si barometër për matjen e motit. Në rast se thot sali haleja, duhet me kenë e vërtetë.

  6. Astriti. says:

    Pyesni Mozen ku I ka gjetur parate, dhe ku I ka fshehur sepse ajo eshte specialistja, njesoj si e transportonte drogon ne bebelinat e femijes.

  7. xhoxhi says:

    Shikoni shkollimin e atyre që janë milionerë dhe do kuptoni se si i kanë vënë paratë.Jo vetëm Ndroqi por të gjithë të kalojnë në vrimiën e gjilpërës duke i sekuestruar çdo gjë të pa ligjshme dhe kryesore është të shikojmë Berishën e madh,Metën,Bashën,Ramën për gjithë akuzat që bëhen çdo ditë …apo fëmijët e tyre që shijnë me paret e vjedhura .

  8. Viktor Proi says:

    Doli si mode tani , tv e mori me kredi , dhe pronat i dha babai , formula e njojtur , kjo z. avukat nuk eshte justifikim llogjik , ne radhe te pare ofendon publikun , nuk mund te thuash te tilla , jane shume te rendomta , shume te ceketa , vetem e vetem nga menyra se si e justifikon avukati , e ben fajtor te menjehersjem ne raste te tilla duhen fakte , duhen spjegime te argumentuara , dhe jo te nxjeresh nje avukat mjeran te justifikoje te pajustifikuarat , apo u be mode , si hunderja e LSI -se , mi dha babai , cili baba ? Babai i Monikes kish nje xhaket te zhubrosur , dhe menget te qelbura nga fshirja e qurave me meng , dengla na shesin???
    Ndoshta avukati ka nje te drejte , keta zhubrosen ligjin , vodhen , krime te organizuara, narkotike , me pak fjale shume shume faje , kaq shume shkelje ndaj ligjit ku dhe avukati e ka te veshtire te te mbroje, dhe automatikisht behet fajtor , eshte e qarte z .avukat , mos u mundoni kot , nuk justifikohen dot , jane te kryqezuar nga te gjitha anet faktet , eshte e pamundur te jete bere gabim …….kjo qe e gjitha , kot nuk thone : si ke koken , te vene dhe fasten……

  9. ronny says:

    Ti o trapi Avokat duhesh te varesh prej gjuhe ne mes te Tiranes dhe sic e ka edhe procedura para ekzekutimit ai miku qe do te vari prej gjuhe se je vertete gjuhe mut do te pyesi.. ore vertete e kishe kur thoje se gjithe ate perandori te krimbur ne miljarda ky klienti juaj i shkrete e kishte bere duke marre borxhe e kredi dhe me leket e babait hahahaha.. vertete ta ha mendja qe do kishe bythe te thoje brockulla te tilla.. para se te nisje te lekundeshe si lavjerres kur te te varnin prej gjuhe…ore kellire

  10. Ne emer te se vertetes says:

    Eh avokate, do te vije rradha edhe ty, do te vije filtri edhe tek ty.Sigurisht qe do mbrosh trafikantin qe shet droge per te helmuar femijet tane. Po vete a ke femije ti moj monster. Je dhe femer pale. Ja keni shitur shpirtin te gjithe shejtanit. Felliqesire. Kalbeni edhe kete ndyresire dhe sekuestrojani pronat. Fare e poshter.

  11. Likja says:

    QI..N…PO SI SNA LA BABAI DHE NE CA TOKA E CA PRONA…POR VETEM BORXHE…PASKEMI PATUR BABALLAR BUDALLENJ…JA BABALLARET E KETYRE…YLLI MANUSHAQES.MONA LOPA.XENI BABIT..E KU DI UN…U KA LEN BABAI GOXHA PRONA…AVOKAT LOQJA.BOLL U QURRAVITET NEPER STUDIO E ORA TV…ATJE NE PROKURORI SHKO DHE QAJ…BOLL SE SNA RRUHET FARE NE PER YLLRAT E MIKAT E LOKE FLORIRAT…SA ME PARE MRENA TE GJITH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *