"Cili ishte burimi i parave?", avokati i Ndroqit thellon skandalin: Televizionin Ora News ia bleu mbesës 18-vjeçare të Aleksandër Frangajt

5 Gusht 2020, 17:12Sociale TEMA

Teksa SPAK pretendon se  Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nuk justifikon të ardhurat për blerjen e Tv Ora në vitin 2007, avokati i tij  Alban Qafa ka nxjerrë disa dokumente ku thotë se televizioni i është blerë mbesës së Aleksandër Frangajt, Ilda Prifti.

Në kohën që është blerë, ajo ka qenë vetëm 18 vjeçe, duke hedhur hije dyshimi se si një adoleshente kishte në pronësi një biznes kaq të madh televiziv dhe se kush ishte burimi i parave për të ngritur këtë media.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve.

Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare”, tha Alban Qafa.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.(TemA)

12 komente në ““Cili ishte burimi i parave?”, avokati i Ndroqit thellon skandalin: Televizionin Ora News ia bleu mbesës 18-vjeçare të Aleksandër Frangajt”

  1. Mandravellua says:

    E mos ja QR dhe ju tani. Kot fare, se late nam.
    Cfare faji ka Ndroqi qe televisionin e shiste Ilda ?
    Se ku dhe si e ndertoi televizionin Ilda eshte tjeter pune. Kerkojeni gjatke, se nuk lidhet fare me Ndroqin, po me Sandrinon qe i `lidhte kpuct me spango`..
    Apo nuk keni bithe te sulmoni Sandrin,, dhe i bini kot Ndroqit.
    Ndroqi mund te kete nje milion te zeza, po jo dhe fajin qe e bleu ke Ilda…Per kete fajin e ka pas qeveria e aso kohe qe e ka licensuar nje tv ne emer te Ildes…

  2. Aleks says:

    Sandri i partive, mbajti ne burg ishpronarin r Telenorbes derisa ky i fundit u detyrua te shiste frekuencen te Sandri. Pastaj sandti kaloi frekuencen tek mbesa 17 vjeç e cila ja shiti Ylli Xhemail Trafikantit nga ndroqi. Genc Ruli filloi proceduren e privatizimin te ishkinostudios per ScanTv (kunati Sali islamikut), AbcNews dhe KlanTV!

    Me ne fund duket se Shqiperia do pastrohet nga llumi e pislliku… Shprese!!!

  3. Viola says:

    Nuk e thellon po i hap petet lakrorit.Frangaj e nisi nga gazeta Koha Jone si ka mundesi qe ortaku i tij ngeli ai qe ishte kurse ky u be miljoner dhe bashke me te edhe nje tufe gazetaresh qe kane punuar me te si Shkullaku me shoke. Keta i kane perdorur mediat per tu mbrojtur gjoja ne emer te fjales se lire.Me ttegoni se ne cilin vend ka kaq shume gazetare miljoner.Vetingu mbas gjyqesorit duhet te vazhdoje me keta dhe pastaj te perfundoje me politikanet qe kur tju vije rradha te mos kete kush ti mbroje ne emer te fjales se lire.

  4. h says:

    Se mos e ka dhi moma e avokatit katunar,tv ora.
    Kjo mund të jetë alibi e fortë.

  5. Ne te gjithe boten ka maskarenj hajdute e vrases dhe nuk mund ti bejne gjerat hapur se kalben ne burg se funksionon shteti ligji dhe nuk pyet se cfare je. Ketu tek ne zbriten derrat nga fshati bythegrisur e te uritur dhe te gjitha maskaralleqet dhe hajduterite kane 30 vjet qe i bejne sheshit dhe cuditerisht sikur ska ndodhur asgjje. Sa here kakaris cubi Sali aq here del edhe Karanina me Zenin neper saraje kurse kokthumbi Jamserbi me burrin Gita jane terhequr se nuk i del koha te numerojne parate .Shoqata vampire e Lirise ka ikur me Sandrin drejtim te paditur. Po fshataret Muti dhe Mona qe jane trashegimtaret e Berluskonit. Po Ruli Bode Pollo Imami Topulli e shume te tjere qe i rente zgjebja se shteti nuk i shikon.

  6. Www says:

    Pas ferrës së vogël…

  7. Doktor Qukapiku says:

    Rradha gati… Sander mafishja behu gati se ka ardhur momenti per te t’i qrobt

  8. Meleku says:

    Mero Baze dhe parkingu nentokesore tek parku Rinia!

    Ajet Rama

    Një histori e vjetër e shkruar keq nga “i dyshuari i përhershëm” Mero Baze për sponsorizuesin e tij Besnik Sula

    Vendimi më i fundit i Këshillit Bashkiak të Tiranës për ti dhënë leje ndërtimi të një parkimi nëntokësor pronarit të Taiwanit, Besnik Sula ka ngjallur një debat të ashpër në opinionin publik për mënyrën sesi u mor vendimi ndërsa projekti iu prezantuar këshilltarëve në minutën e fundit pasi u nxorr nga një prej sirtarëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, future aty kushedi se prej kujt.

    Është e vështirë të japësh një definicion të saktë rreth vlerës ligjore të kësaj nisme dhe duke qenë se për këtë duhet të flasin ekspertët ky shkrim do të ofrojë një tjetër panoramë. Bëhet fjalë për një panoramë të asaj që një prej mbrojtësve më të zjarrtë të këtij vendimi, botuesi Mero Baze shpalosi sipas parimit “çdo e keqe e ka emrin Sali Berisha”. Shkrimi nuk ka për qëllim të mbrojë Sali Berishën e të sulmojë Mero Bazen, aspak jo, por ka për qëllim të shpalosë një version tjetër ku Mero Baze në fakt e ka një të drejtë pse mori laps e letër e shkruajti dy ditë më parë mbi këtë çështje.

    Tani nëse themi që në krye të herës që marrëdhëniet e Mero Bazes me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn është në një stinë të vërtetë dashurie sigurisht që kjo nuk na bën të padrejtë, sepse shkrimet e tij superlativiste ndaj çdo aksioni të qeverisë (përveç atyre kur i fituar del Sandri ose Koço) apo punësimi i djalit të tij si jurist pranë Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt, besojmë se shërbejnë për të kuptuar sadopak.

    Tani pyetja është ku lidhen Mero Baze, projekti i parkimit nëntokësor dhe pronari i Taiwanit, Besnik Sula?

    Përgjigja është që këto tre, e bashkë me këto të tre edhe shumë e shumë të tjera nuk ka patuar asnjë shkëputje që prej vitit 2005 e këtej. Për këdo që ka qenë afër zhvillimeve politike të vitit 2005 e këtej është e paharrueshme që nëse ka pasur një njeri më të pushtetshëm pas Sali Berishës kryeministër, ai ka qenë vetëm Mero Baze. Një marrëdhënie përmes së cilës Berisha vetëm ka paguar haraçin si kur ishte në opozitë ( dhe kulmi ishte kur Mero Baze ia shiti zgjedhjet ndërsa kandidonte si deputet në Durrës nën siglën e PD-së ) ashtu edhe në mazhorancë kur pushteti i Mero Bazes ishte i tillë saqë ish-drejtuesi i MJAFT asokohe 25 vjeçari Erjon Veliaj i gjeti Mero Bazes ndoshta nofkën më origjinale të kohës “Xhoana e re e Shqipërisë”.

    Kjo sepse nëse në qeverisjen e Fatos Nanos për të mbyllur punët e mëdha duhej më parë “të faleshe” tek bashkëshortja e ish-kryeministrit Xhoana Nano, pas vitit 2005 për të arritur të njëjtën qëllim, postin e Xhoanan Nanos e zuri Mero Baze. Sali Berisha në opozitë e kishte një nga objektivat kryesore të opozitarizmit, pronarin e Taiwan-it Besnik Sula dhe ishte zotuar deri edhe ta mbyllte kazinonë që lulëzoi në qendër të Tiranës gjatë qeverisjes së socialistëve. Por në vitin 2005, Besnik Sulaj gjeti zgjidhjen për të amortizuar një sulm të mundshëm të Berishës kryeministër dhe kjo ishte përmes “miqësisë” me botuesin e Gazetës Tema, Mero Baze.

    Mirëpo mburoja që Baze i ofronte Sulajt e kishte një kosto dhe për të ligjëruar në sy të Berishës këtë miqësi, Baze e detyroi Besnik Sulajn ndër të tjera që t’ia blinte gazetën Tema përreth 600 mijë euro. Ky ndoshta mund të cilësohet si një nga shitjet historike të një gazetë që në ditën e vet më të mirë shiste 2 mijë kopje, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga transaksionet më të trasha për t’u shitur si e tillë, sepse Sulaj vërtet “e bleu” gazetën, por drejtimin e saj, si para si pas shitjes, e kishte i njëjti njeri, ai që e ka edhe sot, Mero Baze. Kjo u përfol shumë dhe dukej qartë që ishte gjoba që Sulaj pagoi tek Mero Baze për të shmangur sulmin e Berishës.

    Gazeta Tema “qarkulloi” aq shumë para sa asokohe në faqet e saj shkruanin me pagesa “të bollshme” ndër të tjerë, Mero Baze, Blendi Fevziu, Andi Bushati dhe e të gjithë ato që konsideroheshin si “penat” e rënda të kohës dhe që përbënte në vetvete enturazhin mediatik të qeverisjes së demokratëve. “Pazari” e bëri punën e vet për aq kohë sa Mero Baze vendosi të largohej nga oborri i pushtetit sepse nuk arriti të mbyllë një tjetër “pazar” për shkak të Genc Pollos. Mirëpo me ikjen nga pushteti dhe fakti që nuk e mbronte dot, pronari i Taiwanit, Besnik Sulaj e ndërpreu marrëdhënien me Mero Bazen dhe ndaloi së injektuari mijëra euro si çdo muaj në Gazetën Tema dhe akoma më çuditshëm, vendosi të tërhiqej nga gazeta që bleu 600 mijë euro, praktikisht duke ia falur atij që ia bleu.

    Gjithsesi ky transaksion i dha frytet e veta sepse Sulaj nuk pati asnjë sulm nga qeverisja e demokratëve, edhe sepse nuk kishte arsye të sulmohej një biznes i ligjëruar tashmë. Marrëdhënia e Besnik Sulajt me Meron Bazen mbetet e paqartë nga viti 2007 e deri para dy ditësh kur, Mero Baze u shfaq si me magji për të bërë gjoja sulmin e radhës ndaj Sali Berishës, por në fakt ai nuk bëri gjë tjetër veçse i bëri favorin e rradhës një miku të vjetër. Mirëpo duke iu referuar eksperiencës së parë që Sulaj dhe Baze kanë patur sëbashku, vështirë se shkrimi i shkruar dje aq mjeshtërisht nën vargjet e përhershme “fajin e ka Saliu” të ketë qenë një kortezi gazetareske ndërmjet tyre.

    Mero Baze ka kohë që ankohet për pazaret e Frangajt e Kokëdhimës kështu që me shumë gjasë, parkingu nëntokësor i miratuar nga ai që dikur e quante “Xhoana e re e Shqipërisë”, Erjon Veliaj dhe nën bekimin e atij që Baze ia nxorri në dy kohë si fotot nudo edhe dosjen e gjyqit ku mohonte të birin, Edi Rama, ishte radha e tij për t’u dorovitur nga pushteti.

    Mero Baze ka të drejtë të replikojë me Berishën kur thotë se nuk është Olsi Rama pas parkingut të Taivanit. Ndoshta kjo edhe arsyeja, se pse Mercedesi i ri i Mero Bazes, sigurisht që kushton më shumë Linkoln-i old version i Donald Lu-së me gjithë makinat e eskortës së ambasadorit bashkë.

    Civitas

  9. Populli denoncon says:

    Rroft Amerika. Keta jane njerezit qe kane sakatuar popullin, duke hedhur para sa per sali beun e sa per meten e edi ranen. Prandaj keta duhet mbyllur burimi, sepse keta e degjeneruan vendin, duke vendosur rroga miljoneshe disa prezantueseve te emisioneve duke bere diferencen e turpeshme dhe denigruese me ato rroga qe populli mbijeton. Ku eshte SPAK, plasi syte, ke gjirin e lalezit qe te çon tek faktet, se kush jane ara qe e dogjen dhe e djegin shqiperine po qe se ju preken vilat dhe interesat. SPAK muti.

  10. TIRONA says:

    Pershendetje:Drejtesia e Paimagjinueshme:nuk kam c’te shtoj!

  11. Lola says:

    Made by Shqupi.

  12. Ladi says:

    1- Sandri merr licensen kombetare nga Zeni pasi i ka dhene gjoben e majme.
    2-Mbesa 18 vjece me karriere ne media qe pa lindur ja shet Pasmaciut per 800 mije euro.
    3-Pasmaciu, me para droge, blen televizionin dhe ben biznes ne kurriz te interesave te Shqiperise e shqipetare.
    -Po AMA c’ben?
    -Sa taksa ka paguar ky Pasmaciu kur beri blerjen?
    -A jane te regjistruara taksat?
    -Sa te ardhura ka ne vit te deklaruara ky TV?
    -Sa punonjes paguhen ne kete TV?
    -Liste pagat e punonjesve, perfshire rrogen e majme te Mecos?
    -Siguracionet qe ka paguar dhe sa ka paguar.
    Gerrmoni per kete mafioz se plot xhevahire do te gjeni.
    I beni nje lavazh llogarive, ambjenteve ne pronesi te tij.
    Pasurite e trasheguara si jane vene?
    Ku jane te regjistruara?
    Taksat qe jane paguar per zoterimin e ketyre pasurive nga babai, nena, motra, vellai, kunati, shoku, daja, halla, xhaja, tezja, nipi, mbesa.
    Fytyra te tilla e kane te shkruar ne balle qe jane plehra, dhe Mecot zedhenesit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje