FOTOT: Miliarderi ukrainas ble ishullin italian për mbi 10 milion euro

5 Gusht 2020, 21:30Lifestyle TEMA
FOTOT: Miliarderi ukrainas ble ishullin italian për mbi 10 milion euro

Gallinara, një ishull në formë breshke në brigjet e Albenga dhe Alassio (Savona), u ble për mbi 10 milion euro nga miliarderi ukrainas Olexandr Boguslayev, 42 vjeç. Lajmin e ka raportuar gazeta e njohur italiane Corriere della Sera.

Ishulli, që ishte në pronësi të Kishës deri në 1842 dhe ju shit më pas individëve privatë, i përkiste një Srl në pronësi të 9 familjeve të Ligurias dhe Piemontes. Më 17 qershor u realizua transferimi i pronësisë në një kompani në Montecarlo të lidhur me Boguslayev. La Gallinara ndodhet rreth 1.5 km larg bregdetit, dhe aktualisht është një rezervë natyrore.

“Unë mund t’ju siguroj që nuk do të lejohen ndërtime dhe spekulime të tjera duke marrë parasysh statusin e saj natyralist – është komenti i kryetarit të Albenga Riccardo Tomatis – për pjesën tjetër administrata e qytetit është e gatshme të bashkëpunojë për përmirësimin e ishullit në kuadër të kujdesit dhe mirëmbajtjes së tij, si dhe si një tërheqje kulturore turistike, por me limitet dhe kufizimet e duhura”.

Mbi ndryshimin e pronësisë qytetari i parë pret komunikime zyrtare nga Mbikëqyrja: “Rëndësia strategjike nga pikëpamja turistike e ishullit Gallinara për Albenga dhe bashkitë bregdetare të zonës është aq e rëndësishme sa unë e konsideroj të saktë të ekzaminohen të gjitha aspektet procedurale të shitjes”. (ANSA)

5 komente në “FOTOT: Miliarderi ukrainas ble ishullin italian për mbi 10 milion euro”

  1. demokrati says:

    Une blej, ti blen, ai/ajo blen.Ukrainasi bleu.

    1. tito says:

      Une bleva, ti bleve, ai/ajo bleu

  2. bs says:

    edhe zeni ta blejw njw pwr shqiptarwt

  3. bs says:

    edhe zeni ta blejw njw pwr shqiptarwt

  4. Titi says:

    Kriza eshte momenti me i mire per te blere prona te patundura, te njejten gje po ben edhe Zen sy peshkaqeni. Krizat artificiale krijohen per te pasuruar oligarket dhe varferuar popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje