INTERVISTA/ Bujar Nishani: Të gjithë ata që kanë merak nëse do të jem apo jo unë deputet do të zhgënjehen

Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, ka treguar etapat që do të ndjekë Komisioni, ku ai u emërua vetëm dy ditë më parë nga dy organet më të larta vendimmarrëse të PD-së, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Nishani pranon që procesi është delikat, por ai shprehet se me kriteret e përcaktuara nga sekretari i përgjithshëm, procesi do të jetë objektiv dhe transparent.

Muaji gusht, sipas Nishanit do të jetë i ngarkuar për Komisionin, pasi do të bëjë seleksionimin paraprak të kandidatëve bazuar në disa kritere, ndërkohë në fund të këtij muaji, ata do të kenë hartuar një listë paraprake dhe do ta dërgojnë për votim sërish në bazë.

Ndërkohë, vetëm ata që cilët do të marrin mbështetjen e bazës, do t’i nënshtrohen më pas vetingut të brendshëm. Ish-Presidenti theksoi se kandidatët, të cilët janë propozuar në muajt qershor-korrik nga anëtarësia dhe nuk do të jenë në listën finale për deputetë dhe kryetarë bashkie, do të jenë resursi prioritar për atë që përbën administratën politike të qeverisë së ardhshme.

Nga Mariglen Kume 

Z. Nishani, Kryesia e PDsë dhe më pas Këshilli Kombëtar miratuan anëtarët e Komisionit të Seleksionimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie. Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim të gushtit?

Ky është një proces që nis menjëherë. Partia Demokratike dhe blloku opozitar kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare dhe ky proces është pjesë e kësaj platforme të madhe pune. Ne nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, pasi çdo ditë që kalon është thellim i vuajtjeve për shqiptarët dhe shkatërrim i shtetit.

Sa është numri i kandidatëve që kanë ardhur nga faza e parë e procesit?

Kjo do të verifikohet sapo të marrim në dorëzim dokumentacionin e ardhur nga degët e Partisë Demokratike.

Faza e parë e këtij procesi shkoi normalisht në grupseksionet, ndërsa faza e dytë që është edhe seleksionimi pritet të jetë më delikate, pasi jo të gjithë do të qëndrojnë në listë. Cilat janë kriteret dhe si do të bëhet përzgjedhja e individëve?

Vendimmarrja do të jetë kolegjiale. Vetë Komisioni është një organizëm kolegjial. Ky do të jetë seleksionimi i parë i mbështetur në kontributet publike, shoqërore, institucionale, politike e komunitare të kandidaturave. Vlerësim mbi luajalitetin ndaj parimeve që Partia Demokratike është themeluar, ngritur, qeverisur dhe i ka rezistuar regjimit hibrid autokratik dhe aferave korruptive të tij. Vlerësim mbi vlerat e integritetit dhe dinjitetit personal të çdo individi. Influencave, mbështetjes dhe respektit që gëzon jo vetëm te strukturat e Partisë Demokratike, por në tërësi te komuniteti ku do të paraqitet për votën.

Cili është kriteri kryesor, që do të përbëjë edhe peshën kryesore në vlerësimin e kandidatëve? Çfarë informacionesh do t’u kërkohet që të depozitojnë kandidatët?

Komisioni ka në dispozicion kriteret dhe parimet e përcaktuara nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Por secili prej anëtarëve dhe kolegëve me të cilët do të bashkëpunojmë, besoj se do të ndërtojnë një proces të ngritur mbi transparencën, vlerat dhe pritshmëritë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, por edhe të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Është një garanci e shtuar në këtë proces personaliteti, integriteti, eksperienca, qytetaria dhe antikonformizmi si vlerë që mbart secili prej kolegëve, me të cilët do të kem kënaqësinë dhe nderin të punojmë për këtë proces, që është jo vetëm një risi për partitë politike shqiptare dhe ato në të gjithë rajonin tonë, por dhe një proces i lidhur ngushtësisht me standardin dhe garancitë e qeverisjes së nesërme. Do ketë një sërë dokumentesh shoqëruese, por edhe çdo dokument tjetër që do të kërkojë secili prej anëtarëve të këtij Komisioni. Natyrisht, këto do të materializohen në fazat e ndryshme. Aktualisht nis veç faza e parë, e cila do të pasohet nga procesi i votimit të anëtarësisë së PD-së, për të vijuar me fazat e tjera ku përfshihet edhe vetingu brenda partisë. Kandidatët që do të jenë në listë, pasi të rishkojnë në bazë për t’u votuar me parimin ‘një anëtar, një votë’, do të duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi. Nga ky detyrim do të përjashtohen ata, të cilët në 10 vitet e fundit kanë mbajtur funksione që kanë qenë subjekt i ligjit të vetëdeklarimit në ILDKPI. Ndërkohë, anëtarët e Komisionit, nëse do të kenë nevojë për më shumë informacione, do t’i kërkojnë ato nga institucionet shtetërore.

Sa do zgjasë kjo fazë dhe çfarë ndodh pasi të bëhet seleksionimi i tyre?

Brenda muajit gusht do të përfundojë faza e parë seleksionuese dhe do t’i dërgohet anëtarësisë për votim e më pas rikthehet për vetingun e çdo kandidati të votuar nga anëtarësia, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

Emrat, të cilët do të skualifikohen në fazën e dytë, çfarë do të bëhet me ta?

Nuk do të ketë një proces që nënkupton skualifikimin, por një listë e kualifikuar për t’u vlerësuar nga baza si kandidatë për deputetë dhe lista që mbetet si resursi prioritar i administratës së lartë të qeverisjes së re. Ura që do të lidhë procesin shtetëror vendimmarrës me publikun është një mekanizëm me shumë hallka dhe do të ketë nevojë për resurse njerëzore me energji të reja, motivim politik e qytetar dhe të aftë të bëjnë të mundur qeverisjen e vendit dhe marrjen e shërbimeve qytetarëve. Grupi i deputetëve do të jetë veçse njëra prej këtyre hallkave.

Z. Nishani, kryetari i PDsë, Lulzim Basha, më herët është shprehur se Komisioni i Seleksionimit do të përbëhet nga individë, të cilët nuk përbëjnë konflikt interesi. Prezenca juaj në këtë Komision do të thotë që ju nuk aspironi të jeni pjesë e listës së kandidatëve për deputetë? 

Interesimi i gazetës suaj nëse do të jem unë deputet apo jo është pjesa më pak e rëndësishme e interesit madhor publik sot. Kryetari Basha është i saktë në atë që referoni ju. Kryetari i partisë, nënkryetarët dhe kryetari i Këshillit Kombëtar janë të përjashtuar nga procesi i seleksionimit. Kështu që, unë nuk kam asnjë konflikt interesi në këtë proces ku jam përfshirë. Ata që kanë merak nëse do të jem apo jo unë deputet, do të zhgënjehen në merakun e tyre. Të qenit deputet apo jo varet në dimensionin politik, integritetin moral e qytetar, vullnetin e institucioneve të Partisë Demokratike dhe më kryesorja, mbështetja popullore.(panorama)

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “INTERVISTA/ Bujar Nishani: Të gjithë ata që kanë merak nëse do të jem apo jo unë deputet do të zhgënjehen”

  1. Prela says:

    Kar me syze,dhe qen pa syze,
    Ja simbolet e PD se tanishme.

    1. h says:

      Sikur ti kishte gjyslykët ai burri djathtas,do i shkonin më shumë.

      1. Dyrrahu says:

        Nese keni dilema binduni se Bujari eshte ai me syze.

  2. Iliri says:

    Ti je ne regull o gjymtur kau , ti je personifiimi i njeriut nga fryn era ,lamash hesapi , nga kapter pompist , nga pompist bythlepires , nga bythlepires president , nga president anetar i thjeshte i PD , me pak fjale kiu fiu andej e kiu fiu ketej , pa pike prestigji , cipe ne surat , tani do te strukesh si skuth deputet, pis njeri , dallkauk . Je i vetmi njeri qe , cfardo lloj epiteti ofendues te thone prape edhte pak , se si e ke realizuar kete anormali nje zot ne qiell e di ….

  3. Saleh Kerma says:

    sa ngjajne te dy. e pabesueshme.

  4. Zen says:

    Sa shume i ngjaka qenit. Si vellezer binjake qenkan.

  5. Beni sikur i zgjidhni , po mos haroni listen e babes , ate do miratoni .

  6. Dunavatasi i vjeter says:

    Na more Bujar, se mos i ve dhe qenit mbiemrin qe ke vjedhur se dhe ai i urren gjerat e vjedhura..

  7. 🤮 says:

    Plako, ti nuk zhgënjen .
    Kungull mbete, tërë këto vite.

  8. Doktor says:

    Odeta qenka bo origjinal si qen

  9. qazim says:

    O Jaro,te me falesh por sa pashe foton,u tremba,njeri me i eger se tjetri. Sigurisht nuk mund te humb kohe me brockullat e tua e ti lexoj por nje gje eshte e qarte se askush nuk e ka merak,do te jesh a jo ti deputet,eshte idiotsia me e madhe qe mund ti shkoje ne mendje nje njeriu normal.

  10. Po kujt i plasi bet.a,ado te jesh ti deputet apo jo.

  11. Martini says:

    Sa na zhgënjeve, si do bëjmë tani !

  12. VLORA says:

    Z.PRESIDENT ESHTE NJELLOJ SI ISH PRESIDENTI SHBA-ve TE KANDIDOJ PER SENATOR .TY TE TAKON TE SHKRUASH KUJTIME,REFLEKSIONE,TE MBASH LEXIONE ETJ E JO TE JESH NJE MILITANT I RENDOMTE.TE PAKTEN MER SHEMBULL NGA MOJSIU E JO NGA BERISHA QE ESHTE KATANDISUR SI AI QE KE NE KRAH

  13. Ladi says:

    Po mir mo; ju mbaron njerzit ktyre qe dalin ne foto vetem me qen? – apo askush nuk do foto me kta lloj surreterish??!!

  14. Shqiptari Ilirise says:

    Manovra qesharake për ti hedhur popullit hi syve,si me KOP-in.
    Nishan,nuk i ha njeti këto më!
    Lista juaj do jetë ajo që do u sjellë kry krimineli Berisha!Kaq!

  15. Baftjari says:

    CFARE ESHTE KY BUDALLA ME UTURAK QE BEN SIKUR PO BEN DICKA,QE NUK BEN ASGJE,SE NUK DIN CFARE BEJNE,SE KETA KANE MARRE RRUGEN E GJRIZIT,PO KUJT I PLASI HAJDARI SE KUSH DEL DEPUTET NGA JU

  16. Pensionist says:

    Ekziston pëdëja?! Po, po! Ua them une! Po, po! Doktor ”vdekja” e ka ne dore çdo gje ne pëdë. Shikojeni se cfare flet, ben dhe si u shfaqet: fytyre shejtani. Labrelaves! Ky eshte me i shendetshem se ai, qe e ka ne krahun e tij te ”shendoshe”.

  17. Sazani says:

    Ik mor gjytyrym ….dhe mos e ofendoni ju komentus ate zoterin qe ka ne krah duke then se ngjan me kete bajge.. ptuuuu

  18. ad says:

    Ja e pame me ne fund kush ja qinte gruan dhe ktij te mbaruarit.

  19. Milo says:

    Une do te thosha se duke ndejtur afer me qenin, ka dy rreziqe: 1) T’i ngjise virusin, dhe 2) E fyen qenin persa i perket inteligjences. Se qeni, dhe keshtu e ka bere Perendia, eshte shume here me i mencur se njeriu, pale ne krahasim me nje ish-president, me vota te vjedhura.

    Tani, jam i sigurt se PD do te fitoje zgjedhjet ne vitin 2021 dhe jari do te zere nje vend te rendesishem ne kupolen e PD! Bravo jari! Jepi! Firore, perprara!, sic na ka mesuar edhe Zonja Grida!

  20. Saliu says:

    s’te ha nje mortje o guak!!!

  21. Ledio says:

    E kuptoni vete ju se cfare do dali nga ky sekeksionim kur ne kete komision eshte Bujari edhe Genc Ruli.

  22. Askushi says:

    Sa foto e bukur kjo e Jarit pa musteqe me Saliun.foto e vitit

  23. owl says:

    Ah budalla kujton se ze meraku njeri per ty. Njeri pa dinjitet dhe pa inteligjence kush te do ty se cdo besh.

  24. Gota says:

    Ju lutem, a ka mundesi të më thote dikush se cili nga këta në foto eshte Bujari? Faleminderit!

  25. viçidoli says:

    O lulush të rëndë pika ,po kë ke vënë për vlerësuar kandidaturat o lum madh,po ky me gjysëm truri është,gjysmën ja kanë hequr ,po s’besove shko merr kartelën mjeksore të kapterit që të bindesh ti dhe ata që e kanë lënë veten për t’i vlerësuar ky antikapati ,më mirë të kishe marrë qenin se ka më shumë tru se kapter Ramiz ish president.

  26. viçidoli says:

    O lulush të rëndë pika ,po kë ke vënë për vlerësuar kandidaturat o lum madh,po ky me gjysëm truri është,gjysmën ja kanë hequr ,po s’besove shko merr kartelën mjeksore të kapterit që të bindesh ti dhe ata që e kanë lënë veten për t’i vlerësuar ky antikapati ,më mirë të kishe marrë qenin se ka më shumë tru se kapter Ramiu ish president.

  27. Baca-Bajram says:

    Fotogjenik qeke, t’a paska prishur foton ish pompisti president.

  28. Martin says:

    Kush esht buajari mga kta te 2???

  29. Ladi says:

    PD po seleksionon ne tufen e ish-hajduteve,mafiozeve, ish prokuroreve e gjyqtareve te korruptuar te shkarkuar. Perpara PD per fitore te reja. Keni 8-vjet ne stol dhe akoma nuk keni gjetur skuadren e duhur, te rinj e te reja te paperlyer. Vazhdoni me ish-at se mire i keni punet. Per PS nje verejtje kam. Largojeni ate Arben Ahmetaj se eshte i korruptuar e imoral deri ne palce. Nuk ka njeri me pa shtylle kurrizore se ai. Nuk e kuptoj si nuk jeni ne gjendje te kuptoni ate njeri.

  30. askushi says:

    Ky kur te vej lar te zoti dhe zoti do ta ket problem zoti
    ca pune te qjej per kete
    Ky eshte me termend nga figurat me te cfifura te popollit ton
    Veshtir qe zoti te qjej pun per kete kur te vej ne boten tjeter
    mundet e ka vendin ne fer e ka prer bileten per fer

  31. Koci says:

    Cili është Bujari nga këta të dy?

  32. fati says:

    Si swhpjegohet qe keto ish presidente dhe president aktual vetem me kafshe mund te bashkejetojne, a thua i kane humbur ndjenjat njerezore. Une kur i shoh keshtu keto debila dhe kriminele e hajdute me vjen per te vjelle e jo me te kem simpati per to. Olehrat nuk e kane vendin ne media, por ne kanalet e plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *