Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?

Hetimet ndaj Ylli Ndroqit nuk kanë nisur në datë 21 korrik 2020, datë në të cilën u regjistrua procedimi pasuror ndaj tij.

Në shkresat që gazeta Si disponon rezulton që Spak kishte nisur verifikimet ndaj Ylli Ndroqit më tepër se një vit më parë në vazhdën e veprimeve të nisura gjatë hetimit të Hekuran Hoxhës, një trafikant droge që doli në copëzat e dosjes 339.

Në kërkesën e dorëzuar nga prokurorët e posaçëm të Spak përmenden të dhënat e nisura nga italianët në datën 1 prill 2019 . Shprehimisht prokurorët e Spak i thonë gjykatës ”  ky fakt konfirmohet edhe nga shkresa e Ministrisë së Brendshme të Italisë, numër protokolli UCI/ALB/RF410-4/FR, datë 1 prill 2019, dërguar zyrës qëndrore kombëtare Interpol Tirana, ku konfirmohet se nga verifikimi i kryer në bankën e të dhënave, ka rezultuar se shtetasi Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu)  me datëlindje tjetër  11.01.1960 , në ngarkim të tij rezultojnë precedent policor ne fushën e narkotikëve, konkretisht në ngarkim të tij urdhër arresti me burg dhënë në mars 2006  nga GIP pranë Gjykatës së Milanos”

Në këtë kthim përgjigje që konfirmon se ndërkohë autoritetet shqiptare kishin nisur interesimin për Ylli Ndroqin, shpjegohet më tej se katër vite pas këtij vendimi, dhe përkatësisht më 31 mars 2010, Gjykata e Torinos deklaroi humbjen e vlefshmërisë së masës së arrestit.

Ky informacion është konfirmuar gjithashtu edhe nga drejtoria qëndrore e shërbimit antidrogë shprehet Spak, që thekson se pranë arkivave të saj rezulton emri i Ylli Ndroqit, në ngarkim të të cilit rezulton masa paraprake e sipërpërmendur e Gjykatës së Milanos, vendim si rezultat i mbylljes së hetimeve të koduara Triangolo d’oro dhe Bakllava, të kryera nga grupi operativ i antidrogës i Guardia di Finanza në Milano.

Por Spak pohon jo zyrtarisht për gazetën Si, se hetimi pasuror mori formë në muajin korrik, pas një sërë veprimesh që vazhdonin të ishin në pritje, më i fundit i përcjellë në datën 2 korrik 2020. Sidoqoftë ky veprim më i fundit rezulton sipas burimeve të Gazetës Si edhe në dosjen e dorëzuar në gjykatë ku përmendet se zyra qëndrore e Interpol ka përcjellë të dhëna  të siguruara nga Interpol Roma  dhe ku konfirmohet se Ylli Ndroqi, në vitin 2004 është referuar nga autoritetet gjyqësore pas operacionit Bakllava si organizator i trafikut të drogës  për llogari të një grupi kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Në vijim thuhet më tej ai u arrestua në shkurt 2015 bazuar në urdhër arrestin e lëshuar në vitin 2006.

Këto të dhëna u konfirmuan në mesditë edhe nga policia e shtetit që në një njoftim zyrtar deklaroi se  puna hetimore proaktive ndaj pasurive të Ylli Ndroqit zgjati afro 18 muaj, kohë që u nevojit për të gjurmuar pasuritë e tij.

Çfarë u bë shkak që Ndroqi u kthye në shënjestër?

Burime jo zyrtare pohojnë për gazetën Si se ka vetëm një emër që hodhi dritë mbi pasuritë e Ylli Ndroqit, të cilit ju sekuestruan gjithsej 26 pasuri, mes tyre edhe aksionet ne televizione. Bëhet me dije se pas zbulimit të trafikantit Hekuran Hoxha për të cilin Gazeta Si raportoi një ditë më parë, Spak nisi verifikimin ndaj këtij shtetasi që doli si pjesë e dosjes 339.

Hekuran Hoxha, i moshës 50 vjeç akuzohet për trafik narkotikësh përderisa në përgjime del mes organizatorëve së bashku me biznesmenin Admir Hoxha teksa presin të sistemojnë disa shtetas turq, që do të angazhoheshin më pas në laboratorin e Brenogës në Has të Kukësit.

Rezulton paraprakisht, thonë burime të Gazetës Si pranë prokurorisë Spak, se teksa prokurorët  kërkonin të dhëna për Hekuran Hoxhën nga ndërkombëtarët, ata i bashkëngjitën edhe emrin e Ylli Ndroqit. Ndroqi nën emrin e mëparshëm Xhemal Pasmaciu kreu në 1998 së bashku me Hekuran Hoxhën në Turqi një udhëtim droge, për të cilin u arrestuan turq e shqiptarë e madje sipas Interpol Ankarasë edhe vetë ai nën dyshimet se ishte pritës i 30 kg heroinë.

Kur pala Spak kërkoi të dhëna nga Italianët për durrsakun Hoxha ata përcollën të dhëna për të, përmes disa letërporosive që mbajnë data të ndryshme. Italianët u treguan të pakursyer dhe servirën edhe emra të tjerë që ndërkohë po përgjoheshin që nga Avdylajt e Ndokët, apo dhe dosjen e dy tonëve me drogë të bllokuar në tetë shkurt 2017.

Për këtë ngjarje italianët servirën emrat e Astrit Balliut, Gjevi Ndokës, Esat Mehmetit, Saimir e Petrit Sulejmanit. Por kur këto dosje janë ndarë e veçuar pasi kanë episode të ndryshme, emri i Hekuran Hoxhës shfaqet në komunikimet me biznesmenin Admir Hoxha, ky i fundit pritës i dy turqve dhe një kosovari të quajtur Iskander Saleh, Nedjet Cesorugulu dhe Xhemal Shala. Së bashku ata koordinuan veprimet për të përgatitur laboratorin ku do të përpunohej heroina, që u gjet pas ndërhyrjes policore në Brenogë të Hasit.

Pas një sërë veprimesh edhe me prokurorinë speciale të Prishtinës, Spak shkoi në gjykatë për Hekuran Hoxhën me kërkesën për masë sigurie, pasi ai shikohet si një anëtar i një rrjeti trafikantësh që fusnin heroinën në pllaka mermeri të tregtuara nga Irani në Kosovë me kalim tranzit Shqipërinë. Mes dhjetëra përgjimeve Spak përmend bisedën mes Hekuran Hoxhës dhe kushëririt të Admir Hoxhës të quajtur, Roni ku flasin për shtetasit kosovarë dhe turq që kishin ardhur dhe duhet të uleshin të prisnin.

Në këtë çështje Spak përmend si veprime me të huajt letërporositë e shkëmbyera me prokurorinë e Barit, të Firences, me prokurorinë speciale të Kosovës. Veç të tjerave tha një burim i gazetës Si, Hekuran Hoxha po hetohet edhe për pastrim parash, por ai është i njëjti person me të cilin Ylli Ndroqi u arrestua në Turqi nga skuadrat antidrogë, një operacion që nisi nga indiciet e një tjetër trafikanti të quajtur Abduselam Turgut, që më herët është arrestuar në Shqipëri, por u arratis i qetë falë dhuratës që i bëri gjykata e apelit Tiranë disa vite më parë me masën arrest shtëpie me adresë Kthesën e Kamzës.

33 komente në “Kush u bë shkak për të hetuar Ylli Ndroqin?”

  1. Kane mesuar nje gje,per cdo akuze,sulm politik says:

    Saliu me ilirin e fjales lire dhe sonila buzfryren cthone per keto fakte…
    Apo eshte sulm politik

  2. Qytetari says:

    Ka njeri qe e beson kete legjende?! Dmth Ylli Ndroqi, qe nuk del fare ne pergjime, por vetem se ka qene i arrstuar ne kete Hoxhen filloj te hetohej. Bullshits! Ylli Ndroqi dhe trafikantet te tjere jane te njohur ne Tirane dhe Shqiperi. Kane qene aty me vite duke e ditur shume mire kush kane qene. U godit tani, kam pershtypjen se do t’ja kthejne edhe pasurine, vetem se po sulmonte Ramen dhe dishepullin e tij sorosian Veliajne. Kaq e thjeshte, i bejne presion! Mos e fyeni inteligjencen e shqiptareve! Eshte shume fyese te mendosh qe Rama dhe Rilindja tani ne fund te mandatit te dyte po luftojne krimin. Krimi eshte aty ne mes dhe quhet Rama, Meta, Basha and company.

    1. Tuk Tuk says:

      Calm down Koqe Kandari ,qe na ben dhe Sherlock Holmes….ke fakte ik ne prokurori,Po nuk te pelqen Shqiperia ri laj pjatat e zezakeve ne europe.

      1. Qytetari says:

        Tuk Tuk,
        Pse beheni agresiv?! Po raciste perse? Une jam nje qyterar i pergjegjeshem i vendit qe paguaj shume taksa. Dua nje vend te drejte dhe nje qeveri qe nuk e perdor SPAK dhe policine si mjet terrori dhe presioni per kundershtaret politik apo qofte edhe banden kundershtare. Behet fjale qe nuk ka dallim midis korrupsionit te jakave te bardha dhe trafikanteve te droges. Jane kriminel te dyja palet. Jane banda!

        Duaje veten dhe familjen tende i nderuar!

    2. Ed says:

      Ti qe flet per inteligjence fli i qete!! Per fat te mire jo shume shqipetare kane inteligjencen tende !!

      1. Qytetari says:

        Ed, fatkeqesish nje pjese jo e vogel kane grykesine dhe ngushtesine e shpirtit mazokist rilindas. Vlerat e larta perendimore si drejtesia, aftesia, dashuria per atdheu, puna, dhe kultura jane vlerat qe i duhen ketij kombi per te lulezuar.

        Ketij kombi nuk i duhen kaviet shpirtshitura e vetshkaterruese te Rilindjes, PD dhe LSI!

  3. .. says:

    Mero perse nuk heton SPAK per nje politikan te fuqishem sot dhe ish Kryeminister qe e liroi ate nga Burgu ne Turqi duke derguar leter se Pasmaciu ishte agjent iinfiltruar i antidroges

  4. Shqiptar says:

    Nuk e kuptoj gjithe kete zhurme. Nuk e kane te qarte mediat dhe gjithe mileti ne Shqiperi qe 80-90 perqind e business-it ne Shqiperi eshte informal dhe frut i droges dhe korrupsionit. Duhet universiteti i Oxfordit per te kuptuar qe jane kriminele dhe shperndares droge keta personazhe qe pasi bejne miliona euro me droge veshin nga nje kravate. Duan ne kete menyre te transformohen “engjej” te business-it dhe te na behen dhe presidente republike. Prandaj ky vend do ngelet ne shekuj republika e fshatareve kriminele te droges me kollare. Pika qe sju bije atyre dhe miletit qe beson se fluturon gomari

  5. Moli says:

    Shkaku eshte se Xhemoli ishte hap shume bythesh

  6. Sokoli says:

    Kriminel, trafikant , hajdut , gjobaxhi , terorist , heroinoman

  7. Mikeli says:

    MASKARA I MASKARENJEVE TRAFIKANT DROGE

    1. Agron says:

      yllin Ndroqin e denocoi kastriot Myftaraj ne 2015 si trafikant droge dhe qe qe ndryshoi nga Xhemail ne Ylli dhe qe kreu burg ne Turqi lidhjet politike me Ilir Meten dhe Tom Doshin. por
      Ylli e “Bleu” Kastriotin ne 2017 ju flet moska

  8. Liliana says:

    Heroina qe vdes njerzit tregetohej nhga ky njeri sa jete ka marre ky eshte vrases jo vetem trafikant

  9. Miti says:

    BURG PER TRAFIKANTIN INTELEKTUAL QE SHET HEROIN

  10. Manjola says:

    LIDHJE ME TERORIZMIN DHE ME DROGEN KY DUHET TE FUNDOSET SI NJERI

  11. kostandin says:

    Spaku te hetoj kete trafikant nderkombetar droge qe ben sjellje aroghante dhe ka dhe televizion vec gjith atyre pronave qe vetem me leke droge dhe gjoba mund ti besh

  12. mitat says:

    TRAFIKANT DROGAXHI VRASES GJOBAXHI CA I KA NGL ME

  13. NARDI says:

    U NDEZ SI YLLI POR U SHUA

  14. Mikeliano says:

    HEROINA U BE SHKAK 🙂

  15. Nikolin says:

    IRANI OPIUMI I IRANIT QE DEL HEROINA

  16. tiku says:

    GJIN GJONI , HEROINA

  17. S- New York says:

    Nuk e kuptoj .”ME THE E TE THASHE”
    Lereni DREJTESIN te punojn rehat.
    C’pune kane Mediat me keto sterhollime c’orjentuse dhe te pa nevojshme.

  18. ... says:

    o Moderator perse nuk e boton komentin apo ste vjen per shtat. Kush eshte politikani qe ndihmoi Pasmaciun te lirohej nga burgu ne Turqi me pretendimin se ai ishte nje agjent antidroge i infiltrurar ne qevertia shqiptare

    1. nuk duhet shum mend..sali berisha.qe doli para dy ditesh dhe deklaroj qe ylli ndroqi i ka bisneset me djerse e Pune…dhe kjo esht politike tha…kaq

  19. Xxx says:

    Ka qene i Pd e sigurt, ne ate koh kta ishin te gjithe me PD.

  20. Ky eshte nje nga ata………por pyetja eshte perse tani ? Sekuestrohet pasuria e tij.

  21. Ky eshte nje nga ata………por pyetja eshte perse tani ? Sekuestrohet pasuria e tij.

  22. lepuri fle diku tjeter. says:

    Shenjestra eshte dikush tjeter.por FBI ka si taktike pret njehere rrenjet qe ushqejne pemen. ne te njejten kohe Ylli bashkpunon e del deshmitar kunder kapos.Ky duhet te mbahet ne burg nen mbikqyrje ,po doli jashte e eliminojne….

  23. Pensionist says:

    ”Qy-tetar”, do te kesh ndonje lidhje ti me kete Zherminal Pasmaciuciun. Duket sheshit qendrimi dhe sjellja e ciu-ciut, alias Ylli Ndroqi. Perse me emer fals apo me dy emra? Pastaj, ti perse behesh ”mbrojtes” i Illit, nuk di ai te mbrohet? Nuk ka ai avokat? Ke nje problem, ti, po bej kujdes, lere menjane politiken e shiko ato taksat, faturat, bilancet, siguracionet e punonjesve (ne se je sipermarres), ate bej!

    1. Qytetari says:

      Po pse z. Pensionist duhet te kem lidhje me kete trafikantin?! Nuk kam asnje lidhje zoteri, kam lidhje vetem me kulturen dhe shkencen. Me duket qe ndaj ketij po behet gjueti-shtrigash. Nuk me dhimbset asfare. Me tremb ideja qe drejtesia perdoret si arme nga politika per llogari te saj. Ky eshte tmerri. Kjo eshte endrra qe po thyhet.
      Duhet t’i themi jo politikes bandito-korruptive!
      Nqs je vertete pensionist, te uroj pension te mbare, shendet te shkelqyer dhe sa me shume lumturi!

  24. Gimi says:

    Shumica e mediave pas 97 ashtu me leke të pista u hapen. Ku i gjeti Dritani leket per Top-in? Me pune emigranti të ndershme ne Itali? Apo duke shitur Loricafé?
    Leket e droges fatkeqsisht i sheh kudo ne Shqiperi! Dhe do vazhdoje per nje Pérou dhe te gjate sepse ska politikane e politika per t’i mundesuar edukim e pune brezave qe rriten me Instagram dhe me lluksin që të bën skllav!

  25. Elton says:

    Spak po ben idiotesi ,po punon ne mynyre jo profesionale .Po shtepine qe ja ka dhene Enveri atij me cte drejte e sekuestron apo edhe atehere ka shitur droge .Duket qarte qe qeveria e rilindjes se leshit i ka mare koka ere e nuk po punon me ligje dhe me te drejtat e njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *