Manastirliu ndan apelin e sopranos Ermonela Jaho: Kemi vetëm dy armë ndaj COVID deri në zhvillimin e vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e së mërkurës apelin e sopranos shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho për kujdes dhe respektimin e masave ndaj COVID.

“Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjienën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.Dëgjoni apelin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho. Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit”, thotë ministrja.

Jaho në apelin e saj thotë ndër të tjera se “kur pandemia ishte në pikun e saj këtu në Neë York grupi më i ekspozuar ndaj infektimit ishin punonjësit e shëndetësisë, megjithëse në kontakt të përditshëm me të sëmurët ky grup pati numrat më të ulët të të infektuarve vetëm për dy arsye: Mbajtjen e maskave dhe respektimin strikt të higjenës.
Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjenën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.

Të gjithë jemi të lodhur nga COVID19, por virusi nuk njeh lodhje. I vetmi opsion që kemi deri në zhvillimin e vaksinave dhe mjekimeve të tjera antivirale janë maskat, distanca dhe higjena personale’.

“Ky virus nuk prek vetëm personat në moshë të thyer dhe dëmet që shkakton në shëndet nuk janë vetëm për personat që nuk i mbijetojnë dot, por edhe për ata që shërohen të cilëve ju lë pasoja për muaj të tërë. Edhe nëse rreziku për grupmoshën tuaj është i ulët mendoni për prindërit, gjyshet dhe gjyshërit tuaj.  Duke shpresuar që vaksina dhe mjekimi antiviral të zhvillohen sa më shpejtë, ju ftoj të fitojmë kohë, duke ngadalësuar përhapjen me mjetet që kemi në dorën tonë, mbajtjen e maskave, distancimin social dhe higjenën personale”, theksoi Jaho

🔴 #COVID19Maskat funksionojnë dhe së bashku me distancimin social dhe higjienën personale janë armët më të mira që kemi në dispozicion për të ruajtur shëndetin tonë, të familjeve tona dhe shoqërisë ku jetojmë.Dëgjoni apelin e sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho 🙏#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit🙏🏼🤜#COVID19🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 5 août 2020

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *