Mundi COVID-19, Flor Binaj vuan nga gjykimet e njerëzve: Më rrinë larg mua dhe familjarëve

Flor Binaj ishte një nga njerëzit që u infektua me COVID-19 dhe fatmirësisht arriti që ta kalonte virusin. Mirëpo duket se as periudha post-virus nuk ka qënë e lehtë për të.

Ndonëse ka pranuar që e ka kaluar pa simptoma pandeminë e koronavirus, aktori ka zbuluar se njerëzit vazhdojnë t’i qëndrojnë larg.

Gjatë një interviste për “Pushime on Top” Flori tregoi se është ai që duhet të ketë frikë nga njerëzit pasi ata nuk mbajnë maska.

“Edhe pse ka kaluar një muaj nga pandemia, njerëzit më rrinë larg mua dhe familjarëve të mi, ndërkohë që duhet të kem unë frikë sidomos nga ata që nuk mbajnë maska”, ka thënë aktori.

Ai ka shtuar se kur sheh këtë gjë kupton që ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjësie.

6 komente në “Mundi COVID-19, Flor Binaj vuan nga gjykimet e njerëzve: Më rrinë larg mua dhe familjarëve”

  1. Zenun says:

    O gazetar, çfarë kuptimi ka shprehja : “…ka një nivel të ulët paditurie dhe papërgjegjsie”. Ndoshta shkon më mirë “të lartë”. Këshillohu me atë që ke sipër mbase duhet ndrruar….Hë qerrata!

    1. Roberto says:

      Shprehja nuk eshte e qarte pasi gazetari ka harruar te beje percaktimin e kuptimit te fjalise. Me sa kuptoj une fjala eshte qe mungesa e papergjegjshmerise apo paditurise eshte tek ne te gjithe qe nuk zbatojme rregullat e mbrojtjes ndaj Coronavirusit. Nuk eshte se nuk kuptohet por duhej shkruar ashtu sic duhej.

  2. Meri says:

    Ka nje nivel te larte paditurie dhe papergjegjesie, pra ka shume padituri dhe papergjegjesi.
    Ju lutem perdoreni mire gjuhen shqipe.

  3. owl says:

    Natyrisht qe do rine larg , jo po dhe te te perqafojne ty.

  4. Anna says:

    Ka nje nivel te ulet diturie e pergjegjshmerie .

  5. qytetar says:

    Pse merzitesh …ke tall b… me Policet e Rendit (ne emisionin me idiot ku ti ushqehesh ) qe jane njerezit me te perkushutuar per sigurine e jetes tone.
    Tani duro edhe ti pak … te tallin b… te tjeret me ty.
    Ju te artit gjithmone nje derrase ne mangut … sidomos te pas viteve 90 .
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *