“Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist

Memoria.al publikon historinë e rrallë dhe të panjohur të Ndue Mëlyshit me origjinë nga Mirdita, ku i ati i tij, Gjoni ishte bajraktar i Kthellës, ndërsa i vëllai, Nikolla gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut shërbeu si ushtarakë në Gardën Mbretërore, kurse djali xhaxhait të tyre, Frroku, në armën e Xhandarmërisë. Si u ndanë përkohësisht rrugët në mes dy kushërinjve gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, pasi Frroku luftoi kundër forcave partizane në Jug të Shqipërisë dhe në përfundim të Luftës, u bashkua me Gjon Marka Gjonin në qytetin e Shkodrës, duke marrë hakun për vrasjen e nënkolonel Adem Boletinit (të birit të Isa Boletinit), nga komunistët, kurse Nikolla doli partizan, duke u inkuadruar me Brigadën e VII-të Sulmuese të komanduar nga Gjin Marku, Ramiz Alia dhe Adil Çarçani, duke luftuar deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Dëshmia e rrallë e Ndue Mëlyshit se si u detyrua ai të dilte në arrati në vitin 1947 së bashku me vëllanë e tij kapiten Nikoll Mëlyshin, babanë e Pal Mëlyshit, (personazhi kryesor  i filmit “Operacioni Zjarri”) pasi komunistët i’u dogjën kullat e tyre dhe u internuan të gjithë familjen me gra dhe fëmijë në kampet e Krujës, Beratit, Tepelenës etj.

Si qëndroi Nduja nëpër malet e Mirditës në përpjekje me Forcat e Ndjekjes deri në ’49-ën kur u detyrua të arratisej në Jugosllavi së bashku me 53 pjestarë të rezistencës antikomuniste, pas vrasjes së Bardhok Bibës, pasi i pushkatuan vëllanë Lleshin dhe djalin e xhaxhait, Frrokun, kufomën e të cilit e dogjën me vajguri për të terrorizuar popullin e asaj krahine. Zbarkimi i Ndues me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë dhe endja nëpër malet e Mirditës e Pukës deri në 1952-in, kur u largua përfundimisht nga Shqipëria për në Itali, Gjermani dhe SHBA-ës, ku ai jetoi deri në vitin 1992, kur u rikthye fillimisht në atdhe pranë familjes së tij (duke jetuar në qytetin e Shkodrës pranë së bijës së tij, Bardha Mëlyshi, pa u kthyer më në SHBA-ës pas vitit 2014) deri sa ndërroi jetë më 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe u përcoll dje për në banesën e fundit.  

Nga Dashnor Kaloçi

“Bardhok Biba ka qenë i dënuar me vdekje nga organizata jonë dhe më vjen keq, që nuk kam pas mundësi me e vra me dorën time, pasi ai ka qenë këlysh i Stalinit dhe jo shqiptar”. Pas asaj përgjigjie që i dha Mark Jak Bajraktari, majori UDB-së Çarkiç, nuk e vazhdoi më procesin e pyetjeve ndaj grupit tonë të shqiptarëve dhe e mbylli fare atë. Kjo gjë bëri që pak ditë më vonë, aty nga muaji qershor, në kampin e Nishit ku ishim ne erdhi majori i UDB-së, Çedo Mihjoviç dhe thirri Ndue Pjetër Gjonmarkun, Ndue Bajraktarin, mua (Ndue Mëlyshin), Mark Dodë Lleshjan, Marka Jak Bajraktarin dhe Pjetër Kol Preçin. Ai pasi na thirri në zyrë, na tha se gjatë asaj periudhe që ne ndodheshin nëpër kampe dhe burgje, kishim kaluar vështirësi, pasi sipas tij, gjëndja në Jugosllavi ishte ende e turbullt, por ne nuk duhet të mërziteshim shumë, pasi kryesorja ishte fakti që ishim gjallë, sepse jo në pak raste na ishte rrezikur jeta. Pas kësaj hyrje që bëri, ai kaloi direkt në temë, duke na thënë se ai personalisht kishte ndërhyrë për çështjen tonë dhe kishte biseduar me Ministrinë e Brendëshme, që të na lironte nga burgu, me kusht, që ne të formonim gjashtë grupe të vogla me nga tre persona dhe të hynim me msione sekrete në Shqipëri”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al është Ndue Mëlyshi me origjinë nga Kthella e Mirditës, ish-pjestar i forcave të rezistencës antikomuniste, i arratisur nga Shqipëria në vitin 1949 dhe i hedhur me parashutë në Shqipëri pasi ishte stërvitur nga amerikanët në kampet e Italisë. I kthyer fillimisht në Shqipëri në vitin 1992 pas katër dekadash emigrimi, Ndue Mëlyshi, nga viti 2014 jetoi në qytetin e Shkodrës me të bijën e tij, Bardha Mëlyshi, deri sa ndërroi jetë më datën 31 korrik 2020, në moshën 109 vjeçare dhe më 1 gusht u përcoll për në banesën e fundit. Edhe pse mbante mbi supe më shumë se një shekull e një dekadë të jetës së tij, madje me privacione dhe peripeci të pafundme, duke kaluar gati gjysëm shekulli larg familjes së tij, (bashkëshortes Mara Markagjoni dhe tre vajzave: Bardha, Lizeta dhe Agetina, që i la fare të vogla dhe i gjeti me fëmijë), kujtesa dhe memoria nuk e tradhëtuan asnjëherë deri në minutat e fundit kur ai u shua (më 31 korrik, 2020) i ulur në kolltukun e tij duke shfletuar gazetat e ditës. Para pak kohësh, Memorie.al, arriti t’i marrë një intervistë të gjatë z. Ndue Mëlyshi, (duke e regjistruar me video) me qëllim për ta publikuar më 7 gusht, me rastin e ngjarjes së bujshme të vrasjes së Bardhok Bibës, ngjarje që terrorizoi Mirditën dhe solli edhe largimin e tij dhe 53 pjestarëve të rezistencës antikomuniste nga Shqipëria. Gjatë bisedës, kujtësës së tij të jashtëzakonëshme si një “dosje e gjallë”, hera herës i vinin “në ndihmë” dhe fletoret e shënimeve ku ai prej vitesh në mënyrë kronologjike ka hedhur copza e momente nga jeta e tij e trazuar, apo dhe libri “Jeta e malit”, që ka botuar disa dekada më parë kur ishte në azil politik në SHBA-ës. Duke i përcjellë famijes Mëlyshi ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në këtë shkrim po publikojmë të plotë intervistën e zbardhur që i morrëm para pak kohësh, (me ndihmën e pakursyer të së bijës. znj. Bardha Mëlyshi), duke e plotësuar edhe me disa prej shënimeve të tij.

Vijon nga numri i kaluar  

Zoti Ndue, pasi Alush Lleshanaku me Haki Blloshimin u gjendën te Ura e Zogut mbi lumin Mat në afërsi të Milotit, ku shkuan më pas?

Pasi kanë mbërritë te Ura e Zogut dhe janë orientu mirë se ku ishin, Alushi me Blloshmin me do pare që kan pas me vete, kanë ble nga një berr aty në Pazar të Milotit dhe të veshun si fshatar që kishin dal për pazar, janë nis në kambë rrugës automobilistike, duke përshku Laçin, Ujën e Bardhë afër Mamurrasit, Zezën, Fush-Krujën, Vorën, Tiranën, kanë kalu mbas Kazermave të Ali Rizajt e kanë dalë në Krrabë, e në pyjet e Elbasanit, ku pas disa kohësh, duke mos pas radio-trasmetuese, kanë kanë kalu kufirin toksor e kan dal prap në Greqi.

Po ju me Ndue Pjetër Gjomarkajn, ku shkuat pasi u takuat bashkë.

Unë me Ndue Pjetrin, jemi kthy prap mbrapsht në ato zona ku kishim ra me parashuta, me shpresën se mos gjenim radion dhe materialet e tjera që mendonim se avioni i kishte shkarku menjëherë pas nesh me parashuta. Për dy ditë rresht, nga data 16 deri më 17 shkurt, nuk kemi lënë vënd pa kërku dhe kur mendonim se nuk kishim më shpresë me i gjet, pak pa u errur, kemi pa radion në fund të një shkëmbi që ishte afro 300 metër i lartë. Jemi ul aty dhe pasi e kami marrë radion, jemi mundu me bë një instalim dhe lidhje provizore me Qëndrën e “Bllokut Kombëtar Indipendent” në Romë, por fatkeqëisht nuk ja arritëm dot, pasi radio nuk punonte, ndoshta dhe nga një dëmtim që kishte pësu nga rrokullisja poshtë në atë shkëmb të thepisur.

Çfarë bëtë pas kësaj?

Pasi nuk e vumë dot radion në punë, u nisëm përsëri me kërku parashutën tjetër që kishte ushqimet, veshmbathjet, e gjëra të tjera të nevojshme për ne. Ishte një i ftohtë i madh me temperuatura nën zero, por në nuk kishim asnjë shpresë tjetër përveç asaj se mund të gjenim atë parashtutë. Por fatkeqësisht çdo kërkim i joni rezultoi pa rezultat, pasi vonë do merrnim vesh se atë parashutë, avioni nuk dihet se përse, nuk e kishte shkarkuar menjëherë pas nesh, por e kishte hedhur në Pyjet e Macukullit, pas Alushit dhe Blloshmit.

Pasi humbët shpresat se mund ta gjenit parashutën, çfarë bëtë?

Duke i humbur të gjitha shpresat se mund ta gjenim parashutën e dytë dhe pasi nuk mund të rrinim më në atë mal nga frika se mund të ishin vëzhguar lëvizjet tona, më datën 17 shkurt në mbramje ne vendosëm të largoheshim që aty. Unë mora në shpinë radion me pasijet e saj që peshonte rreth 35. kg. e Ndue Pjetri ecte para meje duke shkel borën me ma lehtësu sadopak udhëtimin. Mbas një rruge të gjatë dhe shumë të vështirë prej terrenit të thepisun, ne mbërritëm në katundin Kumbull-Selitë, të cilin nuk kishim pas rast me shku më parë. Nga aty kemi vazhdu përsëri udhëtimin dhe aty nga ora tre pas mesnate kemi arrit në katundin Mërkurth të cilin e njifshim shumë mirë, por nuk ndaluam fare aty dhe kemi vazhdu rrugën pa ndalu fare, deri sa aty nga ora tetë e mëngjezit të datës 18 shkurt, kemi mbrrit në Bjeshkën e Oroshit. Nga lodhja e madhe duke përshku gjithë atë rrugë si dhe nga mërzitija prej asaj disfate që pësuam, ishte gati duke na dal shpirti, por na mbante gjallë shpresa se do të lidheshim me radio dhe do të takoheshim me Alushin e Blloshmin për t’u riorganizu e me vazhdu misionin tonë.

A mundët të lidheshit me radio?

Aty në Bjeshkën e Oroshit gjetëm një vënd të përshtatshëm dhe e vumë radion në funksion, por fatkeqësisht nuk mundëm dot të lidheshim me Qendrën në Romë. Mbasi kaluan minutat e caktuara që ishin parashiku për të lidhur atë ditë me Qëndrën, ne u gjendëm në vështirësi të mëdha dhe pothuaj të pashpresë, pasi e para nuk dinim asgjë mbi situatën ku ndodheshim, nuk kishim asnjë rezervë ushqimore dhe poashtu na mungonte edhe municioni, pasi në rast se do të binim në ndonjë përpjekje me Forcat e Ndjekjes, ne kishim vetëm nga një “Mashinë” të vogël dhe dy karikatorë me fishek të cilat do t’i harxhonim në pushkët e para. Në këtë situatë, vendosëm që të linim radion diku aty në Bjeshkën e Oroshit, në një vënd të sigurtë duke e mbulu në tokë dhe të dy me Ndue Pjetrin, u nisëm me qarkullu në ato katunde, me mujt me u taku dhe me hy në lidhje me grupet e tjera të rezistencës antikomuniste që e dinim se vepronin ende në ato anë. Puna e parë që na duhet të bënim, ishte të gjenim një njeri që të ishte teknik për radion që të kishim mundësi me u lidh me Qëndrën në Romë.

A takuat njeri?

Pasi zbritëm nga Bjeshka e Oroshit me shumë vuajtje kemi ra në katundin Ndërshen-Orosh, ku në një familje të këtij katundi, gjetëm një mikpritje shumë bujare dhe aty jemi njoh edhe me situatën ku gjendeshim si dhe morrëm njoftimin e lajmet e zeza për humbjen e jetëve të shokëve tanë të malit që ishin vrarë në luftime me forcat komuniste të Ndjekjes, si: Frrok Mëlyshi, Mark   Ndue Bajraktari, Pjetër Llesh Gjoni, Ludovik Saraçi, Mark Cara, Bardhok Marka Gjoka, Pjetër Paloka, Gjin Paloka, Nikoll Gjet Ndoj etj. Po kështu morrëm vesh se disa kryetar çetash antikomuniste ndër më kryesorët, si Bilal e Halit Kola, Ndrec Lufi e Marka Bib Vokrri, për t’i shpëtuar ndjekjeve të forcave komuniste në atë terror të madh që kishte ndërmarrë qeveria e Tiranës ndaj popullsisë së atyre zonave që strehonin e mbanin me buk njerit e malit, ishin detyruar dhe kishin dalë në Jugosllavi që në tetorin e vitit 1948. Po kështu një numër i madh familjesh dhe njerzish që përkrahnin shokët tanë të rezistencës antikomuniste, ishin pushkatu, burgos apo internu nga qeveria komuniste e Tiranës. Këto lajme na trishtuan dhe gjendja jonë dukej fare e pashpresë.

Çfarë vendosët të bënit pas këtyre lajmeve që morët?

Pas kësaj edhe pse i zoti i shtëpisë, miku ynë trim dhe bujar na luti që të rrinim aty nja dy tre ditë me marr veten nga lodhja e madhe dhe gjendja e vështirë shpirtërore që na e shtuan ato lajme të zeza, ne e falenderuam dhe i thamë se na duhej të vazhdonim rrugën për në drejtim të Kthellës, pasi ai na dha ushqim me vete për dy ditë.

U larguat pas kësaj nga aty?

Pasi kemi marrë pak veten duke u orientu se ku jemi, ne të dy morrën rrugën për në drejtim të Kthellës dhe kur mbërritëm aty trokitëm tek një shtëpia e mikut tonë bujar dhe guximtar, i cili na priti si jo ma mirë për aq pak kohë që ne kemi ndejt aty. Ka qenë data 20 shkurt 1949 kur kemi hy në Kthellë dhe miku ynë na ka tregu çdo gjë që kishte ndodh gjatë asaj kohe me grupet e rezistencës antikomuniste që vepronin në ato zona. Pas tre ditësh ai na mundësoi takimin me disa nga shokët tanë të malit, si: Preng Dod Gjinin, Bib Marka Bibën, Preng Zef Tarazhin dhe Ndue Nikoll Prengën. Këta të katër që ishin miq tanët besnik dhe të sprovuar në disa përpjekje të armatosura me forcat komuniste të Brigadave të Ndjekjes, kishin ndërlidhje me me grupet e tjera antikomuniste që në atë kohë vepronin në rakonin e Lezhës, si: Dedë Kolziu, Llesh Marka Doda, Llesh Marka Tuci dhe Gjon Marka Tuci. Pasi jemi marrë vesh me anë të korrierëve tanë besnik, me këta të katërt ne jemi takuar më datën 15 mars në vëndin e quajtur Pylli i Qafë Mollës në Mirditë, ku kemi zhvillu një mbledhje që ka zgjatur disa orë.

Çfarë vendosët aty?

Aty në atë mbledhje ne më shumë diskutuam dhe analizuam situatën tepër të vështirë ku ndodheshim ne dhe ato pak grupe të rezistencës antikomuniste në krahinën e Mirditës të udhëhequra nga: Ndue Bajraktari, Marka Dod Lleshaj, Gjok Dod Përbrunga e Marka Jak Bajraktari, si dhe ato të Pukës nën udhëheqjen e Pal e Ndoc Mirakajt. Ndërlidhja jonë me ato grupe bëhej mjaft e vështirë si prej motit të dimrit pasi Bjeshka e Oroshit kishte më shumë se një metër e gjysëm borë me ngrica, ashtu dhe prej mungesës së ushqimit nga kriza e madhe e bukës që mbizotëronte në ato zona. Në këto kondita tepër të vështira ku ndodheshim pasi ishte paralizuar çdo gjë edhe për shkak të ndjekjes së forcave komuniste që vepronin në ato krahina, ne vendosëm dhe u shpërndamë në dy grupe. Në grupin e parë ku bënte pjesë Preng Dod Gjini, Dedë Kolziu e Gjon Marka Çupi, Ndue Nikoll Prenga dhe unë me Ndue Pjetrin, u nisëm për në Bjeshkën e Oroshit me marrë radio-trasmetuesen që kishim lënë atje të fshehur në një vënd të sigurtë.

Po grupi tjetër?

Grupi tjetër i përbërë nga Llesh Marka Tuci, Llesh Marka Doda, Bib Marka Biba dhe Preng Zef Tarazhi, u ngarkuan me furnizimin me ushqime në një qëndër (pik-takimi) që do ta formonim në Pyllin e Qafë-Mollës, si dhe të vendosnin ndërlidhjet me grupet e tjera.

Ju, arritët ta merrnit radio-marrsen?

Ne pas shumë vuajtjesh për shkak të vështirësive që na krijonte bora e madhe gjatë udhëtimit tonë, më në fund shkuam dhe e morëm radion atje ku e kishim lënë, por në kthim, për shkak të motit të keq që nisi me shira të rrëmbyeshëm, nuk mundëm që ta kalonim dot lumin Fan që ishte bërë shumë i rrëmbyeshëm. Kështu ne mbetëm pa shku në vëndin e caktuar në Qafë Mollë, që kishim paracaktu si pike-takimi ku do mblidheshim përsëri.

Çfarë bëtë pas kësaj?

Ne u detyruam dhe pritëm nja dy ditë që të stabilizohej disi moti duke qëndruar në zonën e Buklit të Mirditës dhe më pas ne si grup morrëm vendim që të kalonim lumin e Fanit në urën e Karmës së Peshqeshit. Kështu, në mbrëmbjen e datës 22 mars u nisëm për në atë drejtim, duke udhëtu vetëm natën nën një shi të rrëmbyshëm dhe errësirë të plotë. Karma është një vënd shumë i vështirë për të udhëtuar nga terreni i thyer e shkëmbinjtë e thepisun dhe aty kemi mbërrit duke dalë drita. Nga që nuk mundeshim dot me udhëtu ditën nga frika se zbuloheshim dhe mund të na rrethonin forcat komuniste të Reparteve të Ndjekjes, u detyruam dhe e bëmë kalimin afër urës së Karmës sapo zbardhi dita. Ne na duhej të largoheshim sa më shpejt prej asaj zone, pasi rrezikoheshim prej forcave komuniste të Sigurimit të Shtetit, që prej aty ishin shumë afër Qëndrës së Shën Palit.

A u diktuat prej tyre?

Ashtu siç dhe e parashikuam, fatkeqësisht u zbuluam, pasi aty nga ora 9 e mëngjezit aty afër nesh kaluan disa çobanë dhe prej tyre ne rrezikoheshim shumë. Ne ramë në hall, pasi po t’i kapnim, do të bëhej alarm, po mos t’i kapnim, nuk kishim siguri, pasi ata mund të na kallxonin dhe situate jonë bëhej shumë e rrezikshme.

Si vendosët…?!

Ne nuk i kapëm me një shpresë të kotë se ata nuk na kishin pa, ose dhe po të na kishin pa, nuk do të na kallzojshin. Por fatkeqsisht, një nga çobanët i quajtur Gj. B. Ll. Që ishte spiun i Bardhok Bibës, qysh përpara, pasi na kishte hetuar mirë grupin tonë, menjëherë shkoi në Shën Pal, ku ishin në gatishmëri shumë forca komuniste operuese, gati për të vepru në çdo kohë që t’u jepej sinjali.

Çfarë ndodhi pasi ai person lajmëroi për ju në Shën Pal?

Në orën 12 të asaj dite (23 mars 1949) grupi ynë i gjend i rrethu prej një fuqie ushtarësh të Forcave të Ndjekjes që arrinin në afro 500 veta. Ne ndodheshim në një pozicion të pafavorshëm qoftë për të sulmu, qoftë për t’u tërheq dhe vështirësitë na i shtonte më tepër edhe moti, pasi temperaturat në atë fund marsi ishin nën zero. I gjithë vëndi aty është me shkëmbinj të thërmuar dhe të tjerë shumë të lartë saqë ishte tepër e vështirë me i pa majat e tyre dhe nuk kishte asnjë lloj shtegu me kalu. Lumi i Fanit të Vogël që kalon në ato zona duke i pre si me thikë shkëmbijtë e thepisun deri nëë thellësi, ishte një tjetër pengesë e fortë natyrale që na dilte para nesh. Nga ana tjetër e lumit ku shkëmbinjtë me njëri tjetrin ishin jo ma larg se 500 metër në vijë ajrore në majat e maleve, forcat komuniste kishin vu mitrolozat e rëndë dhe qëllonin papushim me një zjarr të dëndur.

Çfarë bëtë në atë situatë të vështirë ku ndodheshit?

Për më shumë se tetë orë rresht ne të katër kemi qëndru pa lëviz fare në ato pozicione që kishim zënë me të shpejtë, nën zjarrin e pandërprerë të forcave komuniste që ishin të shumta në numër, pasi plumbat e tyre na vinin nga të katër anët.

Nuk tentuan t’u sulmonin gjithë ato forca komuniste që i’u kishin rrethuar?

Ata tentuan disa herë të na sulmonin, por nuk na thyen dot dhe tërhiqeshin përsëri, pasi linin ndonjë të vrarë aty.

A pati të vrarë aty nga ana e Forcave të Ndjekjes?

Në sulmin e parë që ata tentuan, mbeti i vrarë në vënd aspiranti i Sigurimit të Shtetit, Qemal Hoxha, që mbulonte me shërbim rrethin e Shën Palit. Bashkë me të në atë sulm, mbetën të vdekun edhe një rreshter i Brigadës Speciale të Sigurimit dhe katër ushtarë. Mund të ketë pas dhe të tjerë të vrarë, por këto i kemi pa me sytë tanë.

Çfarë ndodhi pas këtyre humbjeve nga ana e Forcave të Ndjekjes?

Aty nga ora tetë e mbrëmjes kur nata kishte mbulu vëndin e nuk dukej asgjë, duke pa dhe situatën kur ne po na mbaroheshin edhe ato pak municione që kishim, vendosëm me sulmu përpjetë me dal në Majën e Malthit, pasi në atë situatë kur zjarri i tyre u ndez me më shumë furi, nuk kishim më asnjë shpresë me ngel kush i gjallë nga ne. Radion dhe paisjet e saj e ndamë në dy pjesë, një e mora unë dhe një Ndue Nikolli, por duke mos pasë asnjë mundësi komunikimi me njëri tjetrin, grupi ynë u shpërnda në dy drejtime të ndryshme me shpëtu kokën gjithsecili. Preng Dod Gjini dhe Ndue Pjetër Gjomarkaj janë nis në një drejtim, ndërsa unë me Gjon Marka Çupin e Ndue Nikollin në një drejtim tjetër.

A patët të dëmtuar nga ana juaj gjatë asaj tërheqje?

Fatkeqësisht pak minuta pas asaj tërheqje u plagos Ndue Nikolli dhe unë u detyrova me i ardh nhë ndihmë duke ja marr paisjet e radios dhe bashkë me radion që kisha i fsheha diku me të shpejtë por në një vënd të sigurtë dhe prej aty mundëm të largoheshim pa pësu asnjë dam tjetër.

REMOTE_ADDR:[]

36 komente në ““Na spiunoi njeriu i Bardhok Bibës dhe Sigurimi na rrethoi te Ura e Karmës, ku luftuam 8 orë e vramë…”/ Dëshmia e 109 vjeçarit, ish-diversantit parashutist”

  1. Tuk Tuk says:

    Kendej thote kishin dy karrikatore,kendej luftuan te rrethuar 8 ore dhe vrane namin..Histori per Louki Louk…
    Keta paskan pas hallin si te fshihen si minjte dhe ku te hanin ndonje pule…me keta pleshta do rrezohej Shteti ….maloke me nga 10 emra dhe emra njesoj ,hajde te gjesh dna e ketyre si bagetite….gjithe jeten maloku ne sherbim te antishqiptarizmit,,edhe sot njesoj…ketyre mire ja u bente Mehmet Shehu dhe I tridhte.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sa me mire do te ishte Shqiperia nese do te rrezohej pushteti i morrave te kuq!

      1. Tuk Tuk says:

        Ka vite ky pikellimi yt,u lindem u rritem dhe me keta te fotos do besh revolucionin ti ???? Apo me flamur Noken,Mark markun e nikolle leshin,,,,,po keta jane demokrate se xhaxhi saliu me teser partie…..keta duken si mamluket,te pakten Enveri ishte dy metra dhe vishej me Piere Cardin…kushedi nga do i Ken kockat keta qente e serbise.

        1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

          Qente e Serbise ishin ata qe dekoronin antishqiptaret me te medhenj.
          Qente e Serbise ishin ata qe bashkepunonin me Miladinin, Mugoshen, Svetozarin, Rankoviqin… ne dem te interesave shqiptare.
          Qente e Serbise ishin ata qe mburreshin me ” dashurine e perjetshme me jugosllavet”.
          Qente e Serbise ishin ata qe i luteshin Titos: “Duhet te fitojme kohen e humbur e te bejme sa me shpejt bashkimin de facto te Shqiperise me Jugosllavine ne te gjitha fushat (parti, ekonomi, ushtri etj) , se Shqiperia nuk mund te qendroje si shtet i pavarur dhe aq me pak te ndertoje socializmin pa u bashkuar me Jugosllavine.” Fjalimi i Enver Mugoshes ne Mbledhjen e Byrose Politike te KQ te PKSH, mbajtur me 15. 12. 1947.
          Enver Mugosha ishte dy metra sepse i ngjante babait biologjik, bimbashit boshnjak te Gjirokastres.

          1. VFLP says:

            HALABAK ANTISHQIPTAR, ti Garda tyrcelie e HaxhiQamilit, si shume qen Serbie paske ne goje!? Se ju qente e Serbise jeni si puna e hajdutit qe therret kapeni hajdutin! Por kurre mos harro : JU SHKERDHYEM RACEN ME THEMEL, KABLLIN JA U SHTRIM MBARE E PRAPE JUVE TRADHETAREVE E KOLABORACIONISTEVE!
            Aty e kishit Serbine mor shkerdhate, por nuk i preket asnje fije floku mor BIRA KURVASH, se ju mbante me para! A nuk ishit ju bijte e Esat pashe Toptanit qe shitet edhe bythen dhe bashkepunuat me serbet? A nuk ishit ju qe bashkepunonit dhe nenshkronit marreveshjen Zogu-Pashic ne 1924 dhe rrezonit me bajonetat serbe qeverine demokratike te Fan Nolit, eleminonit luftetaret patriote ne Kosove dhe vrisnit atdhetaret ne Shqiperi? A nuk ishit ju o BYTHQIRA qe nenshkruanit marreveshje bashkepunimi se bashku me cetniket dhe gjermanet per te luftuar forcat antifashiste? A nuk ishit ju o BIRA BUSHTRASH qe pergatisnit diversante ne kampet e UDB-se dhe i dergonit ne Shqiperi? A nuk ishit ju o PEDERASTA qe e quajtet UCK-ne si enveriste-komuniste-terroriste dhe i dergonit nafte ushtrise serbe? Ju ishit ju, o SHKEDHATA ANTISHQIPTARE!!! Ju jeni ju, o ndyresira te historise. Keni marre ne histori ate qe keni merituar : PLUMBIN BALLIT dhe do merrni gjithmone ate qe meritoni …

            1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

              Garda tyrqelie e Haxhi Qamilit ishte vet Enver Mugosha i cili antishqiptarin me te madh te njohur deri me tani, Haxhi Qamilin e ngriti ne mit dhe e beri me shtatore permes Kristaq Rames.
              Raca e juaj e poshter e udhehequr nga stalinisti Enver, me vendimin nr. 117 te dates 05. 09. 1945 dekoroi antishqiptarin
              Aleksandar Rankoviq me urdherin “Ylli Partizan”, Kl I.
              Morrat e kuq te poshter ua shkerdhyen racen shqiptareve duke e bere kombin shqiptar me te vobektin, me te padinjitetshmin duke e zhveshur nga humanizmi dhe njerezorja. Prandaj edhe sot pas 30 vitesh ende jemi larg botes se qyteteruar sepse ende i ndiejme pasojat e qeverisjes se muzhikeve te kuq.
              Racë e poshter!

              1. VFLP says:

                Garda e Felliqur e Haxhiqamilisteve, ti SHKERDHATE ANTISHQIPTARE, ja u kemi shkerdhy racen me themel dhe keshtu do vazhdoje ne perjetesi. Raca juaj e ndyre e TRADHETARIT do marre gjithmone litarin ne fyt dhe hurin ne bythe!!!
                Shqiperia gjate pushtetit komunist ka qene SHTETI ME I DINJITETSHEM ne gjithe historine tone kombetare. Kush thote te kunderten eshte SHKERDHATE ANTISHQIPTARE dhe meriton plumbin!!!
                Dridhuni felliqsira, dridhuni o bira kurvash se tmerri per ju s’ka fund …

        2. RPSSh says:

          Komunistet u shkerdhyen ca mbante pragu ju veglave tè serbosllavise,gerqise.Lavdi forcave tè ndjekjes.

  2. Pedro i ri says:

    Paske vrare me shume ushtare djem te rinj sesa vrane Greket ne gusht te 49

  3. Emigranti says:

    Pune malokesh………..rrace qe urrejne njeri tjetrin dhe spiunojne familjen……..

  4. Lasgushi says:

    Trima te medhenj,vrases grash ,barojsh dhe femijet.Keta muter qe vrane ne jug popullin e pafajshem ne sherbim te fashisteve dhe naxisteve,mburen se kane bere heroizma pas 44. Se si u a kemi mbushur bythet me plumba e kripet,e di mireKaloci qevazhdo i paperkulur te na caje trapin dhe tu beje reklame ketyre QENEFEVE shqiptare.Paskan vrarene perpjekje,keta muter genjejn.Ata vetem lane poturet breket dhe opingat,neper ferrat e Mirdites.

  5. Pato says:

    Gati tufa e debilave te Kac Myftaraj “Ju flet Moska” ne sulm kunder Enverit qe desh na bashkoi me Jugosllavine.. sipas dokumentave qe vetem keta i kane dhe keta i dine. Nuk merret vesh, ky diversanti i UDB-s se Jugosllavise, gje qe e pohon vete me gojen e tij, luftonte kunder Enver Hoxhes qe sipas debilave donte te na bashkonte me Jugosllavine??? Te hysh ne debat me keta duhet te stakosh stakosh llogjiken dhe ti besh trurit lavazho.

  6. Andrea Shkëlqim Adem Lika says:

    Jam Malok ,po ne Malokve asht me na i Qi tan Nanat e Motrat.

    1. vjeshta says:

      Po fillojmë me shkërdhy të tujat. Bile, fillo ti i pari!

  7. fati says:

    Pallavra more kaloc, kane luftuar gjithe diten 4 kriminele kunder 500 ushtareve te sigurimit!!! A thua dhe per me teper kane vrare 4 e me shume ushtare, ndekohe qe nga kriminelet vetem u plagos 1. Leri keto kaloc se nuk i vlejne askujt me. Genjeshtra me bisht.

  8. lenci says:

    Ne vitin 1950 keta i sterviste dhe dergonte ne Shqiperi zbulimi ushtarak i marines italiane dhe jo amerikanet. Nuk i dergonte Blloku Indipendent. Blloku i sherbente italuaneve qe ne 1939, kur ata pushtuan vendin tone.
    Koliqi paguhej nga zbulimi italian me 400 dollare ne muaj (lexo librin Operacioni Valuable Fiend, qe eshte mbeshtetur ne arkivat e deklasifikuara amerikane).
    Kaloci nuk di te lexoje ne anglisht dhe u merr intervista njerezve qe kane punuar per sherbimet sekrete te armiqve shekullore te Shqiperise, si puna e ketij Melyshit, qe punonte per UDB-ne.

  9. xhemal says:

    As kush ne europe nuk I ben elozhe bashkepunetoreve te fashizmit e nazismit. Cudi qe ne shqiperi u behen ndere atyre qe donin te Mos humbenin pushtetin e tyre te vrazhde e poshterues per shumicen e shqipetareve e i kethejne nga vrases ne heronj. Jetojme ne kohen e te marreve ku kerkohet te permbyset historia. Por lufta ncl eshte aq madheshtore sa nuk mund te erresohet nga nazifashistet e rinj shqipetare.

    1. AAA says:

      Te lumte goja o Xhemal.
      Tradhtaret e Shqiperise Jane keta ish diversante qe sot po na shtiren si heronj.
      HAPU DHE E FUTU.!!!!
      TRADHETARET ISHIN, JANE, DHE DO MBETEN TRADHETARE PERSA KOHE TE EKZISTOJE SHQIPERIA.

  10. Kaonia says:

    Spiuna te UDB dhe te vatikanit, su binte ne qaf kot ai miku se e dinte c mut ishit ju.

  11. Fakt historik boteror says:

    Akoma ngul kembe ki Tuk Tuku ne termin malok.

    Ata maloke qe i cileson ti komentuesi Tuk Tuk,qe ndron dhjetra emra ne dite, nuk donin vendosjen e sistemit komunist ne Shqiperi.

    Donin qe Shqiperia te ishte alla perendimore, ku qytetaret e saj te leviznin te lire neper Evrope e Bote e te mos pendiqeshin, si u perndoqen dhe u mbushen burgjet nga sistemi.

    Pra donin nje Shqiperi alla perendimore, me ekonomi alla perendimore dhe levizje te lire te qytetareve alla perndimore.

    Po Shqiperine e donin, e donin Shqiperine, ashtu dhe pse ata kishin te mirat dhe difektet e tyre.

    E Tuk tuku nuk e ka iden si behej nje perpjekje e tille mes malesh e pyjesh.

    Forcat e sigurise pasi rethuan, qellonin me mitraloze nga distanca si gjysem qorrash, se nuk eshte aspak e lehte ti afrohesh tjetrit te armatosur e te pozicionuar mire, qe nuk i di as me precizion vendodhjen.
    E kur pas zjarrit me bresheri te mitralozeve ne zonen e caktuar ku mendohej, dukej se ishin diversante, here pas here forcat e ndjekjes kerkonin te perparonin drejt zones ku ndodheshin ato.
    Sapo fillonin te avanconin ngadale ngadale, taakk diversantet i kepusnin nje te qelluar me precizion. Sepse ai qe avancon per te sulmuar do dale nga vendi ku eshte i mbrojtur, e cfar ndodh, mundesia qe ta pesoje eshte shume e madhe.
    Keshtu, sapo vritej i pari, i dyti, i treti nga forcat e ndjekjes, ca ndodhte?
    Fillimisht ndalojne ne vend, tromaksen, se degjojne ra i pari, i dyti, i treti e nuk avancojne me. Pastaj vjen urdhri i terheqjes, per tu riorganizuar per sulmin e radhes. Por oret kalojne ama e erresira e tmerron sulmuesin, se do sulmoi duke dale nga pozicioni ku mbrohet.
    Bejne sulmin e dyte e ndodh e njeta gje, tentojne dhe nje here e behet nate, e kaq e pati kjo pune.

    Po pse dinin gje forcat e ndjekjes sa armatim kishin ata? Ata i kane pare ( nga informatoret) se kane canta te medha me vehte e kane menduar se kane municion per te luftuar me jave.
    Sidomos ne vitet e para te clirimit, forcat e ndjekjes ishin diletante qe vetem briret i mungonin.

    E me vehte mendonin, po ca dreqin kemi ne ketu, qe do bejme lufte po me seren tone?

    Tani kalojme nga maloket siç thote komentuesi Tuk Tuk, te moçalari i madh Enver.

    Po moçalari i madh Enver ca beri?

    Me daten 14 Mars 1948 mboldhi Byrone Politike te Komitetit Qendror te Partise Komuniste Shqiptare, dhe moren vendim qe Shqiperia ti bashkohej Republikave Federative Jugosllave, me ne krye mareshallin Josiv Broz Tito.

    E pasi e moren kete vendim, Enver Hoxha i ngazellyer i dergoi leter Mareshallit Josiv Broz Tito, qe te percaktonte nje date, per bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine.

    Pra moçalari Enver ja jepte Shqiperine Titos, pa lufte, pa qira, sikur i dhuront nje kerriç gomari.

    Tani sipas Tuk tukut qe ben komente me 300 emra te ndryshem, kush ishin tradhetaret e Shqiperise, maloket e apo moçalaret?

    1. ca po thua says:

      Maloku donte Shqiperine alla perendimore? Ik o RROT CARI ik, se edhe gomari i fshatit ka fillu me qesh me idiotizmat e tua, DEBIL I LINDUR!!!

  12. Vetevendosje says:

    Hej a doli ajo shkresa e Enverit qe donte ta bente Shqiperine republike Jugosllave? Hej pyetini keta mbrojtesit e Shqiperise etnike e luftetaret anti-komunist, si ka mundesi qe nuk arriten dot te reklutonin popullin Kosovar per ceshtejen e tyre madhore? Si ka mundesi qe ai popull bertiste rrofte Enver Hoxha ?! Ne pritje te shkreses qe verteton tradhtine e madhe te Komunisteve shqiptar a ka mundesi me pyet, si ka mundesi qe deri ne momentin qe Komunistet Jugosllav i kishin marredhenit te mira me Shqiperine nuk kishte diversante..keta filluan pas momentit qe marrdheniet u prishen ? Hej, nuk ke ku tu kapesh o vemje te UDB-se komuniste pa u ndotur nga felliqesia qe ju mbulon koke e kembe ! Bardhok Biben e kishit fis e gjak , e gjetet te pa-armatosur dhe e vrate pas shpine ne pusi , duke shkelur cdo tradite e zakon malesie o te pabese , o minj halesh, as guximin ti dilnit perballe nje malesori , prandaj ju urrente populli ju qenve te UDB-se !

  13. Doda says:

    Pyesnin forcat e ndjekies per kta bythqira antishqiptar , ktyre ja qin kurven , ndenjten ferrave sa lan lekuren te ter , forcat e ndjekjes ishin njerez te pregatitur nuk ishin kafsh pylli si kta bythqira antishqiptar , kta i kaloj ne plumb shteti shqiptar ne at koh , 4mij banda si kta pisa hyn ne kte vend , te terterrorista kunder vendit te tyre , breket ferrave lan , treçerekut i futen plumbin para skuadres pushkatimit , per kta shkerdhata te çajn trapin ca injorant sot qe thon ka vrar Enveti Kta kurva vrau i futi i kalbi neper burgje dhe internime se ishin antishqiptar te betuar dhe shum mir ja paska ber , i ka dhen hakun qe meritonin , nuk luftonin sistemin kta pushta , kta dhe sot e 30 vjet vjellin vrer kunder kti vendi , po sot Enveri Ja ka fain , kta jan tradhtar te lindur ne perjetsi dhe fmit e ktyre tradhtar dalin se me ate edukaten e tradhtis rriten keshtu kan qen jan e do jen me çdo sistem kta te degjenerum , rrespekte shtetit te PPSHs qe ja qiu kurven ktyre plerave hallall e paskan pas plumbin kta pisa , nuk kan turp tregojn dhe vet qe punonin per UDBn e tregojn me mburrje , trima te mdhej kta 4 kopilat e ferres me 500 foca te ndjekjes , ata luftonin perball jush o pisa antishqiptar ishin komunista per atdheun nuk e kishin frik vdekjen nuk luftonin per para por per mbrojtien e vatanit nga serbet si ju , ishin trima ata o kurv maloqe ata te merrnin gjak ne vetull nuk ishin moterqir si ju qe vrisnit gra e femij , na trego perfundimin pak ku u katandiset , kishte çeço biçak atehere ju bente synet nga koka , turpi kti kombi , keni dhe fytyr varroseni ne at tok qe po te kishte shpirt do ju bluante me dhemb se i nxoret pushk kunder ksaj toke .

  14. Doda says:

    Pyesnin forcat e ndjekies per kta bythqira antishqiptar , ktyre ja qin kurven , ndenjten ferrave sa lan lekuren te ter , forcat e ndjekjes ishin njerez te pregatitur nuk ishin kafsh pylli si kta bythqira antishqiptar , kta i kaloj ne plumb shteti shqiptar ne at koh , 4mij banda si kta pisa hyn ne kte vend , te terterrorista kunder vendit te tyre , breket ferrave lan , treçerekut i futen plumbin para skuadres pushkatimit , per kta shkerdhata te çajn trapin ca injorant sot qe thon ka vrar Enveti Kta kurva vrau i futi i kalbi neper burgje dhe internime se ishin antishqiptar te betuar dhe shum mir ja paska ber , i ka dhen hakun qe meritonin , nuk luftonin sistemin kta pushta , kta dhe sot e 30 vjet vjellin vrer kunder kti vendi , po sot Enveri Ja ka fain , kta jan tradhtar te lindur ne perjetsi dhe fmit e ktyre tradhtar dalin se me ate edukaten e tradhtis rriten keshtu kan qen jan e do jen me çdo sistem kta te degjenerum , rrespekte shtetit te PPSHs qe ja qiu kurven ktyre plerave hallall e paskan pas plumbin kta pisa , nuk kan turp tregojn dhe vet qe punonin per UDBn e tregojn me mburrje , trima te mdhej kta 4 kopilat e ferres me 500 foca te ndjekjes , ata luftonin perball jush o pisa antishqiptar ishin komunista per atdheun nuk e kishin frik vdekjen nuk luftonin per para por per mbrojtien e vatanit nga serbet si ju , ishin trima ata o kurv maloqe ata te merrnin gjak ne vetull nuk ishin moterqir si ju qe vrisnit gra e femij , na trego perfundimin pak ku u katandiset , kishte çeço biçak atehere ju bente synet nga koka , turpi kti kombi , keni dhe fytyr varroseni ne at tok qe po te kishte shpirt do ju bluante me dhemb se i nxoret pushk kunder ksaj toke . Brravo kaluç suma ja nxore yndyren ktyre felliqsirave te reaksionit brravo.

  15. Degoti says:

    Ju o dobiçat e UDEBs nga mirdita e vrat vertet BARDHOK BIBEN , siç vrisni ju pushta mas kules ferres dhe u zhduket neper ferra , por qumeshtin e nanes nga bytha ja u nxori shteti shqiptar i asaj kohe , ju futi plumbin ju masakroj neper burgje ju la jasht vendit si qent me dhun , kurse BARDHOK BIBES i kendoj nje popull i ter per 50 vjet dhe e rrespektoi dhe e rrespekton nje popull , po ju kush ju dhjeu me nje mut ne kte boto plera antishqiptar , si qent te zgjebosur u katandiset dobiça tradhtar , me ate sistem qe ishte mbylleni halen se dhe ne amerik neper klube ziheshit e vriteshit ballist e zogist me njeri tjetrin por kur permente dikush Enver Hoxhen iknit si minj nga klubi se dhe aty e dinit qe nen mbikqyrje ju kishin ju dhe zogun e tunes qe i rrinte tek koka sigurimi shqiptar dhe qe priste vetem nje telefonat nga Tirana dhe ja hiqte koken si harabel, po dhe ai vet hamut zogu e dinte dhe nuk e hapte gojn kurr , pisa.

  16. interviste e turpshme, ganjeshtra pafuns e palogjike. dy trima mirdite me nga dy karikatore u qendrojne 500 rethuesve te armatosur e bile u shkaktojne te vrare. hajde pordha plaku e pordha gazetari idiot. intervista eshte kopje e skecit “a doni me per belulin”. pse nuk thuhet gje per vrasje vajzash e grashe e mesuesih nga keta trima qe lum mirdita e shqiperia qe i kaq linde. o gazetar mendo mire para se ta botosh ate liber me “adoni me per belulin”. per turp nje interviste e tille. rrofte bujar nishani, na rrofte ilir meta

  17. Fakt histori botero says:

    Shoku komentues Vetevendosje ( po Tuk tuku je, por ndron 300 emra ne dite, ne te tera komentet).

    Vendimin e Byrose Politike te Komitetit Qendros te Partise Komuniste te Shqiperise, qe u mor me 14 Mars 1948,per aneksimin e Shqiperise Jugosllavise e ke ne arkivat e Shtetit Shqiptar, te Beogradit, te Vienes, te Londres etj, etj etj dhe ne sistemet e informacionit elektronik te nje sere shtetesh, qe kush di te beje hyrje ne to e gjen, si dhe ne librat e hulumtueses gjigande te histore se Shqiperise Eleni Kocaqi
    Sepse dokumenti ka date precize, e nuk mbulohet dot m..i me sh..e.
    Mendimi im eshte se Enver Hoxha, pervec ca lajthitjeve te tij, ka dhe merita te patjeterseshme per Shqiperine.
    E te drejtosh nje shtet, nuk eshte aspak e lehte, perkundrazi eshte shume e veshtire.
    Por ajo qe bene me 14 Mars 1948, ai vendim qe moren me 14 Mars 1948 eshte nje gomarllik galaktik, nje faj i pafalshem.
    Per te tjerat jepi medalje sa te duash Byrose Politike te PKSH me Enverin ne Krye, mund ti jepen plot medalje te tjera prej ari, por jane medalje te bera pakez pis.

    Ah se per pak me doli nga mendja, Bardhok Biba sipas fjalorit tuajnuk ka qene malsor, por malok.

    Nuk me thua, shoku Tuk tuku qe ndron 300 emra ne dite e na behesh dhe Vetevendosje, kur nje pale shqiptar na i beni maloke, po Enverin ca do e beni?

    Moçalar?
    Apo moçalok? se Gjirokastra eshte dhe fushe dhe mal.

    Keshtu qe sipas jush shqiptaret duhet ti ndajme ne; maloke, moçalar, moçaloke.

    1. Vetevendosje says:

      Nxirre ose I thuaj asaj studiuses ta nxjerr.. Ose ta nxjerr kush te doje! Ju sfidoj të gjithe! Biles po te them edhe diçka, nuk do të jetë e larget dita kur do te dalin në drite diversantet e rinj.. sherbetoret modern të asaj që dikur quhej KGB e UDB, të cilet ndodhen te SHQUPI e nuk po te them Saliu.. çfarë do thuash kur keto do dalin me prova? Do i denosh apo do fillosh me muziken Rama ka firmos dokument është në arkiv, ka shit Kosoven? Unë nuk jak tuku që thua ti.. E nuk I quaj unë malok këto vemjet e UDB-se komuniste e të tjerë shpellare si këta.. I quajne malesoret e qytetaret e Veriut!

  18. shqiptari says:

    Ky kerma plak qe i vafte shpirti ne hale,pse nuk tregon se si u rekrutua nga sigurimi i shtetit dhe ke ka spiunuar.Nje bythe e care dhe e mesuar me te pjerdhur ka pjerdhur gjithe jeten.Huqi del me shpirtin

  19. iksi says:

    Na çate bythen me kete njeri , po kur nuk e kan dasht te afermit e tij e dashke ti more Kaloç krimineli , ti je ma kriminel se ata kriminelat e bandave qe kan vra njerez te pafajshem dhe kan shku e jane dorzu tek te huajt qe ato i kan pergatit per te hyre ne Shqiperi me bere vrasje e terror , duke vrare njerez te pafajshem . Por kaq trima e te paafte kan qene megjithe se i pergatitshin sherbimet e huaja ketu u asgjesoheshin pa hyre mire ne Shqiperi nga sigurimi i shtetit . Masendej ti more Dash kryekrimineli e para punes ti shkruan sapo ngordhin ato d.m.th nga trillimet qe ben mendon qe edhe ato mund te mos ti pranojne , prandaj shkruan kur vdesin . Tjeter qe desha te them qe ty duhet me te djeg ne benzine se ata lloj njerezish ne tere boten quhen terrorista . Edhe ata tjeret qe mbron ti qe e quan per krenari pra ballistat qe u kan sherby te huajve te gjithe qehen kolaboracjonista dhe te gjithe bota i ka denùar dhe i denon . Shoku jot me disa tjere ne medja mendoni se quheni njerez te ditur dhe ka ardh kohe tjeter tani jemi ne demokraci dhe mund te mendojme e flasim si te duam . Por ta dish mire ti dhe shoket tuaj nuk mund te çbeni historine se nuk ka burr nane ta çbeje ate se eshte vùlos me gjak patriotesh dhe jo gjak tradhetaresh . A din ti sa shume jeni ju si puna jote as 2% te popullsise , jeni sa nje qime bythe e shumices se popullit patriot . Ata shkrimet tuaja ne fakt bajne efekt te kundert nga ai qe mendon ti pra efekti eshte ne vavor te patriotizmit . Ja lexo komentet qe bahen , sa te perkrahin ty dhe sa perkrahin realitetin pra patriotizmin Luften Nacional Çlirimtare .

  20. Hajdari says:

    Kurse ty fakt histori botror qe e ma rrocken tone ne dore..,po te quajm rrote kari!!!👍

  21. Olsi says:

    Ha ha ha perralle nga e kaluara. Paskan vrare edhe ushtare. 4 veta kunder 500 forcave ushtarake. Po mire beni qe shkruani idiotlleqe ,se qeshim te pakten . Po si more dwbila 4 njerez te rrethuar pa armatim te rende, pa strategji , pa kurrefare plani,bejne lufte kunder ushtrise. Po bollni ore se late name , keta plera kane vrare ndonje bari te pafajshem . dhe jane kthyer me vrape te muzhiket e udb-se. Plumbin ne koke tradhetareve qe shesin vendin e vet per dy lek.

  22. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Perse nuk i publikoni komentet?

    1. Vrana Konti says:

      Sepse te gjithe kane bindjen se ti je pinjoll i Hamzait …

    2. moderator says:

      S’kam kohe o gardist, jam ne takim me tet’eme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *