Në 2021, do të mposhtet përfundimisht boshti i së keqes në Shqipëri

5 Gusht 2020, 16:34Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka është konturuar përfundimisht në Shqipëri, dhe pikërisht afro 10 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, është ndarja në fronte e politikës. Nga njëra anë janë “boshti i së keqes”, fronti i atyre që nuk lënë trafikant, kriminel, të korruptuar dhe kontrabandist, që nuk lënë zyrtar, gjyqtar dhe prokuror të akuzuar dhe denoncuar, pa marrë në mbrojtje të zellshme, dhe nga ana tjetër, janë mbrojtësit e ligjit, njerësit e punës, politikanët e përgjegjshëm të së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Policia e Shtetit, SPAK, apo dhe strukturat e luftës kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, në asnjë rast, nuk janë lënë pa u përgojuar dhe sulmuar hapur nga “boshti i së keqes”, nga ata që kanë konsumuar pushtet dhe abuzuar me ligjet e shtetit, nga ata që kanë kryer korrupsion, trafiqe dhe kontrabandë, nga ata që kanë patur dhe kanë lidhje të forta me trafikantë dhe elementë kriminalë, duke u fshehur pas mandatit, postit, apo “gishtit”.

Në vitin 2021, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, dy botët, e errëta dhe e bardha, dy boshtet , “i së keqes” dhe i së ardhmes, do të përballen përfundimisht mes tyre, me votën e lirë të shqiptarëve, dhe listat e hapura për çdo emër kandidati për deputet. Do të përballen e zeza dhe e bardha, e mira dhe e keqja, dhe natyrisht do të fitojnë më të mirët, ata që po i japin Shqipërisë fytyrën europiane, dhe jo ata që ja kanë nxirë emrin asaj. Nuk latë trafikant apo dhe eksponent të fushës së krimit, pa marrë në mbrojtje, pa u bërë avokatinë ju, dhe bashkësia juaj e përfundme.

Shqiptarët kanë afro 30 vjet, që shohin të njëjtët emra dhe syfete, tek dalin dhe porsa arrestohen “bosët” e krimit apo trafiqeve, u bëjnë avokatin, u dalin në mbrojtje , madje duke implikuar edhe sejmenët e tyre. Nuk lanë të arrestuar nga Interpoli, Europoli, Policia e Shtetit, Antidroga, Antitrafiku, Antikontrabanda, dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, pa u bërë avokatinë, nga syfeti më i thjeshtë, deri tek ai në krye të piramidës.

Më të turpëruar, dhe më të diskredituar në sytë e shqiptarëve, nuk bëhen. Kanë 7 vjet, që pengojnë policinë, gjykatat, prokurorinë, shërbimet e fshehta, reformat, kanë 30 vjet që kanë shtrirë tentakulat e tyre në organet e drejtësisë, dhe kur Vetting-u i flaku, dolën dhe u bënë avokatin me paturpësinë më të madhe. Ata janë “boshti i së keqes”, ata janë antishteti, ata janë antiligji, ata janë edhe me djallin, por kurrë me qeverinë, kurrë me shtetin, dhe zbatimin e ligjit. Ata duan kaos, duan anarshi, duan luftë, duan revolta, ata duan përmbysje me dhunë të rendit kushtetues, ata janë kundër Kushtetutës, kundër faktorit ndërkombëtar, ata janë kundër popullit të tyre, sepse kanë lindur si e keqja e këtij vendi.

Ata qeshin dhe ekzaltohen, kur ka tërmete, kur ka viktima, ata tallen kur ka epidemi dhe të vdekur, ata mblidhen të gjithë bashkë kur u jepet mundësia, për të bërë hatanë, por nuk munden. Ata në 2021, do të turpërohen botërisht, do të largohen me bisht nën shalë nga politika, dhe do të kujtohen si “e keqja më e madhe e këtij vendi dhe e shqiptarëve”. Ata sot janë “tok e tok, kokë e kokë” , dhe po thurrin skenarë ogurzi, duke mos e ditur se fundi i tyre politik ka nisur, dhe nuk ka kthim pas, edhe pse po bëjnë thirrjet e fundit antikushtetuese, antiligjore dhe antikombëtare.

8 komente në “Në 2021, do të mposhtet përfundimisht boshti i së keqes në Shqipëri”

  1. ⚖️??⚖️??⚖️????⚖️?? says:

    Po i vjen ngordhja, ke të drejt !
    Edhe pak durim, dhe s’do tu a dëgjojmë më emrin dhe zërin .
    Por, se dimë ado ti bëjnë pushimet në Lalz apo kudo në pronat e zaptuara në bregdet, apo …. në atë rezortin që po i përgatit SPAKU ?!?

  2. eli says:

    Te lumte goja!!!!

  3. Kanina says:

    Sakte.
    2021 do shenoje perfundimisht shporrjen e boshtit te se keqes.
    Shih kush eshte ne komisionin e perzgjedhjes se kandidaturave per deputete dhe hajde prit hajer nga keta funderrina.
    Imagjinoni cfar birboje kane vene ne krye te kesaj partie sa nuk eshte ne gjendje te beje zgjedhjet e njerezve per deputete dhe nuk turperohet, te tjeret i a bejne listat, ky rri e ha fara kungulli. Dhe kete e shesin si sukses.

  4. AliPasha says:

    Cfare eshte ky shkrim pacavure mer buburrec se le nam?

    Cfare boshti i se keqes do mposhtet ne 2021 dhe kush qenakn te miret qe do fitojne???

    SPAK si cdo organizate e krijuar nga Perendimi nje mut do beje sepse eshte ne interes te perendimit qe Shqiperia dhe Shqiptaret te ngelen keq sic ka ndodhur 30 vite me rradhe.

    Ki pak dinjitete o vemje se nuk te shpeton ajo 60,000 qe merr ne muaj.

    1. Patrioti says:

      O Pasha, por cfare pret o derrezi, merre ne dore situaten dhe na e co Shqiperine deri ne Cameri e ne Presheve, sigurisht me Kosoven brenda. Por kujdes se pastaj koka ne stamboll e trupi ne Janine! hahahahahahaha

  5. Dhembeli says:

    Bravo turi nje analiz perfekte ….duhet ta lexojn ata qe votojn per her te par dhe rinia ne pergjithesi….po dhe dyzet vjecaret pse jo femij kan qen kur ndryshoi sistemi …se ne brezi im (1960) dhjet me lart dhe dhjet me posht e kemi te vendosur se cfar votojm….respekte turi

  6. Ed says:

    O AMUT PASHA STE ERDHI MIRE. AROVE QE SHQIPERIA KA NDRYSHUAR SHUME NE KETO 7 VJET. JA QE DOLI QARTE QE NUK ISHIN TE HUAJTE QE E DESHIN SHQIPERINE GROPE E ZEZE PO ISHIT YOU ME ME KRYE KRIMINELET DHE TRADHETARET NANO-BERISHA-MUTA. IKU KOHA KOHA JUAJ IKU IKU NJEHERE E PERGJITHMONE AMERICAN QE E KA DASHUR GJITHMONE VISET SHQIPETARE ME NE FUND E.MORI 7 VJET PARA ME FIRME DHE ME VULE . DHE KA HARXHUAR SHUME GJER TANI. AMERIKA NUK E HEDH PARANE KOT KURRE TANI KY INVESTMENT ESHTE NE FAZAT E FUNDIT. GOD BLESS AMERICA AND ALBANIA

  7. rozi says:

    Saktë…komisioni i Pd është një rikthim i hajdutëve. Do ndahet shapi nga sheqeri.
    Ju kujtohet Genc Ruli që sillte cigaren Malboro dhe e reklamonte me parashutë? Ato ballonat, aerostatet që ndalnin në tarracës së tij?
    E të kesh besim tek ky e tek Jari, e tek poeti i socializmit e …shumë të tjerë. Nuk ju beson njeri, thoni gjithë ditën se po zgjidhni kandidatët, keni zgjedhur kohë të gabuar, të gjithë janë me pushime e nuk ju shef njeri që po punoni me demek, se ju e latë punën që kur latë mandatet e parlamentin. Vërtetë më vjen keq për ata që besojnë tek PD e sotme…është pa bereqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje