Nga Kodi Ajror te procedurat tatimore, Ilir Meta dekreton 4 ligje të rëndësishme të qeverisë: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë me Europën

5 Gusht 2020, 19:00Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot 4 ligje të miratuara më herët nga Kuvendi:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

“Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

5 gusht 2020

Sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë:

1) Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuar në EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit), ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesave të pasagjerëve.

2) Ligjin nr. 108/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit””.

3) Ligjin nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””.

4) Ligjin nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet e fillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit të ri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanë detyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janë dekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhe njëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtatur infrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se, Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi,  në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin e ligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike për përcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën e amendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.

1 komente në “Nga Kodi Ajror te procedurat tatimore, Ilir Meta dekreton 4 ligje të rëndësishme të qeverisë: Presidenti mirëpret nismat që na afrojnë me Europën”

  1. Vlora says:

    LIKE FLORIRI. HAJDUTI NR 1 .PO SKA DREJTESI PRANDAJ BEN KSHU KY PRAGQIRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje