Për ata që ju thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin

5 Gusht 2020, 20:19Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Ata që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, kur të vijnë zgjedhjet, ose të votoni Edi Ramën, ose Lulzim Bashën, janë edhe më të këqinj se këta të fundit, edhe pse mund të mos kenë gjë në dorë për të bërë dëm sa dy udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë.

Sepse duan të rrënjosin edhe tek shqiptari i fundit bindjen se nuk kemi rrugë tjetër, por thjesht duhet ta pranojmë të nënshtruar zgjedhën e kryetarokracisë dhe se nuk ka asnjë shpresë se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend.

Ndërkohë, që duhet të ketë tre, katër, pesë apo më shumë zgjedhje apo alternativa për cilindo, që beson se kjo politikë primitive, e korruptuar deri në palcë dhe e çertifikuar si e tillë për dekada, nuk mund të na skllavërojë përjetësisht.

Dhe ka dy rrugë për ta arritur ndryshimin. Ose të arrijmë të bëhemi shumicë dërrmuese, duke i shndërruar në minorancë zullumqarët e mëdhenj, por ky mund të jetë objektiv më afatgjatë. 

Ose të shndërrohemi në një forcë imponuese, duke filluar nga këto zgjedhje, për t’iu imponuar ndryshimin atyre, që e kanë mbajtur peng Shqipërinë për pushtetin e tyre personal.

Ne duhet të luftojmë për ndryshimin, që të arrijmë edhe rotacionin dhe jo anasjelltas. Kaq e thjeshtë është për ata, që kuptojnë apo që nuk e kanë përkulur pakthyeshmërisht kurrizin, duke e lënë veten nën mëshirën e njërit prej dy “të fortëve”.

16 komente në “Për ata që ju thonë se keni vetëm Edin dhe Lulin”

  1. Olimpia says:

    Patosi ndonjehere jam dakord me ty
    Por une besoj se PS mund ta menjanoje Ramen ne se kupton se sondazhet e nxjerrin jo fituese
    Jam i bindur se nese PS ben primarie dhe nxjerr nje figure tjeter fiton pa veshtiresi mandatin e trete

    1. pd rrumpalla says:

      Olimpia……perse e ve ne dyshim nje fitore te trete te RAMES?
      Mmmmmmmm une kam dyshim se mos fiton dhe mandat te katert.
      Te fala LBPD.

  2. Mandi says:

    Po o Astrit po, puna eshte se dhe ty te privuam, gjate madje! S na the gje…

  3. Ed says:

    Ne qe duam te vazhdoje ne rrugen e ndryshimit qe filloi 7 vjet para e kemi te zgjidhur EDI RAMA. Ju te pakices kriminele hajdute gjyqtare prokurore me te bere me KURS!?!? jeni te lodhur me lulushin

  4. Stape Pashi says:

    Thirrje ” e zgjuar ” por qe kuptohet fare lehte edhe nga budallai me i madh: -” Mos zgjidhni ata te dy po Astritin me pika “.

  5. Jari says:

    Nuk luftohet me ty qe mbroje te gjitha poshtersite e saliut kur ishte ne pushtet,si uno te rane ne sy atehere keto qe thua sot o Patos?

  6. ALTERNATIV JU DUKET KY?!?? says:

    AS MA HËNKSH, AS TA HËNKSHA?☹️

  7. pjeter says:

    Jo jo Patoz,deri tani Vetem Rama eshte,mos i bej qefin Lulit.Rama vete asgje nuk mund te beje,ka bashkepuntoret e tij qe bejne punen sipa metros se Rames,vota do e tregoje se njerzit jane shumica apo jo,qe çmon punen e bere deri ketu.Te gjithe te tjeret i kemi pare e sterpare,dhe jane ideale per rrumpallizem.Kur te dali ndonje tjeter qe ta sfidoje Ramen si duhet,jo si Maliqet,Vasilet,apo Nafije dybeku,por ne permiresimin e jetes se shqiptareve

  8. Www says:

    Kemi vetëm Edin ose matrushkat e Salës: në mis Salën, Lulin, në mos Lulin -Patozin, në mos Patozin – Topin, në mos Topin – Monën, në mos Monën – Xhozin, në mos Xhozin -Ndokën, në mos Ndokën – Dulen, nëos grekun- çamin, etj.
    Patoz, fli i qetë, se juve nuk ju zgjedh më njeri. Deri sa e djathta e djathtë të formohet në Shqipëri, Rama edhe 100 vjeç mund të jetë kryeministër.

  9. pd rrumpalla says:

    Olimpia……perse e ve ne dyshim nje fitore te trete te RAMES?
    Mmmmmmmm une kam dyshim se mos fiton dhe mandat te katert.
    Te fala LBPD.

  10. Bposton says:

    ky ka frike akoma te permende Berishen ….kaq mjafton per kete palo politikan

  11. owl says:

    Ik o surat nallane lepiu te Saliu.

  12. askushi says:

    As njeri astjetri nuk duhet te fitoj
    Lerini keta politikan keta nuk jan per shqiperin keta jan te shitur
    Cfar kan bere qe ta meritojne fitoren sot populli mbahet nga emigracioni
    Keta kan krijuar banda ne cdo qytet dhe i kan te qjithe keto banda dhe trembin popullin
    Kan krijuar vende pune kan ngritur rrogat cfar kan bere se kuptoj
    Ketyre po i bien breket dhe po e moren kot e kan nuk kan ndermend te ndertojne shqiperin
    1 Jan te shitur
    2 Kriminela se ne e dim se ne cdo qytet jan bandat e tyre qe mbrohen nga shteti
    3 Nuk jan patriot
    4 Jan lekista shiten per para
    5 Nje parti eshte ne shqiperi nuk ka 2 Partia komuniste ose partia e Osmanve qe la Enveri me Ramizin
    6 Keta nuk duhan qe ta kthejne Shqiperin ne Katolit
    7 Keta duhan te vriten Shqiptaret me njeri tjetrin
    8 Keta kan krijuar monopole jo treg te lir
    9 Nuk kan projekt per te rrimekembur Shqiperin
    10 Cdo qe ja japin bandave per te ndertuar
    11 Shkodhat i kan ber si cerdhe ajdutesh
    12 Keta kan gar kush vjedhe me shum
    14 Cdo qe qe bihen emigranti dhe jep bota keta e vjedhin
    15 Jan te pa ngopshem dhe po bejne gar me miliarderet e botes
    16 Skan moral
    17 Skan Bes
    18 Mashtrojn nga menqjezi ne darke ca thon sot e ndryshojne neser
    19 Po ven dhe aty sa te shesin dete dhe trojet shqiptare
    20 Shesin cdo qje vjedhin cdo qje qe buron nga toka Shqiptare
    21 Jan me plot fjalen kriminela te popullit te tyre
    22 Jo sot po as per 500 vjet te rronin si shqiponja nuk e bejne dot shqiperin
    23 Jan politikanet me frikacak qe ka par shqiptarizmi kan frik nga nje grup kriminelesh qe kan cdo qytet i kan ven dhe vet dhe prap frik kan
    Qe te ndertohet nje shtet do ne krye Patriot ta duan Shqiperin dhe Shqiptaret
    1 Te nderohet fet ne fe Katolike
    2 Tregeti e lir
    3 Shkodhat duhen te jen nga shkodhat me te mira ne bot ku te dalin studente te mir
    4 Te cfrytezohen te qjitha burimet natyrore per Shqiptaret
    5 Jo vjedhje jo krim
    6 Te funksionojne qjykatat ndeshmerishte
    7 Policia jo partiake
    8 Turizmi te ulen cmimet e hoteleve dhe cmimet te jen me te ulta dhe cilesia apsolute
    9 Bangat te ulin perqindjen e huadhensve
    10 Mos te ket kriminel ne qytete
    11 Te mundohemi te prodhojm dhe te konkurojm
    12 Te ndertojn me projekte jo kuturu
    13 Jo ne pushtet politikan me gabime
    14 Shqiperia eshte e pasur me burime natyrore e turizem malor dhe fushor te cfrytezohen
    15 Sa me shum rrug dhe rrug te betonuara jo asfalt
    E plot te tjera qe dalin rroges ai qe do ta bej shqiperin e ben
    Mos arroni se ka zot lart dhe ju shikon populli nuk ju shikon po zoti nuk te fal
    Po nuk bet per shqiperin zoti nuk ka per te mbarruar qe tju denoj ne te qjitha anet zoti sa ka fidhuar nuk mund te jeni zoter ju o politikan eshte ai pastaj jeni ju
    Zotin nuk e ndal asnje leconi biblen dhe do ta kuptoni kush eshte zoti se po aroni po ai nuk arron
    Ai ju vuri po ai ju heq kur te doj un e duha vendin tin albanin dhe do ta dua deri sa te mbydhe syt
    Jemi popull i vuajtur dhe qjyna te vuash nga i joti se te uajit i dim ca ti tregojm po ketyre te taneve ca ti bejm jan uqer me lekur dele

  13. Velo says:

    Ky miku kujton se e kemi harruar se kush është. Ky nunuk iku nga Luli, por Luli e përzuri, nuk e futi në lodtë për deputet. Ky nuk ishte kundër Lulit, por Luli ishte kundër këtij. Ky ishte kryetar i grupit parlamentar të Berishës, prandaj thot as Lulit as Ramës, pra Berishës. Patozi është jashtëqitje e Berishës. Gjiithë kariera e tij gazetar dhe kryeredaktor në RD dhe kryetar grupi parlamentar në PD. Prandaj mos votoni as Lulin as Ramën, por Berishën…… Gjak i ri…..

  14. qytetar says:

    Je shume i vjeter per te qene Lider i RI !
    E ke ngrene me kohe Çorben !!!!

  15. bregdetari says:

    Çfar u ka bërë rama këtyre që e shikojnë si diktator? Asgjë ,veçse i ka mundur me fjaëlë dhe logjikë të pastër në çdo debat! Është e qartë kur nuk mundesh ta mposhtësh tjetrin në tryezën e debatit do kërkosh rrugë të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje