Pse “Libani” ynë është më i rëndë?

Nga Mero Baze

Pamjet tronditëse nga Libani, dhjetra të vdekurit dhe një port i shkatërruar plotësisht, u shoqëruan me lajmin se autoritetet ndaluan përgjegjësit e parë, fajtorë për tragjedinë. Nuk ka shenja se pas tragjedisë fshihet ndonjë histori korrupsioni, por një histori papërgjegjshmërie.

Një ngarkesë nitrat amoni e sekuestruar nga një anije ruse që rrinte aty për një kohë të gjatë, nën vëzhgimin e një administrate të  një vendi, të brejtur nga korrupsioni dhe konfliktet civile.

Sidoqoftë dikujt ju hodhën prangat mbi duar.

12 vite pas “Libanit” tonë në Gërdec, ku një shpërthim i ngjashëm vrau 26 vetë dhe plagosi rreth 400 të tjerë, pasi zhduku një fshat të tërë, personi që qëndronte pas historisë së korrupsionit është i famshëm, pse fle në një vilë 2 mijë euro nata dhe udhëton me jahte luksoze. Ai është rikthyer tek vendi i krimit duke ndërtuar një biznes që synon të fshehë origjinën e pareve, duke shitur boronica.

Djali i ish kryeministrit shqiptar që i shpalli luftë shtetit shqiptar vetëm që të mos hetohej historia e djalit të tij, 12 vite pas një tragjedie se kjo e Libanit, është jo vetëm ende i pa thirrur në prokurori, për atë që ka ndodhur, por dhe i trimëruar nga mungesa e drejtësisë.

Ai qëndron pas ndërtimit të një Tv-je me fonde të padeklaruara, dhe ka filluar e vë në rresht biznesmenët që t’i bëjnë ndere në emër të frikës se mund të ndërrojë pushteti dhe ai mund t’u bëjë gjëmën përsëri.

12 vite më pas, ne jo vetëm që nuk kemi vendosur drejtësi për “Gërdecin”, por kemi ricikluar guximin për të kapur sërisht shtetin si 12 vjetë më parë, nga të njëjtët njerëz.

Me “Gërdecin” u mor sa mundi shtypi i asaj kohe dhe i zbuloi gjithë faktet. Më pas shtypi amerikan dhe e ndriçoi plotësisht të vërtetën. Edhe Hollivudi arriti e bëri një film të jashtëzakonshëm me atë histori. Vetëm prokuroria jonë nuk arriti të bëjë një dosje dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në vendin ku kulloi gjak 12 vite më parë, tani lëngu i kuq i boronicave, imiton gjakun e patharë në Gërdec, i cili po ashtu u derdh për të fituar para nga i njëjti njeri.

Sot boronicat nuk është se prodhojnë para, por prodhojnë  fatura për të mbuluar lekët e gjakut të patharë.

Kjo është arsyeja që “Libani” ynë është më i dhimbshëm. Jo se janë vrarë 26 vetë, por se për 12 vite, po poshtërohen rregullisht si të vrarë nga mungesa e drejtësisë.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Pse “Libani” ynë është më i rëndë?”

  1. Beni says:

    Mero mos ja fut pordhes tani. Edhe ketu u arrestuan Mihali me shume ushtarake pra nuk eshte se nuk u arrestua njeri. Te arrestosh njerez duhen prova dhe fakte jo llogje kavaje me gjak boronicash. Kush i pengoi socialistet ta conin para drejtesise ? E kursyen per shpirt te mire? Patjeter qe jo sepse per CEZ nuk pertuan ta padisnin megjithese dhe aty bene nje vrime ne uje. Drejtesise nuk i duhen as librat as filmat por provat. Pa ato rri e ben pordha mediatike e politike por qe ne fund te dites prape ngelen vetem pordha.

    1. Shenjestra says:

      Bravo Mero.Jane shume te verteta keto qe thua.Ngjarja e gedecit akoma nuk eshte zbardhur dhe Sali Berisha me djalin e tij qe bene kete gjem te zeze, livadhisin dhe tallen me te vraret.

    2. Koli says:

      Mero Baze i vetmi editorialist qe shkruan te verteten me kurajo dhe drejtesi.Fatkeqesisht shteti yne me institucionet dhe drejtesine nuk ekziston.Por editorialet e Bazes sistematike dhe precize japin sinjalet shpresedhenese qe ne mesin e amullise dhe mjegulles qe ka zene vend shfaqen dhe fragmente drite per te mbajtur zgjuar kujtesen e njerezve duke shpresuar se nje dite do te behet drejtesi.Shume nga mediat vizive dhe te shkruara i posedon krimi,ashtu si ishte rasti i medias se Xhemal Pasmaciut Ylli Ndroqi qe e posedon krimi i organizuar Ilir Nevruz Like Hajdut Meta.

    3. Arber says:

      Per ‘Benin, me qelbesirat korba qe jane ne kete vend.1-Ai ose ajo prokuror kane prova te gjalla dhe prova materiale sa te duan.Poor nuk kane mendere ti japin per ne gjykate.pse??? Se Salushi jote me gangster te tjere te vret.Ti Beni dhe te tjere ato pordhet qe thua zotrote mbai se mbase te bejne pune ,po kur te kete vertet shtet dhe jo made in Rama, Lulush dhe Ilir me Salush do te shohim????? Tung per sot mor morr Salushi!

    4. XheJ eN Bi says:

      Beni….
      E di që ke të drejtë,po me një ndryshim të vogël.
      Arsyetimet që bën i shikon vetëm nga njëra anë e medaljes.Përveç ironidë se u arrestua M.Delijorgji e ca oficerë ,i kundërvihesh Meros se përse socialistët nuk denoncuan !Vet e tregon se edhe CEZ- in pranuan ta padisin dhe bën një vrimë në ujë.
      E lë përgjysëm ,se përse Gërdecin nuk e paditën? Atë e di dhe një fëmijë që Saliu ka patur gjyqësorin nën thundër .Prisje nga Gjin Gjoni të hetonte Gërdecin ?
      Po provat përveç Prokurorisë ,kush do t’ i gjejë ?

  2. Pato says:

    Gerdeci dhe 21 Janari jane krime shteterore me te renda ne keto 100 vjet te shtetit shqiptare. Ka patur ngjarje te renda, por as Zogu dhe as Enveri te dy figura te debatueshme nuk perdoren shtetin shqiptare per te fshehur krimet e tyre. Ato qe ben, i ben me ndergjegjie te plote sepse ashtu e mendonin (mire apo keq) por kurre nuk e fshehen pergjegjesine e tyre.

    Me e renda eshte se kur Saliu te ngordhe pa u bere drejtesia te gjithe do shkojne ti shpurrin tek varri ndersa Zeni me Argiten do marrin azilin.

  3. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Keshtu eshte kur korrupsioni kthehet ne sistem.
    Dhe sistemi funksionon si nje makineri,njeri ingranazh ve tjetrin ne levizje.
    Sistemi del jashte loje kur i heq trurin,ne kete rast truri i sistemit ka emer konkret:
    Sali Brek’skisha.
    Te gjitha fijet te cojne te ai.
    Ky eshte nje sistem organik,d.m.th. ti mund ti presesh nje gjymtyre
    pooor ,ai gjymtyre rritet prape.
    Ti i pret nje gjisht ,ai gjisht del rritet pak nga pak,prape.
    Natyra njef plot shembuj te tille.
    Keshtu funksionn edhe fashizmi berishist.
    Ky sistem,do vdesi shume kohe pasi te kete vdekur arkitekti i tije,Doktor Mortja

  4. Titi says:

    Ec aty Mero as 24 ore nga tragjedia, pa u hapur akoma asnje hetim, na njofton me siguri se nuk eshte histori korrupsioni. Boll se je bere qesharak.

  5. Artan says:

    Nje bravo te madhe Mero Baze!

  6. 001 says:

    Harrove te thuash fajin e Ka rilindja me ate kopanin qe quhet edi rama
    Apo seshte as gjykates as prokuror ?
    Apo kopani eshte vetem per PPP

  7. lesh e li says:

    Shume drejte. Indiferenca ndaj krimit eshte kulture e vendeve te lindjes. Aty bejme pjese edhe ne.

  8. ben says:

    Ka vetem
    1 gjyq te zhvilluar per gerdecin
    1 gjyq qe nuk e ve dot ne dyshim asnje rilindas ose jo asnje propagande dhe asnje hartim ose deshire.
    Eshte gjyqi i Ifraim Diverolit ne USA, ku ky i fundit u denua nga gjykata amerikane.
    Ky njeri qe ishte realisht dhe zyrtarisht pronari i gerdecit per te cilen dhe u denua ne amerike .
    Pyetjes se gjykatesit amerikan nese e njihte shkelzen berishen u pergjigj nen betim qe Nuk E njoh Nuk e Kam takuar kurre. E di kushdo se nen betim ne amerike jane te rralle ata qe marin guximin qe te genjejne sepse ne rast te kundert denimi qe marin eshte maximal.
    Tani te besoj rilindjen qe ben der der 12 vjet per gerdecin
    Apo te besoj 1 gjykate amerikane ,une dhe miliarda njerez ne bote do kishin te njejtin mendim me mua.
    Besoj gjykaten amerikane qe nuk ka asnje interes ne kete ceshtje.
    Eshte e njejta fabul si me vajzat e Lulzim Bashes 10 vjet rrjesht rilindja thoshte qe Luli i kishte femijet ne Hollande nderkohe qe femijet e Lulit u linden shkuan ne cerdhe kopeshte e shkolle ne shqiperi.
    Nejse me kete popull qe qarkullon ne shqiperi qe arin tall trapin tak ngjela dhe nik sora ca pret.
    PS: ka edhe 1 gjyq tjeter te famshem ne amerike ku shteti shqiptar u denua 110 milione euro per shkak te nje njeriu te vetem.
    A edhe dicka tjeter opozita per taulant ballen , saimir tahirin e plot bandite te tjere ka publikuar te dhenat e sistemit TIMS , pse rilindja nuk publikon te dhenat ne sistemin TIMS pe shkelzenin, ose faturen qe ka paguar shkelzeni me te dashuren ne sarande sic beri opozita me Maznikun e bashkise qe fjeti ne 1 dhome menfushen?????
    Keto jane faktet te tjerat jane pralla per rilindas ne panik .

    1. Miti says:

      O ben sa qeke lodhur. Qe familja e Lulit jetonte ne Hollande kete e kane pare shume shqiptare mes tyre dhe une kur Luli merrte avionin te premten per te shkuar tek familja. Qe Ripjellja eshte nje kimerë qe po vazhdon zhvatjen dhe shkaterrimin e Shqiperise nuk do shume mend. Por te mbrosh Shkelzen Berishen duhet te jesh ose idiot i lindur ose dikush qe ka ngrene nje kocke qe ka rene nga tavolina e Berishes. Po te le ty te analizosh se ne cilen kategori e fut veten!

    2. Sa per dijeni says:

      Por ka dhe nje gjyq tjeter ne SHBA kur sypeshkaqeni mortjes hodhi ne gjyq dhe kerkoi demshperblim nga gazetaret investigues amerikane mbi ceshtjen e Gerdecit, ku hetimi i tyre u be liber e me pas edhe film ne Hollivud, e ku sypeshkaqeni kerkonte pervec dollareve shperblyes edhe qe keta gazetare te benin nje mohim publik te perfshirjes se tij ne kete afere sepse sipas tij i ishte neperkembur emri i dhjere qe kishte. Sigurisht qe ai e humbi gjyqin dhe gjyqtari federal amerikan shkrojti te zezen mbi te bardhe se Sypeshkaqeni nuk paraqiti asnje prove qe te hidhte poshte pretendimin investigativ te gazetareve per perfshirjen e tij ne kete afere korruptive, pra nuk kishte kunderprova per te lare mutin e tij me shurren e mortjemadhit. Po te kthehesh prapa ne kohe e te kujtohesh, Sypeshkaqeni Babit tend shpirteror, jo vetem qe pagoi shpenzimet e gjyqit por edhe qe atehere ju hoq viza amerikane dhe bashke me te edhe bashkemuterve te tjere te familjes se tij shkerdhatokrate. Ke te besojme tani, ty apo gjyqtarin federal amerikan.

      1. ben says:

        Nuk e di je delenxhi apo ca je gjyqi i shkelzenit eshte publik
        Gjykatesi amerikan nuk e denoi gazetarin me arsyetimin e meposhtem:
        Mqs shkelzen berisha eshte person publik shkrimi i gazetarit nuk quhet shpifje.
        E thene shkurt per 1 delenxhi nese shkelzeni nuk do ishte person publik gazetari do denohej per shpifje.
        Dmth gazetari nuk kishte asnje fakt, pra shpifi por nuk denohet mqs shkelzeni ishte person publik si i biri i ish kryeministrit.
        Shkurt gjykata amerikane vertetoi se gazetari kishte shpifur por nuk denohej sepse shkelzeni ishte person publik.
        Kaq e thjeshte
        Oo ti shtosh kesaj edhe gjyqin e diverolit kuptohet kush e ka ngritur gjithe kete shpifje.
        PS: jo se shkelzeni nuk ka bere leke nga ndikimi i babit si gjithe femijet e km ne bote pa perjashtim ,por nuk eshte ky rasti dhe kete e ke te vertetuar jo me 1 po 2 gjyqe, jo ne shqiperi jo ne ballkan po ne amerike.
        Mer 200 lekshin e sufllaqit e te befte mire.

      2. XheJ eN Bi says:

        beni…
        O Beno ,qëkur je bër dhe avokat?
        Nuk po e fillojë nga ” avokatia” jote po nga pyetja se si ka mundësi që baxhanaku i Saliut dhe burri tezes së Shkëlzenit punonte në Gërdec dhe babai Shkëlzenit ose Sali Berisha nuk e dinte se punonte aty ?Pak e çuditshme nuk të duket.
        Po Trebicka që pati” aksident ” kur vajti për gjahë nuk të duket pak e çuditshme?
        Dhe tani me ” avokatinë” ,nuk na thua ,përse u vra Trebicka ?( Jam i bindur se po më ktheve përgjigje do më thuash se ishte vërtet aksident,ose nuk do ta zësh në gojë).
        O beno….nuk më thua ,po kur Paris Hilton paditi një gazetë për shpifje ,pse u dënua gazeta ,apo Paris Hilton nuk ishte person publik dhe nuk e njihte njeri ,kurse Shkëlzenin e njeh e gjithë Ameriks ?

  9. Berti says:

    Bravo zotëri. Shpresojmë që drejtësia të marri masa mbi fajtorët. Mbase ajo vonon, por kur drejtësia do, nuk harrron. Dhe jeta e atyre 26 shqiptarëve që ikën nuk duhet të fshihet si të ishin milingona.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap.. !!! Se kuptoj dot Drejtesine Shqiptare sa e pafuqishme qe eshte.. Nuk e kuptoj nga se ngurojn gjithe ajo administrate duke u paguar nga leket e taksapaguesve. Si nuk dolen 10 prokurore dhe 10 gjykates ti marrin perpara keta gjakpiresa sepse po morre keta perpara, te gjithe do fillojn dhe vrapojn ne vrimat e tyre duke u lutur qe nuk eshte rradha e tyre ne liste. Nuk e kuptoj se c’fare me shume duhet te thyesh ligjin ne ate vend qe te kete llogari. Si nuk ka 20 trima te sakrifizohen per te miren e atij vendi.. Habitem sa pasive keto institucjone jane. Habitem si mund te punosh ne sistemin e drejtesise dhe lexon kaq hapur shkeljen e ligjeve (per ate qe ti je betuar te mbrosh) nga keta monstra dhe mburresh duke thene qe punon per drejtesine.. C’fare pune drejtesie ben ti ?!?! Kriminelin ordiner ku dhe nje magjistater e denon ?!?! Per c’fare je aty ti ?!?! P’se e ze karrigen kur nuk ben ndryshim ?!?! P’se i tret shpresat e shqiptareve per drejtesi kur e le situaten ne status kuo ?!?! Come on now….

  11. Jugu says:

    Po si more Mero e gjete ti se nuk eshte histori korrupsioni kjo e Bejrutit?
    Atje korrupsioni eshte me keq edhe se i Edi Rames dhe ri pjelljes ne Shqiperi.
    Atje mendohet se mund te jet dhe me keq, i realizuar nga shtete fqinje qe i duan te keqen Libanit, dhe ti thua nuk eshte histori korrupsioni, o pika o gjitholog.
    Gerdecin mos e permend me se padroni jot Rama u mburr se do i padiste dhe burgoste personat pergjegjes duke nenkuptuar Saliun, dhe cfare i beri? Nje hic. As edhe nje padi per sy e faqe nuk beri. Ti e di me mire nga gjithe ne te tjeret qe sa te jet Rama ne pushtet, Berishes nuk i hyn gjembe ne kembe.
    Por ti thjesht ben detyren qe te ka caktuar Rama, padroni jot i radhes. Dhe mire bene, beje ca leke dhe rregulloji femijet, ndersa shqiptaret marrin malet dhe detet per tu larguar.

  12. katarakti says:

    Keto pyetje beja mikut tend me shallvare, o Mero Baze. Populli ia ofroi edhe timonin, edhe tepsine, qe ai te bente drejtesi, por ai beri nje vrime ne uje. Ka hallin e Mit’hatit ai or mik, nuk ka nge te merret me Gerdecin dhe 100 gerdecer te tjere.

  13. PN says:

    Ben, shpreso si laraska per t..et e demit, ….

  14. Lik says:

    Krim I pandeshkuar shteteror….te pakten te kujtohemi per te, si nje nga turpet e medha te drejtesise, politikes dhe shoqerise shqiptare

  15. ” Fjalet si Demushi , punet si askushi ” ky eshte Mero B. qe vuan nga kompleksi i edipit . Komunizmi ka lene gjurme te pa sherushme ne sistemen limbik
    / tru / .
    Po çfar lidhje ka Gerdeci me Libanin ! Sikur mos te kishte qene P.Demokratike / Perendimi / , Shqipria do ishte aset i rusise. Bregdeti i Shqiprie do ishte pron e serbise e banuar me popullat serbe , o Mero Baze !

    1. qytetar says:

      O zot … Sikur te mos ishte PD …. !!!!!!!!?????

  16. qytetari says:

    Ne historikisht i kemi inspiracion poshterimet.
    Amoraliteti na shkakton gjithmone orgazem,sa me i madh te jete ai, aq me marremendese kenaqesia.
    Historia na njeh si raja perverse pushtimi:
    Shumica jone la fe dhe atdhe,si asnje popull tjeter ne Ballkan dhe u shndrrua ne qehaja anadolli,per tju kundervene atij qe mbeti shqiptar dhe me tej si nizam per te luftuar kunder grekut fqinj,qe kishte dhjete vjet qe luftonte me nje heroizem vetmohues patriotik,kunder nje sulltani perbindesh,deri sa fitoi dhe pavaresine me 1829.
    Lufte e cila entuziazmoi dhe poetin e madh anglez,ku dhe aty vdiq, qe do te shprehesh:
    E kush eshte me trim se suljoti zeshkan
    Me fustanellat te bardhe dhe te zi tallagan
    Ja le tufen shqionjes e bishes dhe zbret
    Ne fushe me lufte si rrekeja ne det
    Kur ne na e dhane pavaresine dhe kur shumica jone nuk e deshi ate,por te vazhdonte frymemarrjen nen halldupin.
    Dhe amoraliteti yne epik prej rajai vazhdon tani,kur ´´hisorianet´´tane me turmen zhabulane qe i pason, stigmatizojme keq si tradhetare ata qe kane bashkepunuar me italianet gjate nje pushtimi,qe la mbas vepra ndertimi,qe nuk konkurohen dhe sot, si dhe kulture perendimore.
    Dhe ne te njejten kohe po keta shpellare,´´pordhesore´´ dhe fekale pa fund,ne te njejten kohe e konvertuan perseri kete vend ne nje vilajet pushtimi trup e shpirt shkretues osman,duke asgjesuar dhe heronjte tane kombetare te shqiptarizmes dhe me tej dhe humanizmit ,Gjergj Kastriotin,Nene Terezen etj,
    Shqiperia vazhdon te vertitet ne nje rreth gjirizi vicioz,qe dhe ´´rilindja´´,tek e cila kishim shprese se do te lindte dikur,ndonje demokraci,qofte dhe rakitike,por kemi 8 vjet qe premtimet vecanerisht ato kardinale,per ti treguar vendin shpellareve aziatik,duket qe as ka qene e mbarsur me keto mendesi shpresedhenese,ose ka deshtuar rruges.

  17. Ton says:

    Po Delijorgjit kush ja jep lejet o Mero? Po nderton gjysmen e Tiranes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *