VENDIMI: Klubet e Kategorisë Superiore vendosin të bojktojnë nisjen e edicionit të ri

Sot, pas mbledhjes së zhvilluar mes presidentit Armand Duka dhe krerëve të klubeve të Superiores, është vendosur që të bojkohet kampionati për të mos nisur edicionin e ri futbollistik.

Përmes një vendimi të nënshkruar nga 9 përfaëqsuesit e klubeve, ndërsa mungonin të klubit të Teutës u vendos sa më poshtë:

Tiranë, 5 Gusht 2020

VENDIM

Liga Profesioniste te Futbollit, pasi u njoh me ndryshimet ligjore për sportin të realizuara deri më tani, konstaton me keqardhje se këto ndryshime nuk i japin zgjidhje kërkesave te klubeve te Kategorisë Superiore dhe nuk përmbushin premtimet e bëra nga Qeveria Shqiptare ne tryezën e 11 marsit 2019.

Në këto kushte, Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë:

1. Miratimin e një ligji të ri për sponsorizimet sipas formës së propozuar nga komuniteti i futbollit, pasi ndryshimet e propozuara nga qeveria nuk kanë asnjë efekt real mbi ekonominë e futbollit.

2. Përfshirjen e të gjitha aktiviteteve ekonomike të futbollit në TVSH-në e reduktuar në masën 6%, si bujqësia dhe turizmi dhe jo vetëm infrastrukturën sportive.

3. Zerimin e gjobave dhe kamatë-vonesave për detyrimet fiskale të prapambetura për të shmangur kolapsin financiar të klubeve.

4. Zgjatjen e efekteve të përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat për sportistët nga 2 në 10 vite.

Për sa më sipër, LPF vendosi, të bojkotojë Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore nga data 12 shtator e  në vijim, deri në plotësimin e kërkesave te mësipërme.

Vendimi i Ligës
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VENDIMI: Klubet e Kategorisë Superiore vendosin të bojktojnë nisjen e edicionit të ri”

  1. Na myten says:

    Futbolli shqiptar eshte mashtrim. Vetem te pafytyret qe s’prodhojne gje kerkojne perjashtim nga taksat. Iu duket se po behet padrejtesi. Te pakten prodhoni kenaqesi per publikun qe thyen kurrizin ne pune qe te meritoni ndonje ulje taksash. Kur te arrini t’i mbushni stadiumet pergjysem filloni kerkoni dicka. Deri atehere vazhdoi me baste se iu del me mire.

  2. miku says:

    O shoku Mero!Ju i kontrolloni keto lista parase ta botoni
    Mero ki i keni syte more djale, nuk e shikoni qe nuk kane firmosur presidentet e Xibrakes,Hasit dhe presidenti i Ngjalave? Po nuk firmosen keta, kush i pjerdh keta te tjeret, keta jane kryesoret, pa keya Don Duka as shurren nuk ben!

  3. Ladi says:

    Po kujt i plasi bytha se s’lozin futboll keta far sportistash me nje mender mut president dhe federat e korruptuar dhe hajdute.Le te dalin tek brryli per pune krahu si te tjeret.Keta po na argetojne ne qe ti .bajme me lek.

  4. He he, kampionati i leshit, pa spektator, por me trukime, gjysmat e ekipit me Lojtar afrikan. Tani duhet qe afrikanve t’u japim edhe nga taksat tona?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *