Vetting kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, ligj si për drejtësinë e policinë

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë kandidatët për t’u zgjedhur deputetë, të cilët do të kërkojnë të marrin pjesë në garën zgjedhore të vitit 2021, duhet të vetohen. A do të miratohet ligji për vetingun e kandidatëve për deputetë?

Ja kjo është pyetja kyç.

Dhe pyetja e dytë që vjen menjëherë pas kësaj, është:

A do ta pranojë Rama këtë?

Shenjat janë se nuk po dëshiron ta pranojë; dhe, për këtë, sipas zakonit të tij infantil, do të hidhet degë më degë që ta shtyjë sa më shumë në kohë, deri në prag të zgjedhjeve, sepse ai vetë del i zbuluar dhe nuk e kalon dot vetingun.

Po në rast se e pranon? Atëherë nuk jemi përpara një abuzimi nga ana e tij.

l.

Ja, na duhet ta theksojmë hapur: kjo është periudha konkrete antikorrupsion që Shqipëria e ka domosdoshmëri për të vijuar procedurën drejt Bashkimit Evropian.

Por, e gjithë kjo përpjekje shekullore e shqiptarëve po tentohet të bllokohet nga korrupsioni i lartë shtetëror që, pasi i ka vjedhur shqiptarët, kërkon t’i lëre ata edhe pa atdhe.

Rama nuk do ta pranojë ligjin për vetingun e kandidatëve, por ai ligj tani rrjedh nga Kushtetuta. Kuptohet, nëse Rama nuk e pranon, Saliu dhe Rama do të bashkohen kundër ligjit të këtij vetingu. Po, ku e pyet më politika amerikane Saliun: përse ta dojë!

Ajo ia tha hapur Saliut çfarë kishte për t’ia thënë kur, me dhunë force politike, e zhguli nga çadra dhe e futi në Parlament, pikërisht për të votuar ligjin e parë të vetingut. Dhe pastaj, po politika amerikane, duke iu përgjigjur marrëzisë së tij për dalje nga Parlamenti, e mbylli situatën në dy ditë, dhe i mobilizoi zëvendësuesit që erdhën më pas dhe e plotësuan Parlamentin.

ll.

Po Rama?

Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij.

Gjykimi real është ky: nëse vendoset vetingu për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, asnjë nga këta që janë liderë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, nga forca e ligjit, nuk do lejohet të hyjë në zgjedhje.

Ja, kështu duhet të kompletohet vetë SPAK-u, sepse jo vetëm këta, por askush që e di se ka prona të paligjshme në pronësi të tij apo të të afërmve të tij, nuk do të pranojë të kandidojë.

Dhe Shqipëria shpëton nga një bandë shekullore që po e drejton atë kundër interesit kombëtar, që nga viti 1924.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Vetting kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, ligj si për drejtësinë e policinë”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    hahahaha,endrra e rradhes e te tredhurit[atheos] Ngjela…….”sunitet po bejne shtet,madje me ndihmen e ”miqeve”[kjo teper e besueshme pas deklarates se ambasadorit amerikon per sunitet] amerikone!
    ne asnje shtet arab nuk funxionon DREJTESIA…………..allah uakbar!

    1. Vlora says:

      Ja, foli edhe evgjiti i Pontit. Gjysma e grekeve jane shartese afro-arabe. Jane pikerisht ajo pjese e popullsise se greqise qe e mbajne veten per “helene”
      Pjesa e bardhe jane arvanitas, came te krishtere, sllave dhe vllehe.
      Kjo eshte Helaqia

    2. ben says:

      Ha ha vetingu
      Populli delenxhi eshte i kenaqur dhe shume mire.
      Gjykatesi qe denoi me burgim te perjetshem Lul Berishen , nuk e kaloi vetingun
      Gjykatesi qe e liroi , e kaloi vetingun.
      Ne trupin gjyqesor qe i hoqen denimin e perjetshem Dritan Dajtit ishin 5 gjyqtare.
      3 gjyqtaret qe votuan pro heqjes se denimit me burg te perjetshem e kaluan vetingun , 2 te tjeret qe ishin pro denimit te perjetshem nuk e kaluan vetingun.
      Pra tashme eshte e qarte edhe per me delenxhiun se reforma ne drejtesi dhe vetingu ishte per te rilindur vrasesit dhe gjyqtaret e vrasesve.
      Por por por
      Ka edhe me delenxhinj se delenxhinjte
      Ja per keta shkruan spartak ngjela.
      Ju befte mire!

  2. Pilafi says:

    Jemi me Ty avokat. Kam besim se Rama do ta bëjē. Po përse nuk të bënë Ministër Drejtësie ? Dihet në kohën e Salë Rrumpallës .Po Rama ? Nuk e la balozi president , kjo nuk i falej , por edhe vonë nuk është . Fjala ime në vesh të Perëndisë .

  3. Futja kot says:

    Ky ka hik per lesh. I eshte mhush mendja se i di te gjith. Vet flet, vete pyet e vete pergjigjet, vete supozon e vet konkludon. Si psh: gjykimi real eshte ky… Ose Ja kjo eshte pytja kyc. : Rama nuk do ta pranoje ligjin per vetingun e kandidatve per deputet… I gjori, flet si nga olimpi.

  4. dritani says:

    Avokat, duhet te ishe me konkret. Ti qe e paraqet vehten rob te faktit, kete here ke fjale hipotetike…Ndrro kurs qe te besojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *