FOTOT/ Eksplorim kanioni pa respektim të kushteve të sigurisë, Federata Shqiptare e Rafting thirrje turistëve: Bëni kujdes në zgjedhjen e operatorëve turistik

6 Gusht 2020, 14:16Sport TEMA
FOTOT/ Eksplorim kanioni pa respektim të kushteve të sigurisë,

Federata Shqiptare e Rafting i ben thirrje te gjithe turisteve te cilet deshirojne te kryejn aktivitetin e “Eksplorim Kanioni” qe te bejn kujdes ne zgjedhjen e operatoreve turistik apo agjencive turistike qe e ofrojn kete lloj aktiviteti.

Subjekte te ndryshme te cilat per perfitime ekonomike fusin ne kanion individ, turist te huaj apo vendas pa asnje paisje sigurie duke mos respektuar asnje standart, jane dhe do te mbeten ne qender te vemendjes sone duke i paralajmeruar apo ekspozuar per rrezikun qe mbartin.

Hyrja ne kanion pa paisjet e sigurise mund te sjelli ne perseritjen e ngjarjeve te trishta si ajo e vitit te kaluar ku një vajzë humbi jetën duke eksploruar kanionin e Holtës.

Per “Eksplorim Kanioni” eshte e detyrueshem paisja e turistit me: Jelek Shpetimi, Skafander, Veshje Neopren (rekomandohe per mbrojtjen nga gervishjet e mundeshme), Kepuc uji (te rekomandueshem per nje ecje komode), Guide profesionale e e trajnuar dhe pajisur me mjetet e nevojeshme per shpetimi.

Me poshte po ju japim disa foto nga keto aktivitete te rrezikshme ku shihet qart mungesa e kushteve te sigurisë si dhe foto dhe video se si duhet te kryhet ky aktivitet.

Kjo eshte menyra se si ky aktivitet mund te zhvillohet duke i dhene perparesi siguris se jetes se turistit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje