Gjurmët e dosjes “Ndroqi” që të çojnë tek grabitja e “Kinostudios” me bekimin e Berishës

6 Gusht 2020, 15:01Sociale TEMA

Dosja “Ndroqi” ku janë hetuar gjurmët e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, ka rinxjerrë në skenë skandalin e zaptimit dhe shkatërrimit të pronave të ish kinostudios.

Pas vendimit për t’i sekuestruar 26 pasuri Ndroqit, avokati i këtij të fundit në një dalje për media solli në vëmendje procedurat e shit-blerjes së televizionit OraNeës ku nënvizoi se kjo pronë i ishte blerë mbesës 18 vjeçare të biznesmenit Aleksandër Frangaj, Ilda Prifti.

Sa i takon kësaj, sipas dosjes, në datën 5 dhjetor 2007, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) bleu 100% të aksioneve të shoqërisë Ora me vlerën e 25 milionë lekë.

SPAK shton se shitëse e aksioneve ishte ortaku i vetëm, mbesa e Frangajt pasi shoqëria ishte krijuar një vit më parë me një kapital fillestar prej 121 milionë lekë.

Një vit pas blerjes së kësaj shoqërie u transferuan 180 mijë euro në favor të media 66 për shlyerje dhe blerje pajisjesh televizive nga shoqëria Ora.

Sipas dosjes, në të njëjtën periudhë deri në vitin 2009 raportohen disa derdhje dhe tërheqje nga punonjës të shoqërisë apo nga shtetasi Ndroqi në vlera që shkojnë deri në 100 mijë euro apo dhe 22 milionë lekë.

Detajet e kësaj dosje, krahas shumë pikëpyetjeve ngrenë dyshime se si një 18 vjeçare mund të posedonte një truall kaq të lakmueshëm në ish Kinostudio?

Cili ishte burimi i të ardhurave për të kryer këtë investim gjigand?

A është reale shuma e blerjes “e 25 milionë lekë” sa thuhet në kontratë apo pjesa tjetër është kryer në forma alternative paligjshmërie për t’i shpëtuar taksave?

Nëse do t’i thërrasim kujtesës, vite më parë qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’i dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private me pronësi të Aleksandër Frangajt, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

Hetimet e SPAK dhe “shkëndijat” e hedhura nga përfaqësuesi ligjor i Ndroqit mbi blerjen e kësaj medie, shkojnë përtej komunikimeve publike duke u shndërruar në indikacione për rihapjen e çështjes së ish Kinostudios e cila nga një hapësirë ku prodhoheshin filmat e komunizmit, është  shndërruar prej vitesh në një sheshxhirim të paligjshmërisë duke i shpëtuar drejtësisë.

Kinostudio “Shqipëria e Re”, kjo pasuri e jashtëzakonshme shtetërore shënon një nga grabitjet më të mëdha që është regjistruar në vend me rreth 200.000 m2 hapësirë të vendosur në dispozicion të artit.

20 komente në “Gjurmët e dosjes “Ndroqi” që të çojnë tek grabitja e “Kinostudios” me bekimin e Berishës”

  1. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Ne kete katrahure te ashtuquajtur tranzicion eshte kokolepsur aq keqe lemshi sa nuke e enjef qeni te zotin.
    Qeni eshte ne kete rast Frangaj.
    Te zotin gjejeni vete.
    Po ju ndihmoj me ca te dhena:
    E ema ka patur emrin te embel.
    E shoqja nuk eshte aq e lire sa thote emri.
    I biri ben miliona me Boronica.
    Nusja e djalit e ka shume qejf plazhin.
    Atij vete i eshte shnderuar fytyra si e shejtanit.
    He,si thoni e gjeni dote kush eshte i zoti?
    A ,se per pak harrova,i mungojne vetem tespiet e plakut Mere

    1. Ne kerkim te lekut says:

      Po ca 250 thoni se na hoqet trunin vetem xhamat nuk i bejne aq godines miliarda do kete dhenenpo hajde ti gjejn keto

      1. Askushi says:

        Kjo ishte motoja e politikanve.vjedh sa me shume prone publike e private.nje gervishje ne cdo prone do pellcasi muti

    2. Ed says:

      Informacioni eshte I pa plote! Po te kisha pak ndihme per emerin e t jatit dhe bemat e se bijes do ta kisha me te lehte te thesha Sali Ram Sheqere Berisha. I Martuar me sllobodanka berisha prinderit te Avukates Argjida dhe konsulentit ligjor shkelqeni!

    3. loni says:

      Te arrestohet krimeneli Sali Berisha!

    4. spaku pordhacaku says:

      ???????????…e bukur

    5. Operacioni Zjarri says:

      Pronareve te shkrete nuk u kthejne pronen qe kane tek kinostudio se ia japin ketij drogaxhiut

  2. futja kot says:

    vidhni vidhni se ka per te gjithe… e nisi me nje kolibe dhe piste helikopteri beri te televizoni

  3. Tarja says:

    Gerrmo tare gerrmo se sa do gjenden dhe puna eshte a ka byth njeri ti shkoje deri ne fund?!!?!?!?!

  4. Sqepari says:

    Aftesite e Frangajt shfaqen admirueshem pas korruptimit te AMA – s, te ciles i ka zhvatur hapsirat per te pakten 4 TV me te cilat ka bere keto allishverishe te dukshme per opinionin publik, por te padukshme per duzinen e organizmave parazitare shtetrore per te luftuar krimin

  5. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    ?

  6. petrit says:

    mednoj se ky Ylli do te jete hapi i pare i hetimeve per korrupsionin ne shqiperi. shume te tjere do te dalin pas ketije. Mendoj se kjo eshte nje levizje e mencur e prokurorise . te presim pak dhe do e shikojme.

  7. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Kerkohet nje person me emrin Xemal,
    mbiemrin e ka pak te ngateruar,pas-ma -qiu.
    Ka humbur ne Ndroq,ishte nate e kthjellet,
    yjet ndriconin shume.
    Per informacione qe cojne ne gjetjen e personit ne fjale,
    jepet nje shume e konsiderueshme ne Euro.
    Nuk dihet shuma e sakte,se Xeni po negocion me bankat.
    Ne fund duhet me i vu edhe Likja vulen,
    n.q.s. nuk i ka humbur.
    Ne rast se i ka humbur vula,do ti nderrojme emrin,
    do ta quajme vulehumbur.
    Shqiperia e para,nenkupton:
    Shqiperi dhe para.

  8. ALBAN DEGA says:

    ALEKSANDER KARRROCIERI KA VJEDHUR EDHE VETE KLANIN ME KRYEHAJDUTIN E KRYEKRIMINELIN E VRASESIN SERIAL TE MBI 15 FISHTE TE SHQIPERISE. SALÍ RAMOLLAH MILLLOSHEVIC KARAXHICIN SI TUTOR

    FJALEN E KA BKH DHE SPAK!
    Ligj e Drejtesi qe te behet Shqiperi!
    Askush nuk qendron mbi ligjin!

  9. MikuiAmes says:

    Sander Frangaj ka marre licencen per Ora News ne menyre abuzive totale sepse duke qene ai pronar i licenses kombetare nuk kishte asnje te drejte te merrte nje licence te dyte lokale. Prandaj pronesia e licenses ishte ne emrin e mbeses Ilda Prifti goca e nje rrobaqepsje te varfer qe nuk kishte asnje lidhje me mediat dhe asnje mundesi financiare per te hapur TV. Dosja e Ama per dhenien e licenses me gjithe falsifikimet u be nen kujdesin e Mesila Dodes qe ishte kryetare atehere dhe burri Mesiles Enkel Demiqe punonte te Klani. Licensa u morr fale votave te antareve te PD te Ames qe jane akoma ne detyre. Ylli Ndroqi e ka blere televizionin me vleren 700 mije euro, edhe pse ne kontrate rezulton vetem 200 mije. Pra diferenca prej 500 mije euro nuk eshte vetem prove evazioni tatimor nga shitesi por edhe prove pastrimi parash nga bleresi Ylli Ndroqi. Dhe me e bukura krahu i djathtei Ylli Ndroqit apo Xhemail Pasmaciut ne kete operacion dhe ne lancimin e televizionit ishte “bankieri” socialist Alfred Peza qe rezultoi milioner edhe pse rrogen zyrtare qe i jepte Ndroqi e kishte vetem 50 mije leke. Spaku i ka te gjitha keto materiale te cmuara.

  10. Piro says:

    Eshte vetem fillimi. Po lemshi do zberthehet. Vjedhja e teritorit te kinostudios eshte nje nga allishverishet e medha te Sandrit, me ndihmen e Berishes. Te mjeret pronare!

  11. e verteta says:

    Ata qe protestonin per teatrin si nuk thane nje fjale per kinostudion ,kete supervjedhje

  12. Aleks Xinxo says:

    Shume te drejta faktet, perveç pasaktesise rastesore te 200 000 metrave katror te kinostudjos e cila ne fakt ishte nen 70 mije metra katror, nga te cilat sot jane privatizuar ne masen 75%, shumica nga Sandri, Saliu, Xhemaili, Bucpapajt dhe nje tip me mbiemer Kasemi qe punon leket e trafiqeve te durresit dhe elbasonit por edhe te mediave te trafikanteve.
    Shpresojme qe SPAK dhe BKH t’i shkojne deri ne fund sistemit te mosndeshkueshmerise qe e ka marre peng vendin tone prej kur smbahet mend!

  13. Mandravellua says:

    Ruhuni nga babezia e pabuksit, se ja qi momen dhe babes se vet per pare.
    Sander kepuceshqyerin e kam takuar te redaksia e gazetes “Koha Jone: ne 1992-shin. Erdhi ne kryeqytet me nje thes ambicie dhe ndjenja inferioriteti maksima, bashke me N.L..
    Pavaresisht se kane bere pare me lopate, ashtu do vdesin te dy, katundare inferior.

  14. Velo says:

    Nëse vërtet është SPAK-u që presim të jet, fillin e lëmshit e ka në dorë. Të mos e këpusi në mes, por ta tërheqin me profesionalizëm e ta shpleks deri në fund. Po u këput filli pa vajtur deri në fund, atëherë kot shpresojmë për drejtësi. Ky është rasti për të treguar fytyrën drejtësia e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje