Listat e hapura dhe koalicionet në tryezën e Presidentit, Meta detyrohet t'i kalojë me heshtje. Kushtetuta i "lidh" duart

6 Gusht 2020, 15:27Politika TEMA

Kreu i shtetit është në një dilemë të madhe, pasi është i detyruar të heshtë për vendimin  e Parlamentit më 30 korrik që hapi listat dhe unifikoi listën e koalicioneve parazgjedhore.

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Presidentit Ilir Meta draftin me ndryshimet kushtetuese të miratuar në seancën e 30 korrikut për të cilat presidenti është shprehur se nuk i njeh.

Por kreu i shtetit duket i pashpresë në përpjekjet e tij të fundit për  të mos pranuar  ndryshimet që u miratuan në seancën e fundit plenare në Kuvend.

Vetë Kushtetuta, të cilën Meta ka thënë se do ta mbrojë nga ndryshimet e njëanshme e ndalojnë atë të kthejë për rishqyrtim.

Neni 177 pika 6 e Kushtetutës thotë se “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”.

Për këtë arsye, ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi sapo të kalojnë afatet ligjore të përcaktuara dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

dryshimet kushtetuese ndodhen prej disa ditës në tryezën e Metës në pritje për dekretim. Nëse ai nuk i dekreton, ndryshimet do të miratohen në heshtje.

Ndryshimet kushtetuese pasi të kalojnë rrjedhën normale te afateve ligjore do te betohem ne fletore zyrtare me datë 26 gusht.

Presidenti i Republikës i ka cilësuar si të papranueshme ndryshimet kushtetuese duke kërcënuar herë pas here se do rikthejë popullin në shesh.

Në te njëjtën linjë me kreun e shtetit ka qene edhe opozita jashtëparlamentare, e cila nuk e ka bere ende publike qendrimin e saj për Këshillin Politik pas ndryshimeve sipas saj te njëanshme që mazhoranca i bëri Kushtetutës.

2 komente në “Listat e hapura dhe koalicionet në tryezën e Presidentit, Meta detyrohet t’i kalojë me heshtje. Kushtetuta i “lidh” duart”

  1. Malsori says:

    O Like Floriri,o hajdut me bllok ne dore me ze e figure do ta firmosesh si qen bir qeni ligjin.Te fala Sypeshkaqenit dhe Nafijes.Malsori Boston

  2. Populli says:

    Bastardi kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje