Twitter e Facebook ia bllokojnë llogaritë Donald Trump, për “fake news”

6 Gusht 2020, 11:12Bota TEMA

Rrjeti social Twitter bllokoi përkohësisht llogarinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për shkak të përhapjes së lajmeve të rreme për COVID-19

Twitter ka njoftuar se ka ndërhyrë në llogarinë e presidentit amerikan, pasi ai e kishte publikuar një video që përmbante pretendime të rreme për coronavirusin.

Trump e shpërndau një video të intervistës së tij me Fox News, ku, ndër të tjera, ka thënë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj koronavirusit, raporton CNN.

Zëdhënësi i Twitterit ka thënë se mesazhi i Trumpit “është në kundërshtim me rregullat e Twitterit për keqinformim rreth COVID-19”.

“Pronarit të llogarisë i kërkohet ta heqë videon, përpara se t’i mundësohet sërish ta shfrytëzojë Twitterin”, ka thënë ai.

Vetëm pak orë më parë, edhe rrjeti social Facebook e ka hequr videon e njëjtë të presidentit të SHBA-së, të cilën e vlerësoi si “fake news”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është ankuar disa herë se këto rrjete sociale po ia “censurojnë“ mendimin e lirë. (r.m.)

2 komente në “Twitter e Facebook ia bllokojnë llogaritë Donald Trump, për “fake news””

  1. tell the truth and shame the devil says:

    Kaqe te fuqishem jane liberalet ne USA sa i bllokojne edhe te drejten e fjales presidentit. Por disa se kuptojne akoma se Deep Sate eshte real dhe zbatojne pike per pike planet qe kane bere vite me pare. Koha qe cdo njeri te lexoje “Protokollet e Te Urteve Te Zionit”.

  2. Usa says:

    LOL
    Idiot klasik. Lepirebythesit Dyl islamiku, Nexen, WuFku, FYou e te tjere le te Rruajne sqetullat me zhul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje