Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist

8 Gusht 2020, 14:25Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pothuajse çdo ditë, liderët e ish-opozitës së vjetër, po zbulohen se paskëshin patur pasuri të madhe, aq sa edhe në kohë pandemie, atyre nuk u rreshten shpenzimet e luksit.

Ata që sot tundin me të madhe kartën e “populizmit” dhe çirren se “janë për popull, mendojnë për popull, duan demokracinë dhe jo diktaturën”, qenkëshin mendësisht vërtetë “demokratë” por jetesën e bëjnë si kapitalistë.

Dhe jo thjesht kapitalistë të zakonshëm, por nga ata që blejnë dhe shesin aksione, vila dhe makina të shtrenjta çdo 6 muaj apo dhe çdo 1 vit. Në Partinë Demokratike, ka kohë që motua “mendo si demokrat, dhe jeto si kapitalist” është refreni  i elitës dhe ajkës drejtuese së asaj partie, e cila duket se garon me pasuri me biznesmenët e vërtetë që paguajnë taksat dhe tatimet rregullisht në shtet, dhe që janë më të sulmuarit prej tyre.

Edhe pse në opozitë të gjatë (madje edhe pse koha u premton një tjetër kohë të gjatë pa pushtet) edhe pse në kohë krize dhe pandemie, si për habi, pasuria e 2-3 emrave të përveçëm në SHQUP, sa vjen dhe rritet, sa vjen dhe bëhet edhe më e larmishme, më e pashpjegueshme se si, një politikan (apo njerësit e tij) arrin të blejë-shesë, apo dhe hapë  dhe zgjerojë biznese, duke lëvruar në banka miliona euro.

Ata krahas “punëve të mëdha” që kanë me programet e partisë, me parafushatën elektorale, krahas dëshirave  që kanë, apo dhe premtimeve që po u bëjnë shqiptarëve se “shtatori muaj sulmi elektoral, pergatitemi për fitoren e madhe”, kanë nisur të rinovojnë vilat, pallatet, zyrat, makinat, kanë nisur të bëjnë lobingje jashtë vendit duke  parapaguar shuma të mëdha, kanë nisur madje të joshin edhe firma dhe kompani private  në Shqipëri, duke u “zbritur hënën në tokë”, dhe duke u premtuar se “në 2021 Rama ikën, pushtetin e marrim ne”.

Pra, “ne jemi demokratë, mendojmë për popullin, por jetojmë si kapitalistë, sepse na takon, e meritojmë”. Gjithë  senteza e parafushatës së ish-opozitës së vjetër përmblidhet në tre fusha, premtimet, zhgënjimet, mohimet.

Do të futen në fushatë me listat e mbushura me emrat e “rinj”, do të zhgënjehen nga vota e shqiptarëve, dhe do ti mohojnë rezultatet e zgjedhjeve, pasi nuk kanë mënyrë tjetër, si të justifikojnë  blerjet e mëdha, shpenzimet marramendëse, lobimet e pajustifikuara.

Paryshim që justifikimi më i mirë për ç’ka blejnë-shesin, apo dhe për rritjen e pasurisë tyre, është sulmi, shpifja, fabrikimi  dhe montimi fakteve mashtruese, dhe asnjëherë përgënjeshtrimi  për skandalet e publikuara, madje edhe nga mediet e tyre.

Ata sot janë  në luftë me vehten, në luftë me fatet e shqiptarëve, dhe po bëjnë të pamundurën të  proklamohen  si “fitimtarët e nesërm”. Ata shpesh pësojnë ndryshime  apokaliptike në mënyrën si reagojnë dhe shprehen në publik, aq sa ndjekësit e tyre  fanatikë, dyshojnë se janë vërtetë demokratë, apo thjesht eksperimentues të metodikave  të një kapitalizmi mashtues.

Propaganda e hershme e SHQUP-it, ka qenë sa imponueseaq edhe zhgënjyese për anëtarësinë në bazë, aq sa kishte prej tyre që “digjeshin në furrë për liderin historik” dhe kurrë nuk do ta besonin se do të vinte një ditë të zhgënjeheshin prej  tij.

Dhe historia vazhdon, siç  ka qenë, është, dhe ashtu do të jetë në partinë e “demokratikasve” që akoma turren  pas të Madhit, edhe kur  ngatërron  tabelën e shumëzimit apo dhe  çmimet  e shitjes me pakicë, por  kurrë  çmimet  e vilave, makinave, apo dhe  vlerën e lobimeve për një foto të vetme përtej Atlantikut.

18 komente në “Të mendosh si “demokrat”, dhe të jetosh si kapitalist”

  1. Juristi says:

    Demokrat nuk do te thote se duhet te jesh i varfer,se duhet te jesh cope cope,se duhet te japesh pasurine per te varferit,se nuk duhet te besh lloqe dhe te vesh ne dukje varferine etj etj.Autori ka bere nje krahasim pa sens kete rradhe.Te gjithe politikanet ne Shqiperi jane te pasur,te gjithe flasin kot me kot per varferine,premtojne ,dhe dihet qe nuk bejne asgje.

    1. Dani says:

      Thon kopilat pa moral kishte vil Enver Hoxha qe çliroj dhe ngriti xhdo gje ne kte vend , vila kan Lul Basha, Sali qen Berisha , Ilir Meta qe ter kto te mira i kan mar vetem se kan then posht Enver Hoxha dhe se kan shkaterruar çfar ndertuam ne per 50 vjet nen udheheqjen e Enver Hoxhes , hajde fol po deshe çfar kurv kohe ka ardh , ulen MALET ngrihen ne piedestal HALET. Kurr prokopi me kta njerez nuk do boj ky ven.

      1. Shenjestra says:

        Dani,dakord me ty.Eshte e vertete,pse ata qe than posht Enver Hoxha,jane bere me vila e pasuri marramendese.

  2. Agim Anastasi says:

    Te djathtet kudo ne bote jane kapitaliste ose jane ne mbrojtje te kapitalizmit z. Ajazi. Dhe per dreq ky sistem qe i ka ardhur ngordhja, ka theritur per menaxhim ,populiste si Trump apo ai i Brazilit deri te kryeministri i Anglise. Kjo per shkak te nivelit teper te ulet politik te nje shoqerie qe ushqehet te mektonald dhe qe nuk ka kohe te vej ne shkolle.

    1. Bureto says:

      Sigurisht të jesh i pasur nuk është mëkat. Problemi qëndron tek përgjigjia e pyetjes se si është vënë dhe nga vjen ajo pasuri. Kjo e shqetëson opinionin publik. Kur të jepet kjo përgjigje askush nuk mund të akuzojë dikë se është i pasur. As çiftin “e majtë” presidencial, i cili u bë i pasur qysh se u futën në politikë kur ishin adoleshentë dhe vetëm me robat e trupit. E pra si u pasuruan këta me rrogat e shtetit, edhe pse ato kanë qenë vazhdimisht modeste? I pasur u bë dhe kryeminustri kroat Sanader, por u pa se ku shkoi. Këtë kërkon mileti. Drejtësi! Ata që janë pasuruar në mënyrë korruptive të ndëshkohen për shkeljen e ligjit, t’u konfiskohet pasuria e paligjshme dhe kjo të shërbejë për plotësimin e ndonjë nevoje të komunitetit si në arsim, shëndetësi etj. Mora një shembull, po sa ka të tillë. Mjafton që, veç ligjeve të tjera, të shikohet vënia e pasurisë nga kriteri kushtetues, për të cilën presidenti ynë jep dhe jetën. Neni 41 i saj thotë: pasuria buron ose përfitohet: 1) me trashlgimi, 2) me blerje, ose 3) me dhurim. Kush vërteton një nga këto tre kritere kushtetuese ta gëzojë atë brez pas brezi dhe kjo s’ka të bëjë fare me atë nëse je i dhjathtë apo i majtë, kryetar partie apo president, punëtor apo fshatar. Të gjithë janë qytetarë të këtij vendi dhe të gjithë janë barabartë para ligjit dhe kushtetutës. Sa larg jemi në këtë aspiratë, kur në 1990 ishim aq të dëshiruar dhe që përmblidhet në vetëm dy fjalë “Shtet i së drejtës”. Politikanlt tanë në unison e përçudnuan atë qysh në lindje, ndaj meritojnë mallkimin e popullit dhe ndëshkimin nga drejtësia.

  3. ?? says:

    Artur, ti e ke qarë!
    Ti gjithmonë i bie pikës!

  4. LULUSHI S’BËN PËR PD. ?? says:

    Për mua, Lulushi është një pupac i bukur dhe kaq.

  5. Dani says:

    Thon kopilat pa moral kishte vil Enver Hoxha qe çliroj dhe ngriti xhdo gje ne kte vend , vila kan Lul Basha, Sali qen Berisha , Ilir Meta qe ter kto te mira i kan mar vetem se kan then posht Enver Hoxha dhe se kan shkaterruar çfar ndertuam ne per 50 vjet nen udheheqjen e Enver Hoxhes , hajde fol po deshe çfar kurv kohe ka ardh , ulen MALET ngrihen ne piedestal HALET. Kurr prokopi me kta njerez nuk do boj ky ven.

  6. Boo says:

    Hajde analist hajde.
    Demokrati jeton si Kapitalist !!!
    Çmund te thote njeriu ktu veç , O ZOT, O ZOT, O ZOT

  7. Hahahahahaha says:

    Ajo pjese e Popullit qe genjehen nga keta ke dy gishta mire tju behet..Se breke ne B***** nuk Kane…
    Dhe ky Lulushka mos kujtoje se sic ja futi Popullit do ja fuse dhe Drejtesise ..Temari masa per Gruan,,kute vete te jete ne Rec..te Shkodres ..Krimineli Lulushka…

  8. Babushe says:

    Pae more moter qir e fis shkerdhyer , vetem bolsheviket duhet te jetojn ne vila , ata qe jan pinjoll te bolshevizmit , po demokratet jan ajka more zuzar fis qir e fis shkerdhyer qe ste dashka radakja ty ,

    U ju shkerdhefsha rrobt p pidh rrobsha qe shkruani

  9. cipini says:

    Po eshte e vertete qe demoktatet ne bote jane jo te varfer, pra te kamur, por ne pergjithesi nuk i kane pronat nga vjedhja e pa skrupull.

  10. Edi says:

    Ky qelbesira do na udheheqe ne?! Ky eshte me hajn se Rama!

  11. Shenjestra says:

    Dani,dakord me ty.Eshte e vertete,pse ata qe than posht Enver Hoxha,jane bere me vila e pasuri marramendese.

  12. vlora says:

    Komentusi me lart thote qe te djathtet jane te pasur.Kjo ha debat megjithate pasuria eshte vene me breza keta tanet erdhen ne pushtet me pardesy te bardha e pantallona dok kinez e sot jane bere nga me te pasurit e ballkanit per mos te thene ndonje si presidenti e Berisha te europes.Lulin nuk e ka akuzuar opozita me llafe rrugesh per rrugen e kombit per 230 milion euro por KLSH dhe gjyqi u mbyll me procedure Pyetje Ku jane sot ata gjyqtare qe i mbyllen keto gjyqe? Ne shtepi .SPAK duhet ta hapi ate ceshtje ne gjykim dhe po e fitoi luli hallall.Po kaq para jane ca si shume per vendin tone tejet te varfer

  13. Berti says:

    Ne nje fshat turistik te Pogradecit ndalova per nje kafe me nje te afermin tim.Pas pak ne tavoline u ul nje fqinj i tij i veshur jo mire i cili nuk pranoi ta qerasnim pasi si me tha me vone kusheriri eshte dobet ekonomikisht.I afrova me pahir nje birre dhe menjehere e filloi muhabetin me politike.- Jam i djathte -me tha.-Po ti qenke i varfer- ju drejtova une.
    -Vetem PD mund te na beje te pasur- mu drejtua ai.
    Po kane kaluar 30 vjet dhe ti qenke keq e me keq e aq me keq qe dukesh rreth te 60 – ve e nuk mund te pasurohes me – e ngacmova une.
    – E ke gabim mu kthye perseri ai.Kur qeveriste PD ne vitet 92 – 96 edhe une vura goxha pasuri.Isha kryetar i PD per zonen e kam bere shume ndere por e pranoj kundrejt pagesave.Qarkulloja shume para neper duar e nuk me bente syri terr.- Pastaj ç’ ndodhi- e pyeta une.-Eh pastaj mi mori PD me firmat piramidale.
    Atehere çne perseri me ata ti- e ngacmova perseri.
    -Ah tani , nuk e ha me ate kokerr ulliri…sapo PD te fitoje perseri pushtetin e sapo te ve para sipas metodave qe i di shume mire , di une si ti komandoj dhe nuk do kete firme piramidale qe do te ma prishe mendje .
    U ndava nga ky njeri i trullosur por dhe i keqardhur qe ekziston edhe nje pjese nga elektorati me mendesi te tille.

  14. Labi says:

    Po te dalesh neper Tirane shikon jo nje po plot si puna ketij qe mendojne se Luli do i bej te pasur, sa per kapitalizmin ata te PD as nuk e kuptojne fare,dhe jo vetem ata mjafton te shikosh programet e partive politike dhe e kupton qe sillen rrotull te njejtat fjaleve. Te mendosh sot se kupton kapitalizmin Flamur Noka e Bujar Nishani etj etj eshte si te besh gallate me veten.

  15. Orest lamaj says:

    Vile ne periferi te Toranes ,vile ne gjirin e Lalzit , vile ne Hollande ,paska djersitur shume ne pune Luli , do ti kene dhene shume bakshish kur qe kamarjer , po ku qe kamarjer Luli mor amon , ku ?? Te shkoj dhe une …….
    Po per 48 milion Euro , qe shperblimi i paktit me greket , cu bene ??? Se ata i kerkojne shpeshhere qe : ne marveshjen e kemi paguar , dhe disa qarqe prane qevedise se atehershme thone se ne :nuk njohim tjeter marveshje me detin , por vetem ate te 2009…….
    Po e famshmja rruga e Kombit ?? Sa milona u shperdoruan dhe u akuzua direkt Lulzim Basha , cu be me to ?
    Jo per gje por sa here e theriste drejtesia dhe prokuroret , Luli ” qe i semure ” ose ishte ne Hollande .
    Dhe tani na kerkon voten , po pse voten per kefe hajdutin e rendomte e kemi ?? Pranga qelbesirave , pranga dhe biruce , apo ajo kryetarja e LSI , asaj si del te nxjere muajin , dhe se pallatin gjigant e ka dhurate nga babai , ku dihet boterisht qe j jati i saj kish nje xhaket te qelbiur te menget , kish ves te fshinte qurat me menge ………kjo te jete motoja , pranga dhe birice perndyresirat .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje