Turizmi i brendshëm dhe pandemia, Parlamenti europian: Nuk do të kompensojë ndalimin e turistëve nga jashtë

8 Gusht 2020, 13:53Bota TEMA

Turizmi është një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e COVID-19 sidomos në Itali, Spanjë, Greqi, Francë dhe Portugali. Çmimet më të lira do të kenë një efekt të lehtë dhe mjaft anësor për të kaluar një krizë që duket të jetë afatgjatë. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik vlerëson se këtë vit turizmi do të pësojë një rënie nga 60 deri në 80%, në varësi të zgjatjes së krizës shëndetësore dhe ritmit të ringritjes.

Edhe vlerësimet e Komisionit Europian janë të njëjta. Sektori i udhhëtimeve dhe turizmit kontribuon me rreth 10% të totalit të Prodhimit të Brendshëm Bruto në Bashkimin Europian.

Në Spanjë vlerësohet afro 12%, në Portugali 8%, në Francë disi më pak, në Greqi rreth 7%, ashtu sin ë Hungari, Austri, ndërsa në Itali 6%. Së fundmi Parlamenti Europian ka kërkuar nëpërmjet një resolute masa shtesë në mbështetje të sektorit të udhëtimeve dhe turizmit, sidomos një mbështetje financiare.

Ndërkohë, Komisioni Europian mund të propozojë krijimin e një certificate BE për resorted turistike dhe operatorët që sigurojnë standardet më të larta dhe të nisë një fushatë sensibilizimi për të promovuar udhëtimet në vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, ka nisur një studim  për mekanizmin e manaxhimit të krizës në sektor. Impakti i pandemisë në këtë sektor është i jashtëzakonshëm. Këshilli Botëror i Udhëtimeve parashikon se në më të keqen e parashikimeve, tregu i udhëtimeve dhe turizmit mund të humbasë këtë vit mbi 197 milionë vende pune në nivel global.

Me këtë skenar, humbjet nga të ardhurat e këtij sektori në Prodhimin e Brendshëm Bruto llogariten në rreth 5 miliardë euro, e barabartë me një rënie prej 62% krahasuar me vitin 2019. Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik rikthimi në nivelet e para krizës mund të kërkojë dy vjet ose më shumë nëse nuk do të ndodhin vala të tjera të pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje