"Xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës", Hoti: Për rastin në Karaçevë do të veprojmë sipas Kushtetutës

8 Gusht 2020, 12:28Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se organet përgjegjëse janë duke hartuar një raport lidhur me ngjarjen që ndodhi të premten, më 7 gusht, ku u raportua se xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës, përkatësisht në Komunën e Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se qytetarët e kësaj ane, nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të Kosovës.

“Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar Hoti.

Më 7 gusht, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku pretendohej se pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë, kishin hyrë në fshatin Karaçevë, të Kamenicës.

Në një përgjigje me shkrim të Zyrës për informim të Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, bën të ditur se po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, lidhur me këtë rast, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.

Fshati Karaçevë ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë.

8 komente në ““Xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës”, Hoti: Për rastin në Karaçevë do të veprojmë sipas Kushtetutës”

  1. Kuq e zi says:

    Hahaaaa
    Kjo loje me shkelje kufiri po i ngjan estrades qe jepet ne kufirin greko-turk
    Po mir kur thua do i pergjigjemi sipas kushtetutes me jep shijen se sja ke idene se cfar thote kushtetuta
    Nqs kufiri eshte pergjegjsi e kfor dhe xhandaret e kane kaluar kufirin dhe ndodhen ne kamenice
    Po kamenica nga kush ruhet ?
    Po popullata cben mos valle armet i mban vetem per hasmeri?
    Nuk po du me dhene mend kosovareve per atdhetari por kur shqiptarin e prek ne seder jep goxha rezultat sepse nqs do hiqnin nja dy xhandar askush do guxonte me hy edhe sikur kfor te bente sikur flinte

  2. Iliria e bashkuar says:

    Mire t’ju behet o te trashe. Ata qe votuan kushtetun pa kontroll te veriut duhet te shkojne ne burg.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Mire t’ju behet o te trashe. Ata qe votuan kushtetuten pa kontroll te veriut duhet te shkojne ne burg.

  4. qytetar says:

    hahahahaah do veproka sipas kushtetues ky rrushi.Leri keto pordhe se si ha kush,por pyet baba vucicin cfare do beni,do i hapni fare portat per vellezerit serbe apo keshtu si me stil do i lejoni deri ke dera shpis tuaj

  5. Tit Vasili says:

    Keto jane vepra te Albin Erdoganit dhe vete shpalosjes per te zene rast per doreheqje te qeverise , albin terroristi eshte i rrezikshem, ata nuk ishib Serbe por Tritolistat e Albinit

  6. Baca i Rugoves says:

    O Baca Qulli nuk mbrohet vendi me Kushtetute por me ushtare e me pushke! Hajt tash leshoje vendin se e bane berllok. S’ke ku shkon ma nat , biografine e rregullove se do thone edhe ky merhumi ka qen kryeminister! Tung se gjithe tradhetareve ua tungsha!

  7. Nik says:

    Komandant që luftuan për liri, komandant që u kthyen në politikan, politikan qe u kthyen në milioner, milioner që u kapen duke vjedhur dhe tani kanë nxjerr në pazar territorin e Kosovës. Po vazhdoi kështu në 10 vjet Kosova do të bëhet komune e Serbisë. Tung shqiptare, flini gjumë.

  8. Fatosi-kosove says:

    Ku eshte mender kryetarja e kuvendit qe nuk degjohet e gjalle,sikur ka share e akuzuar presidentin per zveqanin e Zubin potokun qe ka mbi 20 vite qe nuk ka shkelur kembe shqiptare,tash shokt e babes se osmankes futen edhe ne karaqeve,nese Jane per tmiren e saj ateher le ti tregoj popullit meqe çdo nate ne TV na thone se ka mbi 80% te votuesve ne kosove !
    Kur ne vitin 2000 kishim zgjedhje nje gazetar e pyet nje loke se a ka votuar,po thot me loken,per kun votove e pyet gazetari per Rugoven ja kthen lokja,
    Gazetari ; e me ba mu kthye shkiet
    Lokja jo nano jo nuk i ken Ramushi.
    Kjo eshte vetem per tju kujtuar shqiptareve te mjer ne kosove se serbia jo qe futet ne karaqeve s aher te doje por do futet edhe me thelle,deri aty sa te kete mundesi ndoshta jo deri ku ajo ka deshire sepse deshira dhe projekti i tyre eshte deri ne Durres kurse e bashes deri ne vermice e deshira e osmankes ndoshta shkon edhe me larg,prandaj tash vuqiq vjen ne kosove si ne shtepi te vet,si te nusja e presheves ma thoshte dikur luta,qe sot paska deklaruar ate qe ka deklaruar shume her presidenti Thaqi, vetem nje gje e lus zotin qe tmos na ndodhe si qeqenise sepse edhe qeqenia ishte shtet nja dy vjet e kur putini arrestoi liderin per pavarsine e qeqenise vendosi nje ish polic te vetin “presednik” dhe tash qeqenia egziston vetem ne gojen e disa qeqeneve te gjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje