Kur Aleanca përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin të merrnin pjesë në mbledhje: Sekretet e NATO-s i shiten Serbisë dhe Rusisë

9 Gusht 2020, 13:10Politika TEMA

Aleanca ushtarake më e fuqishme e planetit, NATO, ka tronditur kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me dy raporte konfidenciale, ku shpreh shqetësimin për shitjen e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse.

Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, e ashtuquajtur NOS, i ka dërguar dy raportet kryeministrit Berisha, ku, ndër të tjera, kërkohen edhe sqarime për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë apo nga përfaqësuesit shqiptarë në NATO.

Zyra për Koordinimin Global të Sigurisë përbëhet nga tri degë: Orientimet e Përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes. Burime pranë Komisionit të Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se dy raportet kanë ardhur nga Siguria e Mbrojtjes, degë kjo pranë Aleancës së Atlantikut Verior.

Përpos notës së protestës për rrjedhjen e sekreteve të rëndësishme, NATO nëpërmjet raportit ka kërkuar edhe rritjen dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar. Të njëjtat burime sqarojnë se edhe ndryshimi i shumëdebatuar i varësisë së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka ardhur si reflektim i kryeministrit ndaj shqetësimit të aleancës për rrjedhjen e informacioneve.

Megjithatë, anëtarët e PS në Komisionin e Sigurisë, kalimin e DSIK në varësit të drejtpërdrejt të Berishës e kanë lexuar edhe si një mungesë besimi që Berisha ka ndaj ministrive dhe ministrave. Po ashtu, dyshimet thellohen më tej lidhur me rrezikun e blerjes së përfaqësuesve shqiptarë nga agjentë të shërbimeve serbe dhe ruse. Ndërkaq, Zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë ka shprehur shqetësimin edhe për tendencën e kryeministrit Berisha për të kontrolluar Shërbimin Informativ Shtetëror, duke zëvendësuar kreun e këtij institucioni me një të besuar të tij.

Gjatë debatit për kalimin e ligjit për SHISH në Kuvend, Berisha ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO për Koordinimin Global të Sigurisë, ku i kërkohej që projektligji për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë. Letra ishte ultimative dhe në një linjë me qëndrimet e amerikanëve. Kërkesa për një shqyrtim të ligjit nga ekspertë ndërkombëtarë u formulua fillimisht nga ambasadori Ëithers. Ai tha se projekti, ashtu siç ishte miratuar në Komisionin e Sigurisë, binte ndesh me standardet e NATO dhe e çonte Shqipërinë në rrugë të gabuar. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës nga projekti për të kontrolluar SHISH, pasi kryeministri humbi mazhorancën në Kuvend.

Shitja e sekreteve të aleancës nga autoritetet shqiptare tek shërbimet sekrete serbe dhe ruse, dhe afera e trafikut të armëve drejt vendeve arabe, e kanë përjashtuat de fakto Shqipërinë nga NATO. Në këto kushte, NATO ka vendosur të përjashtojë nga mbledhjet e rëndësishme përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, duke u nisur nga precedenti i shitjes së sekreteve të aleancës. Burime nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare bëjnë me dije se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në NATO tashmë ka thjesht një rol formal, pasi ai nuk ftohet në mbledhjet e rëndësishme, për shkak të aferave të Ministrisë së Mbrojtjes.

De fakto, NATO përjashton nga mbledhjet ministrin e Mbrojtjes, Arben Imamin, dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneralin Xhemal Gjunkshi, të cilët e kanë kthyer Ushtrinë në një çerdhe që gjeneron vetëm afera korruptive nga më të ndryshmet, duke filluar që nga misionet paqeruajtëse e deri tek lirimi arbitrar i gjeneralëve. Të njëjtat burime shtojnë se përfaqësuesi shqiptar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë nuk është ftuar në diskutimet e brendshme.

Kryeministria ka akuzuar ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, dhe ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, si personat përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Deputetët e PS në Komisionin e Sigurisë pyetën përfaqësuesit e Kryeministrisë për rolin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në menaxhimin informacionit sekret të NATO, duke u nisur nga precedenti i rrjedhjes së informacioneve nga autoritetet shqiptare.

Drejtori Juridik i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar pranë Këshillit të Ministrave, Ramadan Çaço, theksoi se DSIK është institucion përgjegjës për informacionet e NATO. Duke iu referuar akuzave për rrjedhjen e informacionit, Çaço theksoi se një pjesë të rëndësishme e informacionit sekret të NATO menaxhohet nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes. Ai mohoi që sekretet të kenë rrjedhur nga DSIK, por la të kuptohet se sekretet mund të kenë rrjedhur nga Ministria e Jashtme ose nga Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministri Berisha ka sqaruar arsyet se pse i atribuoi vetes të drejtën e kontrollit absolut të sekreteve shtetërore. Në relacionin e projektligjit nuk thuhet se Berisha nuk ka më besim tek ministrat e tij, por se informacioni i kualifikuar menaxhohet më mirë nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar varet direkt nga kryeministri dhe jo nga Këshilli i Ministrave.

“DSIK ka si objekt të veprimtarisë së vet organizimin, drejtimin dhe kontrollin e masave për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar. Me ligj përcaktohet se DSIK-ja krijohet “… pranë Këshillit të Ministrave…”, duke u trajtuar në këtë mënyrë si institucion në varësi të Këshillit të Ministrave. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Këshillit të Ministrave, që praktikisht janë përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimmarrëse”, thuhet në relacion, shkruan gazeta “Sot” e Tiranës më 12 mars 2012.

23 komente në “Kur Aleanca përjashtonte Shqipërinë dhe s’lejonte Imamin e Gjunkshin të merrnin pjesë në mbledhje: Sekretet e NATO-s i shiten Serbisë dhe Rusisë”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    PABESIA dhe PAFYTYRESIA,nje tipar i lindur mes sunitesh ”autocthonus”……………..o zhak sumqiri!

    1. Berna online says:

      Nga MPJ dihej se kush ia jepte serbëve ai ambasadori nga Kopliku ?

    2. Nikos kondis jam gerk ibetuar , bej namin per 300€ says:

      O pamuk , po emri Stiven Lalas te kujton gje ? Mesoe se kush qe ? Cberi ? Dhe ke ndihmonte ? Kush e spiunoi pastaj shkruaj o plere , lexoje , lexoje per kureshtje , jo per gje po po te gervishesh nje grek do dali spiuni duke treguar me gisht njeriun qe e ndjhmoi ……., Vesi i tradhetarit………

  2. Sqepari says:

    Sala nuk kish nevoje t’i sister, ai si agjent e kish detyre.

  3. Cabal PPSH says:

    Cfare injorimi…si plera , te paperfillshem …si na kane trajtuar ne kohen e Saliut …kurse tani nen sundimin e gjgandit Edrame jemi te paret e botes por te fundit ne Ballkan.
    LOL!

    1. H says:

      Shqiptarët e shesin Naton , nëse dikush ja blen.

  4. Alidemsi vjeter says:

    A i di Xhemol Katunari kto gjona se na cau trapin me Komandantin e Flotes….

    1. pjeter says:

      Po Saliu mbante ne krah Fazlliçin ne mbledhjet e sigurise kombetare,me hapaz se keshtu!!!!!.Keta te Natos,pasjan qene edhe te mire,i kane derguar Saliut raport konfidencial.Ata duhej ti demaskonin publikisht.

  5. shqip says:

    Sh mirë ja ka bere . Berisha ka qenë antiamerikan që në krye të herës. Thyerja e bllokadës ndaj Jugosllavisë, aderimi I Albanistanit në çorbën islamike, kushte për strehimin e çdo rrace e terroristi në Tir-hane, perzenia në mënyrë demonstrative e vendit më mik, Italisë, në fillimet e viteve 90. Vend që shoi urine e tre milion shqiptarëve. Plus trafiqet me klika e junta arabe, afrikane, si dhe tregtia me drogë nga fermat e lazar atit. Ne kulmin e vrasjeve në bulevard dhe vjedhjes së votës, krye diplomati amerikan cilëson Lukashenkon e Ballkanit si burrë shteti. Ndërsa ministrit që vret qytetarët me duar ne xhepa e cilëson yll në ngjitje. Që Shqipëria është I vetmi vend i aleancës që funksionon me shtet paralel. Që amerikanët e provuan me fakte që opozita shqiptare financon lobues rusë. Që opozita shqiptare në bashkëpunim me agjencitë ruse kërkon destabilizim të një vendi të Natos.. Atëherë mirë ja u bën Berisha. Po ça faji kanë shqiptarët që dikush nuk do ta prekë doktor mortjen.

  6. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria says:

    Duhet te kuptoni zoteri se ne radh te pare jemi shqiptare dhe me pas vjen besimi fetar (feja e shqiptarit eshte shqiptaria)

    1. Popull dele says:

      Per cfare fehje e ke fjalen TI !
      Kure shumica e Politikaneve me ne Jrye Serbin Sali vrane _ prene_ tradhtuan dhe po tradhtojne akoma…
      Vetem gjakederdhje brenda gjakut Shqiptare ..
      Po nuk u varen keta Kriminele ,,Shqiperia nuk behet kurre …Populli di vuaj dhe do vdesi Si qener…
      Fundja mire te na behet ,,se e meritojne …

  7. On says:

    Imami eshteme ju si Bade,Jozi etj te lutem Mero mos na e nxirr me BEQEN…

  8. Mos e gervisht nje geek se mbas Tim fshihet nje Turi. says:

    Sekretet e aleances Serbeve che Ruseve ua jep Franca dhe Greqia.

  9. Mos e gervisht nje geek se mbas Tij fshihet nje Turk says:

    Ketu ka disa pseudo qe hiqen si grek ngaqe i pagon janullatosi per te perhapur urrejtje.

  10. Nuk mund te pritesh ma shume nga keta politikane te cilet u shkolluan ne shkollat e kjofte largut ,ky eshte njeriu i ri ne te vertete pa fe pa atdhe, e pa asnje ideal parveç atij te partise se enver kjofte LARGUT,te cilet me fjale jane me perendimin , por me vepra anojne ka Turqia !!!!!!

    1. Motren ku ta kesh says:

      Per trushoelaret si ty, Enveri provoi te te beje njeri por ai harroi se kafsge si ty, kurre nuk mund te ndryshijne. Ata behen me cdo te huaj, kunder Shqiperise. Enveri duhet tju kishte shkuar ne hell ju te gjitheve sepse nuk e keni per gje te shiteni per 5 lek tek te huajt.

  11. Predatori says:

    Pirdh. pirdh o Mero. Keto janë lajme të para 10 vjetëve. Mos jua pafshim më bojën në fakt as Saliut e as Imamit, por mire do ishte që edhe ti të harxhoje pak bojë shkrimi për dy akuzat në SPAK për O.Xhaçka, për skandalin e QPR që fituesin e vendit te parë për akademine në Greqi e zevendesuan me vendin e katërt, apo për muziken tallava në bordin e anijes së Rojes Bregdetare. Apo edhe për keto fajin e ka Saliu??

  12. iksi says:

    Po mire po ato te N.A.T.O. s qe tere diten i kemi neper kembe si ato amerikan dhe euroojan , po a nuk i paten syte qe Berisha arriti e futi ne mbledhjen e keshillit te sigurise serboboshnjakun Fazlliç , a ka ndodh kund kjo çudi shqiptare dhe deputetit i kerkojne çertifikate sigurie !!!!!!!!!!!!!!!!!! ? Po socjalistet ata parfaqesues qe ishin ne keshillin e sigurise çfare bene , apo vrane miza , pse nuk iken nga mbledhja e te shkonin te protestonin para shtabit te N.A.T.O. s ne Bruksel . Me i shpejti me i zellshmi dhe ma trimat u treguan telivizori Klan , Frangaj me Fevziun . Prandaj Spaku kete aspekt duhet ta hetoje e ti denoje sa ma shpejt te jete e mundur , nga Sali Berisha si kryeminister ministrin e mbrojtjes , kryetarin e SH.I. K -t dhe ate te SH.I.U.T ( sigurimi i ushtrise) Frangajn e Fevziun .

  13. Dhimi says:

    Mero. Po puna e Bazes se Sarandes si eshte? Di gje ti? Apo te jane thene mod fol per ate pune.

  14. Piro says:

    Nuk te vjen mire kur lexon keto gjera. Administrimi i informacionit te aleances, eshte pertej kultures sone, perfshi kryeministrin. Ne nuk e kuptojme vleren e informacionit pa le te zbatojme rregullat e ruajtjes. Pune fshati.

  15. Zigur Qarri says:

    Mos nxirni lajme te tilla se na merzitet mirelrrotkari dhe halektuali me shoke.

  16. ?????? says:

    Rraca e poshter e berishave

  17. A te dogji , ti duket se jo vetem qe nuk paske tru , por e paske koken te mbushur me krune misri te mykura !!!! qe nga koha e kjofte largut…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje