Covid-19, verifikohet kalim antitrupash nga nëna shtatzanë te fëmija

10 Gusht 2020, 10:58Sociale TEMA

Një fëmijë isapolindur në Vranja të Serbisë raportohet se ka trashëguar nga nëna antitrupat kundër CoVid-19.

Të paktën këtë raporton spitali i Vranjës që përmes drejtoreshës së pavionit gjinekologjik, Gordana Djordjevic ka sqaruar se fëmija ka rezultuar negativ ndaj CoVid-19, por me antitrupa ndaj virusit.

E ëma raportohet se ka kaluar koronavirusin në muajin e nëntë të shtazanisë, asimptomatike, çka sugjeron se ajo ka zhvilluar antitrupa që thuhet se i janë trashëguar fëmijës së vet.

Është një dritare e re në luftën kundër koronavirusit dhe që jep shpresë për shëndetin e fëmijëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje