FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë me armë ndaj protestuesve (dhe shembulli i 21 janarit në Shqipëri)

10 Gusht 2020, 11:34Kronika TEMA
FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë

Truproja personale e politikanit libanez Nabih Berry, është fotografuar teksa shtinte me armë ndaj protestuesve gjatë demostratave pas shpërthimit në Bejrut.

Truproja ia drejtonte armën demonstruesve ditën e djeshme dhe qëlloi disa herë, bëjnë me dije mediat vendase.

Berry, 82 vjeç, është lideri i partisë më të madhe në parlament dhe mbështetet nga Hezbollah.

Shpërthimi i fuqishëm që i mori jetën 180 personave në Bejrut, ka zemëruar qytetarët libanezë që janë ngritur në protesta kundër politikanëve të korruptuar.

Ata madje kanë kërcënuar liderët e vendit me gijotinë pas katastrofës që la me pasoja mbi 6000 persona.

Ka shembuj dhe në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur më 21 janar 2011 kur Garda e Republikës qëlloi me plumba kundër protestuesve të opozitës dhe mbetën të vrarë 4 demonstrues!

2 komente në “FOTOT: Kaos në Bejrut, truproja i politikanit kapet duke shtënë me armë ndaj protestuesve (dhe shembulli i 21 janarit në Shqipëri)”

  1. Edkari says:

    Me 21 janar duhej vrare ai qe i çoj protestuesit te godisnin shtetin.Robt te pill meritonin kokpalaret.

  2. Olimpia says:

    Rama nuk deshmoi politikanin e forte per gjakun e derdhur nga dora e krimineleve Berisha Meta Basha Perkundrazi nuk veproi per ndeshkimin eBerishes dhe na dhuroi Meten presidentin me te ndyre me rrugac me sharlatan te historise se Shqiperise nga pavaresia deri ne sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje