Ndërhyrja e çuditshme dhe e pashpjegueshme e LSI-së, në konfliktin e Berishëve me Blushin

10 Gusht 2020, 10:46Politika TEMA

Familja Berisha, prej muajsh është në një luftë të egër me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Gjithçka nisi pas një sherri të Aleksandër Frangajt me Blushin.

Konflikti Blushi-Berisha është shoqëruar me akuza të forta mes të dyja palëve, nëpërmjet mediave të tyre.

Nuk dihet se çfarë e ka ndezur këtë konflikt të egër, pasi vetëm tri vite më parë, Ben Blushi ishte i preferuari i Berishëve dhe mediave të tyre, për shkak se ishte një kritik i ashpër i Edi Ramës.

Por, ajo që të bën përshtypje dhe është interesante këto dy ditët e fundit, është përfshirja e disa njerëzve të rëndësishëm të LSI-së, në këtë konflikt.

Fillimisht ishte Nikoll Lesi, botues i gazetës “Koha Jonë”, e cila njihet tashmë si zëri zyrtar i LSI-së dhe Ilir Metës.

Ai e mori fort në mbrojtje Blushin, ndoshta edhe si miq e kolegë të dikurshëm, duke kërkuar nga opozita dhe mediat pranë saj, të mos merret me të.

Sot ka qenë radha e një tjetër eksponenti të lartë të LSI-së, ish-ministrit Ylli Manjani, që të mbrojë Blushin.

“E pabesueshme që në atë pak hapësirë publike të opozitës, zënë vend “bëmat” e Ben Blushit familjarisht.

Druaj se asnjë ministër i qeverisë së sotme nuk ka marrë aq hapësirë nga kritika e mediave pro opozitë…

More me cilin është beteja opozitare, me Ramën apo me Blushin?! Ky i fundit nuk merr asnjë vendim në emrin tonë dhe si jep askujt hesap për punët e veta.

Sinqerisht se kuptoj!

Po na shitet Rama si politikani e modeli më i pastër në këtë vend, duke gogolizuar çdo njeri tjetër…”, shkruan Manjani.

Mbrojtja ndaj Blushit vjen në një moment, kur ky i fundit ka nisur një sulm frontal ndal familjes Berisha dhe veçanërisht Shkëlzenit.

Ndaj dhe kjo ndërhyrje e LSI-së duket paksa e çuditshme, duke parë marrëdhëniet Meta-Berisha.

Dy shpjegime mund të ketë për këtë: Ose Meta ka ndonjë kunjë me Shkëlzenin, ndaj dhe mbron Blushin, ose ky i fundit ka gati ndonjë “dosje” për Metën dhe presidenti është duke i bërë parapritë, për ta pasur mirë me të.

(TemA)

10 komente në “Ndërhyrja e çuditshme dhe e pashpjegueshme e LSI-së, në konfliktin e Berishëve me Blushin”

  1. PO! says:

    Blushi, ka Metën në thes .

  2. FreeA says:

    kur thahet uji ne pellg te medhjejt fillojne e perplasen.

    1. Politika shprehje e koncentruar e ekonomise , arti I drejtimit te shtetit , por popullorce KURVE , kur behet nga prostituta politike .

  3. Shenjestra says:

    Mund te jene te rastesishme dhe nuk do ket ndonje qellim se,si Blushi ashtu dhe Berishajt me Meten nje mut jane,ne nje çanak hane.

  4. tarim says:

    ose ose ose ose, futja kot

  5. TIRona says:

    Ky njeri (B.B.) i ngjan shumë fizikisht… Sllobodan Millosheviqit.

  6. Rolandi says:

    Top chanel disponon shume VIDEO me pergjime shume kompromentuese per Meten. Pothuaj nje kopje e te gjitha ketyre kasetave i jane vene ne dispozicion ambasades se nje vendi te fuqishem perendimor. Nuk dihet ne se Blushi ka dijeni ose jo per keto materiale por llogjika e do qe ai eshte njohur me to.
    Shume enigma ndodhin ne kete lagjen e vogel te Ballkanit.
    Kane 28 vite qe politikane te caktuar pergjojne njeri tjetrin.
    E sigurte qe Blushı nuk eshte perzier vete ne keto kurthe por qe dı aı dı shume.

  7. Çepani says:

    Lesh e lisë i vjen keq se Beni sa po filloj të eci vetë,këta duan t’a rrëzojnë,asgjë më shumë për publikun,të tjerat janë konspiracion vetëm likja ka të drejt me i dit si mender president.

  8. Huligani says:

    Edhe konspiracioni me i madh zgjate tre dite,te katerten zbulohet.
    Kurse te ne konspiracioni lind in zbuluar.
    Te gjitha keto poshtersi qe jane bere ne Shqiperi dihen dhe bile jane te
    dokumentuara,poooor kush do ti gjykoje?
    Sistemin e drejtesise e ka kapur Sal nga koqet.
    Qe te gjykohesh duhet te meresh nje here si i pandehur.
    Dalim prape te Doktor Mortja.
    Ngado qe te dridhesh,del te e njejta figure.
    Thjesht nuk jane pjekur kushtet,sado qe te mundohen keta
    dielli me shoshe nuk mbulohet.
    Kur te vije dita keta do mundohen tja rrasin njeri tjetrit.
    E verteta vonon,por nuk harron

  9. Altini says:

    Po zihen dy pale hajnash . Te dy me gjak hajduti . Njeri vella me ujkun dhe tjetri I nipi I shkrimtarit me hajdut Te historise.
    Njeri I biri I Sheqeres tjetri I nipi I Shutes…. pune ujqerish dmth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje