Polici serb rreh të riun shqiptar derisa i bie të fikët: Nuk njoha as fqinjët për shkak të dhunës

10 Gusht 2020, 20:57Rajoni TEMA

Erxhan Ibishi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shkuar në polici me shenja dhune duke deklaruar se është rrahur nga një efektiv serb.

Media maqedonase Alsat ka bërë publik rastin e denoncimit të Erxhan Ibishit, i cili shprehet se është dhunuar në stacionin policor të Kumanovës teksa ishte i prangosur, nga polici Stefan Mihajloviq.

Ai thotë se bashkë me disa persona të tjerë është ndaluar nga patrulla policore pasi është telefonuar nga truprojat e një lokali të lojërave të fatit në qendër të qytetit.

31-vjeçari e kishte të ndaluar të frekuentonte objekte të lojërave të fatit, por ai tregon se sigurimi i lokalit nuk e ka ndaluar.

Një shoku i tij shton më tej se është arrestuar pa bërë asnjë rezitencë ndaj efektivëve.

“Jo nuk kam rezistuar vetëm se ju kam thënë tani po dal pse po më kapni menjëherë me dhunë!? Mua më nxorën jashtë, pastaj më morën në stacion.

Në pyetje më ka marr ai polici që e ka rrahur Erxhanin me tha pse nuk dolët menjëherë, i thash a na thatë që e kemi të ndaluar hyrjen!

Kam dëgjuar në qelinë tjetër duke bërtitur dhe zhurma të goditjeve,” tregon shoku i të dhunuarit.

Erxhani thotë se në stacion policor nga orën 2 të natës u mbajt deri në 5 të mëngjesit, prej ku me makinën e policisë është lënë para derës së shtëpisë së tij, pa ndjenja.

“Skam mundur as të lexoj, madje fqinjin tim që punon polic e pyetsha prej nga je! D.m.th aq shumë ka qenë pa vetëdije, prandaj nënshkrova.

Më pyet a të duhet doktor, u thash jo! Nuk desha të vij mjeku se ata pastaj do e bënte punën e tij në favor të policisë.

Kështu ndryshe kur shkoj vet te mjeku privat”, thotë ai.

4 komente në “Polici serb rreh të riun shqiptar derisa i bie të fikët: Nuk njoha as fqinjët për shkak të dhunës”

  1. Olsi says:

    Po ju hengert mortja more, po behuni bashke je jeni shumice ne ate mut shtet . dhe u bini kokes nga mengjezi deri ne darke ore te mbaruar. Po atat ju kane bere perra perra dhe tallen me ju,se jeni debila nuk beheni bashke tua qini motrat muzhikeve .

  2. Yyyypppp xhixhi says:

    O shoku se pari te shkuara por nuk mund te rri pa te thene ca karin deshe te lojrat e fatit ti kur edhe vet thua se paske patur te ndaluar ti frekuentosh. Ankohesh pse nuk te ndaloi roja te hyje, po pse loqe si ty ishte roja, do bente sherr me ty qe po hyje edhe pse e dije se e kishe te ndaluar, gjithmone sikurse thua edhe vet ne krye, jo o lale merr policine ai dhe te rregullojne vet ata. Se fundmi ankohesh se te rrahu nje polic serb, duke nenkuptuar se kjo ndodhi meqe ti je shqiptar pamvaresisht se me emer Erxhan me shume dukesh si turk shqipfoles, nejse nese te ka rrahur per perkatesine etnike atehere edhe ti shko e merr hak meqe ai eshte nje robshkerdhyer serb, ne te kunderten boll u qurravite se na keni care karin me kete nacionalizmin tuaj te internetit. Yxhym pis milet.

  3. Bekim Peja says:

    Të gjithë ata që shkon tek lojërat e fatit kështu e meritojnë, po nuk besuat pyetni familjarët e tyre.

  4. Shqiptari says:

    A ishe tuj punu a per qejf me lujt lek ne lokain e lojrave te fatit? Ndoshta nuk te kanë raf kot se ashtu do ndegjojshim perditë raste të tillë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje