Shpenzimet për ushqim, INSTAT publikon shifrat: Peshën më të madhe e zë mishi dhe bulmeti

Mishi, bulmet dhe nënproduktet e tyre zë peshën kryesore në shpenzimet që bëjnë familjet shqiptare për t’u ushqyer.

INSTAT, publilkoi statistikat sipas të cilave, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, më pas vjen “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % , “frutat” 8,5 % ,“vajra dhe yndyrna” 8,2 % dhe 3,9 % shkon për nëngrupin “peshk”.

Sipas INSTAT, rreth 44% e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Shpenzimet për ushqim, INSTAT publikon shifrat: Peshën më të madhe e zë mishi dhe bulmeti”

  1. blerta says:

    Vampiret qumeshtin ua blejne fshatareve me 250 lek dhe djathin e shesin mesatarisht me 8500 lek……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *