Besa e tradhtuar

14 Shtator 2020, 20:16Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ka një detaj të vogël, në pamje të parë të papërfillshëm, që tregon më mirë se gjithçka se përse Rama e hoqi qafe, ministren e Srsimit, Besa Shahinin. Në bisedën e tyre të fundit në kryeministri, teksa ajo po i’a kalonte detyrën deputetes së Elbasanit, Evis Kushit, ish- anëtarja e Qeverisë i thotë kryeministrit, se këtej e tutje ajo do të angazhohej për një të majtë të re, jo demagogjike.

I ndërgjegjshëm se ishin përpara kamerave, Rama u përpoq të korrigjonte aq sa mundej: “E majta jonë pra”, ia ktheu ai duke dashur të mos rëshkasë asnjë shenjë keqkuptimi kritik mes tyre.

Në fakt, keqkuptimi është më i madh dhe atë e dëshmon qoftë edhe një fakt i vetëm. Pak ditë më parë, Besa Shahini, doli në ekranin e Euronews dhe njoftoi se nuk do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme duke u larguar madje nga Shqipëria. Ajo mori guximin, minimal për çdo vend të botës demokratike, por krejt të patolerueshëm për standardet e qeverisë së rilindjes, të thoshte pa leje dhe hapur atë që mendonte.

Ajo i kishte kryer të gjitha detyrimet e saj si anëtare e kabinetit. E kishte informuar më parë kryeministrin për këtë vendim, i kishte shprehur rezervat e saj që nuk i bëri kurrë publike, për mungesën e idealizmit tek i cili ajo kishte besuar, për zhbërjen e vlerave të së majtës, për ndërhyrjen në punësime të burokratëve të partisë, që ajo refuzoi naivisht deri në fund ti pranonte si shefa.

Por, ndonëse asgjë prej këtyre vërejtjeve nuk e tha me zë të lartë, duke u fshehur pas arsyeve personale, vetëm fakti se shpalli me kokë të saj largimin, pa i lënë udhëheqësit, kënaqësinë që ta flakte jashtë kabinetit, u shndërrua në një ndëshkim për të.

Ndryshe nuk ka se si shpjegohet që një ministre, që ka dëshmuar se nuk është prekur si shumë të singjashëm të saj nga sëmundja e protagonizmit, të deklarojë vetëm pak ditë më parë se do të qëndrojë në post deri në pranverën e ardhshme dhe menjëherë pas kësaj të detyrohet të lërë karrigen.

Ky është realisht thelbi i asaj që ka ndodhur.

Besa Shahini nuk ishte dhe nuk është as një disidente, as një kundërshtare e Edi Ramës. Madje, nga një pozicion radikal, ajo sot mund të stigmatizohet dhe kritikohet se hyri në qeverinë e tij, kur kësaj të fundit i kishte dalë boja me kohë, për pafatësi, korrupsion dhe mungesë aspiratash.

Ajo u konformua me këtë kabinet, bëri sikur besonte në reformat që ai do të vazhdonte, në zbatimin e “paktit për universitetin”, në zgjedhjet farsë të rektorëve të universiteteve.

Pra e thënë në një fjalor popullor, ajo punonte për Edi Ramën dhe i shërbente atij.

Por, në qeverinë e rilindjes, kjo është e pamjaftueshme. Sepse aty të mos venerosh liderin dhe mos i thurësh lavde atij është e barabartë me një mëkat.

Mes kolegesh që njëra e thërret shefin Skënderbe, tjetra “brandi i Shqipërisë në botë” dhe dikush tjetër e prezanton si artist të përmasave ndërkombëtare, Besa Shahini qe një mish i huaj.

Nga fundi i mandatit të saj ajo qe e vetmja që nuk e lejonte Ramën të bënte humor me të në mbledhjet e kabinetit dhe që refuzonte të përdorte si njësi matëse të vetmin kut që ka vënë rilindja, atë të likeve në Facebook dhe të kronikave televizive fallco.

Këto ishin krimet e saj, të cilat i pagoi me çmimin e një largimi, që pati po aq mungesë transparence dhe përfilljeje të publikut sa ç‘ishte edhe emërimi i saj.

Vetëm për kaq, ajo u ndëshkua.

Jo se ishte kundër Ramës, por se kërkonte, që me aq sa mundësi kishte, të qe vetvetja. Jo se nuk donte vazhdimsinë e pushtetit të rilindjes, por se shpresonte që në këtë mision të mos shërbente si një ushtare qorre. Jo se gegërishtja e saj nuk përputhej me stilin e pasardhësit të Nolit, por se e shkuara e saj e bënte ta përbuzte politikën spektakël.

Këto “lukse” të vogla, që kanë të bëjnë më shumë me personalitetin e njeriut sesa me vizionin e tij, asaj nuk ia duruan. Atë e shkarkuan pasi hapi rrugën dhe pranoi vetë se do të ikte.

Rama e preu Shahinin në besë, pasi ata patën rënë më parë dakord, se ajo do të vazhdonte deri në fund të mandatit. Kjo qe “tradhtia” e fundit që mund ti bënte. Një goditje se guxoi të vepronte pa leje. Një ndëshkim se tentoi sadopak të respektonte vetveten, një një mjedis ku të gjitha janë në garë, për hosana gojore ndaj liderit.

27 komente në “Besa e tradhtuar”

  1. asd says:

    Respekte per Besa Shahinin. Ushtroi me njerezi dhe pa korrupsion detyren e saj. Nuk u shit, dhe mbeti e patrazuar nga pislleku i Rilindjes. Duket pak por, per kete pak po vuan e gjithe Shqiperia. Per kaq pak, po vuajme kaq shume.

    1. Zani says:

      Andi Bushati idjot me diplome

    2. Moli says:

      Anduciiiiiii, mos ha mut kot, te thote babuciiiii. Anduciiiii, ha mut ha, te thote mamiiiiii. Po Anduciiiii nuk rri dot pa ngrene mut, ja qe ka uri i shkreti.

  2. Paris 1979- Andi turist me Salen says:

    Me kujtohet nje here qe Vera (e ema e Andit) e merr me vehte kete tipin qe ishte 6-7 vjec ne pune dhe ky te shkallet e universitetit ja fut cicit duke i ikur me lezet te emes…bo bo i tha ajo na felliqe me studentet..
    Ka 30 vjet qe ben cicin ne mediat shqiptare nipi Hysni Beut dhe e ka qelbur fare urine e gjalle…Nuk kam problem per Ramen apo Besen por egesirat e kazanit qe ju ra ne duar nje gjah i mire

    1. LG says:

      E goditur.Ferrat kapo-gjoni-kondi-nesho etj,etj bashkë me gjëmbaçët berishë-rama-nano-etj, shoqëruar nga oktapodhët meta,ruçi,kryemadh etc do lulëzojnë dhe mbretërojne në botën e krimit ku ka hyré shoqëria shqiptare dhe vështirë se del prej saj

  3. Baliu says:

    Easy come, easy go. Radhen e ka ai outsider-i tjeter Cakaj.

  4. vang says:

    Se pari filloi nje vit i ri shkollor dhe te gjithe shqetsohen nga ndryshimet brenda vitit aq me teper kur eshte komunikuar.Sa qe ministre nuk late gje pa thene tani thoni se pse Rama e ndaloi ,sigurisht me pelqimin e saj,disa muaj perpara.Edhe Besa donte te ishte korrekte te qendronte deri ne fund te mandatit dhe Rama e lehtesoi te iki perderisa ajo vete ashtu e deshti.Tan ku qendron pabesia pse iku me pare.Ti Bushati behesh shume budalla ndonje here kur do te gjeshe pleshtin ne kashte.Mire Rames se per te nuk pyesni por te pakten per Besa Shahinin, apo dhe per te e keni treguar respektin dhe ndjeshmerine.

  5. Besa bese says:

    Faleminderes Andi.Kisha nevoje per nje perkrahje,sidomos prej teje.Tani e tutje ne Kosove,do kerkoje te njof me mire.Gjyshi duhet te jete krenar atje ne qiell,qe ka lene nje nip,qe kujdeset per cdo gje,dhe per ne mysafiret prej Kosove.Zoti te dhente shendet,se kemi besimin tek ty,qe s’po na le vetem.Tani pres dhe mbeshtetjen e Lubonjes,ne se ka mbaruar me Kadaren,te gjej pak kohe dhe per mu.

  6. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RESPEKTE pafund pèr ZONJUSHÉN e NDERÙAR BESA SHAHINI ! NEVERI dhe URREJTJE pér VRASÉSIT dhe Partinè TERRORISTE Demokratike té SHQIPÉRISÈ dhe gjithè SERIALÈ KILLERAT e kèsaj BANDE KRIMINALE dhe ORGANIZATE MAFIOZE me Emrin PD KRIMI !! VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE VDEKJE e PD KRIMIT !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofshin pèrjeté Fèmijèt dhe Familjet e tyre , dhe KURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRÈ MOS i GÈZOFSHIN GJÉNÈ e VJEDHUR , tè TRASHÈGUAR nga Baballarèt e tyre PIDHMOTRA dhe DOBIÇA !!!

  7. magic says:

    Ky Andi u paska lexuar mendjen, qenka si ato fallxhoret. Cfare tipi.

  8. Leka I says:

    Respekt per Besa Shahinin . Idealiste, e drejte , dhe e pa lyer ne korrupsionin e shtetareve shqiptare.
    Bushati kerkon gjilperen ne kashte. Fantazon sipas oreksit te tij. Nje gje nuk na falet ne ne shqiperi. Te gjitha sulmet negative per Besen vetem se ishte nga Kosova. Kjo ishte poshtersi. Turp per ne.

  9. Marie says:

    Po more i nipi hysni kapos,me hamendjet e tua nuk shkohet as deri ne hale,po plas qe te hedhesh sa me shume balte mbi Edin,…zilia po ju erreson syte!

  10. mond says:

    Autori i shkrimit mbahet si analist, komentator, gazetar etj,…. per mendimin tim ky shkrim eshte pa pike kuptimi, dhe duket sikur eshte shkruar nga studenti me i dobet i gazetarise.Se pari, ish ministrja eshte nga Kosova dhe mendoj se emerimi i saj dhe i nje kolegu tjeter po kosovar eshte bere me qellim nga Rama duke pregatitur terenin se nje dite te dy vendet do te kene vetem nje qeveri, ku sigurisht do kete dhe ministra nga Kosova.Kjo sa per Besen.Gjithashtu mund te thuhet se ajo gjate gjithe kohes eshte kritikuar per menyren e funksionimit te arsimit, kurse tani merret ne mbrojte a thua se po internohet si dikur si armike e popullit.Prandaj z.Bushati jeni komplet bllof me kete artikull dhe asnje argument nuk qendron.Asnje minister nuk e ka me tapi vendin dhe mire i ben sistemit dhe ky qarkullim, krijohen tarafe , miqesira, emerime nepotike etj, te cilave me ndryshimet e herepashershme ju priten fijet qe i lidhin.Me nje fjale ne pergjithesi per ecjen e punes me mire perpara eshte pozitive te levizin kohe pas kohe drejtuesit e ketyre puneve.

  11. Timi says:

    Heu bre Andi sa mire i di dhe i kupton ti qellimet e bisedave vetem nga nje fjale, fraze, apo fjali. Lum si Saliu dhe Lyli qe te kane, sepse i tregon te vertetat e medha qe me trurin tend te jashtezakonshem i zbulon vetem nga nje fjale qe te tjeret thone….
    Shkrim komplet kot, ne vazhden e rrahjes se ujit ne havan dhe berjes se vrimave ne uje, qe nga dita e pare kur Edi erdhi ne pushtet.
    Ti o lehes vaxhfo rrih uje ne havan dhe bej vrima ne uje… me shkrime plot shpifje e pordhe me rigon….Rama punon perdite dhe ne cdo cep te Shqiperise behet nga nje ndryshim qe po ju luan mendsh ju te gjithe lehesit dhe kriminelet e rene nga fiku qe ne 2013. Rama e ka te sigurte mandatin e trete , ne mos edhe te katertin sepse Edin e do populli, Edi punon, po ben shtet, ju lehni .

  12. Kosovari says:

    E kishte një të metë të madhe. Nuk ishte e korruptuar!

  13. Henks says:

    Dmth, Andi bytha, rracë komunisti, thotë që Besa me veprimet dhe fjalët e saj tregoi nje nivel të lartë integriteti dhe fryme demokratike, në kundërshtim me linjën e Rilindjes që sipas Bythatit është linjë autoritare apo diktatoriale, që nuk i lejon anëtarët e saj të shprehen lirshëm, etj, etj.
    Hahaha seriozisht e ka ky mì haleje? Po ky për kë kujton se po flet, për padronin e tij Saleh serbin që nuk guxon të flasësh kundër tij sepse të fut shtatë pashë nën dhè?
    Rama mund të jetë si të dojë, mund të ketë qindra cilësi negative, por vetëm vrasës nuk është, si Saleh kërma… Ramën po e kundërshtove e shumta të heq nga partia (si Blushi), kurse nëse kundërshton Salehun rrezikon kokën, i ka dhënë provat. Po ça të presësh nga minjtë e haleve si Bythati…

  14. filja says:

    Sa bukur Andi Bushati; mo po ku i di te gjitha ky edhe çfare ka kryeministri ne zorren e trashe? Eshte i lindur si materie e tille.

  15. Bujar says:

    Po lere ca kohe kokainen o Bushat se te ngeli hunda brenda ne qese. Uli pak kembet ne toke. E kuptojme qe edhe sot e more pjaten e supes po te pakten thuaje nje fjale te mire njehere se nuk je ti dhe Balina te vetmit njerez ne kete univers.

  16. hysniu says:

    Jo Besa e tradhetuar, por Andi Bushati i mallkuar.

  17. H says:

    Ky është atdheu i servillikut dhe spiunllikut. (Shih H Kapon.)

  18. llozi says:

    o andi, kur ishe perballe me ed ramen ne tv, e qepe menderen. dmth, ti ke qejf vetem vrimen e celesit. po pse keshtu more andi?
    a ia ka mballos gruas tende edi dhe ti po del ne mbrojtje beses? o lloqe andi, ed rama ka pasur mjaltin e femrave – artist, sportist, profesor dhe ka kaluar ca nga yjet e femrave te tiranes. ti merresh me vrimen e celesit.
    andi,
    ti nuk je trap, as turp nuk ke; ti paguhesh per ato qe vjell nuk ke gajle nga komentet.

  19. labi says:

    MEMORJA
    Ne shqiptaret kemi kujtese te shkurter (fatkeqsisht) se po te ishte ndryshe ti bllokmen i vogel bashke me Salserbin duhet te ishim ne biruce ,por eleme kete teme. Kjo historia e Beses eshte si rasti kur dikush nderon jete dhe te gjithe mundohet te thone dicka te mire per te POR SA KISHTE QENE NE KETE BOTE nuk i ishte thene asnje fjale e mire. Dhe ti ben pjet ne kete grup morti o Bushat (pra je nje i pafytyre e i neveritshem deri ne pafundesi) Besen do ta gjykoje koha per ate cfare beri ne arsim dhe se sa Ajo kishte dore te lire per te bere ate qe mendonte kur ne staf i caktuan lloj-lloj dallkaukesh shoke te tu. Fajin e ka Baze qe boton pacavuret e tua LIPSU

  20. Realisti says:

    Po kur të bëhesh me tradhtarë natyrisht që tradhtohesh.

  21. qytetar says:

    Normale largimi !!!! Asgje nuk eshte e perjetshme.
    Respekte per Besen !
    …per miun e arave shokun Andi …je thjesht mi . Kur te mbron ti te ul vlerat.

  22. qytetari says:

    Vazhdoj te habitem jo pak,se si nje insekt minor parazit, qe doli nga halet e bllokut dhe morri rruget e qytetit,me trute kanibale te bllokut,por me nje maske cmendurisht te paturpeshme prej ´´demokrati´´.
    Dhe ketu per tu maskuar ky insekt i piste dhe parazit,per tu paraqitur ne te kunderten e tij e ndihmoi,kondicioni trupor dhe mental i rritur ne bllok dhe mentaliteti i bllokut,qe kurre te mos dorezohesh,karshi ´´turmes´´,te cilen e kemi shtypur gjithmone nen kembet tona.
    Duke perfituar nga tallavaja arnautase orientale,arriti ky insekt gjithe mut blloku brenda dhe jashte tij, te bashkejetoje ne nje simboze me tallavane e xhambazeve te medias shqiptare.
    Dhe natyrshem insekti bushatuc,urrejtjen malinje te pakontrolluar do ta drejtonte se pari karshi llojit te Rames,qe dikur familja e tij kish qene afer bllokut dhe kish arritur qe te beje karriere ne majat e shtetit demokrat, ashtu si dhe ndaj imperializmit amerikan dhe Europes,te cilet bene rrafshimin e bllokut shqiptaro-ngrenes.
    Mirpo tani nuk eshte me si dikur,qe gjyshi i bushatucit me andushin ne preher,kishte frike dhe i zhdukte ata qe i shanin ndertesen.
    Tani andushi leh i lire 24 ore,dhe asgje nuk e gjen,sepse ne regjimin e ri,ai vec kafshon bishtin e tij,por sidoqofte mjaftohet me ate qe ka gjetur me ne fund nje vend qe ushqehet.
    Dhe qe te bashkosh emrin e insektit bushatuc me ate te zonjes Besa,eshte si nje cope muti,te perpiqet te dale nga vrima e halese dhe te marre nga dhoma e paster.

  23. k says:

    Kuptoni keta medioker servile te medias! Robelli,bashkeshorti i Rudines,Andi Bushati! Keta jane llumi dhe kerkojne te na imponojne mendimet e inatit apo urrejtjes midis Shqiptaresh! Ishte nje perpjekje shume e goditur vendosja e saj ministre e Arsimit! Por jo per kokqepet e Saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje