Bojkoti i Futbollit, pa përgjegjshmëri dhe një inskenim i pastër, me prapavijë politike…

Nga Petrit Shehu*

Një veprim i papërgjegjshëm që turpin e mban FSHF-ja, e ashtuquajtura “Qeveri e Futbollit”, e cila me këtë që bëri nuk mund të quhet e tille, sepse veç të tjerash ka “dorëzuar” identitetin dhe kompetencat e veta. FSHF-ja në mos qoftë iniciatore e këtj vendimi, të pakuptimtë, gjithsesi është e fajshme që e miratoi atë në kundërshtim me shpalljen e kalendarit, datën e fillimit të kampionatit për kategorinë superiore.

Vetë kreu i FSHF-së, Armando Duka është shprehur here pas here se kampionati mund të luhet dhe duhet të luhet (shih Panorama Sport), ndërkohë që kryetari i një Partie dhe Presidenti I K.S “Apollonia”, zoti, Kokëdhima, kishte deklaruar ditë më parë, se kampionati superior do të bojkotohet dhe se ai kishte rënë dakort me të gjitha klubet pjesëmarrëse dhe se fliste edhe në emër të tyre, me pretekstin se i kish dërguar kryeministrit të Shqipërisë një letër me katër kërkesa që sipas tij ishin të drejta e të domosdoshme për mbarëvajtjen dhe konsolidimin e ekipeve pjesëmarrëse të këtij kampionati.

Ndërkohë po ky person vazhdonte të fliste ku të mundej e si të mundej, sidomos në mediat vizive dhe ato të shkruara se kampionati do të bojkotohej, ndërkohe që FSHF-ja bënte “veshin e shurdhër” dhe indiferenten! Në këtë aspekt lind natyrshëm një pyetje: a kishte dijeni FSHF-ja dhe vetë Z. Duka për katër pikat e kërkesave të hartuara nga Z. Kokëdhima dhe se ku dhe kur ishin përgatitur?!

Një mendje me thotë se Z.Duka, (duhej të paktën të kish dijeni për këto kërkesa ose ndoshta ka qenë pjesëmarrës dhe konsulent në hartimin e tyre). Ajo që të bën për të krijuar dyshime të mëdha për një “çorbë” politike është fakti se Armando Duka, si kryetar i FSHF-së, i bëri ftesë disa klubeve të kategorisë superiore për ta “shoqeruar” atë në shëtitjen në Bjellorusi, ku për turpin e tij dhe të atyre që ishin prezentë, u bë edhe një mbledhje, ku ankesat dhe kërkesat e Z. Kokëdhima morën formë zyrtare, me firmë e vulë nga FSHF-ja, për bojkotin e futbollit në Shqipëri, pa afat, (ku më parë, me ne të shtypit sportiv ish njoftuar që do të bojkotohej vetëm ndeshja e parë).

Po kështu, ajo që të bën përshtypje në këtë vendim është protagonizmi i lartë dhe efikas i një funksionari Partie (kryetar), si Kokëdhima, gjë e cila flet vete për një afrim të menjëhershëm dhe shtrirje të këtij skenari dhe se gjërat kishin marrë mirëkuptimin e nevojshëm për një bojkot total të të gjitha kategorive të futbollit në vend, ku në përgjigje të menjëhershme u “hodhën shashkat” në mediat sportive në datën 11/9/2020, ku diku troç, e diku shkarazi se gjoja ky vendim kishte “fuqi” për të gjitha kategoritë e futbollit.

Me një logjike të thjeshtë kuptohet  që kemi të bëjmë me një skenar, plotësisht të parapërgatitur dhe të thurur me kujdes nga FSHF dhe se qëllimin e vertetë të tij do ta shohim në ditët në vijim…! Që do të bojkotohet për të gjitha kategoritë e futbollit, kjo po duket çdo dite e më qartë, ndryshe nuk ka përse ende pas një jave nga data e nisjes në kampionatit, të kategorisë së parë, akoma nuk është thënë asnjë fjalë nëse do të fillojë, akoma nuk kemi një ndarje të grupeve për këtë kategori, megjithëse kampionati për kategorinë e parë është caktuar dhe shpallur nga FSHF-ja që: do të luhet në datën 19/9/2020.

Sa sipër, për çdo sportdashës është e qartë se ndërhyrjet politike në këtë problem të madh kanë marrë përmasat e duhura dhe se ku do të dalë, ditët që do vijnë do tregojnë. Partitë polititike që i kemi për “marshalla”, për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe boshllëk në situatë zgjedhjesh për vota…

Për sa i përket dialogut me qeverinë për zgjidhjen e kërkesave nuk dihet si përfundojnë, ndërkohë që sportdashësit e shumtë të këtij sporti të bukur e burrëror presin me padurim lajme të mira. Nëse kjo nuk ndodh, as për FSHF-në nuk do të ketë ndonjë të mirë, sepse sido të jetë puna( po marrim më të keqen), FSHF-ja duhet të përgatitet për “qoka” me sportdashësit dhe pa ndonjë “stërkëmbësh”nuk do mbetet…

Bojkoti dhe kërkesat nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Kërkesat le të shqyrtohen atje ju kanë shkuar duke uruar për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre, ndërsa nga ana tjetër futbolli duhet të vazhdojë ashtu si ka vazhduar gjithnjë, për të kënaqur sportdashësit, sidomos në këto kohë, ku duke mos pasur mundësi të shumta argëtimi, sporti është i domosdoshëm. Me vendimin absurd të bojkotit, dëmi që i shkaktohet futbollit është i pallogaritshëm tek sponsorët, lojtarët, trajnerët, sepse të stërvitesh e te stërvitesh, pa e ditur se kur do të fillosh garën, është sërish absurd dhe mbart me vete pasojat negative afatgjata….

*Shkrimtar, ish-sportist i ekipit “Dinamo”

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Bojkoti i Futbollit, pa përgjegjshmëri dhe një inskenim i pastër, me prapavijë politike…”

  1. Pranvera says:

    Keta zotrijn duan te bejn sipermarsin e madh ne futboll duke i paguar bashkia qe ka gjith ato probleme me komunitetin. Le ti len brockullat po kan byth te vazhdojn ndryshe te meren me mdonji pun tjeter qe mund ta bejn

  2. Ladi says:

    Ky eshte skenari nr 2. Pas deshtimit plot sukses te protestave te teatrit, ku dy protagonistet perfunduan ne listat e deputeteve, tani eshte rradha e sportistave qe te hapin nje vend ne keto lista!
    Kaq e thjeshte eshte.
    Ky eshte pazari i rradhes i ketyre te pacipeve..

  3. Sportisti says:

    Ne zgjedhjet e ardhshme per FSHF nuk ka me kryetare bashkish te LSI e te PD, rrjedhimisht Bashkim Fino do te jete kryetari i rradhes se FSHF. Duke pare pamundesine e rizgjedhjes per te 100-en here ne krye te futbollit, ropshi tani i ka hyre politikes. Nderkohe Fino duhet ti marre ato letrat qe i beri gati heren e pare edhe ose ti coje ne SPAK ose ti fute ne bythe.

  4. Berti says:

    ” Duka i krimit” apo ” klani Zemunit” me ne fund e ktheu FSHF ne nje organizem politik.Ne perberje te federates si jurist Enkeled Alibèaj e perfaqesues i greves kryetari partise ” zgjidhja” Koço Kokedhima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *