Karmina e gëzuar për mbështetjen e Fevzos për Lulin

Pas intervistës së fundit të Fevzos tek Zeni TV, ku ai u shpreh se Luli është në rrugë të drejtë dhe duhet të vijë në pushtet, kurse Rama duhet të ikë, pati një ekzaltim të fansave të Karminës për këtë deklaratë.

Të bindur se Fevzo i di mirë punët se kush duhet të vijë dhe të ikë nga pushteti, Karmina shpërndau komentet e analistit Qim Peka të Zeni TV, për këtë çështje:

“Deklarata e Fevzos nuk është një ide origjinale e tij.

Ai u bind dhe reflektoi pasi e morëm ne tek Zeni TV, dhe pa fuqinë reale financiare të opozitës.

Biles ne i ofruam dhe të bëjë kontratë me ne ketë sezon, por tha se Sandri nuk i ha më këto lojëra, se e ‘bëra një herë me Blushin dhe ja rrita rrogën vetes.

Tani s’kam ku ta çoj më’.

Pas kësaj, ai bëri deklaratën për Lulin.

Në fakt, tek deklarata për Lulin ka një hile, pasi ai do të ftojë Lulin në Opinion dhe para se të shkojë Luli, ka nevojë ta marrë me të mirë, ndërkohë që deklaratën e bëri një ditë pasi Rama ka qenë në Opinion.

Tani derisa t’i vijë prapë radha Ramës, ka kohë.

Kur t’i vijë radha atij bën një deklaratë pozitive për Ramën dhe negative për Lulin.

Nga ana tjetër, ai tremb Lulin me shembullin e Doktorit, pasi i thotë që ‘më 2013 Doktori humbi se u zu me mua.

Po të mos ishte zënë me mua dhe po të mos dilte tek Arjan Çani, nuk do humbiste’.

Por realisht Fevzo duhet parë si një inkurajim për njerëzit e pavendosur, pasi para emisionit ai tha se nuk dihet kush do fitojë, ngaqë kishte Ramën vet të ftuar.

Rama thotë që do fitojë, Luli thotë që do fitojë, të shikojmë kush do fitojë.

Pastaj në emision ne e bindëm me forcën tonë që do fitojmë, dhe ai ndryshoi.

Ndaj duhet ta vazhdojmë këtë fushatën me elektoratin e pavendosur dhe më tej, me qëllim që t’i bindim”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Karmina e gëzuar për mbështetjen e Fevzos për Lulin”

  1. Arqile says:

    Fevzo ndihmes r perfitues nga Berisha .Eshte gati nw cdo kohe ti shebeje deri ne lepirje te …….berishve e luli bashes por edhe zenit .Eshte servil i trajnuar dge trajtuar me cdo gje qe i ka dash shpirti .Eshte gati te kryeje edhe vetvrasje kur do te degjoje humbjen e PD panvaresisht se doktor kafsha realisht ka vdrkur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *