Zyrtare, tjetër mbrojtës i Kombëtares kalon në Serie A. Babai i tij: E kërcënuan në Prishtinë pse luan për Shqipërinë

Një tjetër futbollist shqiptar do të luajë në Serie A. Ardian Ismajli është zyrtarisht lojtar i Spezia-s, skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian.

Mbrojtësi, i cili shkëlqeu gjatë sezonit të kaluar te Hajduku i Splitit dhe u shndërrua në titullar të padiskutueshëm të Kombëtares, firmosi kontratën deri në vitin 2023.

Pas 11 ndeshjeve të luajtura në arenën ndërkombëtare me Shqipërinë, prej debutimit kundër Skocisë në nëntor të vitit 2018, Ismajli do të nisë një aventurë të re, me synimin që të tregojë cilësitë në Serie A italiane.

Babai i lojtarit ndërkoh, Ilmi Ismajli, shkruan se të birin e kanë kërcënuar në Prishtinë, pse zgjodhi të luajë për Shqipërinë.

“Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i jithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.

Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij.

E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft, sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.

Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.

Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi. Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet”, shkruan ai.

Ismajli ka luajtur për Kosovën U-21, por më pas vendosi të veshë fanellën kuqezi dhe kjo duket se disave në Kosovë nuk u ka pëlqyer.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Zyrtare, tjetër mbrojtës i Kombëtares kalon në Serie A. Babai i tij: E kërcënuan në Prishtinë pse luan për Shqipërinë”

  1. Mos e ze hallamutin ne goje se na vine per te vjelle says:

    Dhe suksese Ardianit.

  2. Ilir says:

    Jemi nji komb, nji gjak. Duhet te gezohemi per sukseset e cdo shqiptari. Boll me dasina! Edhe te kishte shkuar me Kosoven Ardiani, shume mire do t’kishte ba. Zgjodhi Shqiperine… pse e bani kaq problem? Per kombin tone do t’perpiqet sidoqofte. Mjaft me ata, qe I quajne cunat tradhtare pse zgjedhin njanin apo tjetrin krah te Shqipes, ata meritojne vetem perkrahjen tone. Nuk po shkojne te luajne per serbi a greqi.

  3. So italianet nuk i durojne dote demostrime islamiste si rasti i Shaqirit qe i vine shqelmin says:

    Luaj futboll dhe mos trego injorance islame.

  4. meta says:

    Më vjen keq për ty o Ilmi që ende nuk ke kupëtuar se mu djemtë e allahut , që ti e falemendëron , janë kundër djalit tuaj.
    Ata që kan ndjenja shqipëtare nuk kan pse të mos pajtohen me zgjedhën që ka bërë Ardiani, pasi ai do i përfaqësoj mu ata.

  5. Taku says:

    Po je shqiptar heren tjeter jo “Allahu” por Zoti
    Suksese Ardianit qe per cudi ka emer kauri…
    Hajde dhe gjej kodin qe na deshifron ne shqiptaret… nqs ka..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *