“Ajo e juaja!”

15 Shtator 2020, 09:22Politika TEMA

Largimi i Besa Shahinit duhet të shërbejë si shkas e rast për të luftuar keqkuptimet dhe mosnjohjen mes shqiptarëve. Debati se “a janë ata” (shqiptarët e Shqipërisë) apo “jemi ne” (shqiptarët e Kosovës) fajtorë për keqkuptimet e ndërsjella, nuk shpie askund. Secila palë duhet të tregojë kureshtjen e shëndoshë për të njohur tjetrin pa paragjykime. Gjeneratat e tanishme të shqiptarëve janë gjeneratat më me fat në historinë tonë të rënduar me kriza e gjakderdhje, varfëri e mjerim. Për herë të parë ekziston një hapësirë e përbashkët dhe dinamike e komunikimit ndërshqiptar. Ky është hapi vendimtar për të njohur njëri-tjetrin. Ka gjasa që sivjet numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri vetëm gjatë muajve të verës të arrijë në një milion. Njerëzit kanë me i vra paragjykimet (dhe kanë me e bë edhe përdorimin e paskajores gjënë më normale në botën shqiptare).

Nga Enver Robelli

Tani që u nënshkrua “marrëveshja” në Washington, Edi Ramës me gjasë nuk i duhen më ministrat nga Kosova. Emërimi i tyre ka qenë një manovër politike e tij për ta ngacmuar pak Perëndimin se po nuk e pranoi “marrëveshjen” për të cilën po negocionin presidenti kosovar dhe kolegu i tij serb, atëherë “ne shqiptarët dimë edhe ndryshe: do të bashkohemi”. Shumica e ministrave kosovarë e kanë kryer këtë “mision”. Tani mund të largohen. Sot u largua Besa Shahini, ministre e Arsimit e Republikës së Shqipërisë.

Në paraqitjet e saj publike ajo nuk e kurseu as shefin e saj të derisotëm. Tha se do të angazhohet për një të majtë jodemagogjike. Që i bie: ajo ishte pjesë e një qeverie që vuan nga demagogjia, nga protagonizmi bosh, nga numërimi i “llajkave” në mediat sociale, pra dukja është më e rëndësishme se përmbajtja. Duket se Besa Shahini nuk mundi t’i bëjë ballë kësaj situate të pakëndshme brenda kabinetit qeveritar, por edhe brenda Partisë Socialiste, e cila po bëhet gati për zgjedhje. Në këtë fazë duhen militantë në postet me ndikim.

Besa Shahini u ankua se e paskësh goditur opozita për shkak të dialektit. Kjo është një akuzë e rëndë, sidomos kur të merret parasysh se liderë të opozitës si Sali Berisha janë veriorë apo kanë jetuar në Kosovë (si Lulzim Basha, për shembull). Këtu zonja e derisotme ministre nuk e thotë të vërtetën e plotë. Rezerva ndaj saj ka pasur edhe më shumë në Partinë Socialiste. Pse? Sepse e shihnin si “mish të huaj” në një parti ku s’kishte dhënë kontribut për të fituar vota. Sepse e shihnin si pjesë të eksperimentit të Edi Ramës për lojëra politike që ndërlidheshin me “marrëveshjen finale” mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këto debate Edi Rama ndërhyri më shumë se sa i takonte një kryeministri të Shqipërisë. Ndërhyri pothuaj si Sali Berisha në dimrin e viteve 1996/97 kur bënte thirrje që shqiptarët e Kosovës të përkrahnin protestat e opozitës serbe në Beograd kundër manipulimit të zgjedhjeve lokale nga diktatori Sllobodan Millosheviq (thua se kosovarët atë hall kishin). Pse e bënte këtë Berisha atëbotë? E bënte për shkak se e kishte vërejtur se së shpejti Shqipëria mund të përfundonte në humnerë për shkak të skemave financiare piramidale, një model shqiptar i kapitalizmit që patjetër do të dështonte, herët apo vonë.

Për t’u kthyer te Shahini dhe rezervat e socialistëve ndaj saj: në një korridor të një godine qeveritare në Tiranë një anëtar i kabinetit të Ramës sa herë që fliste për Besa Shahinin më drejtohej me fjalët: “Ajo e juaja”. Dikur i thashë që ky formulim është absurd, sepse nuk e solli Kosova Besa Shahinin në Tiranë, atë e solli Edi Rama për hesape të tij. Largimi i Besa Shahinit duhet të shërbejë si shkas e moment për të luftuar keqkuptimet dhe mosnjohjen mes shqiptarëve. Andej e këndej Drinit. Debati se “a janë ata” (shqiptarët e Shqipërisë) apo “jemi ne” (shqiptarët e Kosovës) fajtorë për keqkuptimet e ndërsjella, nuk shpie askund. Secila palë duhet të tregojë kureshtjen e shëndoshë për të njohur tjetrin pa paragjykime.

Së pari diçka për kosovarët në Shqipëri. Jo pak prej tyre atje sillen siç nuk do të silleshin në asnjë vend, pra sillen si kapadai. Në fillim të viteve 90-të, kur Shqipëria kishte lënë pas komunizmin dhe po vuante për bukë, në Shqipëri arritën kosovarët e parë, jo pak prej tyre nga Gjermania e Zvicra. Për rrethanat shqiptare ata ishin pasanikë. Dhe këtë pasuri e shfrytëzonin për të shitur mend nëpër lokale. Kuleta e trashë u ndihmonte edhe për t’u bërë pjesë e “turizmit seksual”, një fenomen i njohur në vendet e varfra.

Nuk janë sjellë ndryshe as amerikanët në Kubë në vitet 50-të apo pensionistët zviceranë në Tajlandë në vitet 90-të e këtej. Megjithatë, është qesharake që edhe sot e kësaj dite ky episod i izoluar dhe fenomen periferik, në Tiranë e gjetiu në Shqipëri shfrytëzohet për të kultivuar ksenofobinë ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë (së Veriut) dhe për t’i paragjykuar në mënyrë paushalle.

“Erdhën kosovarët dhe na i mashtruan vajzat”. Thua se bëhet fjalë për një sistem të organizuar të skllavërimit seksual. E habitshme se si kjo urrejtje nuk ekziston kundër grupeve mafioze nga Durrësi e Tirana, nga Fieri e Vlora që me vite të tëra kontrabanduan gra e vajza shqiptare dhe i dërguan në Itali që të merreshin me prostitucion. E vërteta është e ndërlikuar, si përherë.

Në Kosovë edhe sot nuk ka mirëkuptim që pikërisht më 2 korrik 1990 shqiptarët u futën në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë – në atë ditë kur parlamenti i Kosovës, para goditës së parlamentit, po shpallte Deklaratën Kushtetuese, një akt i rëndësishëm juridik që nisi procesin e gjatë e të përgjakshëm për t’u shkëputur nga Serbia. Çfarë nuk dihej atëherë dhe disa kosovarë nuk e kanë kuptuar as sot: më 1990 Shqipëria ishte një lloj Koreje Veriore në Mesdhe, njerëzit vuanin për bukë dhe të tillët më parë iknin në Itali se sa të niseshin për të çliruar Kosovën.

Në Shqipëri jo pak njerëz vazhdojnë të përkunden në paragjykimet e tyre ndaj kosovarëve. “Të pagdhendur”, “primitivë”, “të pakulturë”, “ata që flasin atë dialektin e trashë”, “myslimanë që çdo ditë ia kthejnë bythën qiellit” e këso banalitetesh nga arsenali i urrejtjes që vjen nga mosdija dhe nga niveli i të menduarit që nuk e kapërcen kafehanen e rakisë.

Lexoni komentet e “lexuesve” në portalet e Tiranës sa herë që dikush shkruan për Kosovën: një moçal me ksenofobë që ndjell urrejtje të shfrenuar kundër shqiptarëve jashtë Shqipërisë (në Kosovë nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve të Shqipërisë në këso përmasash. Së paku kjo nuk vërehet në komentet e lexuesve në mediat digjitale).

“Snobi i Tiranës është si të gjithë snobët gjetiu në botë. Unë kam shëtitur shumë në Shqipëri dhe kam takuar shumë njerëz, kurrë nuk ka qenë temë origjina ime”, thotë dikush që ka qenë pjesë e kabinetit të Edi Ramës. Sërish: e vërteta është e ndërlikuar, si përherë. Gjithsesi e vërteta është më e komplikuar se versioni që sot plasoi Besa Shahini. E çfarë të thuhet për snobat e Prishtinës? Edhe për ta vlen definicioni i njëjtë si për ata të Tiranës.

Raportet mes politikanëve janë kapitull tjetër. Askush nuk duhet të presë që politikanët e korruptuar të Tiranës do të përkrahin një alternativë të pastër politike në Kosovë – dhe anasjelltas. Matrapazët politikë të Prishtinës janë qytetarë nderi e doktorë nderi të qyteteve të Shqipërisë. Nuk është qytetar nderi i Vlorës Gazmend Zajmi. Nuk është qytetar nderi i Gjirokastrës Fehmi Agani. Edi Rama lodhet duke shkruar elozhe për ortakët e tij politikë të Prishtinës, por mos prisni që do të shkruajë ndonjëherë diçka për Azem Shkrelin, Dervish Rozhajën, Rexhep Ismajlin.

Megjithatë, keqkuptimet nuk duhet t’ia turbullojnë mendjen askujt. Shqiptarët në Ballkan ende janë duke e përjetuar fazën e habisë së njohjes me njëri-tjetrin. “A e njeh një Qefser Majacin nga Prishtina”, më pyeti njëherë një polic në pikëkalimin kufitar Qafë Botë. “Jo, nuk e njoh, Prishtina i ka mbi 200 mijë banorë”, ia ktheva përgjigjen. “Obobo, qenka qytet i madh”, u kundërpërgjigj polici.

Nga ana tjetër: sa kosovarë e njohin mirë Shqipërinë? Sa prej tyre kanë qenë në Përmet apo në Tepelenë (përveç se kur ndalen për t’u freskuar te Uji i Ftohtë dhe vazhduar rrugën për në Sarandë)? Në mesin e kosovarëve injorantë shpesh dëgjon formulime si: “Ata në jug janë krejt grekë”. Sa shkolla nga Gjirokastra i kanë dërguar nxënësit në ekskursion në Kosovë? Dhe a shkojnë nxënësit e Kosovës gjetiu në ekskursion përveç se në Durrës, Krujë e Tiranë? (Ndonëse edhe kjo është për t’u lavdëruar).

Shumica e mediave të Kosovës nuk kanë korrespondentë në Tiranë, po ashtu shumica e mediave të Tiranës s’kanë korrespondentë në Prishtinë. Çfarë e dominon debatin publik ndërshqiptar janë zhurmat televizive: “Unë e thërras atë mikun tim nga Prishtina në studio në Tiranë, e kur të kthehem unë në Prishtinë të thërras ty nga Tirana”. Një monolog “analistësh” që bëjnë gazetari për hesape të grupeve të interesit, të politikanëve dhe oligarkëve. Gjithsesi ka përjashtime edhe në këtë sferë, por tabloja e përgjithshme është e zymtë.

Lexuesve e vëzhguesve të vëmendshëm do t’u kujtohet se si në vitet e kaluara, gjatë sezonit turistik, në portalet e Kosovës shpesh botoheshin “lajme” mbi sjelljen e keqe të kamerierëve apo hotelierëve të Shqipërisë kundër kosovarëve. Sivjet keni lexuar ndonjë lajm të tillë? Jo. Ndoshta për shkak se sivjet njerëzit nga Kosova nuk mund të shkonin në mënyrë masive në Turqi dhe agjencitë turistike vendore apo turke nuk harxhuan para për reklama në disa portale të Prishtinës. Nuk ka vend ku nuk do të gjeni një kamerier të poshtër.

E gjeni edhe në Prishtinë. Edhe në Berlin. Edhe në Zürich. Rrjedhimisht e gjeni edhe në Durrës. Por, këto raste individuale nuk duhet zmadhuar. E vërteta e madhe është kjo: për çdo shqiptar në Ballkan (jashtë Shqipërisë) nuk ka vend tjetër përveç Shqipërisë ku baraspesha mes çmimit dhe shërbimit është më e mirë. Shto këtu mikpritjen e përzemërt, shpeshherë vëllazërore dhe motërore (që të shtojmë një fjalë të re, të cilën ndoshta nuk e kuptojnë snobët e Tiranës, por kush bëhet merak për ta).

Politika ka mundur të bëjë më shumë për njohjen e ndërsjellë të shqiptarëve. Por, politikanët kanë zgjedhur polemikat e pista. Nëse ka qenë problematike ndërhyrja e Edi Ramës në ngatërresat e politikës kosovare, duke mbajtur anë, atëherë nuk ka qenë e dobishme as vërtitja e Albin Kurtit nëpër studiot e Tiranës sidomos pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, kur disa studio televizive në kryeqytetin shqiptar ia shtronin qilimin e kuq duke e portretuar si “Skënderbeun e ri që do bëjë ndryshime politike edhe në Shqipëri”. Kjo është punë e shqiptarëve të Shqipërisë dhe jo e politikanëve të Kosovës, ata kanë shumë punë në Kosovë. Nëse shqiptarëve të Shqipërisë u pëlqen Edi Rama, ia pafshin hairin.

Përtej marrëzive politike bota shqiptare po ecën. Sepse njerëzit nuk e presin politikën. Gjeneratat e tanishme të shqiptarëve janë gjeneratat më me fat në historinë tonë të rënduar me kriza e gjakderdhje, varfëri e mjerim. Mediat sociale dhe digjitale kanë mundësuar për herë të parë një hapësirë të përbashkët dhe dinamike të komunikimit. Ky është hapi vendimtar për të njohur njëri-tjetrin.

Ka gjasa që sivjet numri i vizitorëve nga Kosova në Shqipëri vetëm gjatë muajve të verës të arrijë në një milion. Ndonjëri apo ndonjëra prej tyre mund të dashurohet në ndonjë vlonjat në plazh dhe të mos kthehet më në Kosovë, por një ditë mund të bëhet ministër apo ministre në Tiranë. Por kjo le të bëhet natyrshëm, jo me sforcime artificiale dhe për lojëra politike.

30 komente në ““Ajo e juaja!””

  1. Eda says:

    Me mir Besa se Lindita Nikolla per nga formimi intelekti

    1. Dr. Kalec Dega Cabal EU says:

      Une nuk e njoh por sipas nje komenti kjo e shqiptone ‘gjashte’ si “xhaste”. Ne qofte se eshte e vertete do ja ket marre zhele -zheles shkodrane qe ne Parlamentin e gjithe shqiptareve donte te krenohej me malokshen gjuhe te saj. E vertete?
      =
      Kjo Besa ishte nje tjeter zgjedhje psikopati e gjigandit Rama.
      =
      Ne fillim zgjodhi nje Peshengrites kriminel per President qe e mbrojti deri ne diten e fundit duke mos e ndeshkuar me kartonin e shkarkimit.
      Pataj Cunakun Koqevar per Diplomacine Shqiptare duke ditur rrenjet e thella turke-serbe te Koqevarve dhe per institucionin arsimor nje Koqevare.

    2. vang says:

      Robelli,gjithmone me kane pelqyer artikujt e tu sepse ato nuk kane vetem anen informuese ,por problematiken qe parashtron. Sa per simpatite dhe antipatite jane reciproke .Por po te nisem nga vehtja do shprehesha se per Kosoven dhe njerzit e saj gjithmone na eshte ushqyer nje dashuri dhe une e kam perceptuar drejte kete dhe e kam ndjere . Nje kenaqesi te vecante kam ndjere per poetet kosovare etj.Nuk me kane pelqyer disa analise dhe ndonje publicist i njohur qe perhapnin teorite e ”formimit te kombit” kosovar nje budallallek,nje ”cudi”shkencore per hir te injorances por dhe nje arrogance,mendjemadhesie prej megallomani e fyerje per kombin shqiptar.Vlen te besh kritika per politiken ndaj fese qe sherben si mjet per te fituar mbeshtetje nga njerzi besimtare dhe e shtyre nga interesat e te huajve per perhapjen me shume te islamizmit dhe pranimi per shkaqe fitimesh ne kosove.Ky fenomen u cfaq edhe ne Shqiperi.Ka nje mundesi te studiohet historia e institucioneve fetare te krishtera ne Kosove qe ndoshta zanafilla ka qene ne sherbim te njerezve te saj(shqiptareve)?A u pervehtesuan nga serbet kur ata dynden ne viset tona? Apo njerzit u dalldisen me aromat myslimane te bakllavase e kadaifit.veshen citjane,burka.shtrenguan shamite te mos u dukej dhe vetulla dhe tani qe i beme zap grate jemi myslimane dhe kjo eshte e drejta jone” .Dhe tani tjeter gje.Ne se ne Shqiperi do jepte nje koncert INVA MULA dhe rastesisht mund ta degjonte nje njeri qe nuk e pelqen repertorin e saj thjesht ashtu do shprehej.Por komentet qe lexova nga koncerti i saj para disa ditesh ne KLAN KOSOVA nga kosovaret,me shtangen,Nuk te pelqen,mos e degjo por ta fyesh si grua dhe profesioniste kjo me ka befasuar.Sa per ty Robell,ke apo jo simpati per Ramen nuk ka nevoje te besh ”urime ironike.. per votuesit shqiptar”IA PAFSHIN HAJRIN”.. Keto jane vogelima,gjithmone do kete,por jemi nje gjak.

    3. vk says:

      Sa ishte aty… te gjithe e sulmuan, sa iku… ah sa e mire qe ishte. Popull vari kars.

  2. Nik says:

    Eeee,sikur dha dorheqjen Tramp, èshtè vetèm njè ministèr arsimi mos e eksagjeroni me kèto rrjeshta.

  3. Analize e sakte, e mbeshtetur mbi zhvillimet mbareshqiptare.Jemi nje gjak, nje komb, flasim te njejten gjuhe, kemi te njejtat tradita zakonore,por nfarja e gjate, ka sjelle edhe mosnjohje dhe krijim paragjykimesh.Bashkimi kombetar, do te vije para se gjithash me njohje me te mire te ndersjellte, lidhjeve ekonomike dhe kulturore, te vlerave te mirfillta qe na bashkojne si komb.

  4. tirona says:

    Ti mor vlla e ke problemin me Edi Ramen dhe ky nuk eshte problemi yne ,por dhe ty nuk te ka ftuar njeri ne Shqiperi te na japesh mend per politikanet tane. Nje gje e ke thene taman per turizmin patriotik qe promovoni “”per cdo shqiptar ne ballkan nuk ka vend tjeter pervec shqiperise ku barazpeshe mes cmimit dhe sherbimit eshte me e mire” dhe kjo i ve kapakun patriotizmit tuaj.Nje verejtje te vogel kisha te pakten ta kishe permendur qofte dhe terthorazi vetem nje here cfar bene shqiptaret per ju ne vitin 1999!!!!!!!!!!!!!!

    1. meta says:

      tirona i cilit katund je?, pse leh kaq shumë për të na tregu se je më pap se papa e nuk di se cka është papa. Trus bythen o parazit e para se të shkon mendja të bëhesh pap bëhu qytetarë i ndershëm.

  5. Ina says:

    Z. Robelli si nga Shqiperia qe jam dhe kam jetuar per vite me rradhe ne Prishtine dhe kam shetitur ne Kosove, mund te them me plot gojen se dhe ajo “dashuria e madhe” e shprehur ne Kosove ndaj nesh qe vinim nga toka meme ka qene me se shumti e rreme dhe e shoqeruar me nje fare keqdashjeje se pse ne t’Shqipnise flasim me mire dhe lexojme me shume, dhe togfjalshi qe kam degjuar me shume ne ato vite ka qene: ju sna doni neve. Une nuk flas nga injoranca por nga njohja e thelle dhe mund t’ju them se pervec snobave qe ju citoni, ne Kosove pjesa tjeter e banoreve eshte jashte mase e prapambetur ne mentalitet.

    1. Blendi Fevziu says:

      Ina hapu toke, ja pra edhe fundi i botes erdhi, te vdesin kush te vdesin dhe te qijne kush te mbesin.
      Te gjitha femrat nji pidh kane – fjale e urte nga Nard Ndoka.

  6. qytetari says:

    Robelli,nuk shkeputesh dot dhe sikur te duash(ke dhe vec moshen kunder tani),nga formimi tend,qe ngjan me nje turli,garniture e lehte europiane,me fondamentin:
    Imam Ballajdi!

  7. Gjuha shqipe says:

    “Per t’i paragjykuar ne menyre paushalle”

    Tani po huazojne anal-istet fjale te huaja edhe nga gjermanishtja. Mendoj se ka dashur te thote: “per t’i paragjykuar si grup”.

  8. Lik says:

    Gazetar model.Shkrimet e tij kane pavaresi ,informacion dhe shqiptari.

  9. andi says:

    Kam jetuar me shume se 5 vite ne Kosove. Jam dakort me autorin qe ka shume nevoje per te rritur njohjen e ndersjellte te Shqiptareve nga te dy anet e tunelit. Eshte e turpshme cfare lexon ndonjehere neper komentet e artikujve per stigmatizime te shqiptareve, dialekteve, sjelljeve, ne, ata, etj. Mendoj se shume duhet bere ne menyre te organizuar per te rritur urat e njohjes dhe bashkepunimit. Arsimi ka qene dhe mbetet nje fushe themelore per kete. E kam vleresuar shume gjestin e Rames per emerimin e eksponenteve nga Kosova ne Qeverine Shqiptare. Eshte per tu vleresuar. Autori me qellim e ul kete qasje per qellime politike. Ka nje diskutim te madh per gjuhen shqipe. Por, ka nje gjuhe zyrtare dhe dialekte. Gjuha zyrtare duhet te dominoje diskutimin e zyrtareve te shtetit. Mendoj qe Besa (te cilen e vleresoj si vajze te pergatitur, me qellime te mira, larg batakeve politike te Prishtines, apo Tiranes, e hapur per nje bashkepunim serioz per unifikimin e sistemit arsimor), ka qene diskriminuese me komentin e saj per dialektin. Nese behesh Minister i Arsimit ne Shqiperi, fjalimet zyrtare nuk i ben dot ne dialekt. Ministri i Arsimit eshte fari i perdorimit te rregull te gjuhes. Nga ana tjeter, sa e meritonte Besa te ishte Minister i Arsimit? Cfare eksperience kishte? Cfare kishte arritur? Sa e njihte sistemin arsimor dhe universitar ne Shqiperi? Pak, ose aspak. Prandaj ka pasur pakenaqesi per emerimin e saj ne kete post te larte. Te mos i ngaterrojme gjerat. E njejta gje mund te diskutohet per te ngjashmin e Beses te emeruar Zv. Minister te Jashtem (me rol te Ministrit te Jashtem). Pa dashur ta lidh kete koment me orgjinen, ndihem i fyer si qytetar i Shqiperise qe nje person pa lidhje fare me diplomacine te mbaje nje post te tille, ne nje periudhe kaq te rendesishme per vendin. Eshte ceshtje meritash, jo origjine. Ne Kosove, as do ta kishte menduar ndonjehere Cakaj te kapte nje post te tille te larte. Dhe dicka ne fund, sa ka bashkepunuar M. Arsimit e Kosoves me Besen kur kjo ishte ministre? E kane vleresuar pozitiv faktin qe nje person nga Kosova eshte minister ne Tirane? Dyshoj shume! Ka pasur me shume xhelozi nga Prishtina, sesa nga Tirana. Kemi shume per te bere per te krijuar nje marredhenie te shendoshe mes nesh. Duhen me shume qasje pozitive dhe rrefime te bukura, sesa keto historite stigmatizuese, apo eksperiencat e bregdetit. Te gjithe duhet te kontribuojme!

    1. Ina says:

      Jam shume dakort. Kam jetuar po aq vite ne Kosove dhe kjo e Beses me duket fatkeqesisht, 1 qasje viktimizuese dhe banale qe ekziston rendom matane Drinit.

    2. meta says:

      o Andi nuk të kupëtoj ty, si e ndjen ti vetën tënde të ofenduar nga emërimi i Besës apo atij tjetrit. Këte vendim ka marrë kryeministri yt. Ske cka ti bësh gomarit e i mëshon samarit. Cka është ky primitivizëm.

  10. cubi.matjan says:

    E ke vene gishtin ne plage, e cila per mua vite me pare ishte ideal, liria e Kosoves, qe sot e kane degraduar – jo rastesisht…..
    Kosova = dashuria e pare shqiptare.

  11. Z says:

    Robelli dhe shume te tjere vertiten ne centrifugen Orient -Europe! Te gjithe ne Shqiptaret kudo qe jemi duhet te edukohemi,te mesojme shqip si te lexojme dhe si te shkruajme! Kjo si fillim!

  12. rroku says:

    Gabimi ishte i edi rames qe katapultoi nje person qe nuk kishte asnje ndjeshmeri publike. Besa nuk beri asgje tjeter vecse na provoi qe ajo ishte pikerisht ashtu sic e mendonim ne, nje gabim ne nje post shume te rendesishem. Te gjitha muhabetet e tjera me dialekte, me te majta, me familje apo me lojra jane per te mbushur rrjeshta boshe

  13. Vladimir says:

    Urime, zoti Robelli!
    Shkrimi Juaj ve gishtin ne plage dhe kuron.
    Sjelljen e dy ministrave nga Kosova per mua ka qene nga veprimet e mbara te Qeverrise Rama dhe kontributet e te dy ministrave nga Kosova kane qene te lavderueshme, jo thjeshte nga perdishmeria e dikastereve qe drejtuan, por edhe me gjere ne unifikimin e Botes sone.
    Ju lexoj me endje.
    Nje keshille miqesore: vazhdo si deri tani, mos mba ane. Tifozlleku pariak eshte virusi qe ka infektuar shtypin shqiptar.

  14. Piro says:

    Ti or zotni, shkruan nga kafeneja, gjithe thashethemet shqiptare. Kosovaret ne shqiperi nuk bejne turizem patriotik. Kosovaret jane integruar ne jeten shqiptare, kane prona, kane shtepi e dyqane dhe punojne e sillen si gjithe shqiptaret. . Une kam komshi nje kosovar. Ai vjen ne Tirane per fundjave dhe iken te henen ne mengjes. Tani jam ne plazh dhe buken e blej ne njq dyqan kosovaresh. Te tille kam ndeshur ne Durres, Golem dhe ne Vlore. Kosovaret nuk vine ne shqiperi per patriotizem po per te jetuar dhe per pune. Keshtu fuhet pare dhe ardhja e Beses. Ndersa ikja e saj lidhet me fushaten politike te zgjedhjeve. Eshte e kuptushme qe te mos bente fushate si ministrat e tjere. Besa e ndjente kete dhe u dorehoq duke lene pas nje opinion pozitiv.

  15. zagoriti says:

    Puna e ministres Shahini ka qene normale,Ajo ka mbajtur larg emerimeve partiake drejtorite aresimore gje qe e ka armiqesuar me ate pjese te rendomte te militanteve qe kane kerkuar pa merite te marrin poste drejtuse ne Aresim.Nuk mundi te conte deri ne fund luften ndaj plagjiaturave ne aresimin e larte.Nuk filloi reformen ne aresimin e mesem e ate 9 vjecar.Nuk kemi zgjedhur modelin e aresimit te nje vendi europian qe te perafrojme kurrikulat e librat. U largua sepse qe te qendronte ministre politike duhej te konkuronte ne partine socialiste e te behej deputete.Ndoshta formimi i saj nuk e pranonte menyren se si behet politika tek ne.E gjej me vend kritiken e saj per te majten demagogjike qe ka ndertuar Edi rama e Partia Socialiste e cila duhet te kthehet e te mbroje interesat e shtresave qe e votojne e te lere demagogjine.Rritja e rrogave ,rritja e pensioneve duhet te jete kryesore ,jo si deri tani qe e ka neglizhuar mireqenjen e njerezve te thjeshte.

  16. iksi says:

    Ju vete gazetaret te çmendni me hamendsime . Ju dukeni se shihni andrra dhe i shtjelloni sejcili sipas deshires vet . Te gjithe ministrat mvaren nga kryeministri vete i vendos e vet i heq , nuk ka nevoje me i marr leje kurkujt . Krueministri mendon se x person ja ben punen dhe e vendos , po ja beri punen mire e len , po nuk ja beri mire e heq . Mirepo edhe ministrat kane te drejten e tyre duke i kerkuar kryeministrit dorheqen per arsye familjare ose nuk jam ne gjendje me e bere ma kete detyre ku deri tani e kam bere me sforcime . Une nuk e kuptoj punen e gazetareve jo ty po disa te tjere qe : po te rrine gjate ne nje detyre ju thoni pse nuk e leviz boll ka ndej , kur ka shume moshe e shume vite ne detyre pse nuk e zevendson se eshte xhaket e vjeter . Kur vendos te rinj , pse e vuni kete kalama ku merr vesh ky , etj etj .

  17. Tit says:

    Po pse, sipas teje kujt t’ia shohim hajrin o Enveeer, Saliut apo Lulit?! Qënke një sylesh edhe ti, s’di të vlerësosh me realizëm por mesa duket të tërheq kërraba e krahinizmit, pavarësisht se kamuflohesh mes frazash prej të moderuari, e krahason veprimtarinë politike kombëtare të E. Ramës, me mercenarizmin e A. Kurtit! Fatkeqësi për ty Enver, që e shet lëkurën kaq lirë.

    1. Kosovari Romantik says:

      @Tit ta qift nonen Albin Kurti o bagel e Ramut droges.

      1. xx says:

        KOSOVARIT ROMANTIK: Ke zgjedhur kete titull per vehte ”romantik” por ske asgje te pebashket me romantizmin.Je nje injorant,arrogant,ipa arsimuar,pa edukate e goje ndyre.Ke jetuar e punuar me Ramen ore felliqsire qe e quan drogaxi?.Qelbesire.Dhe Robelli per te mbrojt ate megalloman Kurti u thote pa te drejte votuesve shqiptare per Ramen:”Ja pafshit hajrin” .Rames nuk ja lejoka ai te”nderhyje ne punet e KOSOVES por i lejon vehtes te beje propagande minuese dhe te na promovoje Kurtin qe dergonte mercenare ne demostrata.

        1. Kosovari Romantik says:

          @xx haha grek muti a u fekondove a? Qeshtu jav baj te gjith budallve. Qka po thot gruja jote per mullarin tim pash ropt? Bani selam e thuej qe kam me ja shpricat pidhin me njifar shirupi nga shkopi im magjik, krejt virusat me ja hjek. Ta imunizoj nga çdo virus…
          Familjen e legenit ta qıffsha.

  18. Tirons says:

    Paskajoren mbaje per vete daku se ne kemi gjuhen tone (qe te e flet plot ke gabime)
    Eshe sa per turizem, me mire te na vijne angleze me xhepin plot seaa hu me buke e domate me vete. hajdar

    1. meta says:

      o ho ho, edhe ti na fletë bukur. Ne vend të edhe shkruan eshe, nuk shkruhet “te” po ti ose ju.
      Turizëm?
      Kapërceva ujin të dhevsha kalin, është një e thënë popullore. Po më mirë anglezët. Po mos u ngut (nxito) se përmutesh si ai maxhupi (jevgu, romë thuaj si ta do shpirti) sa po bëri pak lekë filloj të lyej buzët me kos.
      Kurrë nuk kam rastis një grekë, në Suedi, të mos flasë keq për shqipëtarët para suedezëve, por kur ju përmendi se koqevarët kan bërë pushime në Greqi në vitet e ´70-ta dhe ’80-ta dhe ju ndërtonit shtëpit e juaja nga lekët tanë ( në perëndim turisti kupëtohet si superioritet – ti më sherben mua) ulin kokën dhe ka nga ata që shprehin edhe falemenderime (këta të fundit nuk i kuptoja për falemenderimet, po…në rregull.
      Në gjuhë ekonomike fuqia e turistit shqipëtarë në Ballkan në bregdetin shqipëtarë është esenciale. Lexo ekonomi – tregu i lirë e jo tregu i planifikuar, se ti na fletë për tregun afekt dhe të dëshirave gjë që ekonomia nuk njehë këto lloje tregjeshë. Shkurt e shqip, me bukë e pa bukë (ti e shkruan buke – mbase keni ndryshuar shqipen, gjuha është e ndryshueshme me kohën, asgjë të keqe këtu përderisa mua më mjafton të të kuptëoj ty) me domate apo pa domate mos e shqelmo po bashkëpuno, merre atë që të takon ty. Edhe lypës edhe krenarë…?, mos na shitë pordha.

  19. Kosovari Romantik says:

    @Tirons ma cucllatsh guxhen o legen muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje