Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

15 Shtator 2020, 15:32Politika TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Jo pse nuk ka edhe argumente të tjera me të cilat ia vlen të merresh, jo pse ka aq shumë idotësi, banalitet, tema të vjetëruara dhe neveri që të nisësh e të merresh përsëri me Ilir Metën e Sali Berishën, jo pse opinioni publik ka tridhjetë vjet dhe sa herë shfleton faqet on-line apo edhe ato pak letra të zhubrosura që dalin ende si gazeta, do të gjejë në faqe të parë fotografinë e Mehmet Shehut dhe pyetjen në se e vranë apo u vetëvra, pra, jo vetëm për këto e as për shumë e shumë të tjera argumente me të cilat mund të merrej cilido prej nesh, por, thjesht për faktin se videoja e Grida Dumës që shfaqet si aktore e pikëlluar për fatkeqësinë e një familjeje të dëmtuar nga tërmeti, si edhe vendi që ka fituar në opinion zemërimi dhe këcënimi i disa presidentëve të ekipeve të elitës së futbollit shqiptar për të bojkotuar kampionatin, më duket se të dyja këto mund të shërbejnë për të treguar më shumë se çdo gjë tjetër se opozitarizmi në Shqipëri ka marrë tani përmasa të tjera dhe është spektakolarizuar duke u kthyer në një festival filmi apo kampionat idesh.

Gjëja e parë që bie në sy në videon e Grida Dumës nuk është ngjarja apo ideja që ka marrë përsipër të tregojë minidokumentari i shkurtër i përgatitur nga studiot kinematografike të PD-së. Qëllimi është tjetërkund. Në atë video autorët kanë bërë kujdes të tregojnë aktoren kryesore që shfaqet në një sfond banesash të rrënuara në një figurë bardh e zi me një këmishë të bardhë dhe e vendosur në një vend ku të ndihet era në mënyrë që të valëviten flokët dhe në portretin e saj të theksohet sidomos kontrasti mes të bardhës e të zezës. Kur ndjek më tej zhvillimin e ngjarjes e ke të vështirë të përqëndrohesh të personazhet sepse tërheqja që bën kamera pas portretit të tyre të krijon idenë se ke të bësh me një trillim filmik.

Mamaja e Alesios, po ashtu, shfaqet e kuruar dhe me makiazh të lehtë, e vendosur në një sfond muri të bardhë dhe edhe aty kontrasti bardhë e zi dhe kujdesi për portretin e saj të nxit më shumë të ndjekësh portretin dhe jo atë që thotë protagonistja. Alesio, personazhi i famshëm që takoi edhe Kristiano Ronaldon, shfaqet po ashtu si një adoleshent me portret të rregulluar në zyrat e grimit të PD-së dhe ajo që bie në sy është një zinxhir floriri në dorën e djathtë.

Autorët e këtij minidokumentari dhe regjia janë kujdesur që të tregojnë se këta dy personazhe janë përdorur nga kryeministri për propogandë dhe se tragjedia e tyre mund të ishte shmangur nëse qeveria do t’i kishte nxjerre nga shtëpia që në tërmetin e shtatorit. Kujdesi i kryeminsitrit për Alesion e vogël në spital, udhëtimi në Itali për të takaur Ronaldon, shoqërimi prej tij i Alesios në shkollë, janë paraqitur si fakte që, sipas autorëve dhe regjisë, tregojnë se Alesio i vogël është përdorur.

Ndërkaq, me kujdesin për t’i dhënë më shumë vend narratorit – aktores Gridë – dhe me vëmendjen që edhe protagonistët të përsëritin po ashtu tekstin e narratorit, kompozimi i figurës, makiazhi, veshjet, të gjitha të krijojnë ndjesinë se po sheh një dokumentar artistik. Dhe nga ky dokumentar më shumë të mbetet në përfytyrim portreti i Gridës, flokët e saj që ia merr era. Artikulimi me përsëritje fjalësh dhe tonaliteti i zërit jo fort i punuar nuk të bien shumë në sy. Ndërsa qëllimi ia atyre që përgatitën këtë dokumentar duket se nuk funksionon, sepse një krijim artistik si ky ka disa mesazhe dhe mund të lexohet në disa variante. Duke qenë krijim trillues ai nuk ka pasur për qëllim të tregojë se sa cinik është kryeministri Rama, por sa e talentuar është aktorja Gridë. Dhe këtë qëllim e ka arritur.

Kërcënimi i elitës së futbollit shqiptar me bojkotim të kampionatit është po ashtu një rast për të treguar se problemi nuk ka lidhje me qëllimin. Le të hapim një parantezë.

Futbolli shqiptar nën drejtimin e Armando Dukës ka shënuar rritje. Por është rritur si çdo biznes tjetër ekonomik në Shqipëri. Me ndeshje të shitura, me korrupsion, kampionë të shpallur që në fillim dhe me të defektet që kanë edhe industri të tjera në këtë vend si ndërtimi apo edhe ndonjë fushë tjetër. Futbolli shqiptar është fytyra e Shqipërisë, e një shoqërie që pëlqen shkeljen e rregullave dhe jo respektimin e tyre, e një vendi që drejtohet më shumë nga pasionet e gangsterëve apo të fortëve dhe më pak nga logjika e ligjit. Futbolli shqiptar, ashtu si gjithë shoqëria jonë, paraqet edhe progresin që është bërë.

Këtu meritën kryesore e ka Edi Rama. Ai, duke e njohur mirë marketingun që mund të bëjë me futbollin, pati n jë plan të qartë e konkret. U ndërtuan dy stadiume olimpikë një në Elbasan e një në Shkodër dhe kulmin e shënoi stadiumi super luksoz Arena Kombëtare ose Air Albania. Në të gjitha këto investime edhe Federata e Futbollit Shqiptar ka meritën e saj të padiskutueshme. Ndërsa rezultatet e kombëtares apo të disa klubeve janë përsëri një shenjë që futbolli shqiptar është zhvilluar përmes kaosit.

Tani vijmë te kërkesat e presidentëve dhe paralajmërimi për bojkot. Të jemi të qartë për një gjë : çdo kërkesë edhe në formën e grevave, protestave apo manifestimeve të tjera është e ligjshme. Mirëpo unë nuk di vend tjetër në botë që presidentët e klubeve të futbollit të kërcënojnë qeverinë me bojkot të kampionatit nëse nuk u plotësohen kërkesat ekonomike që mund të jenë edhe të drejta. Që në fillim duhet të ndajmë një gjë; Shqipëri është një vend i varfër dhe nuk ka këllqe që të heqë dorë nga taksimi i kësaj industrie që edhe në vendin tonë ka filluar të bëhet fitimprurëse. Sporti është biznes, por më së pari është pasion, është zbavitje dhe kënaqësi. Njerëzit në të gjithë botën e paguajnë kënaqësinë madje edhe shtrenjtë.

Por e paguajnë kur ata zbaviten dhe jo kur ata mashtrohen. Futbolli shqiptar nuk është biznes që mund të rritet duke lehtësuar barrën fiskale të pronarëve të këtyre klubeve. Futbolli duhet të dhurojë kënaqësi që të mbushen fushat sportive, stadiumet modeste dhe jo një bast pronarësh që i përdorin ekipet e tyre për të arritur fitime të tërthorta. Koncepti se futbolli është industri që mund të bëjë të pasur presidentët është një mentalitet tipik shqiptar dhe bën pjesë në tipologjinë e të menduarit të pjesës më të madhe të biznesmenëve shqiptarë që punojnë për të bërë lekë dhe jo për të pasuruar vendin dhe shëndoshur ekonominë.

Ndaj kjo shfaqje e këtyre presidentëve ngjet me atë filmin e Grida Dumës në të cilin autorët nuk kishin hallin e familjes Cakoni, por dëshirën për të promovuar aktoren Gridë. Edhe këtu, ideja se pasunarët mund të protestojnë për të ulur taksat duke dalë në rrugë është një nonsens. Zakonisht rrugët e sheshet i mbushin spektatorët, jo presidentët e klubeve.

Shtoju këtyre të dyjave dhe vapën e madhe të muajit shtator dhe atëherë do ta kuptosh se Shqipëria është e bukur sepse asnjëherë nuk di se çfarë bën.

(TemA)

18 komente në “Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator”

  1. Ton says:

    Ik ore langaraq…..

    1. redaktori says:

      ore debil analist! nuk e lexova doz deri nebfubd se me mori frymen paragrafi i pare prej 26 rreshtash pa pike e presje! si mund te jete nje fjali kaq e gjate dhe ke mbaruar letersi! a e kuptoni se cfare niveli ka gazetaria shqiptare!?u lodhe like duke u lepire ! dy mandate dhe nje mut te dhane rilindasit! puaho pak vella!

  2. Ladi says:

    Je nje njeri i ditur dhe parimor.
    Me jep shume kenaqsi sa here qe te lexoj dhe mezi pres shkrimet e tua me pasurin e fjaleve te perdorura, shqip dhe me vend..

  3. Sasame says:

    Dua te flas pak per sportin .Futbolli i superjores nuk filloj sic ishte planifikuar,arsyeja nuk jane plotsuar disa kerkesa qe kane bere presidentet e klubeve vitin e kaluar.Kerkesat konsistojne ne mos zbatimin rregullavet, ligjeve te ekonomise se tregut si mos pagimi borxheve,ulje t.v.sh nga 20% ne 6%,mos pagimi tatim fitimit,mos pagimi sigurimeve shoqerore,mos zbatimi i ligjit te falimentit,informaliteti ne aktivitetin ekonomik te klubeve.Futbolli shqipetar udhehiqet nga disa president matrapaze,gangesterdhe pa morral.Keta me ndihmen edisa politikaneve dhe nen udheheqejen Dukes shkateruan futbollin e qyteteve kryesore si ne qytetet Vlore, Elbasan,ShKoder,Lushnje,Fier,,Berat,Gjirokaster,Kavaje.Shkatrohet klubi me i famshem Dinamo 18 here kampione e venditnga politika Berisha Bode dhe presidenti matrapaze Sula. Rast me tipik ndeshja Skenderbeu Dinamo ne Korce ne prani teBodes si minister finacave , qe ne bashkpunim me bizzesmenin Zeqo urdherojne presidentin e Dinamos qe te linte ndeshjen ne pjesen e dyte, perndryshe do te kishte pasoja ne biznesin etij .Sula i jep urdher trajneritargjentinas qe ti thoshte futbollisteve te linin ndeshjen, por ai ishte tjeter brum,nuk pranote drejtoj ekipin ne pjesen edyte dhe ulargua nga Shqiperia (Per kete histori te futbollit shqipetar tranjeri argjentinas ka dhene nje interviste ne Argjentine).Ushkaterua nje klub legjende dhe ungrit nje klub tjeter skenderbeu qe e pesojime vone .Ky eshte realiteti futbollit ku nuk zbatohen rregullat e lojes E kipi kampion Tiranes ka tre vjet qe del me bilance negativ sipas ligjit duhet te kaloje ne faliment ,pra duhet te zbresi ne kategorin e dyte, sepse keshtu thote ligji.Nuk e kuptoje qe edhe shtetit nuk nderhyn te mari situaten ne dore Modelet egzistojneFutbolli nuk duhet te lihet ne dore ketyre personage si Duke,Bizhdili,Halili,Laze,Idrizi,,Sulai Peqinit me palltake ne brez,Xhani,qe te gjithe jane model , I ishpresidentit te Lushnjes Rapush Xhaferri . Asnje leshim e faforizim ketyre matrapazeve Organizoni futbollin ne baze te ligjeve ekonomike,te luhet mendeshmeri qe te shikojme se.si do te mbushen stadiumet.Qytetare duan futboll te pester,te ndershem in presidentet te rezatojne kulture,profesionalizem,dije dhe more so.

  4. Eri says:

    Ilir si gjithmone terheqes ne shkrimet Tuaja…

  5. Franci says:

    Sa kohe te jete president i FSHF ” Duka i krimit” futbolli ne Shqiperi nuk do te beje hajer.Ky matrapaz e shkaterroi kategorine superiore duke zhdukur ekipet e tradites si Dinamo 12 here kampione e 6 kupa republike, Elbasani 2 here kampion e 4 kupa, Besa, Lushnja, Tomorri,Flamurtari.E ne vend te tyre ne superiore Laçi, Kruja .Dakord te jene dhe keta por me 14 ekipe kampionati eshte me gjitheperfshires.

  6. Agim says:

    Sa per presidentin presidenti ben punen per hallet e shqipris apo propoganden elettorale te paitis se gruas.

  7. Zigur Qarri says:

    Bravo Ylli, e verteta i tremb ata qe per parim kane propoganden politike.

  8. Petrit says:

    Po pse mor komunist muti ajo komedia e luajtur nga krye-ripjerdhsi yt a nuk u pergatit ne studiot e ERTV-së.
    Apo ato ishin te rastesishme ???
    Po si nuk ju ha nje mortje ty dhe dhe gjithe farën e qelbur komuniste.
    Si nuk u ngopet me bythelepirje mor vemje te qelbura.
    Me kot lodheni me kete propagande te shpifur sepse populli e ka kuptuar tashmë se çfare jeni.
    Perveqse jeni te humbur se shpejt do jeni edhe pas hekurave te gjithe ju qe e vodhët deri ne palce ate popull te mjerë

  9. Molla e dijes says:

    O Illir! Akoma me kinezërira ti?! Aman, mqs je intelektual i thinjur, mësoje çik Lali Erin top sheqerin që politika nuk është si një ndeshje futbolli dhe Rama nuk është trajner si Edy Reja që cakton kush lojtar luan, kur luan dhe kur largohet. Pra Rama nuk mund të emërojë ministre kot pa meritë si Besa Shahini dhe pastaj ta largojë kur të dojë pa arsye. Politika është përfaqësuese e popullit dhe votohet, e kështu ka përgjegjësi të mëdha. Politika nuk mund të jetë lojë futbolli se nuk luhet me jetën e njerëzve dhe problemet e tyre. Politika vjen për t’i shërbyer popullit e jo për ta zbavitur apo për të kaluar kohën si tifozë.

  10. Plugu says:

    Bravo,artikull i mire.Koqo Kokedhimja eshte koqe.

  11. Ramela says:

    Kjo nuk meret me seriozisht, kjo iku kur iku familja. Si duket i bashkoi karakteri si manipulues me historira babalesh, per te qene interesante. Fshatari apo agai siç i thone korçaret, erdhi ne tirane duke lene peng parate e pronave qe pati ne fshat. Mentaliteti i tij mbetet derr fshatari qe lidh kollare duke treguar se ne PD mund te beje dhe rregjine e ç’do personi. Kjo tjetra te mban leksione se ndershmeria eshte e shejte dhe kur perdor zyrat e PDse per te bere orgji. Pthu pun plerash.

  12. rrushi says:

    Mos humbni kohen me kurvat

  13. Gazetarja says:

    PETRITI , PETRITI , PETRITI ! Bravo ?Petriti i Partise i Monikes dhe Lesh e Lise !⭐
    Sa fjalor te bukur qe ke perdorur ore pisanjos !

  14. Coli says:

    E ke inat por jepi hakem o gazetar i shekullit te kaluar.

  15. labi ,mjeku says:

    Grida shko te dermatologu urgjent se parakrahu duket i semur

  16. ilirberisha says:

    Po edhe kjo rrospia grida suma na cau trapin.Po si sdel nje more amani nga PD+LSI qe te jete me tru ne koke dhe te flase ashtu sic duhet.
    Kerkojne vetem te ngaterrojne dynjane maskarejte.Pak e ka ky popull kur i zgjedh keta dhe pastaj thone jane hajduta,kriminela,oligarke etj.
    Brekegrisurit qe skane pas asgje perpara jane bere me miljona euro.Kur ska shtete mire te na behet.

  17. ana says:

    Ilir,
    Turp per kete shkrim mizogjin, pa koke dhe kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje