COVIDI-i shuan famëkeqin Momçilo Krajisnik

15 Shtator 2020, 20:35Rajoni TEMA

Ka ndërruar jetë nga COVID-19 një prej serbëve famëkeq të Bosnjës, ish-i dënuari i Hagës, Momçilo Krajisnik. Ai është shuar në Banja Luka në moshën 75 vjeç.

Krajisnik ishte presidenti i parë i Asamblesë Kombëtare të Bosnjës, entiteti i Republika Srpska dhe anëtari i parë i Presidencës boshnjake nga radhët e serbëve.

Krajisnik u dënua nga Tribunali i Hagës në 17 mars 2009 me 20 vjet burg për krime të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe, pasi vuajti dy të tretat e dënimit të tij, u la i lirë në 2013.

Ai njihej si një anti-musliman i tërbuar dhe koha mban të fiksuar disa nga  fjalët e tij urrejtëse në Bosnjën e luftës, ku haptazi kërkonte spastrim etnike.

Në seancën e 24-të të luftës, të mbajtur më 8 janar 1993 në Bijeljina, Asambleja e Republika Srpska miratoi një deklaratë me shtatë pika, ku mbahej një qëndrim mbi “muslimanët” i formuluar pikërisht nga krimineli i luftës Momçilo Krajisnik.

“Asambleja ka marrë qëndrimin se muslimanët janë një krijim komunist dhe se ata përfaqësojnë një grup fetar të orientimit turk. Ata janë të pafe, një popull që nuk është një popull, domethënë një popull që dëshiron të jetë një popull dhe nuk ka argumente për kombin”.

Ndërsa në seancën e 56-të të Asamblesë, më 17 shtator 1995, Momçilo Krajisnik tha:

“Detyra e kësaj Republike dhe qëllimi i parë strategjik është që ne të ndahemi nga muslimanët dhe kroatët…e nuk duam të qëndrojmë me myslimanë dhe kroatë. Ekziston vetëm një problem: ku do t’i dëbojmë njerëzit tani, për të thënë: ne do t’i dëbojmë ata këtu dhe atje, në këtë dhe atë mënyrë”

1 komente në “COVIDI-i shuan famëkeqin Momçilo Krajisnik”

  1. Ilir says:

    Kreu 2/3 e denimit nga 2009 me 2013…? Kater nga njezet i bie te kete bere 1/5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje